Opinion
  • Tirana, si kryedueli i zgjedhjeve: Përballja e votës që nga 2009. Pse PD i fshihet sfidës me Veliajn?

    Tirana është realisht Republika në miniaturë në nivelin zgjedhor, si nga numri i banorëve por edhe shtresat e shumta që përfaqëson nga i gjithë vendi. Pra është një kampion real për të parë sjelljen e votuesve në rang vendi.

  • Frrok Çupi: Në kërkim të spiunit

    Prapë pyetja: Po çfarë duan këta burra shteti në kërkim të spiunit? Përgjigja është  e shkurtër: Kërkojnë dosjet e tyre! Nëse dosjet e tyre nuk mund të zhduken sot, atëherë këta kërkojnë një gjë më të thjeshtë: Të dinë çfarë kërkon CIA për ta!

  • Ben Andoni: 25 Prillin e shpëton zgjuarsia e shqiptarëve, jo Basha & Co

    Gati një muaj, para zgjedhjeve të përgjithshme, duket se më i mençur nga të gjithë është elektorati shqiptar, ai që do mbledhë mendjen në argumentin e të ardhmes, do i jap udhë të lirë shqisave dhe do t’i besojë arsyetimit. Pikërisht, votuesi shqiptar, që nuk ka gabuar në të gjithë ndryshimet në vend, paçka se është tradhtuar shpejt nga të besuarit e tij në demokraci, të cilëve duhet t’u delegojë pushtetin. Ndaj Basha &Co le ta bëjnë të qetë fushatën e tyre, por pa harruar se në fund shqiptari i thjeshtë…do votojë për arsyen, jo përrallën

  • Mero Baze: Është lutje, të mos e vrasë babai

    Lulzim Basha është përpjekur t’i kujtojë Sali Berishës, se ka refuzuar këshillat të “vrasë babain” e tij politik Sali Berisha, edhe pse sipas tij, ka pas plot të tilla, publike apo private. Në të vërtetë, ka pas plot këshilla publike, jo se dikush ka inat Berishën, apo ka qejf Bashën, por se një politikan pas tetë vitesh në krye të një partie të madhe, duhet ta udhëheqë vetë atë, dhe jo me babën në krye të qoshes.

  • Libri i Lulzim Bashës tregon dramën reale të PD! Lulit ja kalon edhe Monika Kryemadhi

    Është shumë e çuditshme që Partia Demokratike, forca politike që ka lindur në vitin 1990 si pasojë e një lëvizje popullore për ndryshim, liderin e dytë të saj, ta ketë një djalë që pikërisht kur bëhej nami, ishte thjesht një djalë që kalonte nga selia për të marrë gazetën.

  • Mero Baze: Një libër që forcon portretin fallco të Lulzim Bashës

    Botimi i një libri autobiografik nga një politikan është një lajm i mirë. Akoma më i mirë është kur këtë e bën një politikan që pretendon të jetë kryeministër, siç është rasti i Lulzim Bashës. Edhe pse për publikun ai nuk është një i panjohur, që presin t’i lexojmë biografinë për ta njohur, libri vlen për të kuptuar sa i vërtetë dhe sa fallco është autori I librit. Dhe në rastin e Lulzim Bashës, kjo është një çështje identitare.

  • Frrok Çupi: Edhe më i miri është më i keqi

    As deputeti Boçi i Elbasanit nuk duhej të bënte ‘rrugaçin’ kundër një biznesmeni; as Lul Basha nuk duhej të bënte si shkrimtar. Këto të dyja kanë brenda sindromën e lidhjeve të kundërta: Njëri si profesori që bën ‘llumin’ dhe tjetri që nuk di aritmetikë por nga zori bën sikur shkruan libër.

  • Rrugëtim kulturor drejt Evropës përmes fjalës së shkruar

    Ndër qytetërimet e lashta shquan qytetërimi antik greko-romak, trashëgimia e të cilit është një nga faktorët bashkues të Evropës së sotme. Pikërisht në këtë adhurim të vetive dhe cilësive të qytetërimit greko-romak, i ka rrënjët dhe mendimi evropian i Rilindjes dhe Iluminizmit gjatë së cilit u konceptua dhe artikulua ideja e Evropës së Bashkuar.

  • Si e humbi PD-ja 'frymën' e 22 marsit 1992 dhe pse sot pas 30 vjetësh, ajo frymë nuk ekziston

    30 vjet më parë, më 22 mars të vitit 1992, Partia Demokratike arriti fitoren e saj të parë dhe të fundit në ato përmasa politike në vend.

  • Materniteti ku ka lindur 'shpresa' e re e PD

    Një shpresë e re ka lindur për opozitën. Dhe kjo lidhet me rikonstruksionin e Maternitetit të Ri, dhe rindërtimin nga e para të një shtese të tij, ndërtuar vite më parë, dhe dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pamje nga shtesa e prishur e Maternitetit shoqërohen me vajtime pa fund, që nga ata që kujtojnë me nostalgji që kanë lindur aty, të tjerë që kanë porositur poshtë dritareve fëmijën e tyre dhe në fund ata që betohen se do marrin hak për këtë

  • Sinjali i 'koduar' i Ilir Metës, Ramën dhe Bashën i vendos së bashku! Ka nisur tensioni PD-LSI?!

    Në foton e postimit të Metës ishin të dy bashkë: Edi Rama dhe Lulzim Basha, mesazh që tregon qartë një qasje ndryshe të LSI-së në këto zgjedhje, sidomos pas publikimit të sondazheve nga disa kompani, ku bëhet e qartë se mjaft nga mandatet e LSI-së i merr PD-ja. 

  • Ilir Yzeiri: Kapadainj, budallenj, mëndjemëdhenj, mediokër dhe në fund edhe idiotë

    Vini re diçka. 'Report Tv' dhe  'Shqiptarja.com' kanë treguar me fakte një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në këtë vend që është vjedhja dhe tjetërsimi i ambienteve dhe tokës së ish-klubit 'Partizani', mirëpo e askush prej atyre që shajnë natë e ditë Edi Ramën nuk thotë asnjë fjalë. Është e njëjta sjellje si ajo e intelektualëve dhe kalemxhinjve të Enver Hoxhës që shanin gjithë ditën imperializmin amerikan dhe armikun e brendshëm, por nuk kishin guxim të thoshin një gjysmë fjalë për krimet e Enver Hoxhës.

  • Sa keq që RAI-n nuk e shohim më si dikur

    Të rinjtë e sotëm në Shqipëri, shtëpiaket, intelektualët, edhe pse jo më ne zinxhirët e diktaturës, kanë humbur përqëndrimin dhe vëmendjen ndaj Italisë, ndaj kulturës, artit e spektaklit që ndikoi breza të tërë shqiptarësh, këtij fqinji të rafinuar, zemërgjerë e unik në botën e zhvilluar dhe kulturuar.

  • Mero Baze: Ruhuni nga Vuçiç, kur të sillet si perëndimor!

    Me simbolin e shtetit serb mbi hartën e Kosovës, ai do të tregojë atë që serbët e thonë me zë të lartë dhe në çdo vend pa hezitim, që sipas tyre “Kosova është Serbi”. Ka që prej shekullit të shtatë që e thonë. Është aq i vjetër ky mit dhe aq e konsumuar kjo histori, sa ja dimë të gjithë fundin më 1999.

  • Luljeta Bozo përballë komunistëve blu

    Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.

  • Frrok Çupi: Këta edhe epshet i kanë në duar

    Njeriu nuk ka vetëm duar, madje duart i ka larg, në ekstremet e tij, në fund të krahut. Por ka dy kohë kur duart përdoren para organeve të tjera: Një herë kur janë stinët e të korrave dhe vjeljes; dhe, hera tjetër kur njeriu ngatërron duart me trurin.

  • Sa gënjen o Lulzim, sa gënjen…

    Ka qenë dhe është veçori e kryetarit të opozitës (pasi ata të gjithë janë bërë si ai) që sa herë del në medie, në takimet me “elektoratin”, në takimet me ata që ai i quan “biznesi dhe votuesit e parë”, të gënjejë. Duket sikur nuk jeton dot pa gënjyer.

  • Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës

    Nuk jemi të dënuar të bëjmë ecjen mbrapsht. Ja pra. Këta dy liderë politikë, sot janë kapur përdore dhe kërkojnë të kapin sa më shumë shqiptarë të bëjnë ecjen në të shkuarën, në atë që nuk duam ta përjetojmë më. Një popull që ka kaluar 50 vite dikaturë, që përjetoi emigrimin e dhimbshëm të ambasadave dhe të anijeve, nuk mund ta rinjohë sot vetveten tek dy liderë primitivë.

  • Dy listat e Opozitës së Bashkuar, bonus i hatashëm për Partinë Socialiste

    Deri në ditën e sotme, kemi në dorë vetëm një sondazh me të dhëna për çdo zonë zgjedhore. Kur them zonë zgjedhore kam parasysh 12 zonat zgjedhore në bazë qarku, pra zonat në bazë të të cilave ndahen mandatet e deputetëve.

  • Hipokrizia e Bashës dhe Metës me 'përrallën' e emigracionit masiv: Por votën ua ndaluan me ligj

    Video virale e bisedës telefonike së një vajze të call center-it të PD-së dhe një emigranti shqiptar, nuk është një rast i pandodhur, por një fenomen i rëndë që tregon hipokrizinë e thellë të opozitës në raport me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Përveç mosdijes dhe mospërgatitjes drastike të opozitës për t’ju përgjigjur kërkesave të emigrantëve, gjithsesi PD-ja dhe LSI në gjithë këto vite kanë përdorur një kartë politike siç është ajo e largimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv