-
Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në prangat e policisë, 48 vjeçari në Pogradec (EMRI)
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 48 vjeçarin, Alfred Toska i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës për t’i kaluar më pas drejt vendeve të BE-së
6 Nëntor 2022, 11:12 -
Deklaratat për shqiptarët/ Sekretari i Jashtëm i Britanisë tregon bisedën me Ramën: Shumë emigrantë rrezikojnë veten në duart e trafikantëve
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe James Cleverly ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama, e cila vjen pas qëndrimit të ashpër të këtij të fundit ndaj deklaratave të Sekretares së Brendshme Suella Braverman në lidhje me emigrimin e shqiptarëve në Angli.
4 Nëntor 2022, 22:31 -
Merrnin makina me qira dhe transportonin emigrantë të paligjshëm! Në pranga një shqiptare dhe 1 arab në Greqi
Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të persona, një grua shqiptare dhe një arab pasi merrnin me qira makina në zonën e Kalamatas, të cilat i përdoronin për të transportuar emigrantë të paligjshëm.
3 Nëntor 2022, 17:51 -
Me shpresën për të gjetur vëllain dhe familjen tij! Pa fotografinë e nipit në gazetë, shqiptari del para autobusit që po largonte emigrantët nga Anglia
Pasi pa në faqen parë një gazete nipin e tij, i cili po qëndronte pas një gardhi në një qendër ku qëndrojnë emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe, i dëshpëruar dhe me shpresën për të gjetur vëllain dhe familjen e tij, një shqiptar në Angli bllokoi rrugën teksa një autobus me emigrant ishte duke i larguar nga qendra ku strehoheshin
3 Nëntor 2022, 15:59 -
Kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Evropa drejt Britanisë së Madhe, arrestohen tre shqiptarë
Tre shqiptarë janë arrestuar pasi një operacion i përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale belge ndërpreu një përpjekje për të kontrabanduar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar me një gomone.
1 Nëntor 2022, 17:01 -
Korçë/ Po transportonin 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 19-vjeçari dhe vajza që e shoqëronte
Kristjan Prendi dhe Martina Pepa, dy 19-vjeçarë nga Kamza janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të pa ligjshëm, të cilët kundrejt parave u kishin premtuar se do t’i kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
28 Tetor 2022, 14:03 -
Me gomone drejt Londrës/ Ambasada britanike thirrje shqiptarëve: Mos rrezikoni jetën për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar
Nisur nga numri i lartë i qytetarëve shqiptar, të cilët duke u përpjekur të largohen nga vendi, zgjedhin rrugë të rrezikshme siç është udhëtimi me gomone, ambasada Britanike në Tiranë u bën thirrje qytetarëve që mos të largohen nga vendi
21 Tetor 2022, 22:36 -
Tiranë/Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)
Një 34-vjeçar i identifikuar si Sokol Ponari ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi po i transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, drejt Veriut me destinacion final vendet e BE-së
17 Tetor 2022, 13:14 -
Kronikë
I iku policisë dhe braktisi mjetin me emigrantët në Gjirokastër, arrestohet DJ Cherry! Ishte në kërkim prej 4 muajsh
DJ Cherry, i njohur nga emisioni ‘Zonë e Lirë’ ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi transportonte kundrejt fitimit emigrantë për kalimin e paligjshëm të kufirit.
28 Shtator 2022, 16:46 -
Kronikë
Media britanike fut në kurth ‘Luanin e Artë’! Zbulon se si trafikanti shqiptar fiton 1 milion paund në javë duke dërguar shqiptarët në Britani me gomone
‘Luani i Artë’, është një shqiptar i përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Në një filmim të publikuar nga media britanike ‘Daily Mail’, ai shfaqet duke thënë se fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone.
26 Shtator 2022, 12:16 -
Memorandumi Shqipëri-Britani për emigracionin, Alibeaj Ministrisë së Brendshme: A ka një analizë pse largohen shqiptarët?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelej Alibeaj tha se duhet bërë një analizë se përse shqiptarët largohen nga vendi, akoma edhe nëse në vendin e synuar (Britani e Madhe) do të merren me veprimtari të paligjshme që i vendos në rrezik.Ndërsa listoi arsye si gjendja ekonomike, kriminaliteti e pasiguria n&
13 Shtator 2022, 11:25 -
Gomonia fundoset në Tunizi në tentativë për të kaluar Mesdheun, shkon në 11 numri i viktimave! Disa të zhdukur
Të paktën 11 persona humbën jetën pasi u mbyten në brigjet e Tunizisë e 12 të tjerë janë zhdukur, teksa po tentonin të shkonin në Itali me gomone. në një mbytje të anijes në brigjet e Tunizisë, ndërsa 12 të tjerë janë ende të zhdukur.
12 Shtator 2022, 10:21 -
Po transportonin 8 sirianë të paligjshëm, 2 të rinj në Vlorë nuk i ndalojnë policisë! FNSH u vihet në ndjekje, arrestohet një prej tyre
Dy të rinj në Vlorë, të cilët po transportonin 8 sirianë, nuk i janë bindur forcave të policisë për të ndaluar gjatë një psotoblloku, por kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.
