-
Sfida me Tiranën, Shehi: Për Skënderbeun është detyrim fitorja, të japim 150%
Skënderbeu -Tirana është ndeshja e parë për javën e 23 të Superligës që do të luhet nesër në Korçë. Në prag të sfidës trajneri i skuadrës kampionë në fuqi Orges Shehi shprehet se fitorja synohet me patjetër për të ndërruar faqe, ndërsa nga ana tjetër Tirana vjen në këtë sfidë me mjaft mungesa.
21 Shkurt 2019, 18:38 -
Të dielën 4 ndeshje të Superligës, spikat Laçi-Partizani dhe Flamurtari-Skënderbeu
Të dielën do të luhen 4 ndeshje të Superligës me Partizani kryesues që do të udhëtojë drejt Laçit me synimin për të rritur akoma më shumë diferencën me ndjekësit pas humbjes së Kukësit. Ndërkohë në Vlorë do të luhet Flamurtari-Skënderbeu, në kryeqytet përballën Tirana me Luftëtarin ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet Kamzës dhe Kastriotit.
16 Shkurt 2019, 17:05 -
Tirana ‘poker’ kundër Kamzës, Kastrioti ‘shpërtallon’ Luftëtarin. Teuta dhe Flamurtari bëjnë ‘paqe’
Janë luajtur sot 3 ndeshjet e fundit të javës së 19 të Superligës ku Tirana mposhti 4-1 në kryeqytet Kamzën. Ndërkohë befasia më e madhe ishte Luftëtari, që në Gjirokastër është poshtëruar 1-5 nga Kastrioti, ndërsa ndeshja tjetër mes Teutës dhe Flamurtarit ka përfunduar në barazim 1-1.
27 Janar 2019, 20:22 -
Tirana kërkon fitoren e parë kundër Kamzës këtë sezon, Mema: Do jetë ndeshje e bukur
Të dielën në kryeqytet, Tirana do të luajë ndeshjen e parë në Superligë për vitin 2019. Bardheblutë do të përballen me Kamzën në një ndeshje delikate pasi humbja do t’i dërgonte në një zonë të rrezikshme të klasifikimit. Ndërkohë Kamza synon me patjetër fitoren për t’u larguar nga ‘zona e ftohtë’.
26 Janar 2019, 15:30 -
Rikthehet Superliga me supersfidën Skënderbeu-Partizani, Shehi dhe Gega duan 3 pikët
Skënderbu-Partizani do të jetë ndeshja e parë për vitin 2019 në Superligë. Korçarët synojnë me patjetër fitoren për të ngushtuar diferencën me të kuqtë kryesues, ndërsa të besuarit e Gegës do kërkojnë hakmarrjen pas dy humbjeve në ndeshjet e para.
24 Janar 2019, 14:43 -
Kupa e Shqipërisë/ Pagat, dëmtimet dhe situata në klub, ja si vjen Flamurtari para sfidës me Tiranën
Të mërkurën Tirana dhe Flamurtari nisin vitin 2019 duke sfiduar njëra-tjetrën për turin e dytë në Kupën e Shqipërisë. Si bardheblutë ashtu edhe vlonjatët synojnë një rezultat pozitiv në takimin e parë për ta patur më të thjeshtë në ndeshjen e kthimit.
22 Janar 2019, 16:48 -
Kukësi mbyll fazën përgatitore dhe kthehet në Shqipëri, Partizani vijon ende në Antalya
Kukësi është rikthyer sot në Shqipëri, pas 13 ditësh fazë përgatitore në Antalya të Turqisë. Trajneri Cungu i ka dhënë 2 ditë pushim ekipit para se këta të rikthehen për të nisur stërvitjen për ndeshjen e parë të fazës së tretë në Superligë. Ndërkohë, Partizani ende vijon të qëndrojë në Antalya, teksa rikthimi i tyre është parashikuar të bëhet më 19 janar.
17 Janar 2019, 15:31 -
Cungu i kënaqur edhe pas humbjes, Partizani vijon përgatitjet për Antalyaspor
Kukësi pësoi disfatë në miqësoren e parë të fazës përgatitore por trajneri Armando Cungu është shfaqur optimist pas ndeshjes. Ai deklaron se kundërshtarët ishin të një niveli shumë të lartë se dhe ekipi i tij bëri një paraqitje pozitive. Ndërkohë Partizani, skuadra tjetër shqiptare që po stërvitet në Antalya, ka vijuar sot përgatitjet për miqësoren e dytë që do zhvillojnë kundër Antajasporit.
10 Janar 2019, 17:55 -
Partizani miqësore me Dinamon e Zagrebit, Skënderbeu përballet me Tiranën në Durrës
Dinamo e Zagredit do të jetë kundërshtari i Partizanit në një nga miqësoret që të kuqtë do të zhvillojnë në kuadër të fazës përgatitore që kanë nisur në Antalia të Turqisë. Ndërkohë Skënderbeu dhe Tirana, dy skuadra që po stërviten në Shqipëri, do të zhvillojnë nesër një miqësore në Durrës.
8 Janar 2019, 13:28 -
Partizani barazon në Gjirokastër, 1-1 kundër Luftëtarit/ Kukësi fiton përballë Kastriotit
Partizani mbyll vitin me një barazim në Gjirokastër. Me rezultatin 1-1 me Luftëtarin, Partizani vazhdon të jetë kampion i dimrit, ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Kukësi ka fituar kundër Kastriotit.
23 Dhjetor 2018, 15:58 -
Skënderbeu 3 ndeshje pa fitore, kundër Luftëtarit për të përfituar nga barazimi i Partizanit
Skënderbeu nuk njeh fitore prej 3 ndeshjesh në Superligë, por në prag të sfidës me Luftëtarin, trajneri Orges Shehi, shprehet se skuadra korçare do ta kalojë këtë moment dhe do të përfitojë për të shkurtuar diferencën me Partizanin kryesues.
15 Dhjetor 2018, 17:21 -
Përballje me Laçin, Ilir Daja: Na kanë mundur në fazën e parë, ja përse Flamurtari duhet të luftojë fort
Flamurtari po has shumë ulje-ngritje këtë sezon dhe humbja në ndeshjen e fundit kundër Kastriotit e vërteton më së miri këtë. Nesër, të besuarit e Ilir Dajës, pavarësisht se do të jenë me shumë mungesa, do të synojnë të rikthehen te 3 pikët në përballjen me Laçin, që gjithashtu vlen edhe për zonën Europiane.
8 Dhjetor 2018, 17:38 -
Teuta i shkakton disfatë Skënderbeut në Korçë, Kukësi mposht me vështirësi Luftëtarin
Java e 15 e Superligës ka ofruar surpriza. Skënderbeu i vendit të dytë është mposhtur nga Teuta e cila i ka shkaktuar humbjen e parë në Superligë. Ndryshe nga korçarët, Kukësi ka fituar minimalisht 0-1 kundër Luftëtarit.
1 Dhjetor 2018, 19:39 -
Tirana barazon me Skënderbeun, Mema: Kundër Partizanit marr fitoren e parë
Tirana dhe Skënderbeu janë ndalur në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 14 të Superligës. Një pikë e rëndësishme për bardheblutë para derbit me Partizanin, ndërsa për korçarët mund të konsiderohet një hap fals pasi dështojnë të marrin kreun e klasifikimit.
24 Nëntor 2018, 19:43 -
Rikthehet Superliga me Flamurtari-Partizani, Gega: Në Vlorë për të ruajtur kryesimin
Pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, nesër rikthehet Superliga me një sfidë mjaft interesante mes Flamurtarit dhe Partizanit. Për vlonjatët është mundësia më e mirë për të shkurtuar diferencën me kryesuesit, ndërsa për të kuqtë çdo hap fals mund të kushtojë shtrenjtë për titullin.
22 Nëntor 2018, 15:43 -
Superliga, Partizani vijon fitoret dhe ruan kreun, Skënderbeu triumfon në fund
Partizani dhe Skënderbeu vijojnë fitoret në Superligë. Të kuqtë ndodhen në vendin e parë me 31 pikë pas fitores 1:0 ndaj Laçit, një më shumë se Skënderbeu. Edhe këta të fundit fituan minimalisht me një gol në minutat e fundit të takimit kundër Flamurtarit.
11 Nëntor 2018, 23:02 -
Superliga/ Të dielën supersfida Skënderbeu-Flamurtari. Tirana udhëton në Gjirokastër, Mema: Tifozët po na shtojnë hallet
Superliga shqiptare luan të dielën 4 nga 5 ndeshjet e javës së 13 të kampionatit. Bie në sy sfida Skënderbeu-Flamurtari, ndërsa në Tiranë përballet Partizani kryesues me Laçin. Ndërkohë Tirana e shumë problemeve sfidon në Gjirokastër Luftëtarin në takimin e drejtpërdrejtë për fundin e tabelës.
10 Nëntor 2018, 17:54 -
Partizani rikthehet në krye të Superligës, Skënderbeu mposhtet nga Laçi
Partizani ka marrë kryesimin e Superligës dy javë pasi e humbi atë për shkak të disfatës me Skënderbeun. Klubi kryeqytetas falë fitores 2-1 me Kastriotin dhe falë humbjes së Skënderbeut është rikthyer të udheheqë edhe një herë.
7 Nëntor 2018, 18:31 -
Sfida në transfertë e Partizanit kundër Kastriotit, flet trajneri Gega dhe Jurgen Bardhi
Të mërkurën Partizani do të kërkojë tre pikët e radhës në kampionat në transfertë kundër Kastriotit. Për këtë sfidë trajneri i të kuqve Skënder Gega është shprehur se fitorja nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndërkohë në Vlorë Flamurtari do të presë Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu luan në transfertë përballë Laçit.
6 Nëntor 2018, 17:33 -
Supersfida e javës së 10, flasin protagonistët e Partizanit dhe Skënderbeut
Partizani është mposhtur 0-2 nga Skënderbeu në supersfidën e javës së 10 të kampionatit duke humbur kryesimin e superligës. Në përfundim të ndeshjes drejtuesit e skuadrës së kuqe nuk e kanë bërë dramë, ndërsa ata korçar janë treguar modest.
30 Tetor 2018, 13:15 -
Ze Maria ikën nga Tirana, ja kush e zëvendëson në stolin e bardhebluve
Aventura e Ze Marias Me Tiranën ka përfunduar. Trajneri brazilian i bardhebluve është paraqitur me vonesë sot në seancën stërvitore të klubit, por përveç kësaj nuk ka qëndruar më shumë se 10 minuta dhe është larguar.
11 Tetor 2018, 16:41 -
Partizani shkatërron Teutën, thyen 'mallkimin' dhe merr kreun e renditjes
Partizani ka marrë kryesimin e Superligës duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Teutën. Të kuqtë në këtë mënyrë kanë thyer edhe një ‘mallkim’, duke fituar pas ndeshjes derbi, diçka që sezonet e fundit ka qenë tepër e vështirë.
3 Tetor 2018, 18:54 -
Sina, fituesi i fundit i derbit me Tiranën: Shpresojmë të ndërrojmë faqe, do fitojmë 1-0
Fitorja e fundit në një derbi për Tiranën është më 7 shkurt të vitit 2014. Në atë ndeshje luante në fushë edhe kapiteni Elvis Sina. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ish-mbrojtësi ka thënë se nuk është e pamundur fitorja me Partizanin.
25 Shtator 2018, 20:29 -
Përballja me Luftëtarin, Ze Maria i bindur për fitoren, Muça rikthehet pas dy vitesh
Pas një nisje për t’u harruar bardheblutë do të kërkojë fitoren e parë në kampionat ndaj një kundërshtari të cilin trajneri Ze Maria në konferencë për shtyp thotë se do ta mposhtin me patjetër.
15 Shtator 2018, 14:21