-
54 patenta janë pezulluar si dhe janë vendosur me dhjetëra gjoba këtë fundjavë në Bypass-in e Fierit. Policia Rrugore bën me dije se gjatë kontrolleve me radar u konstatuan automjete duke lëvizur me shpejtësi nga 142 km/h deri në 181 km/h.
5 Shtator 2021, 15:44 -
E kërcënoi se do e vriste po nuk i dha 10 mijë euro, arrestohet në Itali 36-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohet në vendin tonë
5 Shtator 2021, 10:0136-vjeçari Behar Aliaj është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në vendin tonë ku prittë të vuaj dënimin me burg për gjobvënie dhe kanosje për dhënie pasurie.
-
Familja nga Fieri apel për ndihmë: Na bie shiu në kokë kur fle gjumë, vuajtjet tona s'kanë fund! Djali i sëmurë me epilepsi: Dua të jetoj si çdo njeri
4 Shtator 2021, 15:28Çifti i moshuar bashkë me djalin që vuan nga epilepsia jetojnë në fshatin Afrim i Ri të Bashkisë së Fierit. Kanë trokitur në shumë dyer, por nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
-
Të rinjtë në Fier interes për kurset profesionale! Berber, kuzhinier, hidraulik, kurset më të preferuara
1 Shtator 2021, 19:51Numri i të rinjve që ndjekin kurset profesionale në Fier është rritur, ndër më të frekuentuarit janë ato për estetikë, kuzhinë dhe hidraulikë
-
Operacione anti-kanabis në Tropojë dhe Fier, 2 të arrestuar, nën hetim një inspektor pyjesh për shpërdorim detyre
1 Shtator 2021, 10:162 persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabis në Tropojë dhe Fier. Arrestimi i tyre u gjatë dy operacioneve të ndryshme, ndërsa nën hetim u vu edhe një inspektor pyjesh në Tropojë për shpërdorim detyre.
-
Muaj i hapur i vaksinimit, fluks qytetarësh në Fier, Drejtoresha e Shëndetit Publik: Vaksinë, jo për udhëtim, por për t’u mbrojtur
30 Gusht 2021, 22:08Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë fluks kërkesash nga qytetarët e Fierit. Çdo ditë numri i personave që marrin dozat e vaksinave shkon mbi 200, ndërsa deri më tani sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik Mirela Mërtiri në të gjithë qarkun, janë vaksinuar mbi 90 mijë persona.
-
Shpërndante kokainë në doza, arrestohet 28-vjeçari në Fier
30 Gusht 2021, 10:07Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë të ndarë në doza
-
-
I kërkuar për vrasje në 97', ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari! Bashkë me 2 të tjerë grabitën e vranë një person në Mallakastër
29 Gusht 2021, 11:40I kërkuar për vrasje në vitin 1997, Fatos Muçi u ekstradua sot nga Greqia në Tiranë. 44 vjeçari nga Tepelena gjatë trazirave të 97-s, bashkë me dy persona të tjerë grabitën dhe vranë Robert Merajn në Mallakastër. Kjo çështje lidhet me tre të akuzuarit, Selam Xhaferi, Fatjon Zoto dhe Fatos Muçi
-
Kishte fshehur automatikun në kofanon e makinës, arrestohet 44-vjeçari në Fier
29 Gusht 2021, 09:34Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier sepse pas kontrollit të ushtruar nga policia ka rezultuar se në kofanon e makinës kishte fshehur një automatik dhe 30 fishekë.
-
Fier/ Djali i shtëpisë në burg për vjedhjen e një biçiklete, fati i nënë e bijë të sëmura mendore në dorë të askujt
28 Gusht 2021, 20:53Djali i shtëpisë, Eduart Caushaj nga Patosi ka rënë në burg pasi akuzohet për vjedhje, por me prangosjen e tij, 2 gra me probleme të shëndetit mendor janë lënë krejtësisht të vetme, pa asnjë ndihmë. Nëna Vitore Caushaj 62 vjeçe dhe motra Brunilda 35 vjeçe janë të vetme në shtëpi, teksa motra e 62-vjeçares flet për një skenar më të keq.
