-
Çmimet e banesave u rritën me 9% në vitin e kaluar, 30% e pronave në 2021 u blenë me kredi nga qytetarët, Banka e Shqipërisë: Po studiojmë tregun, ka luhatje të çmimeve
Blerja e një shtëpie u bë më e vështirë në vitin e kaluar, për shkak se çmimet u rritën me 9%. Banka e Shqipërisë raporton se vetëm në Tiranë, apartamentet u shtrenjtuan me 12.3%. Si pasojë e çmimeve të larta më shumë se 30% e banesave u blenë me kredi nga qytetarët.
1 Maj 2022, 20:12 -
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit.
29 Prill 2022, 11:40 -
Kriza e çmimeve prek depozitat, Banka e Shqipërisë: Në mars u ulën me 59.5 mln euro, në fund të muajit totali ishte 10.1 mld euro
Qytetarët shqiptar po tërheqin kursimet e tyre nëpër banka për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve, hidrokarbureve dhe produkteve të tjera. Pas dy vitesh në rritje Banka e Shqipërisë raporton se në muajit shkurt dhe mars kursimet e qytetarëve janë ulur me 59.5 milionë euro, duke reflektuar menjëherë ndikimin e krizës së çmimeve.
28 Prill 2022, 16:54 -
Ushqimet marrin 69% të buxhetit të shqiptarëve, BSH: Familjet harxhojnë mesatarisht 23 mijë lekë në muaj për konsum
Ushqimet marrin pjesën më të madhe të ardhurave të familjeve në vend. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë rreth 69% e totalit të shpenzimeve të familjeve shkon për ushqime, shifër që këtë vit do të jetë më e lartë për shkak të rritjes të çmimeve. Si pasojë e pagave të ulëta, rreth 47% e familjeve thonë se do e përballonin deri në 3 muaj një goditje ekonomike, ndërsa 13% thonë se nuk do t’i rezistonin asnjë goditjeje.
26 Prill 2022, 15:38 -
30% e familjeve në vend kanë borxhe për të shlyer, 22% kanë marrë kredi për kostot e jetesës! Qytetarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka
30% e familjeve në vend gjatë vitit të kaluar kishin një borxh për të shlyer. Shumica prej tyre e kishte marrë tek të afërmit dhe jo në banka. Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë thuhet se nëpër banka më shumë janë marrë kredi konsumatore, me qëllim përballimin e kostove të jetesës dhe vetëm 21% e rasteve për të blerë shtëpi.
25 Prill 2022, 16:24 -
Ministrja e Ekonomisë në takimet e pranverës me FMN dhe BB: Masat e marra nga qeveria dhanë efektet ne rritjen ekonomike të vendit
Në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington, delegacioni shqiptar përfaqësohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe guvernatori i Bankës së Shqi
23 Prill 2022, 14:09 -
Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet
Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
23 Prill 2022, 13:23 -
Kriza e çmimeve ndikon bankat, rrisin kushtet për kreditimin e biznesit të vogël! BSH: Janë të pasigurta, dhanë më pak kredi
Kriza e çmimeve dhe pasiguritë në tregjet e huaja dhe vendase janë reflektuar menjëherë edhe në sektorin bankar, i cili ka shtrënguar kushtet për të dhënë kredi. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të vitit standardet e kreditimit janë shtrënguar për biznesin e vogël, ndërkohë që bankat kanë miratuar më pak kërkesa për kredi
21 Prill 2022, 19:55 -
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale financiare
Sipas vrojtimit, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare. Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7 (7 është niveli maksimal), nga 4.4 që është niveli mesatar botëror i këtij indeksi.
13 Prill 2022, 08:17 -
Kriza e çmimeve përkeqëson konsumin e qytetarëve, Banka e Shqipërisë: Besimi i qytetarëve u ul me 6.7%, si në pandemi! Kanë reduktuar blerjet, nisin kursimin
Kriza e çmimeve e nisur prej më shumë se një muaj, ka ulur menjëherë konsumin e qytetarëve, të cilët kanë nisur të kursejnë. Banka e Shqipërisë raporton se besimi i konsumatorëve në ekonomi në muajin mars ra në nivelin e dytë më të ulët historik pas uljes që shënoi në fillimet e pandemisë.
7 Prill 2022, 20:26 -
Rritja e çmimeve si pasojë e luftës, Sejko takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Sanksionet ndaj Rusisë kanë sjell një realitet të ri ekonomik
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore. E pranishme në takim ishte Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore (BB) për vendet e Ballkanit Perëndimor me qendër në Vjenë, Linda Van Gelder, si edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.
4 Prill 2022, 15:48 -
Rritja e normës bazë të interesit, do të forcojë lekun! Eksperti: Stabilizimi i çmimeve do arrihet kur të shtohet oferta në treg dhe rritet konkurrenca
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të dyfishuar normën bazë të interesit, pritet të sjellë forcim të monedhës vendase në raport me monedhat e huaja, dhe për pasojë importet do të na kushtojnë më pak. Ndërsa sa i takon çmimeve ekspertët thonë se ato do të ulen vetëm nëse rritet oferta në treg dhe rritet konkurrenca.
3 Prill 2022, 22:37 -
Mazhoranca refuzoi kandidaturën e PD për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Agalliu: Po tenton të kapë edhe një institucion tjetër
Deputeti demokrat Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca refuzoi kandidaturën e Mateo Spahos për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, tha se PS po tenton të kapë një tjetër institucion të pavarur. Sipas tij, Spaho i plotëson të gjitha kriteret du
31 Mars 2022, 18:12 -
Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS
Me 10 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
31 Mars 2022, 16:06 -
Mes 17 kandidatëve, Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Nga 17 kandidatë që ishin në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktualë Komisioni i Ekonomisë i ka propozuar Kuvendit për miratim emrin e ish deputetit të PS Anastas Angjeli dhe zëvendësguvernatoren Natasha Ahmetaj
29 Mars 2022, 18:16 -
2021 më shumë investime të huaja në industrinë nxjerrëse, kaluan 1 mld euro
Ringritja ekonomike në vitin e kaluar është shoqëruar edhe me rritje të investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2021 totali i investimeve arriti mbi 1 miliardë euro, duke u rritur me 94 milionë euro në raport me 2020-ën.
25 Mars 2022, 22:54 -
Rritet norma bazë e interesit nga 0.5% në 1%, BSH: Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e huaja, çmimet e larta deri në 2023! Do ulet konsumi e ngadalësohet ekonomia
Sanksionet ndaj Rusisë dhe çmimet në rritje në tregjet ndërkombëtare kanë krijuar situatë të pasigurt në ekonominë shqiptare, që megjithatë sipas Bankës qendrore ka shfaqur shenja rimëkëmbjeje. Sejko tha se norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 1% për të ruajtur stabilitet e çmimeve, që do vijojnë të larta deri në 2023
23 Mars 2022, 16:29 -
Kreditë e këqija shkojnë në nivelin më të ulët historik, Banka e Shqipërisë: Në janar zbritën 5.4%
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin janar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 5.4%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Mars 2022, 17:36 -
Lufta forcon valutat, zhvlerësohet leku! Euro këmbehet me 127-132 lekë, 6 deri në 10 lekë më shumë se para konfliktit! Kërkesë e lartë në treg për euro, shkak shtrenjtimi i importit
Kursi i këmbimit po luhatet ndjeshëm pas luftës Rusi-Ukrainë. 1 euro po shitet mbi 128 lekë, ndërsa dollari me mbi 118 lekë, duke u rritur nga dita në ditë me 4-5 lekë. Forcimi i shpejtë i monedhës europiane dhe zhvlerësimi i lekut, sjell edhe rritjen e çmimeve, thonë ekspertët.
8 Mars 2022, 15:45 -
Lufta në Ukrainë, Sejko: Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë do jetë i kufizuar! Marrim masa në rast të përshkallëzimit të situatës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe ecurinë e pritur ekonomike të vendit
2 Mars 2022, 17:44 -
U dekretua nga presidenti për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko shpalos programin te Komisioni Ekonomisë: Ja 5 prioritet e mia kryesore
Gent Sejko, i cili u dekretua nga presidenti Ilir Meta për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, ka folur sot në Komisionin e Ekonomisë, përballë deputetëve ku edhe ka shpalosur objektivat e tij në lidhje me prioritet që do të ketë BSH
23 Shkurt 2022, 10:52 -
Meta i propozon Kuvendit Gent Sejkon për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot emrin e Gent Sejkos për një mandat të dytë 7 vjeçar si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Dekreti i Metës pritet të kalojë për votim në Kuvend, pasi për të vendosur se kush do të jetë guvernator i Bankës Qendrore për 7 vitet e ardhshme duhet të ketë dakordësi mes Presidentit dhe Kuvendit.
14 Shkurt 2022, 11:43 -
Gent Sejko prej 5 shkurtit me mandat të përfunduar, a do e propozojë Meta edhe për 7 vite? Si e ‘prek’ Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë beteja për shkarkimin e Presidentit
Me inflacionin mbi objektiv, çmimet e rritura dhe politikë monetare ende në presionin e pandemisë, Gent Sejko është nën ethet e një mandati të dytë për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Mandati i tij ka mbaruar prej 5 shkurtit, dhe emri i Guvernatorit të ri, duket të jetë larg, nxitur edhe nga konflikti i fundit mes Presidentit që propozon emrin, dhe Kuvendit që e voton.
8 Shkurt 2022, 12:08 -
2022 nis me pesimizëm, bie me 1.7% besimi në ekonomi! Konsumatorët stepen nga çmimet, ulin blerjet
Pas një rritjeje gjatë vitit të kaluar, besimi në ekonomi ka rënë me 1.7% në muajin janar kryesisht në sektorin e shërbimeve, industrisë dhe tek konsumatorët. Banka e Shqipërisë thotë se besimi i konsumatorëve është ulur si pasojë e çmimeve të larta, që kanë sjellë edhe ulje të blerjeve.
7 Shkurt 2022, 19:20 -
Norma bazë e interesit nuk do normalizohet deri në 2024! BSH: Kërkesa e lartë rriti çmimet e produkteve, inflacioni do zbresë gjatë 2023
Në përgjigje të Report TV për rritjen e çmimeve, Banka e Shqipërisë konfirmon se shtrenjtimi i mallrave e shërbimeve nuk do të mund të frenohet deri në fund të 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë pavarësisht stimulimit përmes politikave monetare, norma bazë e interesit nuk do të kthehet në normalitet deri në 2024.
5 Shkurt 2022, 15:03 -
Rriten me 58 mld lekë kërkesat për kredi gjatë 2021, qytetarët i marrin për blerjen e apartamenteve, bizneset për investime
Kredia e dhënë për ekonominë në vitin e kaluar është rritur me 58 miliardë lekë në raport me vitin 2020. Banka e Shqipërisë raporton rritje të kërkesave për kredi me qëllim blerjen e banesave si dhe për investime.
4 Shkurt 2022, 21:12 -
Kursimet e shqiptarëve në rekord historik! Në fund të 2021 totali i depozitave arriti në 10.1 mld euro
Nisja e pandemisë ka ri-dimensionuar sjelljen e konsumatorëve shqiptar të cilët në 2 vitet e fundit kanë zgjedhur të kursejnë në shifra rekord. Banka e Shqipërisë raporton se në fund të vitit 2021 totali i depozitave të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve arritën në shifrën e 10.1 miliardë euro, që është vlera rekord më e lartë e arritur që prej ’90-ës.
4 Shkurt 2022, 11:16 -
Rritja e çmimeve kapërcen parashikimet, Sejko: Inflacioni do jetë mbi 3% këtë vit! Objektivi për ulje është i paarritshëm në 2022-n, shtyhet për vitin tjetër
Shtrenjtimi i çmimeve ka bërë që të shtyhet objektivi e Bankës së Shqipërisë për inflacionin. Guvernatori Gent Sejko bëri me dije se inflacioni për këtë vit do të jetë mbi 3%, për shkak të goditjes nga tregjet ndërkombëtare. Sejko tha se synimi i Bankës se Shqipërisë që norma e inflacionit të arrihet në 3% do të shtyhet për vitin 2023.
