-
Veliaj: “Puna për zhvillimin e Tiranës nuk ndalet; është kryeqyteti modern dhe i denjë i të gjithë shqiptarëve”
Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitesh jo vetëm në përkujtim të çasteve më të rëndësishme të historisë së Tiranës Kryeqytet, por edhe per promovim te vlerave te saj si kryeqendër e të gjithë shqiptarëve.
11 Shkurt 2019, 19:39 -
Veliaj i përgjigjet deputetit milioner nga Kosova: Interesi publik mbi çdo projekt tjetër
Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj letrës së biznesmenit nga Kosova, Ramiz Kelmendi, i cili një ditë më parë i drejtohej kryebashkiakut Veliaj me një ankesë lidhur me shpronësimet në zonën e kthesës së Kamzës. Ai ankohet se toka ku kishte planifkuar të ndërtontë një qendër tregtare do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në deklaratën e saj, Bashkia thekson se zona e cila ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës do të përdoret për tranferimin e terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës. Ajo vijon më tej në deklaratën e saj duke theksuar se interesi publik dhe ai i qytetarëve mbizotëron mbi çdo projekt tjetër.
11 Shkurt 2019, 15:28 -
'Dajti n’Fest' bashkon qytetarët, Veliaj: Dallëndyshe e parë, së shpejti hapim ish-Kampin e Punëtorëve për terrene sportive
Pas festës lokale të pijes së verës në Prespë, një tjetër festë lokale e shndërroi Dajtin, në një arenë të jashtëzakonshme festive me të ftuar e qytetarë ku morën pjesë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të vazhdohet të investohet në projekte te reja dhe ai i rradhes do jetë ai i shtimit të ambienteve të reja sportive.
10 Shkurt 2019, 13:28 -
Ishte kthyer në zyra për UKT, Bashkia e Tiranës nis punën për rikthimin e shkollës së re te Medreseja
Administrata e shkuar e Bashkisë së Tiranës e kishte kthyer shkollën në afërsi të Medresesë në zyra për UKT-në. Por Bashkia aktuale ka vendosur t'i kthejë lagjes shkollën e dikurshme, si dhe t'i transferojë zyrat e UKT-së në një godinë tjetër. Tanimë, fëmijëve të lagjes nuk do t'i duhet të enden në shkolla të ndryshme të lagjeve të tjera.
9 Shkurt 2019, 11:11 -
-
-
Shtohen sportelet në njësitë 1 dhe 2, Veliaj: Në zyrat e reja çdo qytetar mbaron punë për 5 minuta
Zyrat e reja pranë shkollës "1 Maji" do jenë plotësisht të dedikuara për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit. Erion Veliaj së bashku me zëvëndësministren e brendshme Rovena Voda inspektuan ambientet e reja administrative që do të shkurtojnë shërbimet për banorët e njësive 1 dhe 2.
6 Shkurt 2019, 15:38 -
Hapen zyrat e reja të Lagjes 12/ Veliaj 'Tani mund të regjistroheni pranë banesës tuaj'
Kryebashkiaku ftoi qytetarët të regjistrohen në njësitë administrative. Ai shtoi se tashmë falë votës në Parlament është hequr gjoba, pra regjistrimi bëhet falas; mund të jesh nga Lushnja, nga Librazhdi, Kukësi, Këlcyra, por vjen tek njësia dhe e transferon falas gjendjen tënde civile.
5 Shkurt 2019, 15:36 -
-
Veliaj protestuesve të PD nga Kamza: Tani që ua bëmë një Bulevard të Ri, mund të vini në Tiranë të protestoni për çdo gjë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot lajmëroi hapjen e segmentit të dytë dhe inspektoi punimet për segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, nuk e la pa koment situatën e krijuar në anën tjetër të Lumit të Tiranës, në Bashkinë e Kamzës.
4 Shkurt 2019, 17:47 -
'Veliaj nuk i ndahet offshoreve', PD publikon dokumentet: Ja kush është kompania e paracaktuar që do të marrë parkingjet publike të Tiranës
Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka dhënë parkingjet publike të Tiranës kompanisë Pay and Go shpk, që sipas saj është offshore dhe e regjistruar në parajsë fiskale.
