-
'Thanë që morëm lekët dhe i çuam në Surrel, por ne ndërtuam një botë të re', Rama i dorëzon çelsat e shtëpive 244 familjeve në Fushë-Krujë: Me ata ke sherrin me ne punën
“Me ata ke sherrin me ne ke punën. Do shtëpi hajde me ne, do sherrin ik te ato.", këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama nga Fush-Kruja teksa po i dorëzon çelat e banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 244 familjeve që do të festojnë në ngrohtësinë e shtëpisë këtë vit të ri.
30 Dhjetor 2021, 17:43 -
Rindërtimi/ 122 familje në Bubq futen në shtëpitë e reja, Rama: Reformë strehimi për ata që nuk blejnë dot shtëpi! Thirrje demokratëve: Nëse keni probleme me bravat bashkohuni me PS
Nga Bubqi ku shpërndau çelësat e shtëpive të rindërtuara për 122 familje, kryeministri Rama njoftoi reformën e re të strehimit që synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve që nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë shtëpi të re. Duke shfrytëzuar situatën në selinë blu Rama ftoi demokratët të bashkohen me PS.
29 Dhjetor 2021, 16:31 -
153 familje në Kavajë futen në banesat e rindërtuara pas tërmetit, Rama ‘thumbon’ PD: Do vijnë që t’u ndërrojnë ngjyrën e bravës, se çelësat nuk ua marrin dot
153 banesa u janë dorëzuar sot banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, në Kavajë. I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të çelësave ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, të cilët thanë se programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort.
27 Dhjetor 2021, 16:31 -
Gati 3 pallatet e para tek ‘5 Maji’ në Tiranë, Veliaj: Kush e përdor këtë lagje për 'karrige e brava', le të mendojë për bravat e karriget e shtëpisë së tij
Viti i Ri do t’i gjejë familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet me shtëpi të reja. Tre pallatet e para në lagjen e re “5 Maji” të ndërtuar nga Programi i Rindërtimit në Tiranë janë tashmë gati për të pritur familjet që do të marrin çelësat e apartamenteve të reja të projektuara nga arkitekti i njohur Stefano Boeri.
14 Dhjetor 2021, 10:44 -
Sociale
Peng i burokracive, familja në Funar të Elbasanit nuk merr dëmshpërblimin për shtëpinë e shembur: Jetojmë me frikë
Një familje me 3 anëtarë në fshatin Funar të Elbasanit, 2 vite pas tërmetit jeton ende në një banesë të mjeruar që rrezikon t’i zërë brenda. Autoritetet e kanë shpallur të pabanueshme, por dëmshpërblimi nuk i është miratuar për burokraci në zyrat e shtetit.
2 Dhjetor 2021, 17:03 -
Kronikë
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
Në specialen në vazhdim ne do të ndjekim se si ka vazhduar historia e Albert Carës, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij që dolën pa jetë nga rrënojat e banesës në Thumanë. Ai sot është martuar dhe planifikon të ketë edhe fëmijë. Alberti mbijetoi ndërsa bashkëshortja, vajza, dy djemtë dhe e fejuara e djalit të madh bashkë me foshnjën brenda vetes, dolën pa jetë nga rrënojat.
27 Nëntor 2021, 18:40 -
Kronikë
Dy vite nga tërmeti, Thumana në pritje të banorëve! Apartamentet shpërndahen për Krishtlindje! Shkolla e kopshti, të parët që presin banorët e rikthyer
2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Report Tv ishte në Thumanë, aty ku ende asnjë banorë nuk është rikthyer të jetëojë në shtëpitë e reja. Kopshti dhe shkolla janë të vetmet godina që kanë jetë, ndërsa pallatet e reja janë drejt përfundimit. Pak prej banorëve, 2-vjetorin e kanë shfrytëzuar të shohin se si do e kenë shtëpinë e re.
26 Nëntor 2021, 16:23 -
Politikë
Akuzat për vjedhje fondesh, Rama: Shtetet e tjera i administrojnë vetë paratë e tyre, qeveria shqiptare nuk prek asnjë qindarkë
Kryeministri Edi Rama, teksa dorëzoi një bllok banesash në Vaqarr, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, u ndal edhe tek akuzat për vjedhjen e fondeve, paratë e investuara nga shtetet e huaja. Rama theksoi se paratë që i japin të tretët (shtetet e tjera) nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, por ata i administrojn&eum
20 Nëntor 2021, 18:12 -
Politikë
Veliaj: Rindërtimi shndërron Vaqarrin e shkatërruar nga tërmeti në një stacion të Tiranës moderne
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë inauguruese të bllokut rezidencial në Vaqarr u shpreh krenar që Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmeteve nga një fatkeqësi në një potencial transformimi të zonave më të skajshme të kryeqytetit.
20 Nëntor 2021, 17:25 -
Politikë
Dorëzohet blloku i parë i banesave të rindërtuara në Vaqarr! Rama: Do përfitojnë 33 mijë familje në total! Veliaj: Kjo zonë do jetë stacioni i Tiranës moderne
Plot 20 familje të kësaj zone kanë marrë sot çelësat e banesave të reja të rindërtuara nga e para, ndërsa kryeministri Edi Rama prezantoi dhe dorëzoi bllokun rezidencial. Ai tha se rindërtimi po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi, ndërsa shtoi se nga procesi i rindërtimit në tërësi, përfitojnë 33 mijë familje.
20 Nëntor 2021, 17:14 -
Sociale
Pallati në Durrës u shemb nga tërmeti, asnjë tullë për rindërtimin! Banorët me qira para bashkisë: 3 muaj pa bonus
20 familje në Durrës jetojnë me qira, pasi për pallatin e tyre të dëmtuar nga tërmeti, ende nuk ka nisur rindërtimi pas shembjes. Në një protestë paqësore para bashkisë së Durrësit, ata denoncuan ndërprerjen e bonusit të qirasë prej 3 muajsh, dhe thonë se nuk kanë një përgjigje nga autoritetet.
1 Nëntor 2021, 18:55 -
Sociale
Humbën banesën nga tërmeti, nga data 10 nëntori hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve në bashkinë Krujë
Në datën 10, 11 dhe 12 nëntor do të hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit në tre njësi administrative të bashkisë Krujë
31 Tetor 2021, 15:28 -
Politikë
Rindërtimi në Bubq, Rama: Brenda muajit nëntor 200 familje futen në shtëpitë e reja
Shumë shpejt, 200 familje nga Bubqi do të akomodohen në banesat e rindërtuara, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Rama inspektoi punimet, i shoqëruar nga Ministri për rindërtimin, Arben Ahmetaj i cili shpjegoi procedurën për zgjedhjen e shtëpive të reja.
21 Tetor 2021, 20:19 -
Sociale
Shkolla të rindërtuara në Krujë e Kurbin pa nxënës, ‘peng’ i burokracive, të vegjlit në Sanxhak udhëtojnë çdo ditë për në Laç: Është e vështirë, mbytemi në autobus
Me fondet e Bashkimit Europian janë rindërtuar dy shkolla të reja në Sanxhak të Kurbinit dhe në Budull të Fushë-Krujës, por ato nuk i kanë çelur ende dyert për nxënësit, për shkak të burokracive të institucioneve. Kësisoj në Sanxhak shkolla nuk hapet pasi Bashkia nuk paguan faturën për lidhjen e energjisë elektrike, ndërsa në Budull kolaudimi i godinës zgjat disa muaj. Për këtë problematikë, Report Tv ka pyetur sot zv/ministrin Arben Ahmetaj.
13 Tetor 2021, 17:55 -
Sociale
3 dimra në çadër në pritje të rindërtimit, familja nga Fushë-Kruja: Veç vdekja është më e rëndë
Banorët e Fushë-Krujës vazhdojnë të vuajnë pasojat e tërmetit. E tillë është familja Cakroni me 11 anëtarë, që po i gjen dimri i tretë pa shtëpi. më e vështirë bëhet situata për të vegjlit që nuk kanë mjet transporti për në shkollë.
9 Tetor 2021, 16:03 -
Politikë
Qeveria miraton vendimin/ 800 milionë lekë për qiranë e familjeve të prekura nga tërmeti
Qeveria ka miratuar ditën e sotme një fond shtesë prej 800 milionë lekësh me qëllim subvencionimin e qirasë për të gjitha ata familje që kanë mbetur të pastrehuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
6 Tetor 2021, 21:41 - Kronikë
-
Kronikë
U rindërtua shtëpia e familjarëve të ish-poetit të pushkatuar gjatë regjimit komunist Havzi Nelës, Veliaj: Puna nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike
Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, Bashkia e Tiranës ka rindërtuar edhe shtëpinë e familjarëve të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë
21 Korrik 2021, 13:03 -
Kronikë
Ahmetaj inspekton punimet në Thumanë: Po ecin me shpejtësi, deri në shtator gati 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale
Ministri i Ndërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot Thumanën nga ku ka inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e zonave të dëmtuara rëndë nga tërmeti që “goditi” vendin 2 vjet më parë.
10 Korrik 2021, 16:16 -
Kronikë
Me pamje nga rindërtimi i Laçit pas pasojave katastrofale të tërmetit të 26 nëntorit, Rama uron një ditë të mbarë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga rindërtimi i Laçit, pas pasojave katastrofale të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë 2 vite më parë.
8 Korrik 2021, 09:09 - Politikë
- Politikë
-
Politikë
Rama publikon videon e qytetarit që iu rindërtua shtëpia nga tërmeti: Në fillim isha pesimist por ku u bë më shkriu gjaku, jam shumë i kënaqur
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje me Ali Meçi nga Shahinaj i Shijakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia pas dëmtimeve të tërmetit që “tronditi” vendin tonë 2 vite më parë.
29 Prill 2021, 11:10 -
Politikë
Muaji i Shenjtë gëzon familjen Gurra në Tiranë, Veliaj: Mirënjohës për veprën e bamirësisë dhe kontributin e Xhamisë së Xhurës
Pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë si shumë të tjerëve edhe në Njësinë 4 në Tiranë, në këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë kësaj familjeje i është rikthyer buzëqeshja falë mirësisë së Xhamisë së Xhurës, që me kontributet e mbledhura nga donacionet e rindërtimit ia kanë ringritur shtëpinë nga e para. Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me imamin Bilal Teqja uruan për shtëpinë e re të familjen Gurra.
23 Prill 2021, 13:19 -
Politikë
I mbijetoi tërmetit të 26 nëntorit, Manastirliu publikon foton me të riun nga Durrësi: Pas rikuperimit shëndetësor, Marli është gëzuar me një vajzë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është ritakuar me Marlin, një prej të mbijetuarve të tërmetit të 26 nëntorit, i cili për javë të tëra ishte në gjendje koma.
27 Mars 2021, 10:45 -
Politikë
Veliaj dhe Majko inspektojnë punimet në shkollën ‘Murat Toptani’ në Selitë: Mjedise moderne për 360 nxënës, e njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko inspektuan sot punimet në shkollën “Murat Toptani” në zonën e Selitës, e cila po rindërtohet pas tërmetit të 26 nëntorit, 3 herë më e madhe.
26 Mars 2021, 15:34 -
Veliaj në familjen kuksiane në Farkë që iu ndërtua shtëpia nga e para: Aleanca jonë me njerëzit e ndershëm, me punë i mundim të gjithë
Vite më parë, Hamit Ismalaj dhe familja e tij lanë qytetin e Kukësit për t’u zhvendosur në Farkë, por shtëpinë që e ngriti me mund e djersë ia shkatërroi tërmetii 26 Nëntorit 2019. Me programin e Rindërtimit, Hamiti përfitoi një banesë të re, shumë herë më të fortë se ajo që kishte.
12 Mars 2021, 11:59 -
Humbi banesën e vjetër nga tërmeti, familja me dy kurorë në Farkë bëhet me dy shtëpi të reja, Veliaj: Do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë, është vetëm çështje kohe!
Familja e Sadete Koshit në Farkë, 26 Nëntorin e tërmetit tragjik e gdhiu në qiell të hapur. Sot, një vit nga fatkeqësia, dy kurorat e kësaj familjeje, - Sadetja me bashkëshortin e saj dhe Luani me familjen e tij, gëzojnë secila nga një shtëpi, falë Programit të Rindërtimit.
3 Mars 2021, 15:47 -
5 shkolla të reja në ‘Don Bosko’, Veliaj inspekton punimet te ‘Qazim Turdiu’: Po i ndërtojmë me të njëjtën cilësi si te Liceu Artistik
Pesë shkolla të reja vetëm në Njësinë 9 në Tiranë, dy prej të cilave në zonën e “Don Boskos”, do të mirëpresin nxënësit me kushte shumë herë më të mira vitin e ardhshëm mësimor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën “Qazim Turdiu”, e cila pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit po ringrihet nga themelet, duke i rritur në të njëjtën kohë vlerën gjithë zonës.
2 Mars 2021, 12:02 -
Lagjja e re në Kombinat/ 5 familjet e para firmosin kontratat e porosive, Veliaj: Mos dëgjoni legjendat urbane, shtëpitë bëhen pronë e qytetarëve (VIDEO)
Pesë familjet e para, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmetet e vitit 2019, u pajisën me kontratën që siguron strehimin e tyre, me një apartament të ri, më të mirë se ai që kishin para tërmetit, në “KombinArt”, një prej lagjeve të reja që po ndërtohet në Tiranë.
19 Shkurt 2021, 15:45 -
Bonusi për familjet e prekura nga tërmeti pa afat, do jepet deri kur të mbyllet rindërtimi! Aktualisht 13.600 familje përfitojnë prej saj
Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për shtyrjen pa afat të pagesës së bonusit të qirasë për të gjitha familjet e mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Nëpërmjet këtij akti familjet deri në momentin që të hyjnë në shtëpinë e re do përfitojnë bonusin.
20 Janar 2021, 16:32 -
Ahmetaj për Report Tv: Rindërtimi mbyllet në maj të 2022! Në 1 vit janë ndërtuar më shumë shkolla se ç'janë bërë në 30 vite! Opozita të vërtetojë në terren punën tonë
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një intervistë për Report Tv tha se nga 11 000 mijë familje që ishin në çadra aktualisht janë 865 të tilla. Ahmetaj tha se po punohet me një ritëm të shpejtë me shkollat, ku në një vit janë ndërtuar më shumë shkolla se ç'janë bërë në 30 vite.
15 Janar 2021, 19:09 -
Shqiptarët kulturë të ulët në sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore! Eksperti Meka: 3 janë shkaqet pse ndodh
3 janë shkaqet kryesore që ndikojnë në nivelin e ulët të sigurimit vullnetar të pronës nga qytetarët. Profesori dhe eksperti i ekonomisë Elvin Meka thotë se sigurimi me detyrim do të ishte hapi i parë drejtë një kulture të re, që do të ulte faturat e dëmeve që paguan shteti për fatkeqësitë natyrore.
13 Janar 2021, 20:12 -
Reagon Veliaj pas gafës së PD me shtëpitë e reja: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha, pas bllofit të radhës së Ina Zhupës. Veliaj e quan dramatike situatën brenda Partisë Demokratike përderisa kjo forcë pol
5 Janar 2021, 15:53 -
PD denoncon: Procesi i rindërtimit nga tërmeti, selektiv! Po shpërblehen militantët e partisë! Veliaj: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa e cila ditën e sotme në rrjetin social Facebook, ka denoncuar procesin e rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, ku sipas saj është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.
5 Janar 2021, 12:03 -
Shtëpia u dëmtua nga tërmeti i nëntorit, familja Vuka në Lezhë pret ndërrimin e viteve në kontejner! Kryefamiljari i paralizuar, gruaja pa punë (VIDEO)
Familja Vuka nga Lezha po pret natën e ndërrimit të viteve në kontejner. Një festë e munguar kjo për familjen me 5 anëtarë, ku kryefamiljari është i paralizuar. Apeli i tyre është një shtëpi të re, pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
30 Dhjetor 2020, 14:57 -
150 familje me banesë të re/ Veliaj në Pezë : 2021 është viti i rimëkëmbjes, kemi ndihmuar këdo që u prek nga tërmeti
Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj, ministri Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe Prefekti i Tiranës, Toni Gogu, u dorëzuan sot dokumentet e pronësisë së banesave të rindërtuara familjeve të Qani Merepezës, Ibrahim Myrtës dhe Rifat Myrtës në Pezë, të cilat u rindërtuan shume herë më të mira se të vjetrat që u prishën nga tërmeti. Sipas bashkisë së Tiranës 150 familje do ta festojnë mbrëmjen e ndërrimit tëviteve në banesën ere.
28 Dhjetor 2020, 14:29