-
Shtyhet mbledhja e KLP për pikëzimin kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm! Balla: Anëtarët duan më shumë kohë
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shtyrë pasi është kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror. Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta.
1 Tetor 2019, 13:59 -
KLP ndërpret 13 komandime të përkohshme, prokurorët çohen nga Tirana në rrethe
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur ndërpreprejne komandimeve të përkohshme duke kthyer në vendin ku kanë emërimet 13 prokurorët e parë. Mes hetuesve që do të duhet të rikthehen sipas emërimit me dekret presidenti janë drejtues linjë në Prokurorinë e Tiranës dhe prokurorë me një sërë dosjesh të rëndësishme Kreshnik Ajza që shkon në Tiranë.
27 Shtator 2019, 15:07 -
Ja tre kandidatët për Kryeprokuror të Shqipërisë, KLP gati të ndërpresë komandimet
Këshilli i lartë i prokurorisë i ka dhënë OK Arta Markut të garojë për një mandate të plotë 7 vjecar, ndërsa ka kualifikuar dhe dy vartësit e saj Olsian Cela dhe Fatjona Memcaj. ReportTv ka mësuar se në mbledhjen e kësaj të enjte KLP ka diskutuar edhe për ndërprerjen e komandimeve por këtë vendimmarrjen e ka shtyrë për mbledhjen e radhës.
25 Shtator 2019, 12:22 -
Garës për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë i shtohen edhe 4 kandidatë të tjerë
Shkon në tetë numri i kandidatëve për inspektor të lartë të drejtësisë duke shtyrë në kohë ngritjen e këtij institucioni i cili do të kontrollojë sjelljen e gjyqtarëve përgjatë ushtrimit të detyrës. Ndërsa këtë të mërkurë Artur Malaj një nga kandidatët për ILD nuk u paraqit në KPA për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
25 Shtator 2019, 11:32 -
Gent Ibrahimi: Tetori e gjen Shqipërinë me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm
Kryetari i KLP, Gent Ibrabimi pret në takim Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag i cili deklaroi se lufta kundër korrupsionit është kushti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
17 Shtator 2019, 10:17 -
SPAK me më pak se 10 prokuror, Kreu i KLP: Do dalim me vendimin, në pritje të vettingut për 3 hetues
Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit do të ngrihet edhe më pak se 10 prokuror me një vendim të këshillit të lartë të Prokurorisë. Kreu i KLP-s Genti Ibrahimi tha se këtë do ta vendos KLP me një vendim sapo të mbarojë Vettingu edhe për tre prokuror që janë në garë, pasi për 5 aktualisht ka përfunduar.
16 Shtator 2019, 14:10 -
Ekskluzive/ Kancelarët e prokurorive në Vetting, ja 8-të emrat e parë që kalojnë në 'sitë'
ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë se prej disa ditësh ata kanë nisur procesin e vettingut edhe për kancelarët e prokurorive. Sipas ndryshimeve ligjore jo vetëm gjyqtar e prokurorë, por edhe kancelarët i nënshtrohen Vetting-u, por jo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por nga KLP në rastin e prokurorive.
3 Shtator 2019, 14:54 -
Pata: Reforma në drejtësi, udhëtimi hap pas hapi, i aktit politik më të përkrahur nga shqiptarët
Sot, tre vjet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të paketës për drejtësinë që tashmë quhet rëndom reforma në drejtësi, janë ngritur vetëm tre institucionet piramidale të sistemit të ri: gjykatat e vettingut, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
22 Korrik 2019, 18:24 -
Ligji s'e lejon të bëjë emërime, KLP zgjat afatet e komandimit për prokurorët
Në pamundësi ligjore për të kryer emërime në pozicione të rëndësishme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur komandimet për drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Korçës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.
22 Korrik 2019, 10:45 -
Llalla, 'peshku' i parë në rrjetën e SPAK? Kreu i KLP-së: Do të vijojnë hetimet ndaj tij për pastrim parash
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi deklaron se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit SPAK-u do të jetë gati për të nisur punën me dosjet e nxehta. Ai paraqiti argumentet pse me SPAK-un në Shqipëri do të fillojë ҫmontimi i korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë. Ibrahimi shpjegon edhe arsyet se përse SPAK-u do të jetë një strukturë efektive që do të japë rezultat menjëherë.
21 Korrik 2019, 12:47 -
Ngrihet 'Poli i Drejtësisë'/ Ja 'shtëpia' e institucioneve më të rëndësishme të reformës (VIDEO)
Të hënën inaugurohet “Poli i Drejtësisë” godina e cila do të jetë shtëpia e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistratuës. Me një vendim qeverie ish-shkolla e Avokatisë i është kaluar institucioneve të reja të reformës, të cilat do të atashohen aty në tre vjetorin e kësaj reforme. ReportTv sjell pamjet godinës e cila ndodhet në fazat e fundit të përgatitjeve për të çelur dyert në fillim javë.
20 Korrik 2019, 14:25 -
KLP miraton 6 prokurorë të rinj në sistemin e drejtësisë, ja ku do të shërbejnë
KLP-ja nëpërmjet Komisionit e tij të Karrierës vendosi themelimin e një metode, e cila do të shoqëroje ketë proces në vite dhe që parashikon:vetting për kandidatët te cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem. Pas kësaj KLP miratoi 6 Prokurorë të rinj të cilët kishin mbaruar shkolën e Magjistraturës në vitin 2018.
12 Korrik 2019, 18:07 -
KLP mbyll intervistat për SPAK, të martën dalin 15 emrat e prokurorëve më të vlerësuar
Të martën më 16 korrik është afati ku pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të rendis sipas pikëve të fituara prokurorët kandidat për SPAK. Intervistimi i tyre dhe prezantimi i platformave ka përfunduar këtë të premte për 22 garuesit, e nisur kjo me prokurorin Altin Dumani dhe e përfunduar me prokurorin Maksim Sota, i cili për arsye personale nga KLP është pajisur me leje pa të drejtë page për disa muaj.
12 Korrik 2019, 15:20 -
Nga kërcënimet tek lekët/ Pyetjet që duhet tu përgjigjen prokurorët që garojnë në SPAK
ReportTv zbardh disa nga pyetjet që KLP u ka drejtuar prokurorëve që garojnë për SPAK. Kërcënimet për shkak të detyrës për to ose familjen, shpenzimet mujore, sjelljet në publik dhe vlerësimi për veten janë disa prej temave për të cilat janë përgjigjur kandidatët që do jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
10 Korrik 2019, 14:11 -
SPAK/ Nuk u paraqit për intervistë, KLP vendos datën e re për të marrë në pyetje Prokurorin Behar Dibra
Prokurori Behar Dibra i cili kandidon për SPAK nuk është paraqitur për intervistën sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Për ta marrë në intervistë KLP ka vendosur datën 12 korrik.
9 Korrik 2019, 16:43 -
Prela në garë për SPAK, pyetet për 'Bild' e dosjen 'Shullazi': Kam bërë lëvizjet e duhura
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i është nënshtruar intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si kandidat për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
9 Korrik 2019, 14:45 -
Gara për Kryeprokuror/ Shtyhet pa afat verifikimi i kandidatëve, Ibrahimi: Presim të kalojnë në Vetting
Në shkurt kreu i KLP Genti Ibrahimi deklaronte se në qershor do të ishte gati lista e kandidatëve për Kryeprokuror, ndërsa këtë të hënë më 17 qershor KLP e drejtuar prej tij e ka shtyrë sërish afatin. Shkak është bërë mos përfundimi i procesit të vetting për kandidatin në garë, prokurorin Olsian Cela.
17 Qershor 2019, 15:08 -
Kush është gjyqtari i vettingut që fshehu shkarkimin në 1997-ën?! Prokurorja që 'mbeti' për pasurinë i nxjerr dokumentin /FOTOT
Dokumentin e ka bërë publik, Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci.
16 Maj 2019, 20:40 -
Si u emërua prokuror pa vetting Bledar Valikaj?! Kushtetuta nuk fut në 'rrjetë' OPGJ-të
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpjeguar për ReportTv se prokurori i emëruar rishtaz në sistemin e akuzës nga KLP, Bledar Valikaj nuk i është nënshtruar vettingut. Ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore dhe kjo pjesë nuk është e përfshirë në Kushtetutë. Por sipas KPK ata po shqyrtojnë këtë rast dhe së shpejti do të dalin me një vendim.
4 Maj 2019, 10:54 -
Përplasja në Kolegj/ Ina Rama: Antoneta Sevdari nuk duhej shkarkuar nga detyra
Ish-anëtarja e KLP Antoneta Sevdari përçau Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Përmes një arsyetimi të gjatë prej 28 faqesh, ish-kryeprokurorja Ina Rama, ka konkluduar se Antoneta Sevdari duhej të vazhdonte detyrën dhe se qëndrimi i Kolegjit është i padrejtë.
1 Maj 2019, 08:27 -
E transferoi në Berat, Olsian Çela shpall kandidaturën për t'i zënë vendin Arta Markut
Ish drejtuesi i Krimeve të Rënda Olsian Çela i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeprokuror. Çela ka aplikuar në KLP ndërsa pritet që pas tij të ketë edhe aplikime të tjera mes tyre dhe ajo e kryeprokurores aktuale Arta Marku.
19 Prill 2019, 11:03 -
Emërohet prokuror bashkëshorti i deputetes Felaj, Vate Staka nuk 'pranohet' në KLP
U përzgjodh për të përfaqësuar prokurorët në KLP dhe zëvendësuar Antoneta Sevdarin e shkarkuar nga vettingu, nuk pranohet në mbledhjen e parë Vate Staka. Shkak është bërë afati 5 ditor që njeh ligji për të ankimuar zgjedhjen e Stakës në KLP, ndërsa në mbledhjen e kësaj të hëne u emëruar prokuror në Tiranë bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj i cili fitoi këtë të drejtë në gjyq me presidencën.
15 Prill 2019, 15:16 -
Arta Marku-prokurorëve: Këtu drejtoj unë, uluni ose dilni jashtë! (VIDEO)
Është shoqëruar me debate mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve. Debati ka qenë mes kryeprokurores Arta Marku dhe një grupi prokurorësh. Që në nisje të mbledhjes, kur Marku ftoi kandidatin e vetëm Vate Staka që të paraqesë platformën për në KLP, prokurori Sokol Malaj, tha se në emër të 45 prokurorëve kërkonte ndryshim të rregullores.
11 Prill 2019, 12:35 -
Përzgjidhen 25 prokurorët për SPAK (EMRAT)
Përzgjidhen 25 prokurorët që do të hetojnë krimet dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, i njohur si SPAK. Nga 25 të përzgjedhurit 4 do të nisin punën direkt pasi kanë kaluar vettingun, ndërsa 21 të tjerët do të nisin punën sapo të kalojnë procesin e kontrollit.
5 Prill 2019, 12:47 -
Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm/Kreu i KLP: Do e kemi emrin para korrikut
KLP ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Në garë për këtë post është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Mësohet se Pokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre.
1 Prill 2019, 11:30 -
Parlamentit i 'mbyllet' dera për kryeprokurorin, i duhen 84 vota mes 3 kandidatëve të KLP
Këshilli i Lartë të Prokurorisë ka hapur dje garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në prani të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, misionit EURALIUS dhe Ministrisë e Drejtësisë, anëtarët e KLP hapën garën për zgjedhjen e kryeprokurorit, post i cili mbahet nga Arta Marku që në dhjetor të vitit 2017.
20 Mars 2019, 09:24 -
Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm
Hapet gara për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, me vendim unanim të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Koha që duhet për zgjedhur Prokurorin e përgjithshëm është dy muaj e gjysmë, por nuk është shpallur ende lista. Përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm i takon parlamentit, KLP zgjedh 3 kandidatët më të mirë.
19 Mars 2019, 13:04 -
Arta Marku kërkon mandatin 7-vjeçar, Report Tv zbardh emrat e garuesve
Dy vite pasi u zgjodh në Kuvend mes tymuesve dhe flakadanëve Arta Marku, kryeprokurorja aktuale pritet të garojë për një mandat të plotë 7 vjec. ReportTv ka mësuar se të martën KLP-ja hap garën për emrin e ri të kryeprokurorit ku veç zonjës Marku prokurori që gëzon mbështetje është edhe Olsian Cela ish drejtuesi i Krimeve të Rënda. Kryeprokurori kërkon 85 vota në Kuvend, në të kundërt e emëron KLP-ja
14 Mars 2019, 10:46