3 Shkurt 2019, 16:30 -
Bashkia e Tiranës përfundon asfaltimin e rrugës 'Fiqiri Basha' në Laprakë
Pas përfundimit të rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore, përfshi rrjetin e ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe atyre telefonike, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për ndërtimin e gjithë infrastrukturës sipërfaqësore, asfaltim, ndriçim dhe sinjalistikë.
3 Shkurt 2019, 11:11 -
Hapësira argëtuese për fëmijët, shtohet këndi i ri i lojërave në Vaqarr
Nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e hapërave rekreative dhe argëtuese për fëmijët në kryeqytet, ka shtuar së fundi një tjetër projekt atë të ndërtimit të një këndi të ri lojërash në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.
2 Shkurt 2019, 11:27 -
-
-
-
Një tjetër lagje në kryeqytet me një linjë të re ujësjellësi, shërbim më cilësor për banorët
UKT ka nisur dhe një investim madhor dhe që pritet të sjellë një epokë të re në furnizimin me uji në kryeqytet. Shumë shpejt do nisë shtrimi i një linje të re transmetimi nga Bovilla në zonat periferike të Tiranës, siç është Kashari dhe Unaza e Re.
28 Janar 2019, 10:05 -
Përurohet lulishtja dhe këndi i ri i lojërave pranë stadiumit, Veliaj: Së shpejti nisim ndërtimin e 17 shkollave (VIDEO)
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi dhe donatorët inspektuan përfundimin e punimeve, ku theksoi se shprehja bashkimi bën fuqinë në Tiranë vlen më shumë se kudo tjetër.
27 Janar 2019, 13:09 -
Viti i ri Kinez, kryebashkiaku Veliaj zbulon disa nga surprizat që i presin qytetarët e Tiranës
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Ambasadën kineze kanë menduar për të sjellë një atmosferë fantastike në shesh, ndërsa nuk do të mungojë spektakli me drita dhe me muzikë karakteristike kineze.
26 Janar 2019, 20:14 -
Kontriboi për rikonstruksionin e konvikteve, Veliaj nderon familjen Sadushi: Keni mirënjohjen e qytetit të Tiranës
Bashkia e Tiranës i ka dorëzuar sot në shenjë vlerësimi Arben Sadushit “Medaljen e Mirënjohjes”, për gatishmërinë që tregoi për t'iu përgjigjur thirrjes për të kontribuar për rikonstruksionin e konvikteve në “Qytetin Studenti”.
26 Janar 2019, 14:25 -
Dy lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi, shërbim më i mirë për banorët
Punimet për linjën e re të ujësjellësit për dy lagje të reja në kryeyqytet, kanë përfunduar ku Bashkia nëpërmjet UKT-së ka zbatuar dy investime për përmirësimin dhe furnizimin më të mirë të ujit në njësinë nr. 5 në Tiranë.
25 Janar 2019, 11:48 -
-
-
Rikonstruktohet trotuari i rrugës 'Ibrahim Rugova' në kryeqyet, Veliaj: Tirana qytet i të gjithëve
Në kuadër të punimeve për rikonstruksionin e rrugëve kryesore në kryeqytet Kryebashkiaku, Erion Veliaj inspektoi punimet për zgjerimin e trotuareve në “Ibrahim Rugova”, pranë zonës së shallvareve ku vlerësoi faktin se investimi i nisur është në funksion të gjithë qytetarëve dhe përmirësimit të infrastrukturës së vendit.
22 Janar 2019, 17:47 -
Punimet rehabilituese në kryeqytet/ Rikonstruktohen trotuarët e rrugës së Porcelanit
Në kuadër të projektit të nisur për rikonstruksionin e rrugëve kryesore në kryeqyet, së fundi Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e trotuarëve në rrugën e Porcerlanit, si një nga akset kryesore të qytetit.
22 Janar 2019, 11:29 -
‘Fondi i komunitetit'/ Rikonstruktohet pallati në njësinë nr. 4 në kryeqytet, Veliaj: Nëse bashkëpunojmë, bëjmë mrekulli
Falë projektit të nisur, banorët e një tjetër lagje në kryeqytet shfrytëzuan mundësinë e ofruar nga Bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar pallatin e tyre përmes Fondit të Komuniteteve. Kryebashkiaku, Erion Veliaj inspektoi nga afër transformimet e pallatit dhe ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera.
21 Janar 2019, 14:37 -
Fasadat shumëngjyrëshe, gazeta izraelite rendit Tiranën midis qyteteve ruse dhe germane
Bashkia e Tiranës ka vendosur riparimin dhe ngjyrosjen e fasadave ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit duke ftuar artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.
19 Janar 2019, 10:04 -
Pajisja me karta identiteti/Veliaj: Shtohen zyrat e reja për regjistrimin në kryeqytet, lehtësi shërbimesh për qytetarët
Për shkak të fluksit të krijuar gjatë ditëve të javës për regjistrimin e pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, Bashkia e Tiranës ka hapur Njësinë e re Administrative Nr.14, në kryeqytet e cila do të mbulojë me shërbime rreth 70 mijë banorë çfarë dhe shton mundësinë e ofrimit të lehtësisë së shërbimeve për ta.
18 Janar 2019, 13:16 -
Parku i Liqenit/ Katër vite më parë një hapësirë e zënë nga kioskat pa leje, sot zonë me një mol të ri varkash
Bashkia e Tiranës ka nisur kështu rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale e për t'i mundësuar qytetarëve të kryeqytetit një aktivitet të ri sportiv.
17 Janar 2019, 10:41 -
Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Yzberisht dhe Unazën e Re/ Veliaj: Investimi më i madh në 20 vite për kryqytetin
Banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit dhe Unazës së Re do të furnizohen së shpejti rregullisht me ujë të pijshëm, falë investimit të ri të Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së, të cilat kanë nisur projektin në impianitin e Bovillës dhe po punojnë për të bërë të mundur furnizimin dhe shpërndarjen e rregullt të ujit 24 orë në rrjet.
16 Janar 2019, 13:27 -
Problemet e transportit publik në Tiranë, qytetarët: Vonesa në stacione, kushte të këqija e faturino arrogantë
Transporti publik në Tiranë vijon të mbetet problematik, kryesisht nga neglizhenca e operatorëve që ofrojnë këtë shërbim. Qytetarët ankohen për vonesa në stacion, si dhe për kushte të këqija. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës bën me dije se në çdo rast janë marrë masa administrative ndaj kompanive abuzuese.
14 Janar 2019, 16:23 -
-
Nga një hapësirë e mbuluar me shkurre dhe gardhe, Tiranës i shtohet një kënd i ri lojërash (FOTO)
Minikëndi i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi”, pas ish-Ekspozitës, i ka dhënë ngjyra të reja një zone, e cila deri dje ishte e mbuluar nga shkurret dhe ishte zaptuar me gardhe. Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.
12 Janar 2019, 11:57 -
-
-
Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë shpëtojnë dhjetëra qytetarë në vështirësi (FOTO)
Qytetarët janë dërguar për trajtim në qendrat shëndetësore apo në QSUT e më pas janë strehuar në strehën permante të ngritur posaçërisht nga Bashkia e Tiranës për njerëzit në situatë rruge në Shkozë.
10 Janar 2019, 15:33 -
Moti i keq, Veliaj: Të gjithë punonjësit e Bashkisë në gatishmëri në terren
Për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta,që kanë përfshirë të gjithë vendin Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të jenë bashkëpunues dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave bashkiake për çdo rast nevoje emergjente
10 Janar 2019, 11:39 -
Prapa stadiumit 'Arena Kombëtare', kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë
Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.
9 Janar 2019, 10:40 -
Moti i acartë/ Bashkia e Tiranës në gatishmëri, shpëton dy persona
Policia Bashkiake dhe Shërbimi Social i Bashkisë Tiranë po monitorojnë nga afër situatën në gjithë territorin duke u ofruar ndihmë dhe strehuar të gjithë personat që gjenden në vështirësi, siç janë edhe endacakët.
8 Janar 2019, 19:12 -