-
I kishte fshehur në kamion dhe u merrte 4000 euro për person, arrestohet turku me 4 emigrantë të paligjshëm në Qafë-Thanë
Një shtetas turk me iniciale M.T është arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. 49-vjeçari me banim në Stamboll, kishte fshehur në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së
13 Prill 2022, 10:26 -
Gjirokastër, transportonte 64 emigrantë me furgon dhe nuk i ndaloi policisë, në pranga 24-vjeçari nga Kosova, në kërkim 2 shokët e tij
Është arrestuar Egzon Isufi, i cili i kishte marrë emigrantëve 3400 euro për t'i kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në kufi. Atij iu bë shenjë nga policia për të ndaluar në afërsi të fshatit Dervician, por 24-vjeçari nuk u bind, duke u larguar me vrap dhe duke braktisur furgonin.
12 Prill 2022, 11:13 -
U kap me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë që po i transportonte nga Saranda drejt Tiranës, arrestohet 41-vjeçarja
Është arrestuar Eralda Shkurta, e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip 'Honda', po i çonte drejt Tiranës. Gruaja u kap në flagrancë në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Majkosh".
8 Prill 2022, 09:06 -
I mori 3 mijë euro secilit dhe i premtoi se do t’i çonte drejt BE, kapet në Pogradec 42-vjeçari me 3 emigrantë të paligjshëm në makinë
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi i ka dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Autori është identifikuar Edison Muslli.
21 Mars 2022, 08:38 -
Korçë/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet i riu i cili ishte shpallur në kërkim
Më 21 nëntor 2021, S.T., në bashkëpunim me persona të tjerë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar 1 mijë euro secili për t'i kaluar drejt vendeve të BE-së. Dy prej bashkëpunëtorëve u arrestuan asokohe por S.T u shpall në kërkim, ndërsa sot ka rënë në prangat e policisë.
14 Shkurt 2022, 14:34 -
Pogradec/ Si kamionët për në Londër, durrsaku modifikon makinën që të mos pikaset nga policia, po i dështon plani! Kapet me 9 emigrantë të paligjshëm brenda
Kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë, vihet në pranga 1 person. Në pranga ka rënë Stjuart Mullalli.
7 Shkurt 2022, 14:51 -
Ja video e hotelit në Tiranë ku u mbajtën 'peng' 30 emigrantët
Report Tv ka siguruar pamje nga Hoteli në Tiranë, ku tre personat mbanin 'peng' 30 emigrantët që i kishin transportuar kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Mentor Kuka, Muhamed Emin dhe Zakaria Dervish e kishin përshtatur këtë banesë në një hotel, ku mbanin emigrantët dhe kërcënonin familjarët e tyre që t'u paguanin t
23 Janar 2022, 14:08 -
Transportuan 30 emigrantë nga Lindja e Mesme në vendin tonë, tre të arrestuar! I mbanin 'peng' në një banesë në Tiranë dhe kërcënonin familjarët të paguanin për rrugën
Një banesë e përshtatur si hotel në zonën e Laprakës ishte kthyer në vatrën e qëndrimit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe përdorin Shqipërinë si një vend për të depërtuar në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.
23 Janar 2022, 09:36 -
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 51-vjeçari në Paskuqan! Nën hetim bashkëpunëtorja e tij
51-vjeçari Ilir Mera është kapur nga policia në mesnatë në Paskuqan duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës.
14 Janar 2022, 08:35 -
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokstër pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për transportimin e emigrantëve jashtë kufirit shqiptar.
13 Janar 2022, 15:28 -
5 mijë refugjatë janë futur në 3 muaj në vendin tonë, Nano urdhër Drejtorive të Policisë në jug dhe juglindje: Kontrolloni kufijtë
Një urdhër i kryepolicit Gledis Nano është shpërndarë në Drejtoritë e Policisë të jugut dhe juglindjes, përmes së cilit kërkohet angazhim maksimal në kontroll të kufijve për kalimin e paligjshëm të klandestinëve. Nano ka kërkuar intensifikim të kontrolleve, duke iu referuar shifrave prej rreth 5 mijë raste të konstatuara në vetëm tre muajt e fundit.
23 Dhjetor 2021, 15:54 -
Siguronin ftesa fiktive të huajve nga Egjipti që të vinin në Shqipëri për t’i çuar drejt BE-së, arrestohet 49-vjeçari, nën hetim penal 3 gra
Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar gjatë një operacioni të koduar “The Invitation”, për të goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së
22 Dhjetor 2021, 10:57 -
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 33-vjeçari në Kukës
Një 33-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u konstatua duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Mësohet se 33-vjeçari po i transportonte dy emigrantët drejt Kosovës, ndërsa si desntinacion përfundimtar kishin vendet e BE-së.
19 Dhjetor 2021, 10:54 -
VIDEOLAJM/ 23 emigrantë të paligjshëm të 'maskuar' si binarë e dërrasa! Durrsaku prangoset në Korçë
Një 46-vjeçar nga Durrësi është prangosur nga policia e Korçës pasi ka qenë duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm në furgonin e tij, të cilin e kishte përshtatur duke e bërë të dukej sikur ishte mbushur me binarë dhe dërrasa.
18 Dhjetor 2021, 10:45 -
I morën 500 euro secilit për t’i kaluar drejt Kosovës, kapen në hyrje të Tunelit të Kalimashit 4 persona me 46 emigrantë sirianë
Në kuadër të kontrolleve në terren nga shërbimet Policisë Vendore të DVP Kukës dhe ato Kufitare, në 24 orët e fundit janë “goditur” 4 raste të reja të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
9 Dhjetor 2021, 11:58 -
Kronikë
Po transportonin pesë emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Tiranë
Pesë emigrantët janë proceduar penalisht, ndërsa raportohet se ata janë futur në Shqipëri nëpërmjet kufirit me shtetin grek. Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ‘Taksia’, kanë rënë në pranga V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç të cilët po transportonin emigrantët.
2 Dhjetor 2021, 09:05 - Kronikë
-
Kronikë
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër! Policia sekuestron 'Audi'-n dhe dy celularë
Report Tv mëson se Emin Isha dhe Nuri Cila, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, janë kapur në vendin e quajtur 'Ura e Lumit' në Gjirokastër, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
27 Nëntor 2021, 15:14 -
Kronikë
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm me automjete të ndryshme, arrestohen 7 persona në Kukës
Në kuadër të një operacioni policor për “goditjen” dhe parandalimin dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, janë arrestuar 7 persona ndërsa ndaj 1 tjetri kanë nisur hetimet.
25 Nëntor 2021, 13:17 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Theu masën e arrestit dhe u kap duke transportuar 20 emigrantë me furgon, në pranga 18-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Tiranës arrestoi një 18-vjeçar në rrugën Tiranë-Rinas, pasi po transportonte 20 emigrantë të paligjshëm në një furgon me destinacion qytetin e Kukësit, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij 27 vjeç.
18 Nëntor 2021, 09:04 -
Kronikë
Himarë/ Po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i dehur, pranga edhe dy të miturve në Vlorë
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin në vendet e BE-së kundrejt pagesës. Sakaq, dy të mitur janë arrestuar në Vlorë pasi tentuan të vidhnin pjesë të automjeteve të bllokuara në qytetin bregdetar.
17 Nëntor 2021, 16:41 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Po transportonte emigrantë të paligjshëm e nuk iu bind urdhrit të policisë, 20-vjeçari bën aksident te 'Uji i Ftohtë' në Tepelenë, arrestohet nga Policia
Po transportonte emigrantë të paligjshëm e nuk iu bind urdhrit të policisë, 20-vjeçari bën aksident te 'Uji i Ftohtë', arrestohet nga Policia
13 Nëntor 2021, 15:01 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Operacionet e SHÇBA, shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, arrestohen 4 policë në Tiranë, pezullohen 6 të tjerë në Korçë
Në operacionet e zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë dhe Korçë janë arrestuar 4 efektivë policisë dhe 6 janë pezulluar. Gjithçka lindi nga hetimet dhe përgjimet që po u bëheshin policëve të Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19. Efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve"
21 Tetor 2021, 12:15 -
Bota
Polonia miraton ligjin, emigrantët nuk do lejohen të kërkojnë as azil politik
Parlamenti i Polonisë ka miratuar një ligj, sipas të cilit policët kufitarë duhet t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin. Sipas ligjit, policët kufitarë do të kenë fuqi që të refuzojnë kërkesat e emigrantëve për azil. Ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak pritet të nënshkruhet nga presidenti Andrzej Duda.
15 Tetor 2021, 10:57 -
Speciale
Refugjatët të rënë në 'çarkun' midis kufirit Shqipëri-Greqi! Report Tv depërton në tokën neutrale, sjell dëshmi ekskluzive të emigrantëve të paligjshëm
Në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë mbetur shumë emigrant nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Report Tv ka depërtuar në tokën neutral dhe ka marrë dëshmitë ekskluzive të refugjatëve të paligjshëm që nuk pranon t’i strehojë asnjë shtet.
14 Tetor 2021, 10:06 - Kronikë
-
Kronikë
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari, në makinë iu gjet edhe kokainë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar, një tjetër në kërkim
Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë në fushën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm, në të cilën ishin të përfshirë një 17 dhe një 19 –vjeçar të cilët edhe u arrestuan.
11 Tetor 2021, 13:17 -
Bota
Falsifikonin pasaportat e 56 kombësive, mes tyre dhe atë shqiptare, çmontohet grupi spanjoll! 'Ndihmonin' emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme
Një grup spanjoll që falsifikonin dokumentet për emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme duke u siguruar atyre identitete të rreme për të qëndruar në vendet e BE-së. Policia sekuestroi mbi 2000 pasaporta që i përkisnin 56 kombësive, mes tyre edhe Pasaporta Shqiptare.
9 Tetor 2021, 09:54 -
Kronikë
14 vjet krime/ Skeda e Erjon Llapushit që vrau kamarierin në Elbasan, nga plagosja, kanosja, zhvatja e pasurisë tek vrasja! U arrestua 4 muaj para krimit për trafik, por e shpëtoi drejtësia
Kryekamarierin Gazment Kurmaku e vrau drejtësia e korruptuar. Vrasësi Erjon Llapushi u arrestua në maj 2021 për trafik njerëzish. Duhej të dënohej deri në 7 vite burg, por ia hodhi drejtësisë. Në 2019 u arrestuar për marrje pasurie me dhunë, duhej të dënohej deri në 8 vite, por u lirua. Më parë është arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Nisi aktivitetin që në 2007 me tentativë për vrasje
8 Tetor 2021, 12:58