-
17 Maj 2021, 13:23
-
-
-
Ankimi i LSI/ KAS shqyrton 24 kuti të Beratit, vetëm 2 raste të dyshuara për votim të dyfishtë! Asnjë problematikë që çon në ndryshim të rezultatit, të mërkurën vendimi për rinumërim ose jo
17 Maj 2021, 09:44Pas ankimimeve të PD e LSI, KQZ gjen vetëm dy raste të dyshimta në Berat dhe 2 në Qarkun Gjirokastër që janë të dyshuara për votim të dyfishtë. Këto shifra hedhin poshtë pretendimet për parregullsi të tilla që mund të sjelljen rivotim apo rinumërim, si në rastin e Qarkut Berat. Të mërkurën vendimi i KAS për rinumërim ose jo për qarkun Berat.
-
-
-
-
Do hapen 24 kuti me materiale zgjedhore në qarkun Berat! KAS: Do merren si provë materialet e LSI! PD-së i pranohet kërkesa për rastet e votimit të dyfishtë, i rrëzohet ajo për prova shtesë
15 Maj 2021, 08:10Për qarkun e Beratit do të hapen 24 kuti me materialet zgjedhore, jo kuti të fletëve të votimit në qarkun Berat, pasi kërkesës ankimore të LSI-së ku kërkon rinumërim në këto qendra zgjedhore. Kutitë do të merren nga 24 qendra votimi që ka ankimuar LSI, ku çdo qendër përmban 1 kuti me materiale zgjedhore, ku përfshihen procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe shume materiale të tjera që do të jenë objekt shqyrtimi nga KAS.
-
Anëtari i KAS: Për Beratin vendosim nesër se çfarë provash të LSI do pranojmë! Ardit Çela: Mandati u mor me dhunë për 77 vota! Në 24 qendra votimi më shumë fleta votimi se votues
14 Maj 2021, 22:48Anëtari i KAS Ledio Braho tha se për qarkun e Beratit, LSI kishte shumë prova nga LSI dhe nesër do të merret vendimi se cila nga këto prova do të pranohet dhe a do të kërkohen nga KAS prova shtesë të tjera për këtë qark. Ndërsa nga ana tjetër kandidati i LSI, Ardit Çela tha se ka pasur parregullsi të mëdha në 24 qendra votimi, ku kutitë janë mbushur me fletë votimi tepër dhe se nuk ka një raport se kush ka votuar.
-
Tomorr Alizoti: KAS të mos mohojë të drejtën për transparencë të zgjedhjeve. Rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Beratit nuk do të njihet
14 Maj 2021, 18:04Sipas Alizotit, në zgjedhjet e 25 prillit u përfshinë krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës dhe punësimi sezonal. Po ashtu Alizoti akuzon PS se në Berat se në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.
-
Ndahen çmimet në konkursin letrar ‘Vexhi Buharaja’ në Berat, mes të vlerësuarve Visar Zhiti, Alban Tufa dhe Alma Zenellari
14 Maj 2021, 16:58Në Berat është zhvilluar konkursi letrar “Vexhi Buharaja” 2021 me rastin e 101- vjetorit të lindjes së poetit të njohur Buharaja. U vlerësuan me çmime Visar Zhiti, Artan Sadiku, Alban Tufa dhe Alma Zenellari.
-
-
-
-
-
PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat: Votat u blenë me 50 mijë lekë
14 Maj 2021, 10:49 -
-
Zgjedhjet, KAS shqyrton ankimin e PD dhe LSI për rezultatin e Beratit, vendimi shtyhet për nesër! Salianji: Kemi bërë hetim, kërkesa s'ka argument ligjor
14 Maj 2021, 08:34KAS ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD dhe LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Partitë opozitare kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet që kanë me procesin zgjedhor por gjatë diskutimeve nuk kanë munguar as debatet
-
-
Kërkesa e PD dhe LSI për ripërsëritje të zgjedhjeve/ Klosi: E palogjikshme dhe jo ligjore! Fleta e votimit me numra e çuditshme, mu duk sikur u ngatërrova gjatë votimit
10 Maj 2021, 21:14Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat.
-
-
(VIDEO) Makina bie nga Ura e Vërtopit, përfundon në Osum! Plagoset 28-vjeçarja, dërgohet te Trauma në Tiranë
9 Maj 2021, 16:32Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Poliçan, ku mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.
-
LSI ankimon në KAS qarkun Berat, Ardit Çela ende shpresë për të marrë mandat: Është i yni, na u vodh nga manipulimi i votës
9 Maj 2021, 16:21Drejtuesi politik i LSI për qarkun e Beratit, Ardit Çela, i cili ishte renditur i pari në listë, ka ende shpresa se mund ta marrë mandatin, pas ankimit që LSI bëri ditën e sotme në KAS për qarkun e Beratit. Çela shkruan se në Berat LSI humbi mandatin për pak vota dhe kjo ndodhi nga manipulimi që u bën në qendra votimi në këtë qark.
-
Zgjedhjet/ Pas Gjirokastrës, LSI ankimon në KAS edhe rezultatin për Beratin e Durrësin: Të ketë rinumërim e rivlerësim votash, na janë hequr padrejtësisht
9 Maj 2021, 12:41LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe Durrësit, dy ditë pasi kërkoi shpalljen të pavlefshme të rezultatit për qarkun e Gjirokastrës. Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS, ku LSI shprehet se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit.
-
Iu gjet automatik në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Berat! Dyshohet edhe autor i vjedhjes së një pike karburanti
9 Maj 2021, 10:38Një 38-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Berat, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi ai është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.
-
Zjarr në një kabinë elektrike, lagja 'Uznovë' në Berat pa drita prej një ore! Foletë e dallëndysheve brenda kabinës shkaktojnë masën elektrike (VIDEO)
6 Maj 2021, 21:59Lagja më e madhe periferike e qytetit, lagja 'Uznovë' ndodhet prej 1-ore nën pushtetin e errësirës. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje
-
-
Eskavatori del nga rruga, ndërron jetë rrugës për në spital 60-vjeçari në Berat
2 Maj 2021, 15:04Mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi Qamil Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan
-
Policia bashkiake në Berat e nxori jashtë banese, 55-vjeçari i qëlloi me thikë! Dëshmitarja rrëfen ngjarjen: Policët e rrahën keq
1 Maj 2021, 21:4255-vjeçari Mikael Kurti u arrestua dje në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia. Burbuqe Elezi e cila bashkë me djalin e saj të sëmurë ndajnë të njëjtën banesë me Kurtin, tregon ç'ndodhi.
-
Nuk pranoi të lironte banesën e dhënë me qira nga bashkia, 55-vjeçari plagos me thikë policin bashkiak në Berat
1 Maj 2021, 08:42Një 55-vjeçar është arrestuar në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi me thikë një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia Berat.
-
Dy kisha bashkojnë rritet fetare të së 'premtes së zezë' në Berat, qindra ndjekin 'Kapërcimin e Epitafit'! Si u prit dhe në Vlorë e Korçë
30 Prill 2021, 21:18Në prag të Pashkës Ortodokse e premtja e zezë është dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq.
-
‘Ishte bërë si guri në këpucë’, Nasip Naço: LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë! Meta të mbajë premtimin që dha para zgjedhjeve
27 Prill 2021, 10:00Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në Qarkun e Beratit, Nasip Naço ka thënë se sot gjendet bashkë me PS për shkak të eksperimenteve të dështuara të LSI-së, ndërsa shton se kjo e fundit "ishte bërë si guri në këpucë".
-
Zhduket LSI në Berat, PS merr 5 mandate, PD 2! Klosi: Mandati i 5-të i takon socialistëve, u vlerësua puna
27 Prill 2021, 08:16Berati i ka besuar socialistëve numrin më të madh të mandateve duke i dhënë asaj 5 deputet nga ky qark, ndërsa PD ka marrë 2 mandate. Aty ku shpresonte të merrte të pakën 2 mandatet e fituara në 2017, LSI është zhdukur totalisht nga ky qark duke mos marrë asnjë mandat.
-
Lefter Maliqi konteston zgjedhjet: Nuk i pranoj, më janë grabitur votat
26 Prill 2021, 08:56Kandidati i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi konsteston rezultatin e zgjedhjeve duke pretenduar se i janë grabitur votat. Ai shkruan se votat e tij janë blerë dhe manipuluar.
-
Alizoti: Dhunohet vëzhguesi i PD në Berat, Blendi Klosi të tërheqë zagarët e tij se do mbajnë përgjegjësi
25 Prill 2021, 10:37Drejtuesi i PD për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti ka akuzuar drejtuesin e PS për këtë qark, Blendi Klosin se ka angazhuar njerëz që po dhunojnë vëzhguesit e PD.
-
Pak orë nga zgjedhjet, policia e Beratit merr në mbrojtje qendrat e votimit e të numërimit
24 Prill 2021, 20:35Pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Beratit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat që të ruhen qendrat e votimit.
-
-
Ndërpritet shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ në Elbasan! Balla: PD pengon procesin, ndryshon komisionerët! Largohen 10 komisionerë të LSI edhe në Devoll
24 Prill 2021, 16:31Ndërsa na ndajnë pak orë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt KZAZ-ve në të gjithë vendin, ndërsa në Elbasan ka probleme me shpërndarjen në disa qendra votimi.
-
Largohen 10 komisionerë të LSI nga qendrat e votimeve në Devoll
24 Prill 2021, 15:41Përgjatë 2 ditëve janë larguar 10 komisionerë të LSI në qëndrat e votimeve në Devoll. Burime pranë KZAZ Devoll bëjnë të ditur se shkak i largimit të tyre janë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zvendësimin e tyre brënda ditës së sotme
-
Pas ndërprerjes, vijon normalisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në Laç
24 Prill 2021, 15:22Një ditë para zgjedhjeve, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt qendrave të votimit në të gjithë vendin, ndërsa deri më tani procesi ka qenë i qetë pa incidente.