-
Politikë
Kriza ekonomike, Partia e Lirisë: Qeveria të lërë shpenzimet e luksit dhe të ndihmojë të varfrit! Të ndryshojë fasha e energjisë elektrike nga 800 kWh në 1200 kWh
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili përmes një deklarata nga Selia e kësaj force politike ka nënvizuar se me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.
23 Shtator 2022, 18:05 -
Zv.Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së: Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri përballë goditjeve të fundit! Autoritetet kanë reaguar shpejt
Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së, Bo Li ka qenë në një vizitë në Tiranë në të cilën ka vlerësuar se Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri përballë krizave, duke theksuar se autoritetet kanë reaguar pozitivisht.
21 Shtator 2022, 19:48 -
Studentët kërkojnë 100 euro mbështetje, Xhixho: Qeveria po e degradon arsimin, nuk u jep as sa Kosova
6 mijë studentë kanë zhvilluar një peticion “online”, nëpërmjet të cilit kërkojnë mbështetje për çdo student prej 100 eurosh. Partia e Lirisë, nëpërmjet deputetes Erisa Xhixho ka mbështetur peticionin dhe thonë se qeverisë do t’i kushtonte 12.5 milionë euro p
19 Shtator 2022, 15:12 -
Studentët dorëzojnë peticion në kryeministri: Qeveria na ka përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale, duam nga 100 euro mbështetje
Një grup studentësh kanë dorëzuar sot në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkohet mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni është realizuar online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’, kjo për shkak se studentët janë me pushime dhe nuk ndodhen në Tiranë.
19 Shtator 2022, 11:19 -
Rriten kostot, fermerët e Myzeqesë reduktojnë të mbjellat: Çmimet janë 200% më të larta se vjet
Fermerët e Myzeqesë, nuk po përballen vetëm me rritjen e kostove për të prodhuar. Mungesa e punonjësve, dhe çmimet e ulëta që kërkon tregu i shumicës i ka bërë të kthejnë sytë tek emigrimi, ndërsa shumë prej tyre tashmë kanë filluar të mbjellin më pak.
16 Shtator 2022, 18:15 -
Çmimet zhvlerësojnë rritjen e pagave të shqiptarëve! Rroga mesatare u rrit vetëm 0.3% më shumë se inflacioni
Rritja e pagave nuk është efektive në xhepin e qytetarëve, kjo për shkak të rritjes së ndjeshme të inflacionit. Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare në vend u rrit me 7% në tremujorin e dytë të vitit, por nga ana tjetër kostot si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve dhe produkteve të tjera u rritën me mbi 6.7%, duke bërë që rritja reale e pagave të jetë vetëm 0.3%.
12 Shtator 2022, 21:30 -
Emigrantët ‘mbajnë me bukë’ familjarët në Shqipëri, në 6 muaj krizë çmimesh sollën 376 mln euro! Vlera më e lartë prej 12 vitesh
Shqiptarët po i përballojnë çmimet e larta me ndihmën e të afërmve të tyre emigrantë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në gjashtë muajit e parë të vitit emigrantët kanë sjellë në vend 376 milionë euro, shifra më e lartë që prej vitit 2010.
12 Shtator 2022, 19:50 -
Bordi publikon çmimet e reja, rritet me 4 lekë sheqeri, nga 114 lekë do shitet 118 lekë! Ulet mielli me 7 lekë
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet tavan për produktet e shportës, atë të sheqerit dhe atë të miellit. Çmimi tavan i shitjes me pakicë të sheqerit do të jetë 118 lekë, nga 114 lekë që ishte nga vendimi i fundit. Çmimi tavan për shitjen e miellit do të jetë 83 lekë/kg.
9 Shtator 2022, 18:58 -
Minxhozi: Një tufë gjelash (majë plehut) në kohë kolere…
Po të bësh një xhiro deklaratash, kërcënimesh, replikash të liderëve të përfshirë në konfliktin ukrainas, apo edhe paralajmërimesh të ekspertëve të politikës ndërkombëtare, energjisë, ekonomisë dhe financave, bota ndodhet përballë një dimri të tmerrshëm.
8 Shtator 2022, 19:57 -
Ndihma e qeverisë për mbjelljen e grurit, fermerët e Myzeqesë: Nuk na mjafton, çmimet janë rritur
Fermerët e Myzeqesë që kultivojnë grurë thonë se ndihma 30 mijë lekë për çdo hektar që mbjellin është e pamjaftueshme, edhe pse ata kanë aplikuar. Ndërsa ka të tjerë që thonë se penalizohen pasi nuk kapin dot kufirin 1 hektar për të përfituar mbështetjen nga qeveria.
7 Shtator 2022, 20:21 -
Rritja e çmimeve të karburantit, Meta: Po të hiqej taksa e qarkullimit siç propozon Partia e Lirisë, nafta do ishte 370 lekë më lirë
Në një takim me strukturat në kombinat Kreu i Partisë së lirisë, Ilir meta ka komentuar rritjen e çmimit të hidrokarbureve. Meta thotë se Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit dhe nëse qeveria do e bënte, sipas tij nafta do shitej 370 lekë më lirë.
7 Shtator 2022, 19:41 -
Meta: Ndërrimet e drejtorëve të policisë me Ramën në krye kanë zero ndikim! Kriminaliteti në Shqipëri, më i larti në rajon
Gjatë fjalës së tij përballë strukturës së Partisë së Lirisë në Kombinat, Ilir Meta ka cekur edhe ndryshimet e drejtorëve të policisë. Meta tha se përsa kohë është Rama kryeministër këto ndryshime kanë zero ndikim. Sipas tij, kriminaliteti në vendin ton&a
7 Shtator 2022, 19:37 -
Ndërrimi i drejtorit të Policisë, Meta: Asnjë ndikim në situatën e kriminalitetit! Rama i dashuruar me kriminelët, bandat mbrohen nga qeveria
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në Policinë e Shtetit, ku në krye të saj u vendos Muhamet Rrumbullaku. Në një takim me strukturat e partisë në Kombinat, Meta tha se ndërrimet e drejtorëve të policisë apo ministrave të Brendshëm me në krye të qeverisë Edi Ramën, nuk kanë asnjë ndikimin në ndryshimin e situatës së kriminalitetit në vend.
7 Shtator 2022, 19:30 -
Doganat mbledhin rreth 211 mln euro më shumë se në 8 mujorin e 2021! Ndikuan importet me çmime të larta
Doganat kanë tejkaluar pritshmëritë sa i përket të ardhurave të mbledhura për 8 mujorin e fundit të vitit 2022. Në total, gjatë kësaj periudhe ‘Doganat’ kanë mbledhur 144 mld lekë nga 143,3 mld të planifikuara, pra rreth 600 mln lek më shumë se plani i rishikuar. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë 211 milionë euro më shumë.
7 Shtator 2022, 16:20 -
Banka e Shqipërisë: Rritja e çmimit të energjisë elektrike, sfida kryesore e ekonomisë së vendit
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe pozicioni si importues i Shqipërisë është sfida kryesore që ka përpara ekonomia e vendit dhe që mund të frenojë rritjen e saj. Banka e Shqipërisë thotë se nëse ekonomia ngadalësohet, kjo mund të ndikojë në rënien e aftësisë paguese të bizneseve e të familjeve.
7 Shtator 2022, 15:52 -
Kriza/ Qeveria do i paguajë 50% të vlerës familjeve që vendosin panele diellore për ngrohje uji! Ulen tarifat për prodhuesit e energjisë, përgjysmohet pagesa për licencim
Burime për Report TV bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbusojë gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Nga ana tjetër Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji.
5 Shtator 2022, 21:35 -
Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë
Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.
3 Shtator 2022, 16:53 -
Çmimi më i subvencionuar
Edhe vende me buxhet të jashtëzakonshëm, si Zvicra, Gjermania, Hollanda, etj., po përgatiten për kufizime të furnizimit me energji. Evropa Perëndimore dhe vendet e BE-se po i afrohen dimrit më të keq energjitik të 70 viteve të fundit, pas shtrëngesave dhe mungesave energjitike të viteve 1945-1947, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Po pse? Arësyet vijnë menjëherë më poshtë.
3 Shtator 2022, 15:58 -
Ulet me 9 lekë për litër çmimi i naftës, nga sot shitet me 239 lekë litri! 2 lekë me pak dhe benzina
Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburantit në vend. Në mbledhjen e fundit është vendosur që nafta të kushtojë 9 lekë më pak dhe do shitet me 239 lekë litri nga 248 lekë që ishte çmimi i mëparshëm.
31 Gusht 2022, 12:51 -
'Financial Times': Inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë i lartë për aq kohë sa çmimi i gazit rritet
Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.
31 Gusht 2022, 12:11 -
Berisha prezanton planin ekonomik të PD: Do kemi rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh më shumë se dyfish
Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se një orë e më parë duhet të t’i kushtohet rëndësi votës së lirë, pasi në këtë mënyrë mund të ndryshojë situata në vend, duke e lidhur me një deklaratë të Joe Biden.Sipas Berishës themeli i &
30 Gusht 2022, 21:45 -
Berisha nuk 'i ndahet' portit të Durrësit: Kompania nga Emiratet shërben si mburojë e Edi Ramës
Sali Berisha nuk i ndahet Portit të Durrësit dhe akuzave se Edi Rama po e përdor kompaninë nga Emiratet e Bashkuara si mburojë. Në takimin me ekspertët tha se shqiptarët po vidhen dhe sipas tij, një kompani e huaj po plaçkit më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit.<
30 Gusht 2022, 20:20 -
Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Në oborrin që prita Xhorxh W. Bush, Rama vendos një instalacion druri 4 mln eurosh
Në takimin me ekspertë dhe pronarë të biznesit të vogël, Sali Berisha ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër duke thënë se në oborrin që priti Xhorxh W.Bush, Rama ka planifikuar të vendosë një instalacion druri me vlerë 4 milionë euro.“Pak metra larg nga k&
30 Gusht 2022, 20:13 -
Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Pagat ishin më të lartat në rajon! Sot Rama sjell kompani nga Emiratet Arabe për Portin e Durrësit, por e përdor si mburojë
Sali Berisha ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër gjatë takimit me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit të vogël. Berisha tha se në vitin 2013 kanë qenë pagat më të larta në rajon ndërsa sot janë më të ulëtat dhe varfëria është 4-fishuar.
30 Gusht 2022, 19:37 -
Partia e Lirisë për rritjen e çmimit të naftës: Bord komunist, boll vodhët! Çmimet në Mal të Zi dhe Maqedoni, pasqyra e hajdutërisë të rilindjes
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në "Facebook" ka reaguar ndaj vendimit të ditës së sotme të Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës.
27 Gusht 2022, 17:25 -
Bordi rrit me 9 lekë çmimin e naftës, do shitet 248 lekë/litër! Shtrenjtohet me 1 lekë gazi, benzina ulet me 4 lekë
Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftës që nga sot pasdite do tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina ulet me 4 lekë, dhe shkon në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit është rritur me 1 lekë, shitet 79 lekë.
27 Gusht 2022, 12:49 -
Energjia 7 herë më e shtrenjtë se një vit më parë, 1 megavat 750 euro! Braçe: Të kursejmë! KESH: Fatura e furnizimit gjithnjë e më e kushtueshme
Kriza e energjisë do të jetë betejë e fortë në muajit e ardhshëm, për shkak të çmimeve të larta e prodhimit të ulët në Evropë. Përmes këtij paralajmërimi deputeti i PS-së Erion Braçe kërkon që qytetarët të kursejnë pasi çmimi në bursë ka kapërcyer në 708 euro për megavat. Kjo kosto sipas Braçes po merr miliona euro çdo muaj nga taksat që paguajnë qytetarët.
26 Gusht 2022, 13:19 -
Bota
Rritja e çmimeve të energjisë, Britania përballet me 'krizë humanitare'
Britania do të përballet me “krizë humanitare” gjatë këtij dimri, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen me fatura të shtrenjta të energjisë dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe mendore, tha një grup lobues për kujdesin shëndetësor.
19 Gusht 2022, 13:12 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet
Tregtia e mallrave është ngadalësuar ndjeshëm në muajit e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe kërkesës së ulët për konsum. Sipas të dhënave të INSTAT, po paguhet më shumë për të blerë produkte, por vetëm në muajin korrik sasia e importeve është reduktuar me 98 mijë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më eksportet.
18 Gusht 2022, 18:11 -
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
Në buxhetin e shtetit nga janari deri në korrik janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se vjet. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave mbi planin e Ministrisë së Financave e ka dhënë rritja e çmimeve si dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik të bizneseve. Ndërkohë shpenzimet kanë pësuar ulje dhe janë mbledhur 567 milion lekë më pak se 2021.
17 Gusht 2022, 21:53 -
Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 6 lekë/litër. Nga sot nafta do të shitet me 227 lekë/litër, nga 221 lekë/litër që ishte. Ndërkohë, çmimi i benzinës është ulur me vetëm 1 lekë, e ndërsa ai i gazit është ulur me dy lekë.
17 Gusht 2022, 18:06 -
Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë
Çmimet e larta kanë boshatisur tregun e fruta-perimeve në Fier ndërsa fuqia blerëse është tkurrur. Në tezga duken gjithnjë e më pak qytetarë, e për tregtarët kjo situatë ka prekur më së shumti pensionistët. Ata thonë se në këto kushte është më mirë të mos dalin në punë.
17 Gusht 2022, 16:38 -
Nafta bie në bursë, në Shqipëri nuk lëviz, deputeti Sula: Sot një litër duhet të shitej 14 lekë më pak
Prej gati një javë tashmë në çdo pikë karburanti në Shqipëri çmimi i naftës është me 221 lekë për një litër, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës, por në fakt gjithë këto ditë ka pasur një rënie konstante në tregjet ndërkombëtare.
17 Gusht 2022, 11:33 -
Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro
Menjëherë pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars, bankat e nivelit të dytë kanë rritur interesat e kredive për qytetarët dhe për bizneset e vogla. Sipas një raporti të bankës qendrore më shumë janë shtrenjtuar kreditë e vogla me vlerë deri në 36 milionë leke. Nga ana tjetër bankat po tregohen dorështrënguar ndaj kërkesave për kredi të bizneseve të vogla dhe mikro.
16 Gusht 2022, 20:55