-
Akuzohet se përfitoi 1.2 mln euro në inceneratorin e Fierit, Lefter Koka dëshmon në SPAK: Kam zbatuar të gjitha procedurat, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët
Ish ministri Lefter Koka ka dëshmuar në SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit, në të cilin akuzohet se ka përfituar 1.2 mln euro. Koka tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, se ai i ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka përfituar asgjë nga shoqëritë e inceneratorit të Fierit pasi nuk i njeh.
15 Prill 2022, 09:24 -
Mero Baze: 'Standardi' i ndëshkimit të Tahirit ndëshkon drejtësinë
SPAK ka përsëritur në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë akuzën e tij për lidhjet e Saimir Tahirit me kushërinjtë e tij që trafikonin hashash në Itali, duke përdorur influencën e pushtetit të tij si ministër. Tani kjo dosje është gjykuar dhe rigjykuar disa herë dhe nuk mund të bëjmë komente për vendimet e gjykatave, por për standardin e vendosur për hetimin e zyrtarëve të lartë.
14 Prill 2022, 20:01 -
2 orë në SPAK, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve: S'kam pasur rol vendimmarrës, thjesht kam përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave
Zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos para SPAK. Për gati 2 orë, ai ka sqaruar rolin ë tij në aferën e inceneratorëve, ku ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës. <
14 Prill 2022, 16:46 -
Afera me inceneratorët, Alqi Bllako 2 orë në SPAK: S'kam pasur rol vendimmarrës, thjesht kam përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave! Nesër pyetet Lefter Koka
Pas 2 orësh, SPAK ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Në dëshminë e tij, Bllako ka mohuar që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke thënë se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
14 Prill 2022, 11:08 -
Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
14 Prill 2022, 10:41 -
U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon dënimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.
14 Prill 2022, 09:46 -
I refuzoi lirimin, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin Lefter Koka: Vendimet e GJKKO të rregullta, nuk ka shkelje
Gjykata e Lartë ka nënvizuar gjithashtu se nuk është një gjykatë fakti dhe nuk merret me pretendimet për vlerësim të gabuar të provave. Sipas saj Koka ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin te Gjykata e Apelit. Sipas gjyqtarëve të lartë asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk janë të ligjshme.
13 Prill 2022, 11:41 -
Çupi: Berisha nuk do ndalet derisa ta shkatërrojë PD-në, sillet si shefi i partisë! SPAK ende s'ka nisur hetim për 6 personat ‘non grata’? Drejtësi e vonuar
Sali Berisha nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë Partinë Demokratike. Kështu pohon për Report Tv analisti Frrok Çupi, i cili thekson se Berisha tashmë nuk ka asnjë rol politik, por thjesht sillet si shefi i partisë.
12 Prill 2022, 18:23 -
Yzeiri në Report Tv: DASH reagon, por SPAK ende s’ka nisur hetimet për asnjë! Berisha 1 vit non grata dhe është bërë më gangster
Analisti Ilir Yzeiri duke folur lidhur me shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit tha në Report Tv se është e habitshme që DASH po reagon ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa drejtësia shqiptare po hesht.
12 Prill 2022, 14:37 -
Policët në Morinë e kishin ‘parandjerë’ fundin, detaji nga përgjimet: Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat! ‘Kam disa plumba, do më fusin në skaner?’
32 ishin policët e arrestuar pak ditë më parë në Morinë, pasi kishin organizuar një aktivitet korrupsioni dhe që funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare me Kosovën, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës edhe nga pala kosovare.
12 Prill 2022, 10:25 -
Ylli Pata: Kush po i trembet realisht prokurorëve të SPAK-ut?!
Edi Rama, tha në Kongresin e PS-së, se ai jo vetëm nuk do të mbronte politikisht asnjë zyrtar apo politikan nga radhët e mazhorancës që do të hetohet nga SPAK, por do të merrte dhe ndonjë “për veshi” e ta çonte vetë aty.
11 Prill 2022, 18:02 -
Arrestimi i Nuredin Dumanit, dy prokurorë belg zbarkojnë në prokurorinë e Elbasanit! Dyshohet se 37-vjeçari ka kryer vrasje me porosi në Belgjikë
Dy prokurorë belg kanë zbarkuar në prokurorinë e Elbasanit, ku janë pritur nga kreu i këtij institucioni Kreshnik Ajazi. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se prokurorët ndodhen në Elbasan në lidhje me arrestimin e Nuredin Dumanit, ku dyshohet se ai të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale në Belgjikë.
11 Prill 2022, 16:12 -
Mesazhet/ SHBA të zhgënjyer nga heshtja e SPAK për dosjen e shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës? Lufta kundër korrupsionit elitar përfundon me dosje peshku dhe kanalesh ujitëse
Dosja e shpalljen ‘non grata’ të Berishës, Grabriel Eskobar në dhjetor 2021: Ku janë prokurorët dhe hetuesit tuaj? Yuri Kim: Për dosjen kanë punuar FBI-ja, CIA, DASH dhe Departamenti i Thesarit.
11 Prill 2022, 16:01 -
Korrupsioni 'fshiu' Drejtorinë e Kufirit në Kukës, por puna në doganën e Morinës vijon normalisht! Zëvendësohen 31 policët e arrestuar
Burimet thane se puna për asnjë moment nuk është ndërprerë, pavarësisht arrestimeve. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë.
11 Prill 2022, 11:46 -
Përgjimet nga korrupsioni në Morinë nxjerrin ‘zbuluar’ Zajmina Vasjarin, u favorizua nga policët për të kaluar kufirin me fëmijët pa prokurë
Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje. Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
10 Prill 2022, 21:14 -
Mero Baze: Edi Rama e bëri opozitën të bjerë në dashuri me SPAK
Ka thuajse 24 orë që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë rënë në dashuri me SPAK, por dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Pas thirrjeve të Edi Ramës që SPAK të godasë në zemër të Kuçedrës së korrupsionit, që nënkuptonte dyshen Berisha-Meta, këta dy të fundit, të dy së bashku dhe mbështetësit e tyre një nga një, kanë 24 orë që lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë dhe i kanë dalë në mbrojtje nga "presioni” i Ramës.
10 Prill 2022, 20:10 -
-
Editorial
Bollino: Berisha ka kompleksuar edhe SPAK-un, siç bën me drejtësinë prej 30 vitesh?
Është e kuptueshme që hetimet e reja të godasin në masë më të madhe ata që sot mbajnë pushtetin. Por është e papranueshme që për të shkuarën, kur prokurori dhe gjykata garantonin vetëm paprekshmërinë dhe jo drejtësi, të mos vazhdojë të merret njeri, sikur imuniteti personal skandaloz që qeveritarët e atëhershëm kishin përfituar, të ishte rinovuar edhe për sot. Mjaft me këtë amnisti speciale të padeklaruar.
10 Prill 2022, 18:42 -
Rama i kërkoi SPAK ta hetojë pas shpalljes 'non grata', Berisha: I trembur gjer në palcë! Ulërinte i tmerruar 'erdhi Saliu'
Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama kritikoi një ditë më parë SPAK, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, se përse nuk kishte hetuar ish-kryeministrin pasi SHBA e shpalli 'non grata'.
10 Prill 2022, 13:50 -
'I thashë nuk bëhet me 15 mijë lekë, te unë hajde kur të kesh 25', zbardhen përgjimet që fundosën efektivët në Morinë
Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që çuan në pranga efektivët në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të cilët i merrnin para në dorë qytetarëve shqiptarë e kosovarë, për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin. Në përgjime del edhe n
10 Prill 2022, 12:49 -
-
EKSKLUZIVE/ Korrupsioni në Morinë, GJKKO lë në burg 15 policë, 12 në arrest shtëpie, pezullohen 4 të tjerë! Pak ditë para se t'iu viheshin prangat pikasën kamerat e përgjuesit e BKH dhe i thyen
Pak dite para arrestimit, efektivët e policisë kanë pikasur kamerat përgjuese dhe mikrofonët e BKH dhe i kane thyer ato. Por këto kamera zbuluan 312 raste korrupsioni, me zë e figurë. Gjykata e Posaçme lë në fuqi kërkesën e SPAK për efektivët, 4 pezullime, 12 arrest shtëpie dhe 15 arrest me burg
10 Prill 2022, 09:47 -
Mero Baze: Përpjekja e fundit e Ilir Metës për të 'trembur' drejtësinë
Zakonisht kur Ilir Meta lajmëron papritur konferencë shtypi, sidomos në fundjavë, duhet të shikosh çfarë ka ndodhur gjatë ditës. Dhe për të kuptuar kush ja prishi fundjavën e tij të sotme, duhet të shikosh dy fjalime në Kongresin e socialistëve.
9 Prill 2022, 19:58 -
Afera me uniformat e policisë, ish drejtoresha Edlira Naqellari: Më mbajtën në burg pa të drejtë! Kushtetuesja i rrëzon pretendimet
Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e vendimeve të gjykatave që e mbajtën në qeli për muaj me radhë pas arrestimit nga SPAK për aferën me uniformat e policisë
9 Prill 2022, 17:41 -
Në kërkim për përfshirjen në aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit, ndalohet nga policia Etleva Kondi
Etleva Kondi, në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit e Fierit, është ndaluar nga policia. Masa e sigurisë ndaj saj ka qenë ‘arrest shtëpie’, në mungesë, ndërsa pritet që të dalë sot para gjykatës
9 Prill 2022, 11:18 -
VIDEO EKSKLUZIVE / Report Tv siguron pamjet të korrupsionit të policëve në Morinë, si i merrnin lekët nën dorë dhe e ndanin ryshfetin me njëri-tjetrin! Fitimet arrinin deri në 8000 euro në ditë
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar ditën e sotme për korrupsion dhe shpërdorim detyre në pikën kufitare të Morinë. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht 10-100 euro të cilat i ndanin me njëri-tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
8 Prill 2022, 12:54 -
Yuri Kim takon kreun e SPAK, Kraja: Përgëzimi prokurorëve për punën, puna e tyre po tregon se askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në rrjetet sociale Kim shkruan se ka përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në drejtësinë shqiptare.
8 Prill 2022, 11:38 -
Mori ryshfet për punësim në ministri, dënohet me 10 muaj burg Rovena Voda
Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg
7 Prill 2022, 16:29 -
-
Ish drejtuesi u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, emërohet administratorja e re e Albpetrolit
Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier. Ajo ka marrë dje këtë detyrë duke zëvendësuar Florian Muçajn, i cili u arrestuar pak ditë më parë nga SPAK për aferën e inceneratorin e Fierit.
5 Prill 2022, 09:43 -
SPAK godet me ‘sallake’, shokët e lagjes në Lalz dhe spekulimi me amerikanët
Në krye të herës duhet të jemi të qartë të gjithë: Ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, të majtë, të djathtë, të qendrës apo pa parti, duhet të japin llogari një më një dhe të marrin dënimin maksimal nga drejtësia shqiptare.
4 Prill 2022, 18:32 -
Dokumenti/ I penduari i SPAK-ut Luftar Reçi i rrëfeu Adriatik Llallës krimet e vjetra, ish-kryeprokurori: Mos e besoni, gënjen
I penduari që Luftar Reçi që i rrëfeu SPAK vrasjet e bujshme të vitit 2005, i dërgoi një letër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla duke i rrëfyer detaje nga vrasja e Maks Lalës dhe kërkoi të kthehej në bashkëpunëtor i drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme u kërkoi prokurorëve të Korçës që të bënin kujdes pasi Reçi ishte i pasinqertë dhe se kishte hallin të dilte nga burgu
4 Prill 2022, 15:25 -
Monika Kryemadhi i kërkon informacion SPAKU-ut: Në çfarë faze janë hetimet për inceneratorët
Pas depozitimit të kallëzimit penal në SPAK, në lidhje me aferën e inceneratorëve, për Erion Veliajn, Ëngjell Agaçin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon informacion këtij institucioni në lidhje me hetimet. LSI kërkon informacion në lidhje me kallëzimin e depozituar, se në çfazë janë hetimet
4 Prill 2022, 14:10 -
PD: Ku ishte Alqi Bllako për 12 orë? Rama pengoi drejtësinë
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se Alqi Bllako nuk është vetëdorëzuar dhe as arrestuar por është bërë dorëzim i kontrolluar i tij, me qëllimin sipas saj që kryeministri Edi Rama të pengojë drejtësinë për aferën e inceneratorëve.
2 Prill 2022, 14:23 -
Lorenc Vangjeli për arrestet: Paraburgimi, “komunistët” e drejtësisë mbushin qelitë e burgut
Për analistin Lorenc Vangjeli, masa ‘arrest me burg’ që aplikohet rëndom nga organet e akuzës, është e ekzagjeruar në shumë raste. 'Eshtë një masë ekstreme, një masë përjashtimore, por që përdoret rregullisht
2 Prill 2022, 14:10 -
VIDEO+FOTO/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivë, dalin pamjet e Alqi Bllakos kur futet në furgonin e policisë pasi GJKKO e lë në burg
Me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivë, Report Tv ka siguruar video dhe foto të ish-deputetit Alqi Bllako teksa futet në furgonin e policisë, pasi GJKKO i caktoi masën e sigurisë 'Arrest në burg'. &l
2 Prill 2022, 13:37 -
Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton? Avokati: Nuk ka prova bindëse! Të qenit bashkë në një avion apo autobus, nuk tregon se ke lidhje
Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ish-deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, p&eum
2 Prill 2022, 13:07 -
-
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Avokati: Vendim i padrejtë! Ish-deputeti shiti gjysmën e pronave para se të linte mandatin
Gjykata e Posaçme la në arrest me burg ish-deputetin Alqi Bllako që u filmua me pranga në duar teksa doli nga seanca me dyer të mbyllura. Avokati tha se Bllako nuk ka lidhje me aferën e inceneratorëve pasi nuk i ka prodhuar ai dokumentet e shpronësimit por thjesht i ka përcjellë aktet qeverisë për kontratën koncensionare.
2 Prill 2022, 11:02 -
Vrau Bujar Çelën në shtator të 2020, Gjykata cakton arrest në burg për Nuredin Dumanin
Gjykata e Elbasanit caktori masën e sigurisë "arrest me burg" për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. Kjo ishte masa e tretë "arrest me burg" për 39-vjeçarin. Të premten SPAK ia komunikoi për vrajsen e vëllezërve Haxhiaj dhe Elbasani për ngjarjen e Papërit më 29 mars.
2 Prill 2022, 10:38