-
22 vjeçari ‘fluturon’ me fuoristradë me 159 km/h, nga Fieri i ikën policisë deri në Levan-Vlorë! Gjobitet dhe i hiqet patenta për 10 muaj! Ndëshkohen 1760 shoferë
27 Gusht 2021, 16:13Aksidentet me bilanc tragjik viktimash rriten por shoferët nuk zënë mend. Një 22-vjeçar nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.
-
Nga droga te zjarrëvënia e dhuna në familje, 4 të arrestuar në Fier
27 Gusht 2021, 12:08Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për vepra të ndryshme penale, përkatëisht për zjarrëvënie, dhunë në familje e shitje të kananbisit.
-
Dy ura në rrugën Fier-Marinëz po rrezikojnë të shemben, qytetari: Po bën tre vjet në këtë gjendje
26 Gusht 2021, 14:16Dy ura në rrugën Fier-Marinëz që u shërbejnë jo vetëm banorëve të zonës, por edhe të Lushnjës e Beratit, rrezikojnë shembjen. Njëra prej hekuri dhe tjetra prej betoni, kanë shfaqur dëmtime të rënda në strukturë
-
Rama publikon pamje nga mozaiku jeshil i tokës në Kafaraj: Prodhimet e njerëzve të zakonshëm konkurrojnë tregjet ndërkombëtare
25 Gusht 2021, 08:48Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me mozaikun jeshil të tokës në Kafaraj dhe frytet që fal natyra.
-
Erion Braçe mat rrugët e Myzeqesë: Janë nga 4.60 deri në 4.70 metra! Inxhinierët injorantë të facebook po na nxijnë punën
24 Gusht 2021, 18:34Zv.kryeministri Erion Braçe u ka vënë metrin rrugëve të Myzeqesë pas kërkesave që ka marrë në rrjete sociale.
-
Zgjohen sërish nën erën e rëndë të ujërave të lumi Gjanica, rrezikohet shëndeti i banorëve të zonës, strukturat mjedisore indiferente
24 Gusht 2021, 10:18Me erën e rëndë të ujërave të ndotur të lumit Gjanica në Fier janë zgjuar sërish banorët e zonës.
-
U rrezikuan banesa, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes
23 Gusht 2021, 19:56 -
-
U mbytën me makinë në kanal, përcillen sot në banesën e fundit dy viktimat e aksidentit tragjik të Fierit! Dalin fotot
23 Gusht 2021, 09:57Shkëlqim Begaj 54-vjeç dhe 39-vjeçari Eljor Lagjaj janë dy viktimat e aksidentit tragjik të së dielës në Fier, të cilët sot do të përcillen për në banesën e fundit. 54-vjeçari la pas dy vajza, e teksa Lagjaj u largua nga kjo jetë në një moshë tepër të re, ku një ditë pune për ta u shndërrua në ditën e fundit të jetës.
-
Kanabis dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia vë në pranga 2 persona në Fier
23 Gusht 2021, 09:22Teksa puna në kuadër të “goditjes” së paligjshmërisë në vend vijon, policia e Fierit ka arrestuar një person për kultivim të bimëve narkotike dhe një tjetër, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
-
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Mjeshovë në Berat, shkrumbohen 7 ha me pisha! Zjarri i qëllimshëm
23 Gusht 2021, 08:01Riaktivizohet pas 24 orësh zjarri në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë të Beratit, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën
-
Aksidenti tragjik në Fier, zbardhen emrat e viktimave
22 Gusht 2021, 16:13 -
-
Merr zjarr një gropë pranë një pusi nafte në Patos, situata nën kontroll, drejt shuarjes flakët
22 Gusht 2021, 14:21Pak minuta më parë, një zjarr ka rënë në një gropë pranë një pusi nafte në fshatin Kuqar, në Patos të Fierit.
