Opinion
  • Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit

    Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën në mesnatë. Këtë goditje nuk e morën as kur iku princ Wiedi, as kur iku Fan Noli, as kur iku Ahmet Zogu, as kur iku Mithat Frashëri madje as kur iku Fatos Nano.

  • Lutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në shurdhërinë e Berishës

    Flutura Açka deputete e cila është rreshtuar në krahun e grupit Alibeaj në PD i ka drejtuar një letër publike Sali Berishës.

  • Mospjesëmarrja në zgjedhje është tradhti

    Paradokset nuk mbarojnë. Ndërsa strukturat e PD-se, kryetarët e degëve dhe kryesia mezi presin të hyjnë në zgjedhje, deputetët, në shumicën e tyre nuk duan. Ata thonë se po iu digjet xhani nga përçarja dhe nuk duan të copëtojnë votat e opozitës, ndryshe nga baza qe mezi pret të bëjë betejën e saj.

  • Mero Baze: Debatet që do të formojnë një Parti të re Demokratike

    Brenda 24 orëve Partia Demokratike zyrtare ka kaluar një cikël debatesh të ashpra brenda saj dhe ka vënë në provë aftësinë e saj për të qenë një parti e re demokratike, apo një mbetje e dëshpëruar e berishizmit, që nuk ja del dot të kthehet në parti.

  • Flutura Açka: Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi

    I nderuar z. Berisha, Nga dita kur vendosa të kapërcej pragun e politikës, nuk na e ka dhënë rasti as të ndeshemi për t’u përshëndetur, as të pimë një kafe. Mbase duhet ta kisha bërë unë, por ngjarjet ndodhën aq shpejt sa shumë prej tyre luajtën bukur mirë me durimin dhe padurimin tonë.

  • Lorenc Vangjeli: Tirana zgjohet ndryshe në 15 maj

    Jemi më pak se dy muaj para zgjedhjeve lokale dhe në kampin opozitar “institucionet vendosën” që PD-ja zyrtare me logo dhe vulë të mbesë “Grupimit Basha” të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili ka drejtimin ‘de jure’ të PD-së, por nuk gëzon mbështetjen e anëtarësisë dhe elektoratit.

  • Ilir Yzeiri: Marrëveshje për luftën me fjalë

    Jemi kështu përpara një zhvillimi të ri në teoritë e marrëveshjeve apo kontratave mes shteteve që kanë dalë nga një konflikt i përgjakshëm. Këtu futet në punë komunikimi apo aktet e ligjërimit, sipas të cilave, ne, sa herë flasim, kryejmë një akt, një veprim

  • Alba Malltezi: E mbaj mend saktësisht kur gazetaria shqiptare u pushtua nga llumi

    Ky llum që sot shohim në gazetarinë shqiptare e ka ekzaktësisht një kohë, një fillim. E mbaj mend futjen në këtë fushë kaq të bukur, të drejtë, të vlefshme dhe elitare për një vend, të afaristëve dhe të "gazetarëve" të paskrupujt. Ata vazhdojnë të "plasin bomba", të shpifin, të krijojnë urrejtje, dizinformim e të shpërthejnë, por edhe kjo, nuk mund të vazhdojë përjetësisht, pavarësisht momenteve të famës apo triumfeve.. 

  • E djathta përmbys e Foltores

    Pas 9 shtatorit të vitit 2021, lëvizja “Foltorja” e përdori gati në mënyrë të vazhdueshme dhe të sistematizuar këtë diskutim, këto togfjalësha duke i vendosur nën ombrellën e konservatorizmit.

  • Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores

    Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pati zëra të rëndësishëm, si Jorida Tabaku apo Dhurata Çupi, të cilët kanë propozuar një version fatalist për Partinë Demokratike më 14 maj.

  • Kreshnik Spahiu: Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me 'Ballkanin e Hapur' dhe u hap me 'Serbinë e mbyllur'

    Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi Ramën.  Tashmë jo zemërthyer me kryeministrin e Shqipërisë por i penduar dhe kokë ulur. Patriotizmi dhe nacionalizmi i tij brenda një viti janë venitur dhe janë transformuar në internacinalizëm socialist. “Patrioti” i madh që refuzoi Ballkanin e Hapur u hap me Serbinë e mbyllur.

  • Mero Baze: PD nuk e ndihmon dot më Berishën, edhe sikur të bëhet me të

    Ndarja në Partinë Demokratike ka ndodhur. Dhe ka ndodhur për shkak të Sali Berishës. Partia është ndarë në dy kampe, pro dhe kundër tij. Spekulimi se Berisha ka më shumë dhe PD zyrtare më pak, është një perceptim që vjen nga 6 marsi dhe akoma më shumë, nga fakti që PD zyrtare ka ngrirë aktivitetin politik gjatë këtij viti.

  • Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe

    Ngjarja më e rëndësishme sot është vizita në Britaninë e Madhe e kryeministrit Rama, i cili do të vërë disa pika mbi i. Media kryesore vendase, si BBC, The Guardian, kanë shkruar për takimet e tij dhe e kanë intervistuar. Kryeministri shqiptar ka shkuar me të gjitha bateritë për të treguar se nuk është kryeministri i një vendi që po kërkon punë në shtëpi bari.

  • Ç’fushatë do të bëjnë kandidatët e Foltores?

    Eshtë fakt se, fushata elektorale edhe pse nuk ka nisur zyrtarisht, e ka marrë “turravrapin” e saj. Dhe ky nxitim, vihet re më shumë nga krahu “djathtist”, nga kandidatët e Foltores.

  • Frrok Çupi: Xi erdhi, pa… dhe e la Putinin prapë në rrethim

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, sapo është ndarë nga Putini në Kremlin dhe ka mbërritur në Pekin. Nuk duket se Xi e paskësh menduar veten si Jul Cezar; prej të cilit ka mbetur i përjetshëm slogani latin: ‘Veni, vidi, vici!’. (‘Erdha, pashë, pushtova!’). Jo. Duket se, përkundrazi, vetë presidenti rus Putin, kishte ëndërruar që të shfaqej si një ‘pushtues alias Cezar’ në takimin me Xi Jinping

  • Berisha u ka futur tmerrin demokratëve, e mbajnë lider 80 vjeç e ‘non grata’

    Nga fillimi i viteve ’90, kur me shembjen e diktaturës komuniste nisën të dilnin hap pas hapi dhe pamje nga mbledhjet e ish byrosë politike që drejtoheshin nga diktatori Enver Hoxha, na bënte përshtypje sjellja e pasuesit të tij të përzgjedhur në krye të PPSH, Ramiz Alia

  • Mero Baze: Deputetët që po ikin gjithë gëzim nga Parlamenti

    Dy deputetë të “Foltores” së Berishës, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi e kishin sot ditën e fundit në Kuvend. Të dy do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit në dy bashkitë kryesore të vendit, Tiranë dhe Elbasan. Një tjetër koleg i tyre me profil më të ulët poltik, Zef Hila u rikthye tek bastioni i vet ne Bashkinë e Vaut të Dejës.

  • Kronikë e vendimeve historike

    Një e befasi e madhe me kishte bërë pusi sot në Kuvend. Njezet e dy deputet të ndarë ndershmerisht njëmbedhjetë nga mazhoranca e po kaq nga opozita me dorezuan një peticion ! Nuk po u besoja syve. Në menyrë solemne ata kerkonin një gjë gati të pabesueshme.

  • Ylli Pata: “45 ditët e ferrit”, sulme e skandale deri më 14 maj

    Tashmë fushata për zgjedhjet lokale ka hyrë në pjesën më të nxehtë të saj, e pritet që nga dita në ditë ajo të jetë më dramatike. Këtë herë, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të shkuarën, “ferri” mediatik ka nisur vonë, ose tamam tamam ende nuk ka nisur. 

  • Ligji është i barabartë për këdo, o opozitarë mëkatarë…

    Kur prishen katet shtesë të një pallati në pronësi të ndonjë “oligarku”, dhe kur qeveria i tregon “dhëmbët” çdo subjekti që shkel ligjin, nisin aludimet, akuzat, dhe tjerrin lloj-lloj teorish konspirative. Edhe kur fadromat e strukturave të zbatimit të ligjit shembin ndonjë objekt pa leje buzë lumit, liqenit dhe detit, apo mes lagjeve, një pjesë e jona, turremi dhe sajojmë lloj-lloj skenarësh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv