-
Chelsea merr lajm të mirë, ja çfarë ka ndodhur me Armando Brojan
Armando Broja është rikthyer në stërvitje. Lajmi i mirë ka ardhur për Chelsean pasditen e sotme. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është shfaqur në stërvitjen e bluve të Londrës. Broja nuk udhëtoi me ekipin që në fillim drejt SHBA-së për fazën përgatitore, dhe kur arriti, qëndroi vetëm dy ditë pasi pësoi një dëmtim në stërvitje
27 Korrik 2022, 22:04 -
Batuta/ Klubi italian luan “poker” me Chelsea-n, i përgjigjet me mbrojtësin shqiptar
Chelsea ka prezantuar dje përmes faqes zyrtare blerjen e Kalidou Koulibaly-së. Por inicialet e tij, KK, kanë shtyre Pordenonen të bëjë një humor në rrjetet sociale. Klubi italian luan “poker” me prezantimet në mbrojtje përmes faqes zyrtare në “Twitter”.
17 Korrik 2022, 20:25 -
Ofertë zyrtare 35 milionë euro, por Chelsea refuzon! Trajneri Tuchel: S'kemi në plan shitjen e Brojës, ai do të na impresionojë
Dy oferta zyrtare, e fundit 35 milionë euro, ka bërë Uest Ham për Armando Brojën, por janë refuzuar nga Çelsi. Së fundmi trajneri i londinezëve Thomas Tukel është shprehur se shqiptari nuk do shitet, pasi është në planet e klubit.
16 Korrik 2022, 16:48 -
Cristiano Ronaldo do lërë Manchester United? Dyshimet pas takimit të agjentit të tij me pronarin e një tjetër klubi anglez
Cristiano Ronaldo do të shkojë tek Chelsea? Kjo mbetet për tu parë por ka pasur një takim mes pronarit Todd Boehly me agjentin Jorge Mendes, në klientët e të cilit përfshihet edhe Ronaldo.
25 Qershor 2022, 21:49 -
Chelsea 'mbyll' sezonin, e 3 në Premier League! Përmbysje e 'çmendur' e Everton, tifozët 'pushtojnë fushën pasi siguruan mbijetesën
Barazimi kundër Leicester i ka siguruar Chelsea-s vendin e tretë për këtë sezon në Premier League kur ka mbetur edhe 1 javë kampionat. Ndërkohë Everton falë përmbysjes së çmendur 3-2 kundër Crystal Palace siguroi mbijetesën, duke bërë që tifozët të hynin në fushën e blertë dhe ta kthenin ndeshjen në festë të çmendur.
20 Maj 2022, 11:27 -
Fiorentina pa histori, finalja e Kupës së Italisë vë përballë Interin me Juventusin! Arsenal shtang Chelsea-n, Benzema gabon dy penallti
Juventus ka kaluar pa problem Fiorentinën dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë atje ku e pret derbi me Interin. Ndërkohë në Premier League City është kthyer në vendin e parë, ndërsa Arsenal ka shtangur Chelsea-n në derbin e Londrës.
21 Prill 2022, 11:03 -
Me vetëm rreth 3 metra larg portës, Romelu Lukaku humbet rastin e pabesueshëm (VIDEO)
Lukaku ka rezultuar një zhgënjim i madh te Blutë e Londrës, e teksa dhe në ndeshjen e sotme të fituar nga Chelsea, belgu ka humbur një mundesi fantastike, teksa ka dështuar të shënojë nga vetëm rreth 3 metra largësi nga vija fatale e portës.
17 Prill 2022, 21:33 -
U rikthye me bujë por rezultoi dështim, Chelsea merr vendimin për Romelu Lukakun
Sipas '90 min', londinezët kanë vendosur për shitjen e belgut. Inter dhe PSG janë të parat të cilat presin të interesuara për shërbimet e Lukakut, e ndërsa kontrata me Chelsean skadon në 30 qershor të 2026.
17 Prill 2022, 21:01 -
Ish-futbollisti i Chelseas zgjedh Brojën para Lukakut: Turp që gjërat nuk funksionuan!
Ish-lojtari i ekipit të Chelseas në vitet 1981-1986, është shprehur publikisht i zhgënjyer nga sulmuesi Romelu Lukaku. 60-vjeçari shkruan në Twitter se lëvizja më e mirë do të ishtë rikthimi i Armando Brojës tek blutë.
16 Prill 2022, 06:55 -
'S'më pëlqeu sjellja e arbitrit', trajneri i Chelsea-s me akuza pas eliminimit nga Real! Sonte dy supersfida të tjera në Champions
120 minuta dramatike në Madrid vendosën që Real Madrid të kualifikohej në kurriz të Chelsea-s për gjysmëfinalet e Champions League. Ndërkohë surpriza më e madhe erdhi nga Mynihu, atje ku Villareal që po konsiderohet si hirushja e kompeticionit eliminoi Bayernin. Sakaq sonte luhen dy sfidat e mbetura të fazës çerekfinale Atletico Madrid-Manchester City dhe Liverpool-Benfica.
13 Prill 2022, 10:03 -
Në kërkim të një sulmuesi klasi, Milani në bisedime për futbollistin e Chelseas
Sipas spanjollëve të “TodoFichajes.com”, drejtuesit e “Djallit” kanë vendosur nën shënjestër sulmuesin e Chelseas, Timo Werner. Problem kryesor mbetet mbetet rroga e lartë e lojtarit i cili merr 17 milionë euro në vit. Bisedimet e verës pritet të hedhin më shumë dritë mbi situatën, por mbetet fakt që Milani kërkon një sulmues “të rëndë” për ekipin.
13 Prill 2022, 01:56 -
Benzema nuk di të ndalet, thyen një tjetër rekord historik me golin e tij që kualifikoi Real Madridin
Benzema arriti të thyente edhe një tjetër rekord historik me golin ndaj Chelseas, duke u bërë kështu lojtari i parë francez i cili shënon 12 herë brenda të njëjtit sezon të Champions League.
13 Prill 2022, 01:25 -
Gola, spektakël dhe kohë shtesë, Real Madrid eleminon me vuajtje Chelsean nga Champions League
'Galaktikët e Europës' kanë arritur të kualifikohen në fazën e gjysmëfinales së Champions League. Real Madrid arriti të eleminonte Chelsean edhe pse me mjaft vështërsi. Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në 'Santiago Bernabeu' shifrat u mbyllën ne 2-3, dhe në total të dy sfidave 5-4 për madrilenët.
12 Prill 2022, 23:41 -
'Do ëndërrojmë', Chelsea premton të provojë sonte përmbysjen e madhe! Villareal, 90' ferri kundër Bayern Mynchen
Magjike dhe e mbushur me emocione pritet të jetë ndeshja e kthimit në Champions League mes Realit të Madridit dhe Chelsea-s, me anglezët që synojnë rikuperimin e humbjes 1-3 në Londër. Sakaq edhe Bayern Mynchen ka misionin e vetëm përmbysjen pas humbjes 1-0 një javë më parë në Spanjë kundër Villareal.
12 Prill 2022, 11:43 -
"Nëse luajmë kështu do dërrmohemi edhe në Madrid", Tuchel pesimist pas humbjes me Real! Sonte në fushë Barca, Roma dhe Atalanta
Humbja 3-1 në çerekfinalet e Champions League kundër Real Madrid ka mërzitur shumë trajnerin e Chelsea-s, i cili nuk është entuziazt as për ndeshjen e kthimit. Sakaq Vijareal pasi bëri ‘kurban’ Juventusin mposhti edhe Bayern në ndeshjen e parë. Sonte ndërkohë zbresin në fushë Barcelona dhe Atalanta për Europa League, ndërsa Roma e Mourinhos ka një transfertë delikate në Norvegji.
7 Prill 2022, 10:36