Opinion
  • VIDEO/ Mes Gjinos, plehrës së çmendur dhe gangsterit…

    Ka pasur një shqetësim të madh mbrëmjen e së enjtes nga disa gazetarë rreth retorikës së Kryeministrit këtë fushatë. Edi Rama është kryqëzuar në panelin e ‘Open’ për faktin se ai përdor ironinë dhe sarkazmën karshi kundërshtarit politik.

  • 'Rrëzimi i Ramës', fabula e vetme e një opozite që synon të drejtojë vendin

    Pamfleti i Ylli Manjanit për “imperativën” e rrëzimit të Edi Ramës, përbën në fakt thelbin, bazën, por edhe veshjen e të gjithë fabulës politike të opozitës aktuale. Kjo filozofi nuk është shtruar sot në fushatën e 25 prillit, pasi kjo është në një farë mënyre edhe dialektike, por ka qenë bazë dhe obsesion i politikës së praktikuar nga PD-LSI në 8 vjet.

  • 'Ingranazhet' e ndryshkur të opozitës, që duan 'zgjedhje të lira'

    Absurdi që ndodh çdo ditë me politikën e vjetër, është se ata që duhej të ishin me kohë në dyert e SPAK-ut apo gjykatave, japin dhe shesin moral mbi “votën dhe zgjedhjet e lira”.

  • Pesë 'Ehaaa'-të, pasthirrmat gënjeshtare të spotit elektoral të Partisë Demokratike

    Fushata elektorale për zgjedhjet e datës 25 prill, po prodhon edhe spote televizive negative për kundërshtarin politik siç është, për shembull, një spot i Partisë Demokratike i cili tenton të ballafaqojë disa premtime të kryeministrit Edi Rama, të bëra kryesisht gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 kur ishte ende në opozitë, me aktualitetin e sotëm teksa kanë kaluar 7 vjet.

  • Rezultati e ka ndarë mendjen për fituesin

    Ndërsa kemi hyrë në ditët përmbyllëse të fushatës, duket se trendy i fituesit është përcaktuar qartë. Jemi në muajin prill tashmë dhe data 25 do të rrjedhë shumë shpejt nëpër takime dhe dhënie mesazhesh nga të dyja palët. Por pavarësisht të ndonjë luhatje të ditëve të fundit, situate nuk parasheh ndonjë ndryshim drastik të përllogaritjeve të tanishme.

  • Fushata përballë pandemisë: Arsyet përse Lulzim Basha po sfidon dhe shmang COVID-19

    Në çdo fushatë elektorale, grumbullimet, aktivitetet, tubimet, “dorështrëngimet spontane” e envente të tilla të ngjashme, janë thjesht axhenda të përgatitura, të planifikuara deri në hollësi dhe aspak spontane.

  • Pse Basha duhet të jetë më realist?!

    Kur e dëgjon liderin e opozitës Basha me premtimet e tij të njëpasnjëshme kudo në vend apo me përsëritjen, që i bën gjërave që premton kolegu i tij Rama i frontit së maxhorancës, atëherë bindesh se retorika nuk ndryshon shumë në fushata.

  • Përpjekje për të rrezikuar ditën e zgjedhjeve

    Komisioneri shtetëror për zgjedhjet prezantoi sot një fletë votimi të pazakontë për nga përmasat dhe komplikimi për të votuar, si një vendim të tij, pasi Komisioni Rregullator ja la atij si kopetencë. Mbi gjysëm metri e gjatë dhe me një dizajn të ngatërruar, fleta e votimit është tërësisht në kundërshtim me frymën e  Kodit Elektoral, I cili shprehet që fleta e votimit duhet të jetë e thjeshtë dhe e qart për tu kuptuar nga votuesi.

  • PD po kryen krim kolektiv

    Opozita e cila aksidentalisht përfaqësohet edhe këtë fushatë nga partia e demokratikasve, po shkel  hapur ligjin. Po kryen me ndërgjegje të plotë një krim kolektiv. Duke injoruar masat e Komitetit të Ekspertëve të Shëndetsisë mbi masat e ruajtjes ndaj COVID-19, duke mbledhur me dëshirë (dhe me urdhër partie) qindra njerëz në rrugë apo sheshe qytetesh, ata po nxisin infektimin masiv.

  • Bledi Mane: Ja ku i keni, tre doktorët e mortjes

    Ka kohë që avitet këtej nga ne mortja. Mori padrejtësisht një djalë 18 vjeçar e një javë pas tij i çoi në varr edhe babain. Një nënë e re 22 vjeçe lindi vajzë por nuk ia njohu dot buzëqeshjen së bijës. Mortja e mori nënën e re, vocërraken e la jetime. Në një fshat të Mirditës mortja nuk u ngop vetëm me një ymër por mori me vete nënën, babain, dy djemtë...

  • A ka kohezion aleanca e opozitës?

    Në pamje të parë kemi dy blloqe që janë kundërvënë ashpër për zgjedhjet e 25 prillit, nga njëra anë PS dhe përballë saj një grup partish opozitare me në krye PD që kanë bërë besa besë për rrëzimin e Ramës.

  • Linçimi ndaj Tinka Kurtit dhe Robert Ndrenikës, po sikur ata të kishin bërë reklamë për PD?!

    Prej mëngjesit të sotëm ka nisur një valë linçimi ndaj aktorës së njohur Tinka Kurti, pasi ajo ka dalë me zë dhe me figurë si një dëshmi e spotit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Një linçim që nuk po kursen asnjë fjalë të rëndë në fjalorin shqiptar, thjesht e vetëm se Tinka Kurti dhe Robert Ndrenika kanë dalë në një spot televiziv realisht komercial të partive politike.

  • Rama përtej vaksinës!

    Sot, Edi Rama, kryeshërbëtori i qeverisjes së Shqipërisë, ia ka dalë mbanë të projektohet politikisht përtej vaksinës.

  • Skënder Minxhozi: Mitingjet e COVID-it, si simptomë e mungesës së frymës

    Nuk dihet ndërkohë sesi i konsideron zoti Bardhi takimet nëpër qarqe të shefit të tij Lulzim Basha, që vijuan pas asaj dite. Dhjetra makina, flamuj, qindra njerëz të grumbulluar në qendra qytetesh që brohorasin pa maska, ngjeshur pas makinës mbi të cilën kryedemokrati përshëndet me dy gishta.

  • Berisha i bën nder Ramës, më shumë se vaksinat

    Deri më 25 prill, Edi Rama ka dy aleatë të mëdhenj, Sali Berishën dhe vaksinën.

  • Ardit Rada: Gjithmonë kopjac, gjithmonë një hap pas

    Për herë të parë, këtë 25 Prill, shqiptarëve do t’u duhet të votojnë përmes një sistemi zgjedhor të panjohur me lista të hapura. Ajo që mbetet për ta thjeshtuar sado pak, është përbërja e fletës së votimit, por edhe orientimi duke mos shkaktuar konfuzion me numrat e kandidatëve.

  • Sot, gjithë ditën, do të shahet Tinka

  • Lorenc Vangjeli: Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

    Premtimi parapolitik i Berishës së atëhershëm është vetëm një episod i keqkuptimit dramatik me politikën, që ndoshta ka filluar me karizmën e errët të Saliut, por nuk ka mbaruar me të. Kështu ka vijuar me buzëqeshje të ngrira dhe thika në dhëmbë vit mbas viti e mandat mbas mandati, karuseli i urrejtjes reciproke mes pushtetit dhe opozitave në Shqipëri.

  • Pse po mundohen ta bëjë 'pis' Elbasanin?

    Qytetin e dijes, arsimit, shkencës, artit,sportit, qytetin që përkundi Xhuvanët, Budat, Popat, Delianat, Nosët, Papajanët, qyteti Kristoforidhit, dhe Aqif Pashës, qyteti i Demir Hyskës, vëllezërve Zena dhe një armate artistësh që kanë kontribute të çmuara, po tentohet të bëhet “pis”.

  • Vaksinimi vs infektim dhe shembulli amerikan në zgjedhjet tona

    Duhen dy për të kërcyer tango. Por, në një vend normal, askush nuk duhet të vallëzonte me jetën e njerëzve. Kontrasti i sotëm në Shqipëri është therrës. Nga njëra anë, njerëz të dyndur në sheshet e çdo qyteti, me maska dhe me distancë për të marrë dozën jetëshpëtuese të vaksinës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv