Opinion
  • Mero Baze: Të kuptosh Ismail Kadarenë nga motra e tij

    E shkolluar në Rusi, me një talent të hershëm për letërsi të pazhvilluar kurrë, por shumë e lexuar, Kakuja ishte lexuesja dhe korrektorja e parë e çdo gërme të gjeniut shqiptar. Dhe e vetmja kënaqësi e saj ishte të gjente njerëz që e donin shumë Ismailin, që ajo ta thoshte ndonjë fjalë të keqe për të. Por duhet të sigurohej më parë që ti e doje atë. Ndryshe, pastaj kthehej në një shponjë hakmarrëse, me të cilën duhet t’i bëje mirë llogaritë.

  • Kadrije Kadare dhe dy dashuritë e saj

    Ishte prill i vitit 1996. Kisha shkuar në aeroport me tim vëlla Feridin për të pritur Kadarenë dhe zonjën e tij, Helenën. Nga takimi i parë nuk kishin kaluar as gjashtë muaj, ndaj prania e Feridit më jepte njëfarë sigurie. Si hipëm në makinë, në pasqyrëzën e brendshme shihja portretin e qeshur të Kadaresë, çka më jepte disi prehje.

  • Gjuha e rrugës nuk është kulturë shqiptare! As e medias

    Nuk janë shumë ata që bëjnë zhurmë me forcën e ofendimeve, me forcën e banalitetit dhe shpifjeve. Janë fare pak dhe pikërisht se janë kaq pak dhe të vetmuar, e kanë të domosdoshme të fitojnë vëmendjen jo me forcën e logjikës dhe të arsyetimit, por të shokojnë kë kanë përballë dhe kush i dëgjon pikërisht me fjalët më ekstreme.

  • Eduard Zaloshnja: Pas 8 janarit, 6 marsi…

    Qysh kur Basha u zgjodh kryetar i PD-së më 2013 (me përkrahjen pothuaj të hapur të Berishës), qarkullonte nëpër kafenetë shqiptare thënia e kthyer në mit: “Po të kundërshtojë Berishën, Bashën e ndalon tek dera edhe roja e ShQUP-it”. Në fakt, ky mit ishte ndërtuar mbi përvojën e ish-kryetarëve formalë të PD-së në të shkuarën, si Eduard Selami e Tritan Shehu.

  • Pse Edi Rama tha se 'ka dy PD'?

    Lulzim Basha e votoi zgjatjen e Vettingut, dhe i bashkoi votat me Partinë Socialiste.Para se të futej në Parlament, ai dha disa deklarata para gazetarëve, ku sqaroi se “ne do ta votojmë zgjatjen e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, sepse këtë na e kërkon faktori ndërkombëtar, jo Edi Rama”.

  • Lorenc Vangjeli: Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën

    Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga antarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljën nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë.

  • Ylli Pata: Zgjatja e vettingut fut në qoshe Berishën e Metën

    Menjëherë sapo Lulzim Basha dje shpalli se do të votojë zgjatjen e vettingut, shpërtheu një ortek shumë i ashpër në mediat pranë Berishës e Metës. Në vetë të parë dollën në “mejdan” emra të njohur në media prej vitesh si përkrahës të opozitës, të cilët goditën pa mëshirë kreun e PD-së. Madje, edhe familjarë të Sali Berishës, si i biri i tij nuk përdorën asnjë fre në gjuhën e mllefit ndaj Bashës.

  • Sfida reale e PD-së e tejkalon 6 marsin

    I ashtuquajturi Grupi i Rithemelimit që vijon të jetë ligjërisht në ilegalitet, edhe pse i ka karrocuar kandidatët në peshkarexhat e LSI-së dhe të PDK-së, po e përdor këtë periudhë për të mbajtur gjallë “kauzën” e “qytetarit digjital”, me ndryshimin se referenti i ri është kryetari i PD-së, i cili prej 9 shtatorit është shndërruar në pjesëtar të një komploti ndërkombëtar të udhëhequr në Amerikë nga G. Soros dhe në Shqipëri nga E. Rama. 

  • Humbja e Dukës dhe fitorja e fëmijëve të Tiranës

    Kur çimkat e “Federbet” iu ngjitën mureve të Hotel Tiranës, në një takim të zakonshëm mes çunash, asnjë nuk do e kishte menduar se ata drejtues të guximshëm të shoqatave të futbollit të kryeqytetit do përfundonin si gjah i trollsave dhe adresave anonime të sharjeve. Por, kur diktatit i vjen fundi, edhe çimkat shtohen. “I kemi topet prej hekuri”. Kur një konferencë shtypi e FSHF-së nis e fokusohet në anatominë e njerëzve dhe jo në topat e vërtetë të mijërave fëmijëve të Tiranës, ka vërtet një problem serioz.

  • Drejtësia mund të hyjë në histori, edhe me Armando Dukën

    Vendimi i Gjykatës së Tiranës (që mund të pasohet dhe në rrethet e tjera) që rrëzoi falsifikimet dhe manipulimet e Armando Dukës në Shoqatën Rajonale të kryeqytetit, janë një sinjal shprese dhe një vendim i rrallë që është marrë në këto 20 vitet e fundit në shërbim të futbollit shqiptar.

  • Mero Baze: Berisha nuk gjeti dot asnjë deputet kundër SHBA

    Votimi i sotëm në Kuvend për zgjatjen e mandatit kohor të institucioneve të VetTingut, ishte një bilanc shpartallues për Sali Berishën dhe grupin e vet. I pasigurt tek mbështetësit e vet, pasi disa prej tyre duket se kishin dhënë fjalën që do ta votonin, ai i largoi ata nga parlamenti, edhe pse votimi është i hapur dhe me nënshkrime të çdo deputeti.

  • Goditja e parë e Dukës nga Gjykata, sinjal se futbolli do të triumfojë ndaj padrejtësive

    Deri në momentin që mbërriti një vendim gjykate, akuzat e shumta për manipulim në zgjedhje nuk kanë munguar, ndërsa përballë tyre ka qenë i vetëm Armand Duka dhe të punësuarit e tij në administratën që drejton. Por në fakt, manipulimi i zgjedhjeve ka qenë aq flagrant, saqë kandidati kundërshtar i Dukës nuk dinte as listën e votuesve deri në minutën e fundit, dhe në çdo zgjedhje rajonale përballeshin me shoqata surprizë dhe përfaqësues shoqatash të punësuar në FSHF.

  • Frrok Çupi: Fati ynë i mirë që këta votojnë keq

    Titullin e kisha, pak më ndryshe: ‘që këta votojnë kundër’, por më mirë më duket se thuhet e vërteta me trajtën: ‘që votojnë keq’. Se këta sot, duke votuar në Kuvendin e Shqipërisë kundër Reformës në Drejtësi dhe pranisë së Perëndimit, kanë votuar ‘keq’, jo thjesht ‘kundër’.

  • Presidentja i qepoi vetes- Burri i saj primitiv dhe pse e shiti Albini

    E vërtetë është se presidentja ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante, e kush e thotë këtë të vërtetë nuk është me rëndësi.

  • Myftiu i Madh i Jeruzalemit dhe Xhafer Deva i Mitrovices

    Myftiu i Madh i Jeruzalemit nje figure historike dhe shume rendesishme e palestinezeve dhe ndoshta figura me e rendesishme arabe e perfshire fuqimisht ne mbeshtetjen aktive te nazizmit.  Al Hyseini ishte nje personazh kaq i rendesishem per Gjermanine sa Hitleri e priste gjithmone ne audience private per te diskutuar me te ceshtjet e Lindjes se Mesme. Ne kujtimet e tija te shkruara pas luftes, Al Huseini tregon se si shefi i SS  Himler i kishte treguar ne konfidence mbi programin e spastrimit te popullates hebraike ne Europe.

  • Kur Bërzhinski e parashikonte Evropën +2000, cinizmi i Rusisë dhe Kosova

    Ndërsa janë futur shumë aktorë në lojë, kriza Rusi-Ukrainë gjendet në një spirale të rrezikshme. Cinizmi i Rusisë nuk ndalet më, madje një letër zyrtare e saj e hartuar prej ministrit të saj të Jashtëm Lavrov, iu përcoll Ministrave të Jashtëm dhe Sekretarëve të Shtetit të SHBA-së, Kanadasë dhe disa shteteve evropiane. Mes tyre edhe Shqipërisë. Ajo, që u mor si kërcënim, në fakt ishte një sqarim për qëndrimet e NATO-s dhe dallimet mes qëndrimeve të shteteve anëtare, ku Rusia dukej se kërkonte përgjigje të menjëhershme edhe… nga ana e qeverisë shqiptare.

  • Mero Baze: Vetingu duhet të jetë iniciativë e Partisë Demokratike

    Në këtë rast Partia Demokratike duhet të lërë mënjan komplekset e saj nga akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe duhet ta udhëheqë këtë proces vetë. PD është në luftë me çiftin Berisha Meta pikërisht për raportet me Perëndimin, dhe është alogjike, që tani Perëndimi të dal me thirrje për ti mbushur mendjen shumicës në parlament të votojë vetingun.

  • Ylli Pata: Mbrojtësit e Ilir Metës që pranojnë hapur rrëzimin e presidentit!

    Mbështetësit e Metës që mundohen ta jusftifikojnë se “s’mund të sillej si president danez” edhe pse ky vend ka mbret e jo president, mund t’i referoheshin thjesht e qartë një modeli afër nesh si Gjukanoviç. Model që e rrëzon totalisht Ilir Metën në zë e në figurë.

  • Frrok Çupi: Po shikojmë një film të ‘kohës së qepës’.

    Këta të dy duan ta sundojnë prapë popullin; por cilin popull?! Popullin as e njohin dhe as i njeh. Ai ishte një film i vjetër…

  • Arrestimet janë bërë histeri kolektive

    Shqiptarët të frustruar dhe të dëshpëruar, tashmë për disa vite, sepse jetojnë në vend që s'kanë të drejta, por pa drejtësi, nuk kanë përfaqësim politik, por nënshtrim përmes politikës, janë të varfër e qeverisen nga të pasur, s'kanë punë e janë të dëshpëruar për tu punësuar në këtë realitet, shpresë të vetme  kanë që Ata atje lart  të arrestojnë veten e kështu, sa herë që bëhet fjalë për ndonjë arrestim të bujshëm, kthehet një histeri kolektive!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv