Opinion
  • Pse këta s’e vrasin Bashkimin dhe pse demokratët i vranë baballarët e vet?!

    Bashkimi tani mund të quhet edhe një ‘baba’. Përderisa miqtë që i shkruajnë i thonë se ‘do të shihemi prapë në qiell’, nuk e tepron nëse thua ‘baba’. Babai është atje lart e nuk vritet

  • Gara e fituar e Ramës me vaksinën dhe gara infektuese e Bashës

    Së dyti, kemi dy gara që po zhvillohen në formë fushatash, dhe nuk janë elektorale. Sot në Shqipëri po ndodh një fushatë e madhe vaksinimi që po kalon në 30 mijë të vaksinuar në ditë dhe një fushatë infektimi. Të parën po e bën qeveria dhe qytetarët që po besojnë në shkencë e jo në konspiracion, ndërsa fushatën e infektimit po e zhvillon Lulzim Basha dhe opozita, që në fakt po shpaloset si alternativa reale e Lulzim Bashës nëse do të ishte nesër kryeministër.

  • Ç’më kujtove Berishën e vitit 1994…

    Ç’më kujtove Sali Berishën e 27 viteve të shkuara (1994) Lulzim, kur i ra Shqipërisë cep më cep, ngazëllehej dhe thërriste “fitore-fitore”, dhe pastaj humbi aq thellë në referendumin e tij, sa nuk doli 72 orë nga shtëpia.

  • Një raport që i ngjan epikrizës së Ilir Metës

    Një raport i ekipit lokal të Transparencë Internacional dhe një OJQ-je tjetër lokale në Shqipëri, ka bërë një vëzhgim mbi shumë fenomene të kapjes së shtetit prej vtit 2008 e deri më sot në Shqipëri, i cili do t’ia vlente të përgëzohej, sikur të bënte kujdes të verifikonte faktet dhe jo të konspektonte fjalimet e Ilir Metës për disa zhvillime të fundit, që kanë të bëjnë me disa ligje që nuk janë të miratuara dhe disa procedura që nuk janë kryer ashtu siç i përshkruan Ilir Meta në fjalime dhe autorët në raport .

  • Arsyet e 'ndërsimit politik' të Gjekmarkajt prej Bashës, kundër Topallit e Patozit?

    Kjo taktikë u pa në një logjikë që kreu i PD-së synon të krijojë imazhin e një lideri të sigurtë, që ka një qetësi në elektorat dhe po kërkon të maksimalizojë votat, jo duke bërë betejë, por duke dhënë mesazhet e tij si alternativë qeverisëse.

  • Frrok Çupi: Ta çojmë Shqipërinë te Vranicki

    Këta e patën çuar një herë Shqipërinë në Evropë, te Franc Vranicki… e ça duan prapë? Ça duan që thërrasin rrugëve ‘Ta çojmë Shqipërinë në Evropë’! Franc Vranici ka qenë kancelar i Austrisë për 11 vjet, që nga 1986. Akoma pa çuar në shtëpi ato pak dosje personale që mbante në zyrën e kancelarit të shtetit, gjithçka ndryshoi për të në fillim të ‘97. Dikush i trokiti në derë dhe i tha se ‘po të presin shqiptarët…, ata që kanë thërritur si të çmendur se e duan Shqipërinë si gjithë Europa’.

  • Dardha e kish bishtin skiç

    Kolegji Zgjedhor vendosi dje për “krasitjen” e listave të PD për zgjedhje. Janë 69 emra nga lista e stërgjatë që paraqiti PD në KQZ, me gjithsej 222 kandidatë kur dihet se numri i përgjithshëm i mandateve për parlamentin është 140. Duke shfrytëzuar një nen ku për rajone të veçanta mund të shtohen emra për të plotësuar herësin me 3, lista e PD u fry edhe 82 emra plus kapaciteteve të mundshme.

  • Mos e bëni vaksinën! Kur edhe mjekët bëhen pjesë e tam-tamit elektoral

    Deri dje refreni ishte “pse s’ka vaksina”! Sot ky refren ka ndryshuar: Po na sillni vaksina të pacertifikuara! Dikur thoshin “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Politikanë, mjekë, ish-mjekë dhe ish-politikanë bashkë, i janë bashkuar turmës dashakeqe të anatemimit të fushatës së vaksinimit që ka filluar në vendin tonë

  • Mero Baze: Njeriun, që e shpëtoi e vërteta

    Specia më e rrallë në Shqipëri, janë njerëzit që pranohen nga shumica. Prej vitit 1992, kur e kam takuar për herë të parë Bashkim Finon, e deri në fund të jetës së tij, kur mendoj se çfarë e bënte të pranuar nga shumica, gjej vetëm faktin e të qenit njeri i vërtetë.

  • Bashkim Fino, socialisti i parë që mundi Sali Berishën

    Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, ka sjellë një paqe 24 orëshe në politikën shqiptare, Ku Lulzim Basha, jo vetëm ka ngushëlluar familjarisht familjen e deputetit të ndjerë të PS-së, por ka respektuar edhe vendimin për zi kombëtare, duke pezulluar aktivitetet elektorale.

  • Ilir Babaramo: Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

    Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve. Sot Shqipëria humbi një nga shtetarët më të mirë, Gjirokastra një nga njerëzi t e saj më të njohur.

  • 'Ishte socialisti më i dashur', Ben Blushi: Bashkim Fino na mundi të gjithë si një mik i përpiktë dhe prandaj iku si fitimtar

    Bashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh. Bashkim Fino ishte politikani i vetem qe e dinte gjithnje vendin e vet,qe nuk kerkonte kurre vendin e dikujt dhe askush nuk merrte dot vendin e tij

  • Kohë e re, model i vjetër…

    i qëndrosh besnik “parimeve apo idealit”, është fisnikëri në politikë. Por ti qëndrosh strikt një filozofie shkatërruese siç është rruga e ashpër për të dalë në majë, kjo është lajthitje në demokraci. Në kampin opozitar, mendësia e vjetër (pra ajo e dhunës) mbetet tema e programacionit të ri edhe për fushatën e 2021.

  • Mero Baze: Kostoja e opozitës nga politizimi i vaksinimit

    Shqipëria arriti të heqë stresin e sigurimit të vaksinave për gjithë popullsinë, duke kaluar nga vaksinimi për kategori të veçanta, tek vaksinimi masiv i popullsisë. Përkundër mosbesimit që egzistonte tek tregu politik i vaksinave dhe sidomos te “nacionalizimi” i vaksinave nga vendet e mëdha, qeveria shqiptare ia arriti të sigurojë deri tani së paku 4 lloj vaksinash, duke kontraktuar rreth 2.4 milionë copë deri në këtë moment.

  • Berisha vazhdon politikën e tij agresive e raciste ndaj gazetarit Carlo Bollino dhe nxjerr zbuluar imazhin e pavërtetë të Bashës

     Si përherë Sali Berisha gënjen pa turp bashkë me dhëndrrin e vet Jamarber Berisha qe ende duhet të justifikojë origjinën e dhjetra miliona eurove me te cilat ka ndërtuar 20 kulla ne qendër të Tiranës.  Bashkë me dhëndrin e tij që i pandërgjegjshëm ndaj asaj që i ndodh përreth, vazhdon të zbatojë verbërisht urdhrat e kapofamiljes, ka ndërmarrë sërish fushatën e tij të bullizimit kundër Carlo Bollinos, duke shpërndarë në internet një video ofenduese me aludime raciste, e shoqëruar si zakonisht me shpifje, pavërtetësi dhe kërcënime.

  • Pse nuk fiton dot opozita

    Acarimi arriti kulmin një javë para se fushata zgjedhore të hapej formalisht. Shqipëria në fakt, historikisht, gjatë gjithë kohës është në fushatë. I vetmi ndryshim është momenti kur fillojnë dalin sondazhet e para, që edhe kësaj here, pothuajse njëlloj si katër vjet më parë, nga të njejtat kompani sondazhesh, nxirrinin kudo fituese Partinë Socialiste.

  • Mero Baze: Lufta e paparashikuar e kësaj fushate

    Rritja e Partisë Demokratike në sondazhe, ka shkaktuar një luftë të ftohtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak se në çdo qark, përqindjet e rritura të PD, janë përqindje të zbritura nga LSI. Kjo është e qartë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e kudo. Debati është nëse PD po i merr vota LSI-së, apo po rimerr votat e saj të humbura në vitin 2017?

  • Përballja e Durrësit: Rezultatet në vite dhe arsyet pse PD e LSI shmangën duelin me Edi Ramën

    Edi Rama ka 48 orë që po zhvillon fushatë në Durrës. Dje ishte në qytet, sot në Shijak e në Krujë, duke i dhënë rëndësi e prioritet kandidimit me dublim që i ka dhënë këtij qarku, përveç Vlorës, ku ka kandiduar në dy mandate. Ka një fakt të çuditshëm që opozita, e cila ka premtuar një betejë “për jetë a vdekje” në Durrës, në fund e la bosh fushën e betejës dhe nuk denjoi të përballet me pasha të rënda në këtë qark.

  • Frrok Çupi: Këta kërkojnë Shqipërinë e tyre

    Këta u zgjuan papritur dhe zbritën me tërsëllima; u zgjuan dhe kërkojnë atë që kishin lënë. Nuk kanë faj pse po e bëjnë këtë: Kërkojnë atë që bënë. Si këta, ashtu edhe Shqipëria ka qenë dikur ashtu, që nga viti ‘92 i shekullit të kaluar. Edhe këta njerëz- diku kanë qenë; thjesht u shfaqen dhe kërkojnë Shqipërinë e tyre; ja kjo është tërësëllima…

  • Ilir, të blesh vota është të vjedhësh vota

    Ilir Meta ka dalë nga Durrësi sot duke u hequr si ithtar i votës së lirë. Sondazhet që tregojnë se LSI është tkurrur si kurrë më parë dhe se bashkë me Partinë Demokratike nuk marrin dot mazhorancën, madje janë larg saj që mbahet nga Partia Socialiste, e kanë tërbuar Metën i cili ka hapur një seksion në faqen e presidencës për të denoncuar moslirinë e votës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv