-
Parlamenti rrethohet me tela me gjemba, masat para tubimit të tetë të opozitës (VIDEO)
Policia e shtetit ka marrë masat para tubimit të opozitës sonte. Kryeministria, ministria e Brendshme dhe parlamenti janë rrethuar me gardh metalik. Report Tv sjell pamjet nga rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, ndërsa në gatishmëri do të jenë 1300 forca policie për të shmangur incidentet.
8 Qershor 2019, 13:22 -
Të shkojnë në burg sa më parë banditët që liruan banditin Avdylaj nga burgu
Sot do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Eshtë paralajmëruartë jetë më agresive, më e dhunshme. Padyshim që në banera nuk do të mungojnë fragmentet nga përgjimet e fundit të publikuara nga gjermania “Bilb” të Astrit Avdylajt.
8 Qershor 2019, 11:19 -
2 orë e gjysmë protestë! Basha: Meta anuloi zgjedhjet falë nesh...Thirrje socialistëve 'Ulemi në dialog pa Ramën' (VIDEO)
Edhe pse e quajti fitore të protestave vendimin e Metes per te anuluar zgjedhjet, shefi i opozitës tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, pasi ajo që duhet të pasojë, është zgjidhja politike e krizës. Në këtë kontekst, Basha i bëri thirrje socialistëve që të ulen në dialog për krijimin e qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të lira, por pa Ramën kryeministër.
8 Qershor 2019, 10:23 -
Gazetari i Bild, gjermani që mbërthyen mes dashurisë dhe urrejtjes në Tiranë
Peter Tiede, gazetari gjerman i Bild-it është dashuria dhe urrejtja e re në Tiranë. Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht në Ballkan, dashuria është bërë e zhurshme, kurse urrejtja ka veshur papuçe për të mos bërë zhurmë.
8 Qershor 2019, 10:12 -
Përgjimet/ Dako: Avantazh për mua! Njerëzit më ndalin në rrugë më thotë 'mos e vrit mendjen'
E gjithë kjo situatë, për Vangjush Dakon, është në avantazhin e tij politik. Në studion e "Repolitix" Dako është shprehur se pas përgjimeve, reputacioni i tij ka ardhur në rritje, madje thekson se njerëz
7 Qershor 2019, 21:58 -
Njeriu që e sulmon më shumë për Durrësin, Dako i 'kthen reston' Dukës dhe i bën akuzën e RËNDË
Është ndër personat më të akuzuar nga politika për lidhje me grupin Avdylaj në Shijak, ky Astriti, njëri prej fisit Avdylaj është i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, dhe që prej korrikut 2018, vënë edhe nën akuzën e korrupsionit zgjedhor. Por Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durr&
7 Qershor 2019, 21:47 -
Dako: Gjobën e vendosur Avdylajt s'e heq dot as Rama, e jo më unë
Në audio-përgjimin mes kreut të PS në Shijak, Elton Arbana, flitet për një gjobë të vendosur në Bashkinë e Sukthit, ky Astrit Avdylaj kërkon ndërhyrjen e Dakos për ta hequr. Ai shprehet se nësë Avdylaj do të kishte konfidenca me Dakon, do e merrte vetë në celular, edhe pse ai ishte në Zvicër. Ai ka shtuar se k
7 Qershor 2019, 21:35 -
Paloka: Rama është i detyruar të mbrojë Dakon, se ndryshe e merr krimi me vete
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama ka dërguar kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela të varrosin dosjen 339, por falë gazetës gjermane ‘Bild’ plani i tyre u hodh në erë.
7 Qershor 2019, 21:38 -
'Halimi dhe Albana Vokshi pinin kafe me të dënuarin përjetë! PD-LSI morën votat e të burgosurve..PS ZERO vota në burgje'
A duhet të nxjerrë mësim politika që të mos merret me individë që vetëofrohen për fushatë elektorale? Vangjush Dako thotë se shprehja, "duhet nxjerrë mësim nga gabimet politike" nuk është rasti i tij, pasi siç ai thekson nuk ka bërë asnjë krim."Ne nuk kemi b&
7 Qershor 2019, 21:30 -
Dako flet për 'CENSUSIN' e PS: Drejtori i Ujësjellësit dhe Astrit Avdyli bashkëpunuan si dy militantë të mirë
Një bisedë e përgjuar, transkriptimi i të cilës u botua në median gjermane "Bild" është edhe ajo mes Astrit Avdylit dhe drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi. Mes tyre flitet për lista punonjësish që janë me PD-në dhe kundër tyre: edhe njëherë këtu Avdyli vete pr
7 Qershor 2019, 21:20 -
Përgjimet/ Dako: Arbana s'ka pse të dorëhiqet nga kandidimi për Bashkinë e Shijakut
Sipas kryebashkiakut, Vangjush Dako, nuk ka pse të dorëhiqet kandidimi për bashkinë e Shijakut, pas publikimit të përgjimeve. Ai thotë, se duhet të jetë vetë populli, ai që duhet të vendosë për ta votu
7 Qershor 2019, 21:11 -
Dako: Agron Duka ka lëvizje mendore...ndërroi 4-5 parti në 10 vjet dhe në Durrës nuk ngriti dot as një shtab elektoral
Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, është ndër personat që e ka akuzuar Vangjush Dakon se në dijeni të kryeministrit Edi Rama ka vjedhur votat. I ftuar në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga, kryebashkiaku i Durrësit, tha se vetë PD nuk ka pasur asnjë denoncim në vitin 2017 për korrupsion zgjedhor. Ai thotë se sulmet e Duk&e
7 Qershor 2019, 21:09 -
Rrëfehet Dako: Si e kam njohur Astrit Avdylajn
Vangjush Dako në studion e "Repolitix" në Report Tv ka rrëfyer se si ka njohur Astrit Avdylajn dhe rolin që ka pasur ai në fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e kaluara."Rreth vitit 2016-2017 kam dëgjuar për Astrit Avdylaj. Kemi pirë një kafe në Shijak pas një aktiviteti elektoral, kemi qenë
7 Qershor 2019, 20:54 -
Dako shpjegon 'përkëdhelitë' për Avdylajn: Mënyrë e të shprehurit me ata që s'kam konfidencë
Ndonëse në përgjimet e publikuara nga "Bild" nuk ka asgjë konkrete për shit-blerjen e votave në Durrës dhe Shijak, opozita ka folur për një lloj konfidence që tregohet mes kryebashkiakut të Durrësit, Dako dhe Astrit Avdylit. Kjo sipas tyre mund të vërehet tek termat e përdorur si "lal' "vëlla"
7 Qershor 2019, 20:47 -
Dako shuan misterin dhe rrëfen me kë ka folur te 'përgjimet': S'është Astrit Avdylaj
Vangjush Dako ka zbuluar në studion e "Repolitix" personin me të cilin ka folur në audiopërgjimin e publikuar nga gazeta gjermane "Bild". Përballë gazetarit Denis Minga, Dako është shprehur se ai nuk është zëri i Astrit Avdylit, por i një familjari të tij, ndonëse nuk ka thënë një emër konkre
7 Qershor 2019, 20:39 -
Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)
Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild', Vangjush Dako i ka cilësuar si avantazh politik, që nuk ka ndikuar aspak në reputacionin e tij, përkundrazi! Në studion e "Repolitix" në Report Tv, kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Dako, i cili ka qenë kryefjalë e mediave javën e fundit për shkak të përgjimeve, ka mohuar që të ketë qenë duke folur me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut. Një sajesë, e ka cilësuar Dako, pas së cilës fshihet opozita, që synon që nëpërmjet tyre të legjitimojnë djegien e mandateve.
7 Qershor 2019, 20:25 -
Basha: Nuk mund të konkurronim me kriminelët! Të bashkohemi nesër në protestë
Kreu demokrat tha se një nga arsyet pse PD ka zgjedhur të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, është se nuk mund të konkurrojnë politikisht - sipas tij me kriminelët. "Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Edi Rama është i zhytur në krim. Edi Rama duhet të ikë", theksoi ai.
7 Qershor 2019, 18:48 -
Rama lë Dakon në duart e drejtësisë: Ajo e vendosë nëse është apo jo fajtor
Teksa i ka quajtur përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild' si të neveritshme, Rama ka deklaruar se deri më tani PS nuk ka marrë askënd në mbrojtje...që do të thotë as kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ai tha se kryebashkiakut po i bëhet një gjyq popullor, pa prova e pa hetime, teksa tha se vetëm drejtësia do
7 Qershor 2019, 18:11 -
Çështja Dako/ Rama: Prokuroria reagim të vonuar! PD bën gjyqe publike
Kryeministri Edi Rama është ndalur që të komentojë edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mbi dosjen e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane "Bild". Ai e ka cilësuar këtë reagim si të vonuar, në një kohë kur "vendi po ziente" me lajme të tilla. Rama ka theksuar Partia Demokratike po bën gjyqe publike, pa u bazuar në fakte apo prova, pasi sipas tij, mbi bazën e këtyre përgjimeve nuk mund të dilet në përfundimin që kryebashkiaku Vangjush Dako është fajtor.
7 Qershor 2019, 17:21 -
Soreca për Euronews: Shqipëria ka bërë progres që nga qershori i 2018-ës! Pretendimet e opozitës po shqyrtohen
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha në një intervistë për 'Euronews' se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori i vitit 2018. Soreca deklaron se pretendimet e njëpasnjëshme të opozitës po shqyrtohen.
7 Qershor 2019, 16:43 -
Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!
Çdo publikim i përgjimeve të ndodhive politike shqiptare në një vend si Gjermania duhet shoqëruar përherë me një interpretim kulturor, pasi përndryshe shkaktojnë një shkandull të panevojshëm e të pakuptimtë për shoqërinë gjermane e perëndimore.
7 Qershor 2019, 15:58 -
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:31 -
Kush i nxori përgjimet e dosjes 339? Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Po e kaloj pa përgjigje...
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat ku doli sot për të njoftuar goditjen e rastit të kontrabandës së makinave u pyet edhe për hetimet e nisura për nxjerrjen e sekretit hetimor për dosjen 339 pas përgjimeve që u publikuan nga gazeta gjermane 'Bild'.
7 Qershor 2019, 12:02 -
Dako: Përgjimi i manipuluar nga një mendje e hollë, s'kam folur me Avdylin
Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar që jetë duke folur me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajn. I ftuar në emisionin "Opinion", Dako është shprehur se në përgjimin numër pesë të publikuar nga gazeta gjermane "Bild" nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, dnonëse nuk ka preferuar që të thotë një emër se me kë ka folur.
6 Qershor 2019, 22:08 -
Përgjimet/ Rama: Vangjush Dako i lirë të hetohet! Dosja 339 e mbajtur në sirtar për shantazh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' një ditë pas vizitës së liderit demokrat Lulzim Basha në Berlin. Nga studio e 'Real Story' kreu i qeverisë deklaroi se dosja 339 është mbajtur në sirtar për shantazh, duke shtuar se Vangjush Dako tashmë është njeri i lirë dhe mund të hetohet deri në fund.
6 Qershor 2019, 21:50 -
Meta kundër Prokurorisë: Mos i mbyllni gojën medias për përgjimet e Bild
Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila një ditë më parë urdhëroi ndalimin e publikimit akteve të dosjes 339/1 përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër. Sipas tij, në urdhri i tillë është i papranueshëm, pasi intimidon median e lirë.
6 Qershor 2019, 18:13 -
Publikimi i audio-përgjimeve/ Prokuroria bën një hap pas: Nuk kemi qëllim kufizimin e lirisë së medias
Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron urdhrin e një dite më parë për ndalimin e publikimit në media të përgjimeve të dosjes 339 pasi kjo e fundit vijon të jetë në proces hetimor. Në deklaratën e firmosur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi thuhet se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cenimin e lirisë së mediave.
6 Qershor 2019, 18:13 -
Misteri: Gazetari i 'Bild'-it që botoi përgjimet ka dy vjet që nuk hyn në Shqipëri. Ku i gjeti?
Nga një investigim i Shqiptarja.com, del në pah një mister. Misteri ka të bëjë me faktin se, sipas sistemit elektronik TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve shqiptarë e të huaj në pikat kufitare shqiptare, Peter Tiede, 49 vjec, autori e nje investigimi në Shqiperi për gazetën Bild mbi shitblerjen e votave, nuk ka hyrë në Shqiperi që nga viti 2017. Si e ka investiguar pa shkelur në vend?
6 Qershor 2019, 18:14 -
Përgjimet/ Opozita i kërkoi dorëheqjen, kandidati i PS: S'ka jastëk më të mirë se ndërgjegjja e pastër
Kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë 'Bindja Demokratike', sipas së cilit asgjë për të cilën po akuzohet nuk është e vërtetë.
6 Qershor 2019, 15:15