-
'Garë e barabartë në Superligë', FSHF cakton orare të njëjta për javën e 32-të
Kjo metodë pritet të vijojë deri në fund të kampionatit ndërsa përjashtim mund të bëjë vetëm derbi Partizani- Tirana i cili është përcaktuar të luhet të hënën e 13 majit për shkak të interesimit të lartë të tifozëve.
30 Prill 2019, 17:49 -
Kukësi nuk përfiton nga ndalesa e Partizanit, ‘ngec’ kundër Teutës. ‘Paqe’ mbijetese mes Luftëtarit dhe Tiranës
Diferenca mes Partizanit dhe Kukësit vijon të jetë 10 pikë, pasi verilindorët kanë barazuar pa gola kundër Teutës. Ndërkohë përballja e mbijetesës mes Luftëtarit dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 1-1.
28 Prill 2019, 18:36 -
Superliga në fazën e nxehtë, të dielën luhet për Europë dhe mbijetesë
Superliga ka hyrë në fazën me të nxehtë dhe të dielën do të vendoset jo pak për fatet e saj. Në Korçë Skënderbeu do të presë Flamurtarin në një duel për zonën Europiane, në Gjirokastër Luftërari do të zhvillojë ‘betejën’ e mbijetesës me Tiranën, ndërsa në Kamzëz Kukësi do të presë Teutën.
27 Prill 2019, 14:39 -
VAR në Superligë, Jareci: Kemi projekt strategjik për implementimin
Me ndihmën e “UEFA-s” dhe FIFA-s” sistemi “VAR” do të implementohet edhe në stadiumet shqiptare. Lajmi është konfirmuar për “Report TV” nga shefi i sektorit të arbitrave Sokol Jareci, I cili thotë se projekti aktualisht është në fazën e diskutimit.
25 Prill 2019, 15:20 -
Java e 29-të e Superligës, surprizat e çdo ndeshjeje
Fitorja në tavolinë kundër Kamzës ka kthyer besimin te Tirana që këtë javë në Superligë ka mposhtur 1 me 3 Teutën, duke krijuar një distancë sigurie me Kastriotin e vendit të parafundit që është shkatërruar nga Skënderbeu. Ndërkohë Kukësi ka humbur 1 me 2 në Elbasan kundër Flamurtarit duke i dhënë lamtumirën luftës për titull.
14 Prill 2019, 21:41 -
Superliga, Mema të tjera akuza: Kundërshtarët fitojnë më lehtë se ne, shënojnë gola të çuditshëm
Teuta-Tirana dhe Kukësi-Flamurtari janë dy ndeshjet më të rëndësishme të javës së 29 të Superligës. Në prag të takimeve ka qenë trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ai që I ka hedhur edhe një herë benzinë zjarrit duke bërë akuza për tolerime.
13 Prill 2019, 14:20 -
Gjoka debuton me fitore te Kukësi, Kastrioti fiton ‘derbin e mbijetesës’ me Luftëtarin
Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 28 të Superligës ku Kukësi që sot drejtohej për herë të parë nga Ernest Gjoka ka fituar në transfertë kundër Laçit, ndërsa Lufëtari është mposhtur në transfertë nga Kastrioti.
10 Prill 2019, 17:42 -
Partizani ruan distancën, Kukësi shpërdoron supergolin e Reginaldos
Për verilindorët në pjesën e dytë Rexhinaldo realizoi një supergol me goditje dënimi, ndërsa pas 13 minutash Jasir Asani finalizoi një penallti të fituar po vetë duke fiksuar shifrat përfundimtare të ndeshjes, 1-1.
29 Mars 2019, 20:52 -
Rikthehen fantazmat e dhunës në Superligë, përplasje e tension në takimin Kastrioti-Tirana
Ndeshja e Superligës mes Kastriotit dhe Tiranës është karakterizuar nga tesioni përgjatë gjithë lojës, ndërsa në fundin e takimit për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e policisë.
17 Mars 2019, 16:31 -
Të dielën 3 ndeshje të Superligës. Spikat Partizani-Teuta, Gega: Kundërshtarët i shohim nga pasqyrat
Pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 25 të Superligës do të zhvillohen të dielën. Partizani do të presë në kryeqytet Teutën me synimin për t’u rikthyer te fitoret, Tirana do të luajë në transfertë me Kastriotin, ndërsa Laçi që këtë javë vjen me ndryshime në pankinë do të presë Flamurtarin.
16 Mars 2019, 15:31 -
Kontestime për arbitrin dhe gol në minutat e fundit, Teuta me Skënderbeun ‘luftë’ për 1 pikë
Si Teuta ashtu edhe Skënderbeu kanë patur kontestime në ndeshjen e Superligës të luajtur sot kundër njëra-tjetrës, por në fund skuadrat kanë ndarë pikët pasi 90 minutat janë mbyllur me shifrat 2-2.
2 Mars 2019, 19:22 -
Kukësi mposht Luftëtarin dhe shkon -6 nga Partizani, nesër dy ndeshjet e tjera të kësaj jave
Kukësi ka fituar 3-0 kundër Luftëtarit duke shkurtuar diferëncën në kampionat me Partizanin kryesues. Ndërkohë të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 24 të Superligës.
2 Mars 2019, 16:58 -
Sfida me Tiranën, Shehi: Për Skënderbeun është detyrim fitorja, të japim 150%
Skënderbeu -Tirana është ndeshja e parë për javën e 23 të Superligës që do të luhet nesër në Korçë. Në prag të sfidës trajneri i skuadrës kampionë në fuqi Orges Shehi shprehet se fitorja synohet me patjetër për të ndërruar faqe, ndërsa nga ana tjetër Tirana vjen në këtë sfidë me mjaft mungesa.
21 Shkurt 2019, 18:38 -
Të dielën 4 ndeshje të Superligës, spikat Laçi-Partizani dhe Flamurtari-Skënderbeu
Të dielën do të luhen 4 ndeshje të Superligës me Partizani kryesues që do të udhëtojë drejt Laçit me synimin për të rritur akoma më shumë diferencën me ndjekësit pas humbjes së Kukësit. Ndërkohë në Vlorë do të luhet Flamurtari-Skënderbeu, në kryeqytet përballën Tirana me Luftëtarin ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet Kamzës dhe Kastriotit.
16 Shkurt 2019, 17:05 -
Tirana ‘poker’ kundër Kamzës, Kastrioti ‘shpërtallon’ Luftëtarin. Teuta dhe Flamurtari bëjnë ‘paqe’
Janë luajtur sot 3 ndeshjet e fundit të javës së 19 të Superligës ku Tirana mposhti 4-1 në kryeqytet Kamzën. Ndërkohë befasia më e madhe ishte Luftëtari, që në Gjirokastër është poshtëruar 1-5 nga Kastrioti, ndërsa ndeshja tjetër mes Teutës dhe Flamurtarit ka përfunduar në barazim 1-1.
27 Janar 2019, 20:22 -
Tirana kërkon fitoren e parë kundër Kamzës këtë sezon, Mema: Do jetë ndeshje e bukur
Të dielën në kryeqytet, Tirana do të luajë ndeshjen e parë në Superligë për vitin 2019. Bardheblutë do të përballen me Kamzën në një ndeshje delikate pasi humbja do t’i dërgonte në një zonë të rrezikshme të klasifikimit. Ndërkohë Kamza synon me patjetër fitoren për t’u larguar nga ‘zona e ftohtë’.
26 Janar 2019, 15:30