-
Pezullohen proceset gjyqësore deri më 7 prill, KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente
Deri më 7 prill 2020 të gjithë proceset gjyqësore do të jenë të pezulluara për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19. Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë do të vijojë deri në datën 7 prill 2020. Ndërsa thekson se përjashtim do të bëjnë çështjet urgjente.
26 Mars 2020, 20:00 -
Veliaj u drejtohet me një apel në gjuhën rome anëtarëve komunitetit: Qëndroni në shtëpi, do sjellim ne ndihmat te ju!
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë rome, u ka kërkuar anëtarëve të këtij komuniteti që të qëndrojnë në banesat e tyre ku do marrin ndihmat dhe jo pranë zyrave të njësive bashkiake.
26 Mars 2020, 19:13 -
'Asnjë pensionistë jashtë"! Policia nis aksionin në rrugë, dërgon të moshuarit në shtëpi (VIDEO)
"Pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë". Kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku janë të shumtë efektivët e policisë që informojnë dhe u kërkojnë pensionistëve në rrugë të shkojnë menjëherë brenda.
26 Mars 2020, 18:57 -
Prefektura Shkodër: Dy raste me koronavirus në Pukë, izolohen 7 mjekë dhe infermierë
Prefektura e Shkodrës njofton se në Pukë janë shënuar dy raste të prekur me koronavirus. Pas analizave, dy personat kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 7 mjekë dhe infermierë në Pukë janë vetëkarantinuar, pasi dyshohet se mund të jenë prekur nga covid 19.
26 Mars 2020, 18:41 -
Mes varfërisë dhe koronavirusit, familja në Korçë: Do rrimë pa ngrënë, vetëm na ndihmoni me ilaçet e fëmijëve
Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike për familjen Cenolli me 5 anëtarë në fshatin Vashtmi në bashkinë e Maliqit. E vetmja që siguronte të ardhura për bukën e gojës është nëna e 3 fëmijëve e cila punon si ndihmës kuzhiniere në një restorant ndërsa me mbërritjen e COVID- 19 puna është mbyllur dhe tashmë kjo familje nuk ka asnjë të ardhur.
26 Mars 2020, 18:40 -
Koronavirusi mbyll 15 fasoneri në Krujë, pronarët: 30% e punëtorëve mungojnë çdo ditë nga frika
15 fasoneri në rrethin e Kujës kanë vendosur unanimisht që të mbyllin aktivitetin e tyre deri më 6 prill. Shkak sipas pronarëve është sepse nuk duan të rrezikojnë jetën e tyre dhe të punonjëseve si dhe mungesa e punëtorëve deri në 30% çdo ditë. Numri i punonjësve në këto fabrika arrin deri në 3000 persona.
26 Mars 2020, 18:19 -
Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, publikohen modelet e testeve për gjuhët e huaja
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë së fundmi disa modele testesh dhe skemash vlerësimi për provimet kombëtare të arsimit bazë në gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht), në mënyrë që nxënësit të kontrollojnë veten dhe të orientohen me pyetjet që mund të jepen gjatë testit.
26 Mars 2020, 17:26 -
Koronavirusi? Soreca: Punoj çdo ditë, një pjesë e stafit nga shtëpia! Respektoni rregullat
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tregoi si po e përjeton ai dhe familja e tij këtë moment të vështirë nga koronavirusi. "Ju falenderoj për pyetjen dhe kujdesin. Jemi këtu për të vijuar punën. Unë po punoj cdo ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Personeli nuk vjen i gjithë në zyr&
26 Mars 2020, 16:53 -
BE-ja 50 mln euro për COVID-19, Soreca: S'janë kredi, grant! Fondi për tërmetin s'preket
Dy ditë më parë BE-ja akordoi 50 mln euro për Shqipërinë në përballimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, por i pyetur nëse kjo shumë është grant apo kredi, ambasadori i BE-së e sqaroi qartë. "Unë e kam thënë edhe dje edhe pardje, që BE-ja ka premtuar një
26 Mars 2020, 16:47 -
Çfarë përfiton Shqipëria tani që u hapën negociatat? E sqaron ambasadori BE-së
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka sqaruar konkretisht se cfarë përfiton Shqipëria tani që u mor vendimi për hapjen e negociatave. "Shqipëria do të ketë mundësi të bëhet pjesë e tregut të BE-së para se të bëhet anëtare. Shqipëria do të kenë mundësi që të
26 Mars 2020, 16:34 -
Negociatat u hapën, Soreca: 4 kushtet për t'u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare
Pas vendimit për hapjen e negociatave që u mor në 24 mars nga ministrat e jashtëm të BE-së, tashmë objektivi i radhës do të jetë konferenca e parë ndërqeveritare. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca sqaroi se për t'u ulur në atë tryezë, Shqipëria duhet të plotësojë k
26 Mars 2020, 16:27 -
Negociatat u hapën, Soreca: 4 kushtet për t'u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare, 50 mln € për COVID-19 janë grant, jo kredi (VIDEO)
Ambasadori i BE në Tiranë zhvilloi sot një konferencë online ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe qytetarëve dhe sqaroi se 50 milionë eurot që dha BE-ja për të përballuar situatën e covid-19 janë grant dhuratë, jo kredi. Gjithashtu ai foli edhe për hapjen e negociatave dhe katër kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për objektivin e radhës, konferencën ndërqeveritare.
