-
Aksioni për shembjen e objekteve, ja si është devijuar trafiku në zonën e Astirit (VIDEO)
Për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave në zonën e Astirit, forcat e policisë kanë devijuar trafikun. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me M&a
5 Mars 2020, 07:50 -
Nis aksioni për shembjen e objekteve në zonën e Astirit, në mbështetje të banorëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu (VIDEO)
Aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit ka nisur pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët ishin lajmëruar që në datë 17 shkurt për lirimin e banesave. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.
5 Mars 2020, 07:30 -
IKMT aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në Astir, banorët nuk krijojnë përplasje! Devijohet trafiku (VIDEO)
Rreth 30 objekte priten të shemben nga IKMT në një aksion që ka nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit në Unazën e Re përkatësisht në lotin e dytë. Të lajmëruar për lirimin e banesave që prej 17 shkurtit banorët nuk kanë bërë rezistencë gjatë prishjes së banesave të tyre ndërkohë që në mbështetje të tyre ka qenë dhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu.
5 Mars 2020, 07:15 -
Banorët e Astirit vijojnë rezistencën! Marshim nesër në 11:30 drejt Prokurorisë: Filloni hetimet, pezulloni punimet
Banorët e Astirit nuk janë ndalur. Teksa një pjesë e banesave në lotin e parë janë shembur, banorët kanë vijuar qëndresën e tyre tashmë me një tjetër kërkesë: Të nisin hetimet për projektin "mafioz" të Unazës së Re siç ata e cilësojnë.
24 Nëntor 2019, 20:50 -
Tensionet te Astiri/ Idrizi: Me 40 mln eurot që vodhi Rama me këtë megaskandal, të kishte shpërblyer banorët
Në reagimin e tyre për shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka hedhur akuza të drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë Edi Rama. Sipas tij, me projektin e Unazës së
12 Nëntor 2019, 21:47 -
Shpronësohen 8 familje në Astir, gati fondi 3.4 mln dollarë për 15 të tjera
8 familje janë shpronësuar në zonën e Astirit në Tiranë me vlerë prej 148 milion leke. Subjektet që kanë përfituar kanë marrë deri në 55.6 milionë lekë. Ndërkohë është gati kësti i radhës për 15 familje të tjera, fakt që është njoftuar nga zëvendëskryeministri Erion Braç, i cili ka thënë se 3.4 milion dollarë janë gati të shpërndahen.
12 Nëntor 2019, 18:31 -
'Bie Astiri'! REAGIMET - Basha: Gjithmonë krah banorëve! Braçe: Parelliu i madh tua paguajë shtëpinë sa vila e tij e luksit
Reagimet e politikës për aksionin e shembjes së objekteve tek "Astiri". Zëvendëskryeministi Erion Braçe thotë se janë ndarë edhe 3.4 milionë dollarë për 15 objekte tek Loti i parë, nga 1.2 milionë dollarë që janë paguar dhe janë marrë për 8 objektet e para.
12 Nëntor 2019, 16:55 -
Basha: Kur PD të vijë në pushtet banorët e Astirit do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut! Veliaj-Rama do përgjigjen para ligjit (VIDEO)
Kreu i opozitëz Lulzim Basha fajëson qeverinë për situatën e ndodhur ditën e sotme në zonën e Astirit. Për Bashën dëbimi i sotëm i banorëve është një sulm nga Rama dhe Veliaj. Basha ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet çdo banor do të marrë paratë për pronën e tij sipas vlerës së tregut.
12 Nëntor 2019, 13:06 -
'Opozita braktisi banorët e 'Astirit' në ditën vendimtare'/ Gazetarët: PD bëri sikur i mbështeti për një vit
Ndonëse ishte njoftuar se sot do të niste aksioni i IKMT për shembjen e banesave në zonën Astirit mëngjesin e sotëm ata janë gjendur të vetëm dhe pa mbështetjen e asnjë aktori politik i cili për një vit radhazi përdori kauzën e tyre duke i dalë në ballë për të sulmuar qeverinë.
12 Nëntor 2019, 12:00 -
Nisin ndërtimet te Astiri, familjet po marrin nga 1-3 shtëpi, Veliaj: Bullizmi politik i partive që bllokojnë s’ka vend në Tiranë
Shumë prej familjeve që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë, po përfitojnë apartamente dhe dyqane sipas përqindjes së tregut nga kompanitë private, me të cilat kanë nënshkruar kontratë zhvillimi të pronës së tyre falë lehtësirave të krijuara nga Bashkia e Tiranës.
11 Nëntor 2019, 14:42 -
Sot afati i fundit për të liruar banesat/ Me sfurk e hunj në duar, banorët e Astirit mblidhen për rezistencë!
Sot parashikohet që të prishen 8 banesa në zonën e Astirit që preken nga projekt i Unazës së Re. Që në orët e para të mëngjesit banorët kanë dalë në protestë ku me vete kanë marrë hunj dhe mjete të tjera bujqësore si sfurk që shërbejnë për mbledhjen e barit. Nga ana e tyre banorët kanë paralajmëruar edhe përplasje me policinë dhe me këdo tjetër nëse tentohet që të prishen banesat e tyre.
11 Nëntor 2019, 10:38 -
Një vit rezistencë! Protesta ndryshe e banorëve të Astirit, përmbledhje të momenteve më kulminante
Një vit protestë, një vit rezistencë. Si sot, një vit më parë banorët e Astirit nisën rezistencën e tyre kundër projektit të Unazës së Re, i cili parashikon shembjen e banesa të tyre për të zgjeruar rrugën.
3 Nëntor 2019, 17:53 -
Baze: Për dhunuesit e fyer të ambasadorit Borchard
"Ata e kanë fyer ambasadorin, pa bërë ende ndonjë gjest kundër tyre. E kanë sulmuar me një fjalor të rëndë, pa asnjë arsye, thjesht se e kanë identifikuar atë si një target sulmesh prej Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në zgjedhjet e 30 qershorit."
14 Tetor 2019, 22:03 -
Nuk bllokohet Unaza e Re/ Banorët protestë në trotuar: Borschardt idiot! Peticion të shpallet 'non grata' (Ja si u provokua që u nxori gishtin e mesit)
Mbrëmjen e sotme, ndryshe nga sa ka ndodhur në të gjitha protestat e mëparshme prej një viti, rruga te Unaza e Re nuk u bllokua nga banorët e 'Astirit', të cilët marshuan në trotuar deri te sheshi Shqiponja. Ndërsa një prej përfaqësuesve ligjorë të banorëve të 'Astrit' Artan Manushaqe zbuloi kush e provokoi ambasadorin duke iu drejtuar me fjalët "Shame on you" (Turp për ju) ç'ka solli më pas edhe gjestin e Borschardt.
14 Tetor 2019, 18:58 -
U nxori gishtin e mesit protestuesve të Astirit, ambasadori i OSBE ndjesë publike: Respektoj protestat paqësore
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike pasi i ngriti gishtin e mesit disa protestuesve të 'Astirit' që më herët kishin thirrur në kor ndaj tij, Turp-Turp. Ambasadori ishte duke ecur në trotuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kur disa nga protestuesit thërritën" Shame on you". Një ditë pas këtij gjesti, ai ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij duke thënë se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Arrestimet e protestuesve janë bërë nga policia e Tiranës për shkak të bllokimit të rrugës
14 Tetor 2019, 13:43 -
Banorët e Astirit si PD-ja: Deri në datë 18 tetor s'do ketë protesta, në 19 flasim ndryshe
Banorët e Astirit do të zhvillojnë sot protestën e fundit dhe do të rikthehen sërish në datën 19 tetor, një ditë pasi të jepet vendimi për çeljen ose jo te negociatave me Bashkimin Europian.
