-
Dako: Agron Duka fushatë në 2013 me Avdylin në krah! Halimi e Vokshi kafe me të dënuarin përjetë (VIDEO)
Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild', Vangjush Dako i ka cilësuar si avantazh politik, që nuk ka ndikuar aspak në reputacionin e tij, përkundrazi! Në studion e "Repolitix" në Report Tv, kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Dako, i cili ka qenë kryefjalë e mediave javën e fundit për shkak të përgjimeve, ka mohuar që të ketë qenë duke folur me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut. Një sajesë, e ka cilësuar Dako, pas së cilës fshihet opozita, që synon që nëpërmjet tyre të legjitimojnë djegien e mandateve.
7 Qershor 2019, 20:25 -
Basha: Nuk mund të konkurronim me kriminelët! Të bashkohemi nesër në protestë
Kreu demokrat tha se një nga arsyet pse PD ka zgjedhur të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, është se nuk mund të konkurrojnë politikisht - sipas tij me kriminelët. "Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Edi Rama është i zhytur në krim. Edi Rama duhet të ikë", theksoi ai.
7 Qershor 2019, 18:48 -
Rama lë Dakon në duart e drejtësisë: Ajo e vendosë nëse është apo jo fajtor
Teksa i ka quajtur përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild' si të neveritshme, Rama ka deklaruar se deri më tani PS nuk ka marrë askënd në mbrojtje...që do të thotë as kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ai tha se kryebashkiakut po i bëhet një gjyq popullor, pa prova e pa hetime, teksa tha se vetëm drejtësia do
7 Qershor 2019, 18:11 -
Çështja Dako/ Rama: Prokuroria reagim të vonuar! PD bën gjyqe publike
Kryeministri Edi Rama është ndalur që të komentojë edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mbi dosjen e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane "Bild". Ai e ka cilësuar këtë reagim si të vonuar, në një kohë kur "vendi po ziente" me lajme të tilla. Rama ka theksuar Partia Demokratike po bën gjyqe publike, pa u bazuar në fakte apo prova, pasi sipas tij, mbi bazën e këtyre përgjimeve nuk mund të dilet në përfundimin që kryebashkiaku Vangjush Dako është fajtor.
7 Qershor 2019, 17:21 -
Soreca për Euronews: Shqipëria ka bërë progres që nga qershori i 2018-ës! Pretendimet e opozitës po shqyrtohen
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha në një intervistë për 'Euronews' se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori i vitit 2018. Soreca deklaron se pretendimet e njëpasnjëshme të opozitës po shqyrtohen.
7 Qershor 2019, 16:43 -
Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!
Çdo publikim i përgjimeve të ndodhive politike shqiptare në një vend si Gjermania duhet shoqëruar përherë me një interpretim kulturor, pasi përndryshe shkaktojnë një shkandull të panevojshëm e të pakuptimtë për shoqërinë gjermane e perëndimore.
7 Qershor 2019, 15:58 -
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:31 -
Kush i nxori përgjimet e dosjes 339? Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Po e kaloj pa përgjigje...
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat ku doli sot për të njoftuar goditjen e rastit të kontrabandës së makinave u pyet edhe për hetimet e nisura për nxjerrjen e sekretit hetimor për dosjen 339 pas përgjimeve që u publikuan nga gazeta gjermane 'Bild'.
7 Qershor 2019, 12:02 -
Dako: Përgjimi i manipuluar nga një mendje e hollë, s'kam folur me Avdylin
Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar që jetë duke folur me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajn. I ftuar në emisionin "Opinion", Dako është shprehur se në përgjimin numër pesë të publikuar nga gazeta gjermane "Bild" nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, dnonëse nuk ka preferuar që të thotë një emër se me kë ka folur.
6 Qershor 2019, 22:08 -
Përgjimet/ Rama: Vangjush Dako i lirë të hetohet! Dosja 339 e mbajtur në sirtar për shantazh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' një ditë pas vizitës së liderit demokrat Lulzim Basha në Berlin. Nga studio e 'Real Story' kreu i qeverisë deklaroi se dosja 339 është mbajtur në sirtar për shantazh, duke shtuar se Vangjush Dako tashmë është njeri i lirë dhe mund të hetohet deri në fund.
6 Qershor 2019, 21:50 -
Meta kundër Prokurorisë: Mos i mbyllni gojën medias për përgjimet e Bild
Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila një ditë më parë urdhëroi ndalimin e publikimit akteve të dosjes 339/1 përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër. Sipas tij, në urdhri i tillë është i papranueshëm, pasi intimidon median e lirë.
6 Qershor 2019, 18:13 -
Publikimi i audio-përgjimeve/ Prokuroria bën një hap pas: Nuk kemi qëllim kufizimin e lirisë së medias
Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron urdhrin e një dite më parë për ndalimin e publikimit në media të përgjimeve të dosjes 339 pasi kjo e fundit vijon të jetë në proces hetimor. Në deklaratën e firmosur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi thuhet se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cenimin e lirisë së mediave.
6 Qershor 2019, 18:13 -
Misteri: Gazetari i 'Bild'-it që botoi përgjimet ka dy vjet që nuk hyn në Shqipëri. Ku i gjeti?
Nga një investigim i Shqiptarja.com, del në pah një mister. Misteri ka të bëjë me faktin se, sipas sistemit elektronik TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve shqiptarë e të huaj në pikat kufitare shqiptare, Peter Tiede, 49 vjec, autori e nje investigimi në Shqiperi për gazetën Bild mbi shitblerjen e votave, nuk ka hyrë në Shqiperi që nga viti 2017. Si e ka investiguar pa shkelur në vend?
6 Qershor 2019, 18:14 -
Përgjimet/ Opozita i kërkoi dorëheqjen, kandidati i PS: S'ka jastëk më të mirë se ndërgjegjja e pastër
Kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë 'Bindja Demokratike', sipas së cilit asgjë për të cilën po akuzohet nuk është e vërtetë.
6 Qershor 2019, 15:15 -
Dosja 339/ Sandër Lleshaj: "Përgjimet që nxori 'Bild' nuk janë prova, por indicie. Presim fundin e hetimeve" (VIDEO)
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane 'Bild' nuk janë prova, por indicie, ndërsa shton se duhet të pritet përfundimi i hetimeve për të nxjerrë konkluzione.
6 Qershor 2019, 13:31 -
'Jemi në dorë të krimit, merrni në dorë fatet e vendit'/ Lefter Maliqi bën thirrje për protesta
Pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild', ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi që hyri në Kuvend pak muaj më parë nga listat e PD-së nga posti i n/ drejtorit të Burgjeve, ku qëndroi për dy vite.
6 Qershor 2019, 09:58 -
Përgjimet e 'Bild'/ Paralajmërimi i Vasilit dy ditë para protestës: Populli tani e ka të qartë
Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili vijon që të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe prokurores së përgjitshme, Arta Marku pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild'.
6 Qershor 2019, 09:26 -
Audio-përgjimet nga 'Bild'/ Deputeti i PS: U mbars mali dhe polli një mi
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti u shpreh në studion e Report Tv se publikimi i audio-përgjimeve ka zero mundësi të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve."E shikoj si seria e saj, 'u mbars mali dhe polli një mi', e cila ka nisur prej dy vitesh. Nuk shikoj asgjë të re. Ka zero mundësi që të ndikojë p&am
5 Qershor 2019, 21:48 -
Përgjimet/ Deputeti i PS: Nuk ka asgjë komprometuese për Dakon
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka deklaruar se në këto përgjime të publikuara nga gazeta gjermane "Bild" nuk ka asnjë komprometuese për zyrtarët e PS. Sipas tij, ai komunikim i zyrtarëve të PS, me në krye kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është mëse korrekt politkisht."Nuk shik
5 Qershor 2019, 21:45 -
'339', historia e një shantazhi të prokurorëve dhe opozitës për pazar politik
Është e treta herë që publikohet dosja “339”. Në fillim shqip, nga gazetarët që punonin si zëdhënësa jozyrtarë, të prokurorëve që u prekën nga reforma. Dhe në fakt, atëhere ishte dhe më serioze. Prokurorët që kishin dosjen nuk vepruan, pasi donin të bënin pazar me dosjen për vendin e tyre të punës, të rrezikuar nga Vettingu.
5 Qershor 2019, 21:00 -
Kriminelë rrini rehat! Prokuroria s’ruan dot materialet e veta
Ka një kënaqësi gati perverse që këto ditë, kur Shqipëria gjendet në procesin e hapjes së negociatave, t’i kundërvihen të gjithë. I kundërvihen politikanët e opozitës, të huajt, e shkallmojnë njerëzit e PS-së me kinezëritë e tyre të panumërta dhe i vendosin në fund vulën e kaosit njerëzit e prokurorisë me apatinë e tyre.
5 Qershor 2019, 20:36 -
Audio-përgjimet/ Xhaferraj: Historia e blerjes së votave është po aq e vjetër sa karriera e Dakos në politikë
Ferdinand Xhaferaj, kryetar i PD-së për Durrësin, ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Bild. Ai thotë se përgjimet vërtetojnë se Dako i ka vjedhur gjithmonë zgjedhjet, edhe kur garonte përballë tij.&
5 Qershor 2019, 19:58 -
Bild/ Gazetari e sinkronizuar me politikën
Pse perkthimet e botuara ne Gjermani jane në anglisht? Pse nuk priti gazetari të përfundonte artikullin e tij, por vendosi t’u japë përparësi botimit të përgjimeve audio? Dhe pse shkrimi nuk është edhe në print? Përshtypja është se sinkronizimi me agjendën e ditës të Bashës e impononte këtë urgjencë, edhe me koston e sakrifikimit të aspektit gazetaresk.
5 Qershor 2019, 18:29 -
Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhër për ndalimin e publikimit të përgjimeve! PD: Rama po shantazhon mediat
Pas publikimit të audio-përgjimeve të dosjes 339, Prokuroria pranë Shkallës së Parë për Krimet e Rënda urdhërojnë të ndalohet publikimi i akteve të kësaj dosje përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër.
5 Qershor 2019, 17:30 -
Përgjimet/ Deputeti i PS në Repolitix: Nuk ka asgjë komprometuese për Dakon
Përgjimet e publikuara nga 'Bild' mes Astrit Avdylajn, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si edhe disa zyrtarëve të tjerë ka qenë në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga.
5 Qershor 2019, 17:22 -
Përgjimet/ Kryemadhi: Tregues që qeveria është e lidhur me krimin, Rama të japë dorëheqjen
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka cilësuar përgjimet e "Bild", si pjesë të një puzzle-it gjigand që vërtetojnë, se "qeveria Rama" ka lidhje të ngushtë me kri
5 Qershor 2019, 17:06 -
Publikimi i audio-përgjimeve/ Arta Marku: Prokurorët bëjnë pazare me dosjet për interesa të vogla
'Prokurorë dhe punonjës të tjerë janë të gatshëm që për interesa personale të bëjnë pazare me dosjet penale', kështu shprehet Prokurorja e përgjithshme Arta Marku në një reagim pas publikimit të audio-përgjimeve, pjesë e dosjes 339, nga gazeta gjermane 'Bild'.
5 Qershor 2019, 16:51