-
Meta i kërkon opinion Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses: Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave të Presidentit
Sipas Metës nuk është bërë asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias. sipas zyrës së shtypit të Presidentit, Meta i ka dërguar informacion të plotë Komisionit të Venecias si dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetueshmërin e veprimeve.
23 Janar 2020, 14:47 -
Gardistët u dënuan vetëm për pakujdesi...9 vjet më pas, 21 Janari, ende në Gjykatën e Lartë!
Ndëshkimi i autorëve direktë të vrasjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dënimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardist&eu
21 Janar 2020, 13:26 -
8 gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit sot të gjithë jashtë drejtësisë! Vetëm dy të dënuar...për pakujdesi!
Tre gjyqtarët e Apelit dhe pesë të Gjykatës së Lartë që i konsideruan vrasjet e 21 Janarit si vrasje pa dashje. Logjika e tyre dhe si veprohet në vendet e tjera në raste të tilla
21 Janar 2020, 12:12 -
Konstituohet KED, hidhet shorti për tre vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë mbledhjen e parë për vitin 2020 në datë 15 janar, ku është bërë edhe konstituimi i saj. KED ka shpallur edhe vakancat për tre vende në Gjykatën Kushtetuese, një prej tyre për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi i cili u shkarkua nga KPA.
15 Janar 2020, 19:23 -
SPAK regjistron kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit! Javën e ardhshme Presidenti e kreu i KED rimerren në pyetje
Burime për Report Tv bëjnë me dije se anëtarët e KED, Presidenti Meta dhe kreu i KED, Ardian Dvorani pritet të rimerren sërish në pyetje javën e ardhshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
9 Janar 2020, 10:36 -
Përplasja e parë mes Vitore Tushës dhe Ardian Dvoranit në KED, shkak përjashtimi i Artur Malajt nga gara për Inspektor të Drejtësisë
Si u pozicionuan anëtarët e KED në vendimin e dhjetorit për përjashtimin e gjyqtarit Artur Malaj nga gara për Inspektor të Drejtësisë pas vendimit të Kolegjit për ta shkarkuar nga detyra
7 Janar 2020, 10:03 -
Përplasja për Kushtetuesen, Dvorani- Metës: Nuk zbardhëm procesverbalet për mungesë stafi, kishim vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar raportin për veprimtarinë e vitit 2019, ndërsa i kërkon Kuvendit që pas përplasjes institucionale me Presidentin Ilir Meta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të miratojë një paketë normash të reja me shtesa dhe ndryshime.
6 Janar 2020, 15:18 -
Ngërçi në Kushtetuese/ Avokati i Popullit padi kundër KED në Gjykatën Administrative të Apelit
Padia mban datë 31 dhjetor dhe është formalizuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Institucioni i Avokatit të Popullit e kishte paralajmëruar që me datë 19 dhjetor një padi të tillë, ku me anë të një reagimi publikoi një raport të gjatë rreth KED. Ndërkohë kërkohet është shfuqizimi i neneve të caktuar në disa vendime të KED-së.
4 Janar 2020, 10:17 -
SPECIALE/ 2019-a, viti i SPAK! Bosët e krimit pas hekurave, krerët e drejtësisë të shkarkuar (VIDEO)
2019, viti kur drejtësia dënoi politikanë, gjyqtarë e ish zyrtarë. Bosët e krimit pas hekurave, formohen institucionet e reja. Pas 15 vite shkrihen Krimet e Rënda e gjykata që dënoi bandat e ' 97. Gjyqtarët e rinj për kushtetuese përplasën presidentin me KED. Arben Kraja drejtuesi i SPAK që paralajmëron shkelësit e ligjit. Kraja: Të kenë frikë kush shkel ligjin, qytetarët të na besojnë.
1 Janar 2020, 14:42 -
Përplasja/ Arta Marku dhe Buhali kërkuan përjashtmin e Artur Metanit nga gara për Inspektor të Drejtësisë
Avokatit të Përgjithshëm i Shtetit Artur Metani ndau anëtarët e Anëtaret e Këshillit të Emërimeve, shkak funksioni i tij si anëtar kabineti në Presidencë. Dy anëtare: Funksioni politik. Shumica: Jo politik
27 Dhjetor 2019, 17:37 -
Blushi: Dvoran, mos dëmto provat! Publikoji vet videot...ne presim hetimin me shumë qetësi
Nuk vonoi shumë dhe pas reagimit publik të kreut të KED-së, Ardian Dvorani, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta bëri sërish një postim në rrjetet sociale ku ashpërsoi gjuhën ndaj Dvoranit. Zëdhën&eu
12 Dhjetor 2019, 16:32 -
Meta flet me gjuhën e ndërkombëtarëve: Mbrojtja e Kushtetutës, detyrë mbi detyrat
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sërish videon ku në fokus është kreu i Këshillit të Emërimeve për Drejtësinë, Ardian Dvorani duke e bërë si përgjegjës kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
12 Dhjetor 2019, 16:03 -
Presidenca reagon pas deklaratës së Ardian Dvoranit: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës nuk presim reflektim
Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani jashtë dyerve të Prokurorisë. Përmes këshilltarit për media të presidentit, Tedi Blushi, ajo paralajmëron se do vazhdojë bashkëpunimin me organin e akuzës për të vendour drejtësinë në vendi.
11 Dhjetor 2019, 14:33 -
Dvorani ironizon Metën pas daljes nga prokuroria: Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër
Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani ka deklaruar pas përfundimit të dëshmisë përpara organit të akuzës lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta."Nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar. Prokurori më ka dërguar thirr
11 Dhjetor 2019, 13:31 -
I buzëqeshur dhe me duar në xhepa, Dvorani mbërrin në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)
Kreu i KED Ardian Dvorani është paraqitur në Prokurinë e Tiranës ku do të merret në pyetje lidhur me padinë që kreu i shtetit ka ngritur ndaj tij. Me një buzëqeshje nga kamerat dhe me duart në xhepa, Dvorani është futur në Prokurori në orën 10:00 të paradites së sotme.
11 Dhjetor 2019, 10:17 -
3 orë e gjysmë në prokurori/ Dvorani ironizon Metën: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma dhe produkte artistike, hetimi s'bëhet para mediave (VD)
Kreu i KED, Ardian Dvorani është marrë në pyetje për tre orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta. Duke ironizuar deklaratat që kreu i shtetit ka bërë, se ka prova me video përvëluese, Dvorani tha se institucionet dhe funksionarët nuk duhet t'i shtrojnë problematikat e tyre me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë.
11 Dhjetor 2019, 08:34 -
Ardian Dvorani thirret nesër në Prokurori
Prokuroria i ka kërkuar kreut të KED-së, Ardian Dvorani që të paraqitet nesër në orën 10:00 në organin e akuzës së Tiranës pas kallëzimit të Presidentit kundër tij. Thirrja i është drejtuar nga prokurori Alket Mersini. Ndërkohë që sot ishte Ilir Meta që ngjiti shkallët e prokurorisë
10 Dhjetor 2019, 18:44 -
Meta publikon VIDEON: Si u përdor Dvorani në kapjen e Kushtetueses
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një video ku liston dhe argumenton sipas tij akuzat lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. "Ardian Dvorani nuk ka publikuar 32 mbledhjet e KED, avokatit të popullit i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në vendimmarrjen më kyçe, në munges&
10 Dhjetor 2019, 14:15 -
Propozimet e PS/ Meta: Presidenti nuk merret me 'cic-mice' të tilla, i ftoj të përballojmë pasojat e tërmetit
Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për propozimet e PS që shmangin rolin e tij bllokues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se presidenti i Republikës nuk provokohet nga kjo gjë të cilën e quajti
10 Dhjetor 2019, 13:31 -
Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike
Për rreth një orë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Meta u shpreh se shpreson se prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike. Meta la të kuptohet se sot nuk depozitoi prova të reja, por të mjaftueshme siç i quajti ai, që prokuroria e veprojë ndaj Dvoranit.
10 Dhjetor 2019, 11:28 -
Shorti me gogla tek Meta zgjedh anëtarët e rinj të KED-së, Dvorani automatikisht kryetar! Presidenti: Proces transparent
Presidenti Ilir Meta hodhi sot shortin dhe zgjodhi nëntë anëtarët e rinj të KED për vitin 2020. Gjithashtu janë zgjedhur po me short edhe anëtarët zëvendësues nga këto institucione. Në Presidencë në momentin e hedhjes së shortit nga këshilltari i Presidentit Ilir Meta, në reshtin e parë së bashku me kreun e shtetit për të monitoruar procesin ishin edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses- Ones, ministrja e Drejtësisë Gjonaj, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, etj. Hedhja e shortit për KED-në erdhi në një moment të fortë përplasje dhe kallëzimesh.
5 Dhjetor 2019, 09:47 -
Meta: Shortin për zgjedhjen e KED-së do ta hedh vetë! (Padia ndaj Dvoranit rrezikon ta fusë në kaos)
Por KED-ja mund të futet në ngërc dhe të mos krijohet nëse nis hetimi kundër Ardian Dvoranit pas kallëzimit të Metës kundër tij. Ligji e përcakton se nëse një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së.
22 Nëntor 2019, 14:13 -
Kushtetuesja në Venecia? Meta: SHBA si shpirt, disa ambasadorë palaço! Muçi presione nga shumica...Referendum
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rëndur gjuhën kundër ndërkombëtarëve duke deklaruar se disa prej tyre janë palaço. Vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta nuk e cilësoi si surprizë, pasi denoncoi se ka pasur presion nga shumica.
21 Nëntor 2019, 13:16 -
Padia e Metës/ Pas Kushtetueses në rrezik kolapsi edhe KED-ja nëse nis hetimi kundër Dvoranit
Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED do të hidhet në datë 5 Dhjetor, ndërsa funksionimin ky institucion e nis më pas në fillim të vitit 2020 me mandat një vjeçar. Por ligji e përcakton se një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së. Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria duke e futur në kolaps institucionin.
20 Nëntor 2019, 07:54 -
Padia e Metës për Dvoranin/ PD: Akti i duhur! Hetimi i tij pikë kyçe për rikthimin e besimit tek drejtësia
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan një akt në mbrojtje të Kushtetutës, kallëzimin nga presidenti Meta i kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
19 Nëntor 2019, 16:09 -
Meta e kallëzoi, Dvorani: Faktet i vlerëson drejtësia! Shtetarët tanë nuk ndjehen mirë kur Kushtetuta i heq autoritetin ekskluziv
Kreu i KED thotë se nuk ka asnje sjellje apo veprim të tijin që të jetë në shkelje me ligjin, edhe pse thekson se kjo mbetet në dëshirën e Presidentit. Kreu i KED-së thotë se baza e këtij kallëzimi është mbi një vlerësim dhe interpretim tërësisht të gabuar dhe aspak profesional të Kushtetutës dhe të ligjit.
19 Nëntor 2019, 15:03 -
Meta kallëzon kreun e KED: Unë nuk heshta! Dvorani vendim individual (jo Kolegjial) për Arta Vorpsin /Padia
Presidenti kallëzon në tre prokurori kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thotë se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca, ndërkohë që Kushtetuta thotë se duhet ndjekur radha e zgjedhjes së anëtarëve, President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Meta thotë se kjo u bë qëllimisht nga kreu i KED, duke "detyruar" presidentin të mos respektojë afatin 30 ditor. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare.
19 Nëntor 2019, 14:52 -
Me padinë mbi tryezë, por ende në përgatitje...Kur do të vijë lëvizja e Metës kundër Dvoranit?!
Presidenti Ilir Meta nuk ka dorëzuar ditën e sotme (e hënë) në Prokurori padinë për shpërdorim detyre për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani, siç paralajmëroi tre ditë më parë.
18 Nëntor 2019, 18:56