-
Shoferit i bie infarkt, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy persona në Marinëz të Fierit! Viktimat, roje të një subjekti privat
22 Gusht 2021, 14:05Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Marinëz të Fierit. Viktimat janë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj, ndërsa dyshohet se drejtuesi i automjetit pësoi atak kardiak, gjë që shkaktoi edhe aksidentin tragjik.
-
Vodhi një lokal, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnje, nën hetim edhe 4 familjarët e tij pasi tentuan të mos lejonin policinë ta arrestonte
22 Gusht 2021, 11:03Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet se ka vjedhur një lokal në qytet. Në pranga ka rënë Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë po për vjedhje.
-
Spitali memorial i Fierit 100 operacione me sukses në 3 muaj! Pacientja: Falë doktorit jam gjallë
21 Gusht 2021, 15:56Kronika në vijim na sjell një panoramë brenda spitalit memorial të Fierit, aty ku me bashkëpunimin e mjekëve shqiptarë dhe turq janë kryer në vetëm 3 muaj nga hapja, disa operacione të suksesshme.
-
-
Vunë zjarr pranë varrezave në Fier dhe dogjën një banesë të vjetër në Kavajë, nën hetim dy persona, njeri me probleme të shëndetit mendor
21 Gusht 2021, 12:57Një 46-vjeçar është nënë hetim pasi akuzohet për zjarrvënie në fshatin Vajkan pranë varrezave duke djegur një sipërfaqe toke. Edhe në Kavajë është vënë në hetim një person me probleme të shëndetit mendor, pasi vuri një zjarr duke djegur ullishte dhe një banesë të vjetër.
-
Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy makina, përfundojnë jashtë rruge! Plagosen nën e bijë dhe shoqja e vajzës, ishin nisur me pushime
21 Gusht 2021, 09:45Tri gra kanë mbetur të plagosura mëngjesin e sotëm në Fier, si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin Pojan-Levan. Në aksident u përfshinë dy automjete, ku një fuoristradë 'Nisan' goditi nga pas një automjet tip 'Volksvagen', duke përfunduar të dyja jashtë rrugës. Të plagosura mbetën tre gra në veturë, nënë e bijë dhe shoqja e vajzës.
-
‘Ciceroni i parë Apolonisë’ rikthehet në muzeu e Fierit, drejtori i muzeut, Gjika: Busti, një pasuri për fondin muzeor
20 Gusht 2021, 17:00Muzeu historik i Fierit do të ketë tani një vepër të re të shtuar në fondin e pasurisë së tij, bustin e ciceronit të parë të qytetit antik të Apolonisë, Pilo Samarxhiut. Ekspozuar për publikun në muze vepra “Ciceroni i Apolonisë’’ ruhej prej kohësh në fondin e veprave artistike të skulptorit Gjergji Toksa i cili vendosi t’ia dhuronte institucionit arkeologjik
-
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 makina, plagosen 6 persona
20 Gusht 2021, 14:57Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat
-
Kanabis dhe armë gjahu pa leje në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Mallakastër
20 Gusht 2021, 09:12Vijojnë “goditjet” ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje.
-
-
-
Me shpejtësi deri në 185 km/h dhe të dehur në timon, policia gjobit 1.654 shoferë, pezullon 41 patenta! Arrestohen 9 drejtues në 24 orët e fundit
19 Gusht 2021, 16:44Në 24 orët e fundit 1.654 shoferë janë gjobitur në të gjithë vendin për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik kështu veten edhe jetën e të tjerëve. Ndërsa bëhet me dije se 9 shofrë janë arrestuar dhe 41 patenta janë pezulluar për shkak të shpejtësisë mbi normat dhe drejtimit nën eflektin e alkoolit.
-
-
-
Zjarr i madh te Përroi i Vishës në Himarë, dyshohet i qëllimshëm, terreni i vështirë për të ndërhyrë! Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve prej 15 ditësh
19 Gusht 2021, 10:47Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë mbrëmje në Përroin e Vishës në Himarë. Si pasojë e terrenit të keq ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht