-
Inflacioni në nivele rekord, Ibrahimaj: Politikat e marra kanë dhënë efekt, ekonomia u rrit me 4.2% në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj mori pjesë në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë. Ministrja u ndal në rritjen e inflacionit, e cila tha se mbetet sfida kryesore e ekonomisë së vendit. Pavarësisht inflacionit në nivele rekorde, ministrja tha se politikat e marra nga qeveria kanë dhënë efekte pozitive.
27 Tetor 2022, 10:27 -
Sejko: Inflacioni 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998! Ibrahimaj: Politikat e marra kanë dhënë efekt, ekonomia u rrit me 4.2% në 6-mujorin e vitit 2022
Inflacioni në tremujorin e këtij viti ka arritur nivelin më të lartë historik të shënuar në vendin tonë qysh prej viti 1998. Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko tha se niveli i inflacionit për tre mujorin e këtij viti ka arritur 8%, ndonëse sipas tij është norma më e ulët krahasuar me vendet e rajonit, por edhe ato të Europës.
27 Tetor 2022, 09:26 -
Huamarrja e bankave nga Banka e Shqipërisë, në nivelin më të lartë që prej 2018
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huaja për bankat tregtare nëpërmjet marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes në fund të muajit shtator arriti nivelin e 47 miliardë lekëve, 5.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
18 Tetor 2022, 11:34 -
Banka e Shqipërisë po zgjedh 'kurën e dhimbshme', efekti te kredimarrësit dhe buxheti
Banka e Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit javën e kaluar, duke treguar se është e vendosur të ndjekë një shtrëngim të shpejtë monetar, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin e lartë. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit pritet të sjellë efekt të ndjeshëm negativ për kërkesën e brendshme, duke ngadalësuar më shumë konsumin dhe investimet.
16 Tetor 2022, 07:48 -
Ankimoi shkarkimin në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën ish-Guvernatorit Fullani: Duhet të kishte shkuar në parë në 'Kushtetuese'
Kërkesa e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u rrëzua në Gjykatën e Strasburgut. E bërë që në 2019-ën për shkarkimin nga detyra në 2014-ën, Strasburgu konsideron se Fullani nuk ka shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.
13 Tetor 2022, 11:39 -
Takimet në Bruksel për shërbimet financiare, AMF kryeson delegacionin shqiptar! Direktivat e ekspertëve të KE, ja ku duhet të përqendrohet Shqipëria
Pas hapjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Evropian në korrik të këtij viti, Shqipëria ka nisur me fazën e negocimit të kapitujve. Sot në Bruksel u mbajtën takimet shpjeguese për kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni lider.
7 Tetor 2022, 17:34 -
Amnistia fiskale, Sejko: E shohim me kosto e benefite në përmirësimin e ekonomisë, por duhet studiuar për shmangien e evazionit fiskal
Guvernatori Gent Sejko u pyet edhe për aministinë fiskale ku tha se do të ndikonte pozitivis ht në ecurinë e ekonomisësi dhe patjetër do të ndihmonte në buxhetin e shtetit. Sejko u shpreh se megjithëse do të ndikonte pozitivisht duhet studiuar mirë përpara se të aplikohjet në mënyrë që të s
5 Tetor 2022, 16:28 -
Kriza e çmimeve, Sejko: Inflacioni u rrit në korrik e gusht në 7.5% e 8%, do vijojë të jetë i lartë! Rritet me 0.5 % norma bazë e interesit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri me dije se sot situatën ekonomike në vend lidhur edhe me krizën energjitike dhe periudhën post pandemike të cilat kanë ndikuar në ecurinë e vendit.
5 Tetor 2022, 16:21 -
Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave
Me krizën e çmimeve dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po japin më pak kredi për bizneset dhe individët. Sipas raportit të Bankës qendrore në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar më shumë se 18% të kërkesave për kredi. Ndërsa ka rënë fuqia e kredimarrësve për të paguar këstet.
30 Shtator 2022, 16:33 -
Ekonomi
'Kriza e energjisë, sfidë e jashtëzakonshme', BSH: Rrezikon ekonominë dhe të ardhurat! Masa për të siguruar furnizimin e për të mbrojtur familjet në nevojë
Në raportin e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të Bankës së Shqipëri, thuhet se fakti që ne importojmë energji është rrezik për ekonominë dhe që mund të sjellë rritje të kredive me probleme.
29 Shtator 2022, 14:49 -
Ekonomi
'Fluturojnë' çmimet e apartamenteve, rriten me 39% në rang kombëtar! Ndikim kryesor inflacioni dhe rritja e kërkesës
Kriza e çmimeve edhe pse më së shumti është reflektuar tek produktet ushqimore dhe tek hidrokarburet, të dhënat që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme janë edhe më të ‘frikshme’. Banka e Shqipërisë raporton për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit si për shitje ashtu edhe për qiratë e banesave.
29 Shtator 2022, 12:56 -
Ekonomi
Rriten investimet e huaja në 6 muaj, ‘bumi’ në pasuri të paluajtshme, më shumë nga Italia, Gjermania dhe Holanda
Investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur rekord në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe investimet arritën në 634 milionë euro, nga 469 milionë euro që ishin në vitin e kaluar. Pasuritë e paluajtshme ishin sektori i preferuar për të investuar, dhe më shumë para erdhën nga Italia, Holanda dhe Gjermania.
26 Shtator 2022, 16:00 -
Opinion
Fatos Çoçoli: BSH dhe frenimi i inflacionit
Sfida më e madhe për bankat qendrore kudo në botë është të frenojnë shtimin e inflacionit, pa shkaktuar renie ekonomike. Pesha e çmimeve jashtëzakonisht të larta ose rritja e shpejtë e inflacionit (mesatares se çmimeve ne treg), po dëmton fuqinë blerëse dhe ka ulur konsumin.
23 Shtator 2022, 19:12 -
Në 6 muaj, turistët shpenzuan 1.1 mld euro në vendin tonë! Më shumë të ardhura nga Britania, Holanda e Gjermania
Në 6 muaj të huajt shpenzuan në Shqipëri 1.1 miliard Euro ose 444 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Konferencë Liga me ndeshjen Romë- Feyenoord, në Tiranë solli me mijëra tifozë dhe nxiti pronarët e lokalëve dhe të hoteleve të disafishonin çmimet.
12 Shtator 2022, 22:29 -
Banka e Shqipërisë: Rritja e çmimit të energjisë elektrike, sfida kryesore e ekonomisë së vendit
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe pozicioni si importues i Shqipërisë është sfida kryesore që ka përpara ekonomia e vendit dhe që mund të frenojë rritjen e saj. Banka e Shqipërisë thotë se nëse ekonomia ngadalësohet, kjo mund të ndikojë në rënien e aftësisë paguese të bizneseve e të familjeve.
7 Shtator 2022, 15:52 -
Shqiptarët blejnë ushqimet me kursimet në bankë! BSH: Në korrik depozitat u tkurrën me 568 milionë lekë
Familjet shqiptare kanë nisur të shpenzojnë kursimet për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera konsumi. Banka e Shqipërisë fakton uljen e depozitave në korrik me 568 milionë lekë, duke dëshmuar efektin negativ që po jep inflacioni i lartë në xhepin e konsumatorëve.
30 Gusht 2022, 20:50 -
Euro në rrezik nga kursi i këmbimit! Rriten kreditë, depozitat dhe borxhi publik e blerjet
Pavarësisht zhvlerësimit, në ekonominë shqiptare po dominon përdorimi i euros. Shumë qytetarë dhe biznese i marrin kreditë në monedhën europiane, ashtu sikundër edhe depozitat. Po më shumë se gjysma e borxhit publik në 6 muaj e parë të këtij viti është në euro. Gjithçka, rrezikohet nga luhatja e kursit të këmbimit
24 Gusht 2022, 16:47 -
Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro
Menjëherë pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars, bankat e nivelit të dytë kanë rritur interesat e kredive për qytetarët dhe për bizneset e vogla. Sipas një raporti të bankës qendrore më shumë janë shtrenjtuar kreditë e vogla me vlerë deri në 36 milionë leke. Nga ana tjetër bankat po tregohen dorështrënguar ndaj kërkesave për kredi të bizneseve të vogla dhe mikro.
16 Gusht 2022, 20:55 -
Bankat stepen nga kriza, më shumë refuzime kredidhënieje! BSH: Standardet e kredisë shtrëngohen për bizneset
Bankat kanë nisur të mbrohen përballë krizës së çmimeve, që mund të ulë fuqinë paguese të kredimarrësve. Në tremujorin e dytë të vitit Banka e Shqipërisë thotë se bankat shtrënguan standardet e kreditimit, janë më pak tolerante ndaj klientëve si dhe kanë rritur numrin e refuzimeve për dhënie kredie.
14 Gusht 2022, 18:06 -
Viti 2022 mbyllet me inflacion të lartë, BSH: Ndikojnë goditjet e tregut të huaj! Çmimet e larta gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve, bizneset të tregojnë kujdes
Viti 2022 do të mbyllet me inflacion të lartë, që pritet të dobësojë fuqinë blerëse të familjeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kështu shprehet Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare ku thuhet se ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë pasur ushqimet dhe karburanti. Edhe në këtë raport inflacioni konsiderohet rreziku kryesor i ekonomisë së vendit.
11 Gusht 2022, 13:27 -
Kriza po dëmton bizneset, Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi ra 2.5%, kanë probleme me punësimin, kontratat e çmimet
Bizneset janë të pasigurta për të ardhmen për shkak të mungesës së porosive, rënies së aktivitetit, problemeve me punësimin dhe çmimeve të larta. Banka e Shqipërisë thotë se besim në muajin korrik ka rënë me 2.5%, krahasuar me qershorin dhe sektorët e prekur janë industria, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia.
9 Gusht 2022, 07:43 -
Kriza e çmimeve, BSH për Report Tv: Duhet paketë e dytë për familjet në nevojë! Edhe në 3-mujorin e tretë do rritet inflacioni, do goditet buxheti i familjeve
Qeveria duhet të miratojë një tjetër paketë ndihme për familjet në nevojë e pensionistët për të përballuar çmimet e larta. Ky është sugjerimi që jep Banka e Shqipërisë për qeverinë, ndërsa thotë për Report TV, se inflacioni do të vazhdojë të rritet dhe do të godasë xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në vend.
6 Gusht 2022, 14:32 -
Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit! Sejko: Ekonomia në rrezik nga inflacioni i lartë, shtrenjtimi i ushqimeve do të vijojë
Banka e Shqipërisë ka rritur për herë të 3 brenda 4 muajsh normën bazë të interesit për shkak të çmimeve të larta, që pritet të kulmojnë në këtë periudhë të mbetur të vitit. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore, pasi inflacioni është vlerësuar rrezik kryesor për ekonominë e vendit.
3 Gusht 2022, 16:21 -
Euro në rënie të lirë! Banka e Shqipërisë: Në korrik u këmbye me 116 lekë! Prurjet e larta në sezon turistik po zhvlerësojnë monedhën europiane
Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Vetëm gjatë muajit korrik euro ka humbur më shumë se 3 pikë, pasi e nisi muajin në vlerën 119 lekë dhe arriti në 116 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.
31 Korrik 2022, 21:33 -
Shqiptarët thyejnë rekordin e blerjeve me para cash! BSH: Deri në qershor qarkulluan jashtë bankave 3.1 miliardë euro
Qytetarët dhe bizneset në vend po përdorin gjithmonë e më shumë paratë cash për të kryer shërbimet e tyre. Banka e Shqipërisë raporton se deri në muajin qershor jashtë bankave po qarkullonin 3.1 miliardë euro duke arritur në shifra rekord. Ndërsa nga ana tjetër si pasojë e pasigurisë për të ardhmen qytetarët kanë nisur të kursejnë në depozita bankare.
28 Korrik 2022, 19:32 -
Amnistia fiskale, Sejko: Pozitive për rritjen e buxhetit të shtetit, duhet kujdes mos pastrohen paratë e krimit
Guvernatori i bankës Gent Sejko ka komentuar amnistinë fiskale, ku tha se ka efekt pozitiv në rritjen e buxhetit të shtetit. Por sipas Sejkos, duhet pasur kujdes që të shmangin pastrimin e parave të pista, që vijnë nga krimi dhe korrupsioni. Ai tha se amnistia fiskale nuk duhet të jetë e vazhdueshme.“E shohim me ko
6 Korrik 2022, 16:37 -
Banka e Shqipërisë rrit normën bazë e interesit, Sejko: Vijon rritja e çmimeve edhe këtë tremujor, inflacioni do të arrijë nivele maksimale
Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje. Në përpjekje për të ulur inflacionin, që është në normat më të larta të 20 viteve të fundit, Banka e Shqipërisë mori vendimin për rritjen e normës bazë të interesit për herë të dytë brenda pak muajsh.
6 Korrik 2022, 16:29 -
Ulen me 38 mln euro remitancat për tremujorin e parë! Banka e Shqipërisë: Emigrantët sollën shumë para cash
Dërgesat e emigrantëve për familjarët e tyre janë ulur në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e vitit 2021. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari në mars emigrantët sollën 184 milionë euro, por shumica e parave po vijnë cash në dorë dhe jo nëpërmjet transfertave sistemeve bankare.
13 Qershor 2022, 22:02 -
Rriten me 169 mln euro të ardhurat nga turistët për periudhën janar-mars, ekspertët: Paketat turistike, dyfish më të shtrenjta
Pushimet dhe shpenzimet për turizëm kanë nisur që në janar. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm në tremujorin e parë të huajit kanë harxhuar në vend 409 milionë euro me një rritje prej 169 milionë euro në raport me vjet. Ndërsa operatorët e tregut thonë se ka fluks të lartë rezervimesh, pavarësisht se çmimet e paketave turistike janë dyfish më të shtrenjta.
13 Qershor 2022, 20:51 -
Çmimet e larta rrisin kërkesën për kredi për blerje shtëpie! Në katër muaj shqiptarët morën 119,5 mln euro për shtëpi! Kostot e ndërtimit nga janari në mars 2022 u rritën me 5%
Çmimet e larta të shtëpive, ka shtuar kërkesat për kredi nga qytetarët. sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në prill, është dhënë 119.5 milionë euro kredi për qytetarët për të blerë shtëpi, që është vlera më e lartë e dekadës. Kjo rritje e kërkesës për kredi pritet të vijojë, për shkak të kostove të rritura në ndërtim, të ndikuara edhe nga lufta në Ukrainë
12 Qershor 2022, 15:52 -
Kriza e çmimeve ul fuqinë paguese të kredive nga klientët! BSH: Pas një viti në rënie në prill huatë me probleme u rritën me 0.2%
Çmimet e larta kanë nisur të japin efektet e para në shlyerjen e kredive, pasi për herë të parë pas më shumë se një vit në rënie të vazhdueshme, në prill është regjistruar rritje e kredive me probleme.
10 Qershor 2022, 10:17 -
Në krizën e inflacionit, rritet besimi në ekonomi i bizneseve dhe konsumatorëve për herë të parë për vitin 2022
Për herë të parë, për vitin 2022 besimi në ekonomi është rritur në muajin maj. Banka e Shqipërisë thotë se në muajin e kaluar besimi në ekonomi u rrit me 4.6%, dhe kontributin më të rëndësishëm e ka dhënë sektori i shërbimeve dhe i tregtisë.
7 Qershor 2022, 21:59 -
Bizneset marrin kredi në valutë për të importuar! BSH: Bankat refuzojnë kërkesat për kredi, shkak lufta! Rrisin kushtet e kreditimit e pasiguria
Çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare, i kanë shtyrë bizneset drejt marrjes së kredisë në valutë në këtë tremujor të parë të vitit. Banka e Shqipërisë thotë se si pasojë e çmimeve të larta të produkteve në tregjet ndërkombëtare por edhe për shkak të pasigurisë bankat janë bërë më konservatore në dhënien e kredisë
21 Maj 2022, 22:48 -
Mungesa e prodhimit vendas dhe importi rrisin më tej çmimet, kreu i Agrobiznesit: Bujqësia nuk është financuar që të zhvillohet! Nuk furnizojmë dot tregun me qumësht, drithëra e fruta
Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm vendas për të furnizuar nevojat e tregut, dhe varësia e lartë nga importi, ndikon edhe më shumë në rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Ekspertët e bujqësisë thonë se mungesa e financimit nga shteti ka lënë pa zhvilluar sektorin, ndërsa problemet më të mëdha në furnizim janë në qumësht, drithëra dhe fruta
15 Maj 2022, 13:37 -
Lufta në Ukrainë solli rritje galopante të çmimeve, Guvernatori Sejko: Qeveria të shkurtojë shpenzimet joprioritare e të mbështesë shtresat më të brishta
Sulmi ushtarak në Ukrainë do të vijojë të sjellë rritje galopante të çmimeve të ushqimeve. Kështu u shpreh në Komisionin e Ekonomisë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili kërkoi që qeveria të rishikojë shpenzimet joprioritare dhe të rrisë mbështetjen e dhënë deri më tani.
11 Maj 2022, 12:58 -
62% e shqiptarëve nuk arrijnë të kursejnë para! Banka e Shqipërisë: 38% e familjeve kursejnë për arsim dhe pension! Eksperti: Do të ulen më shumë prej çmimeve
Shqiptarët e kanë të pamundur të kursejnë në fund të muajit, për shkak të shpenzimeve. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm 38% e familjeve arrijnë të kursejnë, kryesisht për arsimimin e fëmijëve. Ndërsa vetë qytetarët thonë për Report TV, se e kanë të pamundur për shkak të çmimeve të larta.
7 Maj 2022, 22:15 -
Sejko: Inflacioni 4.4% në tremujorin e parë të 2022, pritet në të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit! Ndërhyjmë nëse do jetë e nevojshme
Deri në vitin 2024 shqiptarët do të përballen me çmime të larta, thotë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pas analizës së situatës. Banka do të vijojë monitorimin e çmimeve, por inflacioni në vend do të mbetet i lartë dhe ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë.
4 Maj 2022, 16:13 -
Kush po i shtrenjton apartamentet? Flasin ekspertët: Ndikon pastrimi i parave dhe kostot e rritura të materialeve të ndërtimit
Në 2021 duhet të kishe 9% më shumë para se në 2020 që të blije një shtëpi, pasi çmimet po rriten nga viti në vit. Ekspertët e ekonomisë dhe të tregut të pasurive të paluajtshme si faktorët kryesor që kanë sjellë këtë shtrenjtim identifikojnë pastrimin e parave dhe kostot e rritura të materialeve të ndërtimit.
2 Maj 2022, 15:46 -
Çmimet e banesave u rritën me 9% në vitin e kaluar, 30% e pronave në 2021 u blenë me kredi nga qytetarët, Banka e Shqipërisë: Po studiojmë tregun, ka luhatje të çmimeve
Blerja e një shtëpie u bë më e vështirë në vitin e kaluar, për shkak se çmimet u rritën me 9%. Banka e Shqipërisë raporton se vetëm në Tiranë, apartamentet u shtrenjtuan me 12.3%. Si pasojë e çmimeve të larta më shumë se 30% e banesave u blenë me kredi nga qytetarët.
1 Maj 2022, 20:12