-
E pavërteta 'Ndragheta', një kurth i përsëritur mediatiko-politik
Tashmë është një zakon i vjetër, një sëmundje profesionale e medias shqiptare, që në çdo rast mediatizimi të dosjeve gjyqësore, priret t’i publikojë, përpara se t’i lexojë. Dhe kështu, dosja kthehet në ushqimin e ditës për këdo, edhe në ushqimin e mbrëmjes për banaqet televizive.
26 Janar 2021 -
Ndrangheta dhe maestrot e sistemit “gjingjon”
Italia ka mafian, por ka dhe antimafian, ka Ndraghetën, por dhe njërëz të përbetuar, djem e vajza që e përndjekin këmba këmbës, që gjurmojnë fakte dhe pasurinë, mbushin mijëra faqe me dëshmi, prova dhe i arrestojnë. Djem e vajza që janë vrarë duke ëndërruar drejtësi. I çojnë mafiozët pas hekurave dhe në gjykatë. Italia ka gazetarë që vërtetë investigojnë e nuk bëhen vetëm si kuti postare të krimit, politikanëve të korruptuar apo ish-kryeprokurorësh që shkatërruan çdo gjë
26 Janar 2021 -
Momentumi i Albin Kurtit
U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë qelinë e burgjeve serbe me kryeministrin në ikje po i drejtohej deputetëve të LDK: Me mënyrën si po e rrëzoni këtë qeveri do ti detyroni votuesit të na i japin pushtetin të vetëm. Dukej vërtet një fantazi e shfrenuar ajo që sapo deklaroi një nga themeluesit e Vetëvendosjes.
25 Janar 2021 -
Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'
Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, i njohur në Shqipëri si mik dhe aleat i PD dhe mik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga presidenti Ilir Meta.
25 Janar 2021 -
Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën
Do te vije nje kohe qe do te pyesesh veten: Pse babai me keshilloi te studioja ne USA? Shpresoj qe kjo pyetje te mberrije sa me vone dhe mundesisht vetem ne formen e kureshtjes. Megjithate po t’i jap disa arsye, duke pretenduar qe na takojne vetem ne te dyve dhe asnje prindi apo femije tjeter, te lire ne vendimet e tyre. Nuk eshte drame pse Ti zgjodhe te largohesh per studime, por eshte drame pse Ju zgjidhni te largoheni, eshte drame pse Ata bejne sikur nuk kuptojne pse Ju largoheni cdo vit e me shume.
25 Janar 2021 -
Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha
Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ia ka nisur prej kohësh punës për të krijuar një imazh tjetër për veten e vet. Duke përdorur gruan e tij, e cila prej disa kohësh ka nisur të postojë foto familjare nëpër rrjetet sociale, Lulzim Basha herë na shfaqet si një qytetar model, që bën pazarin vetë, herë si bashkëshorti ideal, që shoqëron gruan nëpër ekspozita e është prezent në çdo festë e gëzim familjar, e herë tjetri si babai që çdo fëmijë do të ëndërronte të kishte.
25 Janar 2021 -
Premtimet e 'arta' të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij. Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar konsensus ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.
25 Janar 2021 -
Përqafimi
S'la vënd pa e kërkuar. Kur pasi kishte humbur çdo shpresë se një ditë përqafimin do ta gjente dhe do ta përqafonte, një mbrëmje të ngrohtë gjatë një muzgu të magjishëm, përqafimi i doli para i përkulur në gjysëm errësirë. Nuk e zgjati. U mbush me frymë. Hapi krahët. Mbylli sytë. E përqafoi përqafimin me gjith shpirt. U kënaq pafund. Hapi sytë. Kishte përqafuar një shtyllë.
25 Janar 2021 -
Një listë për 26 Prillin
Ajo që ka kapur në befasi shumë mbështetës të opozitës por sidomos shtypin e angazhuar për fitoren e opozitës, është lista e drejtuesve të qarqeve prej Lulzim Bashës.
24 Janar 2021 -
Carlo Bollino: “Ndrangheta”, e vërteta mbi katër mafiozët italianë mitomanë që rindezin fabrikën e baltës në Shqipëri
Pas leximit të dy dosjeve të plota të prokurës antimafia dhe të gjykatës së Catanzaros në Itali, përmbi 2000 faqe, zbulova se gjithë kështjella e akuzave të ndërtuara nga politika shqiptare, rezulton edhe këtë herë një flluskë sapuni e ngritur në fantazitë dhe propagandën e tyre, dhe jo në faktet e dëshmuara nga përgjimet. Ja detajet
24 Janar 2021 -
Konaku 300 vjeçar i Anagnostëve dhe LSI (kampingu) në Jalë! Hipokrizia e dekoratës nga një pronari Kampingu
Ne e thërrasim, Taqo Dhimitri, por emri i tij i madh është Dhimiter Anagnosti. Nuk do të flasë për artin e tij, pasi të gjithe ne, nën 85 vjeç të këtij burri, duhet thjeshtë të heshtim, të shohim artin e tij dhe të mos flasim fare.
24 Janar 2021 -
Çfarë mund të kuptojmë nga ecuria e deritanishme e procesit të vaksinimit për sëmundjen Covid-19?
U mbush një vit e bashkëjetesës me Covid 19. Deri më tani pasojat kanë qënë shumë të rënda. Jetësore, shëndetësore, ekonomike, sociale. Prej muajsh kemi krijuar pritshmëri të larta për vaksinimin. Duhet pranuar se kësaj here industria farmaceutike botërore arriti të bëjë në pak se 1 vit atë që zakonisht ishim mësuar se duheshin vite e vite.
24 Janar 2021 -
Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve-histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë
U bë ca kohe që në Tiranë nuk po ndjehej me as era e qelbur e djegies se plehrave ne Sharre dhe as nuk na vinte me mbi koke reja e tymit nga kjo djegie vrastare. U interesova dhe konstatova se ai pirgu i qelbur sa nje mal i mbetjeve qe Tirana prodhonte cdo dite dhe qe digjej ne fushe depozitimin e Sharres pa bere as ndarje ne burim, as proces riciklimi dhe as proces kompostimi sipas teknikave higjeno sanitare, nuk ekzistonte me.
24 Janar 2021 -
Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistrojë Albin Kurtin dhe disa kandidatë të “Vetëvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
23 Janar 2021 -
Pse Basha fshihet çdo 21 janar?
Është bërë traditë, sa herë flitet për krimin e vrasjeve të 21 janarit, në ekran shfaqet Sali Berisha që mburret që ka vrarë dhe shpreh pendesën që nuk ka vrarë Edi Ramën, ndërsa Lulzim Basha zhduket nga ekranet dhe gjithë lajmet që kanë të bëjnë me 21 janarin.
22 Janar 2021 -
Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit
Në politikë votuesi nuk zgjidhet asnjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shënjestër të vetën, kur futet në një garë.
22 Janar 2021 -
Shqiptarët nuk e duan Bashën kryeministër
Duke lexuar shifrat, vërehet se edhe në nivel koalicioni, sondazhi nxjerr sërish fituese PS përballë të gjithë Opozitës së Bashkuar, nga ku PS ka 44%, ndërsa të gjitha partitë aleate së bashku arrijnë vetëm në 42,7%. Pra, edhe këtu vërehet se difekti nuk qëndron vetëm tek PD, por tek e gjithë opozita në përgjithësi, çka mund të nxjerrë si konkluzion se: shqiptarët nuk shohin ende një rotacion në qeverisje dhe madje nuk e duan Bashën si kryeministër të ri.
22 Janar 2021 -
21 janari dhe Berisha
Kthehem pas në 10 vite të shkuara. Si dëshmitar okular i ngjarjes makabre të pa shoqe, në çdo përvjetor të përmortshëm, jam përpjekur të shpjegoj çfarë ishte ajo që iu ndodhi protestuesve. Si mund që ndaj një mase të madhe njerëzish të pa rrezikshëm e të pa mbrojtur të hapej zjarr e të qëllohej me breshëri plumbash që nga dendësia ishin mbase edhe me të dendura se në një front lufte.
22 Janar 2021 -
Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje
Ka kohë që ka filluar nëpër mjediset politike të PD-së, një fushatë përdëllimi mbi çështjet që lidhen me varfërinë. Fakti që politikanët e asaj force kujtohen për varfërinë vetëm në fushatë elektorale, dëshmon bidshëm që për ta ky argument nuk ka ka qenë i ndërlidhur me mënyrën se si i kanë konceptuar politikat që lidhen me çështjet sociale dhe ndihmën ekonomike.
22 Janar 2021 -
O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017
Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por sistemi elektoral aktual pengon futjen e partive të reja politike por edhe ndryshimin.
22 Janar 2021