26 Mars 2020, 16:14 -
Ilaçe pa kupon dhe rritën çmimet e ushqimeve, 3 administratorë në hetim, 9 të tjerë gjobiten
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të abuzimit me çmimet dhe moslëshimin e kuptonit tatimor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
26 Mars 2020, 15:26 -
Bashkia e Kukësit shpërndan 10 ton miell për familjet në nevojë
Edhe Bashkia e Kukësit vijon të shpërndajë miell për rreth 4 mije familjet në nevojë te qytetit dhe fshatrave ne bashkëpunim me biznesin vendor. Granit Gjana, drejtor i zyrës se kabinetit tha sot se u shpërndan 10 ton miell nga ekipet e patronazhit te cilët kane shkuar pranë çdo familje në gjendje shumë të vështirë
26 Mars 2020, 15:19 -
Qëndronin në parqe, gjobiten dhe u bllokohen makinat 3 personave...Ndëshkohen 40 këmbësorë! (VIDEO)
Për herë të parë nga futja në fuqi e Aktit Normative janë gjobitur me nga 20 mijë lekë dhe bllokim automjeti, 3 qytetarë thyen urdhrin duke qëndruar në parqe. Në bilancin e policisë brenda 24 orëve të fundit, janë gjobitur 40 këmbësorë pasi lëviznin lirshëm pa shkak apo arsye përtej orareve kufizuese.
26 Mars 2020, 14:15 -
2 javë karantinë, 1200 këmbësore të gjobitur! Lleshaj: Qëndrimi në shtëpi, e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjarët
Rreth 1200 këmbësorë në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë që nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Këto masa janë ndërmarrë pasi këta qytetarë janë konstatuar në shkelje të urdhrit të ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara pa një shkak apo arsye.
26 Mars 2020, 14:12 -
Këshillat që nuk duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitamina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ulja e të infektuarve
"Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar".
26 Mars 2020, 14:12 -
Koronavirusi/ Arqipeshkvia metropolitane dhe Dioqeza Shkodër–Pult shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë
Arqipeshkëvia metropolitane dhe Dioqeza Shkodër–Pult janë solidarizuar me familjet në nevojë duke kryer shpërndarjen e pakove ushqimore.Përmes famullive të çdo zone janë evidentuar familjet e var
26 Mars 2020, 13:55 -
4 të infektuar në Fier, punonjës së Degës së Thesarit, pezullohen procedurat
4 nga 18 të prekurit me COVID-19 në qarkun e Fierit janë nëpunës të Degës së Thesarit të cilët janë vetëkarantinuar.Ndërkohë sot do të bëjë tamponin edhe një punonjës tjetër pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit. Në total zyra e degës së thesarit ka 6
26 Mars 2020, 13:15 -
Ish-universiteti privat karantinë për COVID-19! Rama: Një spital i ri lufte për pacientët drejt shërimit! Gati për 30 ditë
Godina e një ish- universiteti privat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quan është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri.
26 Mars 2020, 13:14 -
Gjinushi për Report TV: Nëse s'do ishin marrë masat, bilanci do ishte 2-3 fish më i rëndë! Të gjithë të sillemi sikur jemi me COVID-19 (VIDEO)
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, shprehet se qytetarët duhet të sillen të gjithë sikur janë të prekur me koronavirus, kështu do të mbrojnë veten, por edhe të tjetër.
26 Mars 2020, 12:38 -
Bashkëshorti në front të parë kundër COVID-19, mjekja: Në asnjë moment s'i kemi thënë mos shko në punë (Historia kur u infektua nga pacienti me grip derri)
A i ka marrë Shqipëria masat e duhura për të parandaluar përhapjen e COVID-19? Mjekja dermatologe Erjona Shehu, thotë se kjo është më e mira e mundshme, në kushtet kur shqiptarët ende nuk e kanë kulturën për të ruajtur higjienën personale e po ashtu edhe kontrollin e vazhdueshëm shëndetësor.
26 Mars 2020, 12:25 -
I shëruari me COVID-19 apel përmes Report Tv: Virusi nuk e ka të shkruar në asnjë vend, nuk tregon që po të vjen....Ne duhet të ruhemi nga ai (VIDEO)
E gjithë përpjekja jonë duhet bërë përpara se të shkojmë në spital - thotë Erind Cara - sepse atje asgjë nuk është më në dorën tonë.
26 Mars 2020, 11:38 -
4 fëmijë të prekur me COVID-19 në Shqipëri (por ndodhen në shtëpi), ngrihet pavion i izoluar tek Pediatria (VIDEO)
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri janë edhe 4 fëmijë, më i vogli i moshës 3 vjeç. Ata ndodhen në shtëpi në karantinë, pasi nuk kanë shenja klinike dhe ndodhen në gjendje të mirë shëdetësore. Por nëse do të lindë nevoj&
26 Mars 2020, 11:19 -
6 viktima me COVID-19/ 174 të infektuar...4 fëmijë! Dy rastet e para në Tropojë (Tirana 102 të prekur)
4 fëmijë janë prekur në koronavirus në Shqipëri, si rezultat i kontaktit të rasteve pozitive. Një fakt i tillë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në total numri i të prekurve ka shkuar në 174.Më i vogli është i moshës 3-vjeç dhe aktualisht ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, për fëmijët e infektuar te Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.
26 Mars 2020, 11:15