-
Profil/ Po heton Llallën, çoi në gjyq Gjikën dhe arrestoi gjyqtarin e Fierit, kush është prokurori Klodian Braho që kandidon për në SPAK
Prokurori i dosjeve të "nxehta" është i pari nga radhët e prokurorisë së Krimeve të Rënda që kandidon për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë. Braho po heton Adriatik Llallën për pastrim parash, ka çuar në gjyq Shpëtim Gjikën, ndërsa pak ditë më parë firmosi arrestimin e gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi i cili kërkoi favore seksuale për një vendim.
17 Janar 2019, 18:37 -
Nga pasuria e trashëguar tek denoncimet për aferat korruptive, prokurorja Alma Muça para KPK
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Alma Muça sot është njohur me rezultatet e verifikimit të tri shtyllave kryesore të KPK. Sipas hetimeve të ILDKP-së dhe DSIK, prokurorja rezulton se nuk ka probleme në deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit si dhe mbart aftësi profesionale. Vendimi për të do të merret më 14 janar.
10 Janar 2019, 08:09 -
Viti 2018/ Hidhen themelet e drejtësisë së re, burg për bandat, pafajësi për politikanët. Vetting-u djeg prokurorë dhe gjyqtarë
Viti 2018 i hapi rrugën krijimit të një drejtësie të Re. Gjatë 2018, u ngritën Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor. Nga Vettingu u shkarkuan 40 prokurorë dhe Gjyqëtarë. Vendi ngeli pa Gjykatë Kushtetuese pas shkarkimit nga Vettingu të ish-kryetarit Bashkim Dedja. Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është ende në ethet e këtij procesi, ndërsa 2018-ta nxorri nga sistemi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
31 Dhjetor 2018, 16:22 -
Thirrjet për armatosje, si e shpëtoi Adriatik Llalla Sali Berishën në 2016: Liri e fjalës
Sali Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullsisë në prill 2016, por Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llalla, vendosi që të mos ndiqte penalisht ish-kryeministrin me pretendimin se deklarata e Berishës konsiderohej pjesë e lirisë së fjalës në parlament.
22 Dhjetor 2018, 17:12 -
VIDEO-Ekskluzive/ Ish-Kryeprokurori Llalla pas një viti rishfaqet në Tiranë
Adriatik Llalla shfaqet në Tiranë. Dëshmitarë okularë në hotelin ku është filmuar Adriatik Llalla i thanë Report TV, se ish-Kryeprokurori dukej i relaksuar, madje nuk kanë munguar batutat. Llalla është në hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për disa vepra penale.
14 Dhjetor 2018, 20:38 -
1 miliardë lekë pasuri/ Adriatik Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka depozituar një kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë. Kërkesa e Llallës vjen pas vendimit të gjykatës së Apelit për të lenë në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së tij.
24 Gusht 2018, 10:56 -
1 mld lekë prona/ Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon Adriatik Llallën, lë në fuqi sekuestron
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që i sekuestroi pronat me vlerë 1 miliard lekë. Vendikmi është marrë ditën e sotme. Avokati i Llallës nuk ka qenë i pranishëm në seancë.
9 Gusht 2018, 15:16 -
Shkëlqim Hajdari tregon prapaskenat e gjyqit të 21 janarit: Llalla s'më takoi, kërkova disa herë të flisja
Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari, ka thënë se Adriatik Llalla ishte një dështim spektakolar në sistemin e drejtësisë. Hajdari tregoi në “45 minuta” prapaskenat e hetimit të 21 janarit.
26 Korrik 2018, 18:58 -
Njollë turpi në histori, pastë këmbën e mbarë Adriatik Llalla!
Rasti Llalla duhet të krijojë precedentin se çdo individi që ka krijuar pasurim të padrejtë nuk mund dhe nuk duhet ta gëzojë atë. Kjo është një pikë kthese edhe për besimin e njerëzve se ligji nuk funksion ndryshe për disa e ndryshe për ca të tjerë.
24 Korrik 2018, 17:59 -
Njollë turpi në histori, pastë këmbën e mbarë Adriatik Llalla!
Rasti Llalla duhet të krijojë precedentin se çdo individi që ka krijuar pasurim të padrejtë nuk mund dhe nuk duhet ta gëzojë atë. Kjo është një pikë kthese edhe për besimin e njerëzve se ligji nuk funksion ndryshe për disa e ndryshe për ca të tjerë.
24 Korrik 2018, 18:17 -
Llallës i sekuestrohen pronat/ ‘Deutsche Welle’: Sinjal pozitiv, nëse shembulli i tij ndiqet hapen negociatat
Media gjermane e "Deutche Ëelle" i ka kushtuar një artikull sekuestrimit të pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në artikull shkruhet se kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që dënohet një ish kryeprokurot.
