-
Sondazhi që konfirmon fitoren e PS
Sondazhi i dytë i institutit Piepoli edhe Report Tv për zgjedhjet e 25 prillit sërish parasheh në avantazh të dukshëm PS kundrejt rivalëve të saj PD dhe LSI. Kështu, sipas sondazhit, PS mbetet sërish në maxhorancë me 48-52% kundrejt PD që shkon në shifrat e 35% dhe të LSI që luhatet në shifrat e 4-8%. Kështu, edhe kundrejt koalicionit të opozitës së bashkuar PS rezulton fituese pasi edhe nëse opozita shkon me një listë të vetme në zgjedhje, nuk arrin më tej se rezultati i 43%.
31 Janar 2021 -
Maratona çerek shekulli e një gënjeshtre për t’u bërë kryeministër
Albin Kurti po ngjan pak ma Maratonomakun, i cili u nis të jepte lajmin e madh të fitores dhe vdiq sapo e shqiptoi. Ndryshimi nuk është dhe aq i vogël. Nëse Maratonomaku së paku gëzoi qytetarët për fitoren e luftës, Albin Kurti, që ka 25 vjet në politik që i thotë gënjeshtrën e bashkimit kombëtar, tani që ja arriti ditës që mund të bëhet kryeministër, me qetësi të madhe u thotë qytetarëve: “Harrojeni atë punë, se s’do bëjmë luftë të bashkohemi me Shqipërinë. Kjo që na duhej, qeveria d.m.th, e kapëm”.
30 Janar 2021 -
Kush është krahu i djathtë i Joe Biden, lidhjet me shqiptarët dhe problemi me Gjermaninë
Ministri i ri amerikan i punëve të Jashtme ka një histori familjare që përfshinë pothuaj krejt dramat e shekullit 20-të dhe nga këto drama buron bindja e tij se bota nuk ecën mbarë nëse Amerika qëndron anash. Blinken, përkrahës i çlirimit të Kosovës nga terrori serb, i përket atyre zyrtarëve amerikanë që Europën e shohin si pjesë të pandashme të idesë përparimtare dhe çlirimtare perëndimore. Por Blinken dhe shefi i tij Joe Biden kanë një problem – me Gjermaninë.
30 Janar 2021 -
Lulzimi hyn te ‘të vjetrit’ apo te ‘të rinjtë’ e PD ?
I pozicionuar dukshëm tek “të rinjtë e PD”, Lulzim Basha asnjëherë nuk ka patur kurajën të provojë veten përballë votës së bazës, asnjëherë nuk ka provuar të pranojë se ai është humbësi, ai është shkaku i humbjes së zgjedhjeve, por gjithmonë (madje edhe pas 25 Prillit) do të shfaqet si “kalorësi i fitores” dhe do të manipulojë me faktin se “na dëmtuan të vjetrit që u shitën tek Rama”. Deri tani Lulzimi po bën fushatë me idetë e Berishës, me programin e Berishës, dhe me projektet e Berishës, pa e ditur se de facto, ai hyn tek “të vjetrit” e asaj partie.
30 Janar 2021 -
Armiku më i madh i PD-LSI është vetë trashëgimia e tyre
A do të ishte më mirë opozita të dilte me një listë të vetme? Kjo duket e vështirë sepse janë dy parti me përkatësi ideologjike jo të njëjta, veçse rasti i Kosovës na përcolli një mësim të madh. VV dhe LDK, dy parti me orientime të ndryshme ideologjike, u morën vesh për programin në harkun e 48 orëve teksa për emrat e qeverisë iu deshën javë të tëra.
30 Janar 2021 -
Programi fiks si partia
Gati një vit më parë, Lulzim Basha po rrekej të na mbushte mendjen të gjithëve se kishte thirrur ekspertë të ekonomisë nga CDU gjermane, të bënin programin ekonomik të PD-së. Nuk ishte ide e keqe, sidomos në kushtet e një partie që nuk ka më asnjë emër financieri të njohur dhe as të aftë për të kuptuar çfarë është një program ekonomik.
29 Janar 2021 -
Ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit
A nuk e shikoni se po na tërheqin përdrejt llavës, teksa jemi nisur drejt zgjedhjeve të 25 prillit?Nuk ndodhemi shumë larg rrezikut…Edhe pse themi kaq shpesh se këto tre dekada nuk kemi bërë asgjë, të paktën kemi mbi krye një mal; mal rreziku që sa i largohemi, aq edhe i afrohemi. Vullkanit të Vezuvit, që fundosi katër qytete të madhërishëm romakë, tash 1900 vjet i janë larguar njerëzit. Rreziku ynë na vë në provë sot e kësaj dite, të paktën një herë në katër vjet.
29 Janar 2021 -
Shërimi nga COVID-19: Si dhe me kë?
Ka ditë që mendja jonë orvatet lirshëm nga një ide në tjetrën, por herë të tjera, si në këto ditë që po jetojmë, vë bast se kthehet në të njëjtën ide: kur do të marrë fund kjo pandemi dhe çfarë duhet bërë për të shmangur kolapsin?!
29 Janar 2021 -
Ku ndryshon programi humbës i Bashës, nga programi i Berishës?
Nuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni asnjë minutë nga jeta juaj, sepse mjafton kopertina për të bërë dallimin mes fitores dhe humbjes
29 Janar 2021 -
Përse vaksinohem unë…
Për të gjithë ata që pyesin (me kërshëri, tendencë, prapamendim) përse unë e bëra vaksinën edhe pse e kam kaluar kovidin, për të gjithë ata që e gjithë kjo ju duket një teatër absurd, sepse kur e sheh nga jashtë dramën që po luhet në këtë skenë të madhe ndoshta ashtu ngjason (unë nuk e pata dot këtë fat të mirë), për të gjithë ata që e dinë mirë që prej afro një viti unë trajtoj pacientë me covid, ka një përgjigje.
28 Janar 2021 -
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s
Botimi përgjimeve të hetimeve mbi Ndrangheta-n nga Prokuroria e Catanzaros, u mendua se do t’i jepte një dimension tjetër rrjedhës së fushatës elektorale. Nuk do kish dhuratë më të mirë për PD-në, që pikërisht tani në prag zgjedhjesh të dilnin përgjime që do të implikonin maxhorancën në përfshirje aferash me biznesmenë që kanë lidhje me mafian.
28 Janar 2021 -
Njeriu që futi shqiptarët, në listën e popujve të pavdekshëm
Shqipëria do t’i jetë mirënjohëse Ismail Kadaresë për së paku tre kontribute të mëdha të tij, të cilat në rrëmujën e tanishme dhe relativizmin e sistemit të vlerave, nuk bien dhe aq në sy.
28 Janar 2021 -
Sondazhet dhe strategjia e vjetëruar e PD
Aktualisht, strategjia e fushatës politike të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, së bashku me partitë e tjera në Opozitën e bashkuar, fokusohet në faktin se Rama ka një kohë të gjatë në politikë, është i vjetruar dhe duhet te ikë vetë.
28 Janar 2021 -
Guximi i Bashës për të bërë sërish premtime
Megjithatë, nuk është ky thelbi i problemit të Lulzim Bashës dhe të premtimeve të tij. Thelbi i problemit të Bashës edhe këtë herë është e shkuara e tij. Luli, njëlloj siç fshihet pas të shkuarës së tij si njeriu që ka pasur në dorë dosjet e UÇK-së, ose aferës 230 milionë euroshe e Rrugës së Kombit, falja e detit ndaj Greqisë, njëlloj i fshihet edhe premtimeve që ka bërë kur ishte kryetar Bashkie.
28 Janar 2021 -
Kush dështon në opozitë nuk mund të ketë sukses në pozitë
Si përpara çdo zgjedhjeje, prishmëritë janë të të mëdha edhe për 25 prillin. Pozita pret mandatin e saj të tretë. Opozita pret mandatin fort të ëndërruar, me të cilin do të realizojë republikën e re të mbetur ende në tentativë. Të tjerët presin atë që as vetë nuk e dinë.
27 Janar 2021 -
Republika e Vajmedetit
Pa ide, pa plan, e pa drejtim, të djathët me nji boçë si Bashën ose kanë humb shpresën me ardhë në pushtet, ose e kanë lëshue vetin me e ndjekë atë verbnisht deri në hendek, atje në “Republikën Vajmedet”.
27 Janar 2021 -
E majta e leshit!
Tani kjo zonja (Monika Kryemadhi), Ilir Meta e LSI, jo vetem nuk do u rrisin dividentin oligarkeve, por do ju ulin tatim fitimin oligarkeve!
27 Janar 2021 -
Berishizmi në katedër
Kur një ish-komandant i Gardës së Republikës rishfaqet në media pas dhjetë vjetësh që trupat e tij të armatosura kanë vrarë katër civilë të paarmatosur në bulevardin kryesor të Tiranës, mund të mendosh pa shumë vështirësi se diçka e madhe e ka nxjerrë atë nga qetësia dhe anonimati i një dekade.
27 Janar 2021 -
Drita që Helena Kadare pa tek fëmijët kavajas
Bëhen 10 vite që nga botimi i “Kohë e pamjaftueshme”, siç me 28 janar 2021 Ismail Kadare mbush 85 vjeç. Do të ishte një kohë e mjaftueshme për çiftin më interesant të trojeve mbarëshqiptare për të thënë shumë gjëra, për t’u shprehur, takuar, ndikuar, orientuar, për të ofruar në të gjitha mënyrat talentin, dëshmitë dhe përvojën e tyre për shqiptarët e sotëm dhe të nesërm.
27 Janar 2021 -
Dalim për një kafe andej nga mbledhja
Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për mbledhje dhe kanë afruar tavolinat. As kanë hequr xhupat e rëndë, as kanë liruar trupin si në ‘ndenje’. Bulqiza është e ftohtë.
27 Janar 2021