-
Mbi 1 milionë të vaksinuar në Greqi, Mitsotakis: Jemi në fillimin e fundit të pandemisë së COVID-19!
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme bëri një deklaratë lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19 në vend. Ai tha se aktualisht janë vaksinuar mbi 1 milionë qytetarë dhe se procesi i vaksinimit po ecën me hapa të sigurt dhe shumë më të shpejt se shumica shteteve evropiane.
4 Mars 2021, 14:08 -
Pasaporta e vaksinës antiCOVID së BE-së mund të mos jenë gati deri në verë (VIDEO)
Pasaporta për vaksinën , e propozuare nga BE, e quajtur zyrtarisht si ‘Digital Green Pass’ mund të mos jetë gati që të realizohet për sezonin e verës. Shqetësimet në lidhje me diskriminimin, privatësinë e të dhënave, aksesin teknologjik dhe falsifikimin janë gati të bëhen pengesa për instrumentin inovativ ndërkufitar.
4 Mars 2021, 10:37 -
Shkatërrohet rrjeti i vaksinave false kundër COVID, sekuestrohen mijëra doza në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar
Shkatërrohet një rrjet i vaksinave false kundër COVID! Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka sekuestruar mijëra doza të vaksinave fakse kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, raporton Interpol.
4 Mars 2021, 07:43 -
Dy persona humbin jetën pasi morën vaksinën ‘AstraZeneca’, nisin hetimet në Korenë e Jugut
AstraZeneca tha se ishte në dijeni të hetimit nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA), por siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike dhe me të dhëna që konfirmohen rezultatet kanë qenë të mira
3 Mars 2021, 20:26 -
Presidenti Biden: Në fund të majit SHBA do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se SHBA do të kenë mjaft vaksina kundër koronavirusit për çdo të rritur deri në fund të majit. Kjo do të jetë dy muaj më herët sesa pritej më parë, por Biden tha se vaksinimi mund të zgjasë më shumë dhe njerëzit të binden ta marrin atë.
3 Mars 2021, 13:33 -
Apeli i miqve dëgjohet, vaksinohet Mira Meksi: Ma keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj! Ka dritë në fund të tunelit
Apeli i miqve të shkrimtares dhe përkthyeses së njohur Mira Meksi për vaksinimin e saj nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Sot shkrimtarja ka marrë dozën e vaksinës anti-COVID dhe tani mund të vijojë trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes së rëndë nga e cila vuan
2 Mars 2021, 12:43 -
Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç në Durrës! Bino: Ka më shumë burra se gra! Rama: Se ne jemi më të trembur (VIDEO)
Procesi i vaksinimi ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për të moshuarit mbi 80-vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.
2 Mars 2021, 11:18 -
Ekspertët amerikanë: Variantet e reja paraqesin 'kërcënim real' për përparimin e vaksinimit, paralajmërojnë një valë të katërt (VIDEO)
Variantet e Covid-19 paraqesin një 'kërcënim real' për përparimin e vaksinës, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore amerikane. Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit po kërcënon rifillimin e një vale të katërt të pandemisë pas një rritje potenciale të rasteve në SHBA, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i shëndetsise.
2 Mars 2021, 11:23 -
BE gati për të miratuar Pasaportën e vaksinave antiCOVID, hyn në përdorim pas tre muajsh
Brukseli do të prezantojë një projekt-ligj mbi pasaportat e vaksinave këtë muaj, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Dokumenti do të quhet Digital Green Pass dhe në të do të përfshihen detaje të tilla si nëse personi është vaksinuar, rezultatet e testeve të mëparshme të COVID-19 dhe deklaratat mjekësore.
1 Mars 2021, 16:31 -
Këshilli i Stabilizim Asociimit: Drejtësia e re po vepron! Angazhimi i Shqipërisë për integrimin në BE, shembull në rajon! Progres në përgatitjen e zgjedhjeve
Këshilli i Stabilizim Asociimit ka vlerësuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se organet e reja kanë filluar të veprojnë. Në deklaratën e përbashkët theksohet se Shqipëria ka bërë progres në përgatitjen e zgjedhjeve, duke ftuar palët që të bashkëpunojnë. Ndërkohë Brukseli nuk ka asnjë datë konkrete për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
1 Mars 2021, 14:11 -
Hungaria nuk pret BE-në për dozat e vaksinës antiCOVID, kryeministri hungarez vaksinohet me Sinopharm
Disa ditë pasi nisi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kineze, të kompanisë ‘Sinopharm’, edhe kryeministri Viktor Orban një ditë më parë mori dozën e parë të vaksinës kineze për të ofruar siguri.
1 Mars 2021, 12:32 -
Sot mbërrijnë 15 mijë vaksina të Pfizer, brenda 10 ditësh vijnë edhe 14,000 të AstraZenecas
15 mijë vaksina të Pfizer pritet të vijnë ditën e sotme në vendin tonë, për të vijuar procesin e vaksinimit anti COVID. Ndërkaq në javët e para të muajit mars, në vendin tonë pritet të mbërrijnë 14 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti i COVAX. Me ardhjen e tyre, do fillojë dhe vaksinimi i personave nën 65 vjeç.
1 Mars 2021, 09:38 -
Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik, priten vendime të reja
Pas një fundjave me shifra të larta të COVID dhe grumbuj njerëzish në zona të frekuentuara, siç ndodhi te Kodrat e Liqenit në Tiranë, sot do të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për të marrë masa të reja kundër përhapjes së COVID
1 Mars 2021, 07:43 -
Korçë/ Dita e dytë e vaksinimit, procesi vijon me bluzat e bardha! 500 doza mbërritën ditën e djeshme
Procesi i vaksinimit në këtë ditë të dytë do të vijojë përsëri me bluzat e bardhë. Janë 500 dozë që kënë mbërritur që prej ditës së djeshme në qytet ndërsa pjesa më e madhe e tyre do të aplikohet sot.
28 Shkurt 2021, 10:31 -
37 raste me COVID në qarkun e Beratit, 70% e të prekurve janë të rinj të moshave 20-25 vjeç.
Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit u regjistruan 37 raste të reja me COVID. Prej tyre, 2 janë infermiere në fshatrat Konisbaltë e Drenovicë në Urë-Vajgurore, 2 punonjës të OSHEE-s&am
27 Shkurt 2021, 21:40 -
COVID-19 në Shqipëri/ 986 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet Imzot Angelo Massafra, dërgohet për kurim në Itali
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 986 raste të reja nga 3957 testime të kryera në total. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin e viktimave në total në 1,775.
27 Shkurt 2021, 17:48 -
Shkrimtarja Mira Meksi në luftë me sëmundjen e rëndë, miqtë apel institucioneve që të marrë vaksinën kundër COVID
Artistë dhe miq të shkrimtares edhe përkthyeses Mira Meksi bëjnë apel shtetit që të vaksinojnë autoren, e cila pas ndërhyrjes kirurgjikale duhet të kurohet jashtë vendit
27 Shkurt 2021, 17:05 -
Integrimi në BE dhe rindërtimit, Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE Ursula von der Leyen
Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e hënë (1 mars) në Bruksel. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedimeve janë ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për fondet e rindërtimit.
27 Shkurt 2021, 13:25 -
‘Kambanë alarmi’ Silva Bino flet nga Kukësi për situatën e COVID: Zgjatja orës policore solli ulje të rasteve, nga e hëna do të merren masa sipas evoluimit të pandemisë
‘Situata e COVID është shumë shqetësuese dhe duhet të zbatohen më përpikmëri masat e përcaktuara për parandalimin e pandemisë së koronavirusit’ Kështu bëri më dije shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nga qyteti i Kukësit, teksa ishte e pranishme, pasi nisi sot procesi i v
26 Shkurt 2021, 15:18 -
Nis vaksinimi në Vlorë, Tepelenë e Përmet! Mjekët s'respektojnë distancën (VIDEO)
Vijon fushata e vaksinimit kundër COVID-19 i bluzave të bardha. Pas Tiranës, Shkodrës, Korçës, Elbasanit edhe Gjirokastrës vaksinimi nisi ditën e sotme edhe në një disa qytetet të tjera të Shqipërisë, Vlorë, Tepelenë, Lushnje, Përmet edhe Sarandë. Vaksinimi do të kryhet në Pall
26 Shkurt 2021, 14:09 -
Nis vaksinimi i bluzave të bardha në Kukës, Bino: Situata e COVID është shumë shqetësuese, nga e hëna do të merren masa sipas evoluimit të pandemisë (VIDEO)
Ka nisur vaksinimi i stafeve mjekësore në Kukës, ku kanë mbërritur 260 dozat e para. Nga qyteti verilindor, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino paralajmëroi ashpërsim të masave nëse trendi i infektimeve vijon të rritet.
26 Shkurt 2021, 08:30 -
COVID-19 i merr jetën aktorit korçar! Prej ditësh i shtruar në spital
COVID-19 i merr jetën aktorit, regjisorit dhe serenatistit korçar Naum Terovës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej disa ditësh ai ishte i shtruar në pavionin e sanatoriumit në spitalin rajonal të qytetit t&a
25 Shkurt 2021, 21:39 -
Brataj: Ditët e fundit ulje e rasteve COVID, një javë më parë mendohej ashpërsim i masave! Votimi i të infektuarve në 25 prill, do ndjekim modelet e vendeve të tjera
Në një intervistë në Report Tv, Brataj u shpreh se kjo ulje është regjistruar 4-5 ditët e fundit. Ai u shpreh se përpara një jave mendohej një ashpërsim i masave por ulja e lehtë e shifrave ka sjellë vendimin për lënien në fuqi të kufizimeve aktuale.
25 Shkurt 2021, 18:13 -
COVID-19 në Shqipëri/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit, 21 qytetarë humbën jetën! Shënohen 986 raste të reja! Ndërron jetë aktori korçar
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 raste të reja. I lartë është dhe numri i personave që kanë humbur jetë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 21 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
25 Shkurt 2021, 17:40 -
'Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh të dorëzohesh!' Rama thumbon Bashën nga Berati: PD i la rrugëve, ca asete ne ia morëm! Ervin Demo, njëri prej tyre
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar takime me bizneset, ku vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero. Kreu i qeverisë shprehu optimizmin se sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit t&
25 Shkurt 2021, 16:47 -
Rama në Berat: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv! Të përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë! Manastirliu: Brenda 15 marsit përfundon procesi për bluzat e bardha! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe më pas do të nisë për të moshuarit plus 80 vjeç. Manastirliu tha se brenda 15 marsit pritet që të përfundojë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha, duke shtua
25 Shkurt 2021, 13:56 -
Përfundon procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Shkodër për 2500 persona, nis për të moshuarit mbi 80 vjeç
Në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha. Në total në të gjithë veriun janë vaksinuar 2500 persona. Ndërkohë sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç. Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur me nisjen e procesit të vaksin
25 Shkurt 2021, 12:33 -
Përfundon vaksinimi i mjekëve në Shkodër, fillon për të moshuarit! Nis edhe në Berat, Rama: Të përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë!
Ditën e sotme pritet të fillojë vaksinimi edhe në qytetin e Beratit për mjekët dhe infermierët. Vaksinimi do të bëhet në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani”, ndërkohë që ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama së bashku me minstren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
25 Shkurt 2021, 10:40 -
Më shumë vdekje se dje, 1021 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID në vend
Kjo e mërkurë ka shënuar shifra të larta të COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit raportohen 1021 raste të reja dhe 19 humbje jetë nga COVID. Numri i të infektuarve është i njëjtjë me ato të raportuara ditën e djeshme, ndërsa sot kemi më shumë vdekje nga virusi.
24 Shkurt 2021, 17:44