24 Korrik 2018, 10:01 -
Sekuestrimi i pronave/ Ja tre arsyet që sollën konfliktin mes Llallës dhe Donald Lu
Nga sherri i heshtur për shkrirjen e “Task-Forcave” deri tek lindja e gruas së Llallës në Amerikë. Fillimisht u nis me një kritikë të misionit amerikan PAMECA, e cila kritikoi se kishte arrestuar Shullazin dhe grupin e tij, pa patur prova...
24 Korrik 2018, 07:21 -
Pastrim parash/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pronat e Adriatik Llallës për 1 miliardë lekë
Një miliardë lekë pasuri e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është sekuestruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë janë disa nga pronat që iu sekuestruan Lllallës.
23 Korrik 2018, 13:32 -
Ekstradimi i Nezar Seitajt, Naço i drejtohet Gjonajt: Të pyeti Prokuroria?
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ka raportuar edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Gjatë bisedimeve, Gjonaj u pyet nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço, lidhur me çështjen e Nezar Seitajt.
11 Korrik 2018, 16:51 -
Raporti/ Gjonaj: Hetimet nga prokuroria shume dobet! Braho: Prokurorët kanë dredhur zinxhirin?
Në Komisionin e Ligjeve raportoi ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve. Për 2017, nga 320 procedime vetëm 36 janë dërguar për gjykim.
11 Korrik 2018, 09:55 -
EMRAT/ Kush janë tre gjyqtarët që shpëtuan Adriatik Llallën nga Vettingu, mes tyre dhe Ina Rama
Trupa gjykuese me 5 anëtarë në KPA është ndarë në tre vota kundër rihapjes së Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik llalla dhe dy pro rihapjes. ReportTv ka zbardhur votimin e gjyqtarëve, ku pro Llallës është dhe Ina Rama.
18 Qershor 2018, 16:26 -
Çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu, Adriatik Llallën?
Vendimi i Gjykatës e ka prishur në thelb ligjin e Vettingut, dhe ky duket se do ishte debat më shumë politik. E vërteta është se Adriatik Llalla nuk e ka nisur ende betejën e gjykimit dhe ndëshkimit të mundshëm për shkak të detyrës.
11 Qershor 2018, 21:37 -
Vendimi i KPA, fjalët e para të avokatit të Llallës për Report Tv: Sot ligji fitoi
Në një prononcim të shkurtër për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, menjëherë sapo KPA vendosi që Llalla nuk do t’i nënshtrohet Vettingut, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se sot fitoi ligji dhe nuk rrit besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi.
11 Qershor 2018, 13:33 -
Dosja ndaj Llallës/ Çlirim Gjata në Report Tv: Po vuan pasojat e përplasjes me Donald Lu
Gjata i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar zhvillimet e fundit nga gjyqësori në lidhje me Vettingun, por edhe atë që po ndodh në organin e akuzës deklaroi se procesi i kontrollit më parë duhet të fillonte nga politika.
6 Qershor 2018, 21:02 -
Llalla në arrati? I jep prokurë avokatit nga Stambolli për vetingun, në datë 6 qershor vendimi i Kolegjit
Më 6 Qershor Kolegji i Apelimit do të vendos nëse ish kryeprokurori Adriatik Llalla duhet apo jo ti nënshtrohet procesit të vettingut, proces i ndalur për shkak se Llalla më 12 shkurt 2018 ka dhënë dorëheqjen.
31 Maj 2018, 08:54 -
Adriatik Llalla azil në Gjermani? Ambasada: Nuk e japim këtë informacion
Mbetet mister mënyra e qëndrimit të Gjermani e ish-prokurorit Llalla kur shqiptarëve u lejohet vetëm 90 ditë qëndrim. Pyetur nga Report TV nëse Llalla ka aplikuar për azil, ambasada gjermane thotë se nuk e japim këtë informacion.
30 Maj 2018, 17:51 -
Deklarata e pasurisë/ Misteri, Llalla blen tokë me 92 lekë metrin 2 në 2017
Ish-kryeprokurori blen 24 mijë apo 249 mijë m2 tokë për 10 milionë lekë? Vetë shiti një ullishte me sipërfaqe 3 000 m2 për 233 944 euro. Deklarata e pasurisë së Llallën e 2017 rrethohet nga një mister, për shkak të një pasaktësie.
12 Maj 2018, 08:12 -
Gjyqtari i shkarkuar Fatos Lulo fundos Adriatik Llallën
Anëtari i shkarkuar i Kushtetueses deklaron se ILDKP kur drejtohej nga Adriatik Llalla hetoi pasurinë e tij dhe e nxori të pastër. Fatos Lulo u rrëfye para trupës gjykuese të Vetingut rreth pasurisë së tij, duke kompromentuar pozitat e Llallës.
27 Prill 2018, 07:21