14 Tetor 2019, 11:43 -
Basha i nxiti të bllokojnë rrugën/ Arrestohen Klevis Balliu dhe 9 protestues, 5 të tjerë nën hetim
Tiranë - Policia e Tiranës ka bërë me dije se për protestën e bërë nga banorët e Astirit mbrëmjen e sotme ku u bllokua rruga, janë arrestuar 10 persona mes tyre edhe ish deputeti i PD, Klevis Ball
13 Tetor 2019, 23:17 -
Nënkryetarja e LSI-së reagon për shoqërimet tek Astiri: Qyteti mbahet peng nga krimi i organizuar
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me protestën e sotme në zonën e Astirit ku pas bllokimit të rrugës nga kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me protestuesit e tjerë të Astirit, u shoqër
13 Tetor 2019, 22:24 -
Pasi bllokoi rrugën Basha reagon për shoqërimet: Ngjarje si kjo shkak për një vendim negativ nga Brukseli për negociatat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e Re duke hedhur sulme ndaj kryeministrit Rama. Basha ka thënë se Rama ka arrestuar dhunshëm protestuesit që sipas tij ishin paqësor edh
13 Tetor 2019, 21:46 -
PD-ja zhvendos protestën te Policia e Tiranës, kërkojnë lirimin e Klevis Balliut dhe 7 protestuesve (VIDEO)
Pas shoqërimit të ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 7 banorëve të 'Astirit' të cilët bllokuar rrugën pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike ka zhvendosur protestën te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Mësohet se personat e arrestuar janë Dritan Noku, Arend Bushi, Andi Sharra, Kujtim Ylli, Ani Murat
13 Tetor 2019, 19:58 -
'Astiri'/ Lleshaj: Basha u fsheh pas fëmijëve, policia jo tolerancë shkelësve të ligjit! PD: Ministri s'ka derdhur djersë për 2 shtëpitë e tij!
Lleshaj ka thumbuar Partinë Demokratike duke thënë që pushimet e verës nuk e ndihmuan për të gjetur udhën e politikës. Lleshaj shkruan se ditën e sotme 13 tetor që përkon edhe me ditën ku Presidenti Meta dekretoi si datë zgjedhjesh lokale, PD iu rikthye vesit të vjetër të rrugëve.
13 Tetor 2019, 19:54 -
Momenti kur Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi kërkojnë të kalojnë mes për mes rrugës dhe debati me policinë (VIDEO)
Protestës së Astirti mbrëmjen e sotme i janë bashkuar figura të shumta nga opozita jashtëparlamentare. Përveç kryedemokratit Basha në protestë kanë qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish deputetja Albana Vokshi të cilët për disa momente kanë krijuar tensione me policinë.
13 Tetor 2019, 19:31 -
Pak ditë para vendimit të BE, Basha: Nuk mund të ketë Shqipëri Europiane pa çuar para drejtësisë Ramën
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë para se Këshilli Evropian të japë vendimin për çeljen ose jo të negociatave, Basha tha se Shqipëria nuk meriton të hyjë ne Europë. Sipas tij, po burgosen njerëz të pafajsh&a
13 Tetor 2019, 19:18 -
Bllokuan rrugën së bashku më Bashën, shoqërohet Klevis Balliu e 4 protestues tek 'Astiri' (VIDEO)
Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe 4 nga pjesmarrësit në këtë protestë. Kujtojmë se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, ky kod parashikon dënime deri në heqjen e lirisë p&eum
13 Tetor 2019, 19:16 -
VIDEO- Momenti kur Basha u del para makinave dhe bllokon rrugën te 'Astiri', banorët e duartrokasin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me të mbërritur te 'Astiri' u ka dalë përpara makinave duke bllokuar rrugën. Një veprim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e banorëve të cilët e kanë përshëndetur me fishkëllima dhe brohoritje në kor "Basha, Basha".
13 Tetor 2019, 18:27 -
Endrit Braimllari i bashkohet protestës së banorëve të Unazës se re: Rama do gllabëronte 40 milion euro
Sekretari i pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari ka shkuar ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se re. Ai ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale duke hedhur akuza mbi kryeministrin Rama. Sipas Braimllarit Rama po rrethon banorët e unazës së re me polici
13 Tetor 2019, 18:22 -
Basha 'sfidon' Kodin Penal, bllokon rrugën te 'Astiri', i bashkohen dhe banorët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bllokuar i pari njërin kah të rrugës në "Astir". Një veprim i tillë u ka dhënë zemër protestuesve të cilët e kanë ndjekur më pas, duke "sfiduar" ndryshimet e Kodit Penal, që parashikon deri në 3 vite burg për këdo që bllokon rrugën
13 Tetor 2019, 17:59 -
'Astiri'/ Opozita 'sfidon' ligjin! Arrestohet Klevis Balliu dhe 9 protestues, Basha: Nëse marrim 'JO' nga BE, ky është shkaku! (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestues janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i ka penguar banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave. Ndërkohë, janë në hetim 5 protestues të tjerë. Kjo është hera e dytë që arrestohet Klevis Balliu.
13 Tetor 2019, 12:52