11 Shtator 2022, 22:49 -
Drejt Kukësit duke transportuar kundrejt parave 50 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Tiranë! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre
3 persona janë arrestuar pasi u kapën në rrugën “7 Nëntori” në fshatin Mëzez duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm me qëllim sigurimin e kalimit të paligjshëm të kufirit me destiancon vendet e BE-së.
5 Shtator 2022, 12:24 -
Bota
Mediat britanike: Burgjet po pushtohen nga shqiptarët, Britania po bëhet 'Alkatraz i Shqipërisë'
Aktivistët në Angli thonë se Britania rrezikon të bëhet “Alkatraz i Shqipërisë” nëse popullsia kriminale e vendit ballkanik vazhdon të rritet me ritmin aktual, shkruajnë mediat britanike.
4 Shtator 2022, 15:56 -
Bota
Me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë që ishin në rrezik
Rreth 190 emigrantë të paligjshëm që po tentonin të kalonin Kanalin Anglez u njdaluan në Spanjë gjatë operacioneve të posaçme. Autoritetet franceze të portit e cilësuan një operacion shpëtimi, pasi jeta e emigrantëve në gomone ishte në rrezik.
4 Shtator 2022, 09:38 -
Transportonte emigrantë të paligjshëm dhe tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari në Tepelenë
Enea Prendi është vënë në prangat e policisë pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Pasi u kap nga policia në hyrje të Tepelenës, 52-vjeçari tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke i ofruar 100 euro.
2 Shtator 2022, 15:31 -
Bota
Pikëpamja e The Guardian për sfidat e azilit: Mos i bëni ‘kokë turku’ shqiptarët
Artikujt e mediave të huaja për emigrantët dhe azilantët shqiptarë kanë ‘kumbuar’ edhe në Shqipëri. Numri i tyre që sa vjen dhe është në rritje ka shqetësuar edhe vendet e huaja. Artikujt e mediave të huaja për emigrantët dhe azilantët shqiptarë kanë ‘kumbuar’ edhe në Shqipëri. Numri i tyre që sa vjen dhe është në rritje ka shqetësuar edhe vendet e huaja.
28 Gusht 2022, 21:54 -
Bota
Policia franceze çan me thikë gomonen e shqiptarëve që ishin nisur për Britani! U hodhën edhe spraj (VIDEO)
Autoritetet franceze kanë filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur edhe spraj kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Britaninë e Madhe. Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.
26 Gusht 2022, 07:52 -
Bota
Media amerikane: Mbretëria e Bashkuar zbulon bashkëpunimin me Shqipërinë për të deportuar emigrantët e paligjshëm
Efektivë të Policisë shqiptare mund të dërgohen në Mbretërinë e Bashkuar për të vëzhguar mbërritjet e emigrantëve të paligjshëm nëpërmjet Kanalit, si edhe për të zhvilluar raportet përkatëse të inteligjencës.
25 Gusht 2022, 10:56 -
Tentuan të kalojnë të miturën nga kufiri, arrestohet 23-vjeçari në Has! U gjet në bagazhin e automjetit
Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u gjet duke transportuar një 17vjeçare jashtë kufirit në formë të jashtëligjshme. Së bashku me 23- vjeçarin, në automjet ishte edhe një 17-vjeçar i cili u shoqërua në gjendje të lirë.
25 Gusht 2022, 10:32 -
‘Nga Shkodra në Angli për 5 mijë £’, skandali me emigrantët shqiptarë për kalimin me gomone nga Tik-Tok (VIDEO)
Mediat britanike vijojnë të publikojnë video të cilat i cilësojnë si skandaloze ku ‘pazari’ për trafikun e emigrantëve me gomone përmes kanalit të “La Manshit” nga ana e shqiptarëve është duke u bërë hapur në rrjetin social Tik Tok.
24 Gusht 2022, 20:45 -
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 63-vjeçari në Gjirokastër
Një 63-vjeçar ka rënë në pranga, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 63-vjeçari është kapur në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.
14 Gusht 2022, 15:05 -
Trupi i një emigranti nga Bangladeshi lihet pranë kufirit shqiptar! Ishte me një grup emigrantësh të jashtëligjshëm
Një burrë nga Bangladeshi ka vdekur duke u përpjekur të mbërrinte në Francë nga Greqia përmes 'rrugës ballkanike'. Kontrabandistët e qenieve njerëzore thuhet se lanë trupin e të ndjerit në një zonë kodrinore pranë kufirit Shqipëri-Mali i Zi.
11 Gusht 2022, 10:34 -
Bota
Vazhdon arratia e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar nga brigjet franceze! Mediat e huaja publikojnë pamjet dramatike kur ndërpritet 'ëndrra' britanike
Policia franceze pengoi një tentativë për kalimin e Kanalit nga një grup prej rreth 45 emigrantësh duke shpuar varkën dhe duke i thyer motorin, trasmetojnë mediat e huaja të cilat bashkangjisin edhe pamjet nga momenti dramatik.
8 Gusht 2022, 12:59