2 Shkurt 2022, 16:29 -
Garanton 20% të ekonomisë së vendit, Bujqësia mbetet më pak e kredituara! Bankat tregojnë arsyet e hezitimit për t'i dhënë hua fermerëve
Bujqësia është sektori që garanton rreth 20% të ekonomisë së vendit si dhe punëson 1/3 e shqiptarëve, ndërkohë që nga ana tjetër mbetet një sektor i pa-formalizuar dhe i nën-financuar. Edhe pse kreditimi i ekonomisë ndër vite ka ardhur në rritje, tek bujqësia ka ndodhur krejt e kundërta pasi ka pësuar rënie, pasi aksesi në financë i fermerëve është i vështirë.
1 Shkurt 2022, 15:10 -
Ulen komisionet për transfertat bankare në euro brenda vendit
Me sistemin e ri AIPS Euro, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre. Ky sistem do të sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndërbankare kombëtare në euro.
24 Janar 2022, 17:12 -
Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator numri i degëve arriti në 415, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Megjithëse me një rritje të lehtë, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet
23 Janar 2022, 07:39 -
BSH publikon tavanin për interesat e kredive konsumatore! Për shuma deri 200 mijë lekë interesi 171.41%! Braçe: Mos u joshni nga borxhet e shpejta, janë zhvatje
Pasi vendimi hyri në fuqi në 31 dhjetor 2021, Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë tavanin e normave të interesit për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave të bankës për të gjithë qytetarët që do të marrin kredi deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit do të jetë 171.41% për kreditë me këste. Për overdraftet në këtë vlerë norma maksimale do të jetë 19.55% dhe 27.28% për kartat e kreditit.
20 Janar 2022, 11:29 -
SPECIALE/ Nga kartëmonedha e parë shqiptare deri te Leku sot, historiku si ndikuan pushtimet dhe politika! Pse ngatërrohemi me lekë të ri dhe lekë të vjetër?
Prej vitit 1917 deri më tani historia e kartëmonedhave është shënjuar nga disa data të rëndësishme. Për herë të parë një kartëmonedhë në Shqipëri u emetua në Korçë, e quajtur franga. Pas këtij viti prodhimet e kartëmonedhave kanë ndryshuar disa herë në varësi të marrëdhënieve politike që kishte Shqipëria me shtete si ish-Jugosllavia, Italia, Bashkimi Sovjetik apo Kina.
19 Janar 2022, 20:47 -
Turqia rekord investimesh në Shqipëri, e pesta në botë! Deri në shtator 2021 stoku i investimeve turke, 2 mld €
Turqia është ndër partnerët kryesor ekonomik të Shqipërisë, dhe kjo faktohet nga të dhënat e institucioneve në vend. Banka e Shqipërisë thotë se stoku i investimeve nga Turqia në fund të shtatorit 2021 ishte 2 miliardë euro, me një dyfishim në krahasim me vitin 2014.
18 Janar 2022, 09:11 -
-
Nga 17 janari në treg prerjet e reja 500 lekë e 2 mijë lekë, BSH: Më të sigurta dhe të vogla në përmasa! 3 metoda si të dalloni kartëmonedhat e falsifikuara
Në 17 janar do të hidhen në qarkullim 2 kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekë me elemente të shtuara sigurie, moderne dhe e prodhuar me teknologjinë më të fundit.
14 Janar 2022, 16:56 -
Banka e Shqipërisë: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh! Kush po blen?!
Nëse nuk vendosim në dyshim saktësinë e vrojtimit, treguesi që paraqet ecurinë e kontratave porositëse në këtë rast shtron një lloj paradoksi: ku po mbështetet rritja e çmimeve në këto përmasa dhe kush po blen, ndërkohë që ndërtuesit prej vitesh raportojnë rënie të thellë të kontratave të shitjes?
14 Janar 2022, 07:23 -
Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor të vitit të shkuar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 6.20%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Janar 2022, 17:38 -