-
Dekreti i Lleshit? Hyseni: S’besoj se Meta do lerë këshilltarët të çmenden, Veliaj duhet të rikandidojë
Hyseni u shpreh se në Tiranë nëse do të votohej sot, Erion Veliaj do të merrte 63% të votave. Sipas tij, kryebashkiaku aktual është kandidati më i mirë, prandaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë.
1 Nëntor 2018, 16:40 -
Si u vra ekstremisti grek, dalin detajet, Kaçifa qëlloi edhe negociatorin e RENEA-s, kërkohen pamjet filmike
Kacifa nuk pranoi të dorëzohej pavarësisht thirrjeve të negociatorit të RENEA-s. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të marrë të gjitha pamjet për t'i analizuar.
1 Nëntor 2018, 13:22 -
'Kaçifas', mediat greke: Greqia hetim paralel. Krimet e Rënda kërkojnë pamjet filmike të RENEA-s
Pas lajmit se familja tërhiqet nga autopsia e dytë dhe ekspertimi i tij nga mjekë ligjorë në Tiranë, mediat greke shkruajnë se hetime për këtë vrasje po bëhen edhe në Greqi. Ndërkohë që ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, i cili ka thënë se Kaçifa kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë.
1 Nëntor 2018, 09:19 -
Deliri grek
Askush nuk i akuzon grekët se duan vendin e tyre. Nëse e duan, mirë bëjnë, por nuk besoj se këto që kaluan në delirin ultranacionalist e duan Greqinë. Të paktën jo Greqinë e një kohe të shkuar, kur helenët vendosnin për botën e tani bota vendos për mbijetesën e tyre.
1 Nëntor 2018, 21:54 -
Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje drejtorit të policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha
Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrë në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistët grekë.
31 Tetor 2018, 21:37 -
Artan Hoxha zbardh kronologjinë: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s kur u vra me 2 plumba
Hoxha tha se Kacifas u vra me tre plumba, dy në brinjë dhe një në këmbë, jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.
31 Tetor 2018, 21:24 -
‘Një grek më pak, një bastard më pak’/ FSHF dënon Partizanin për parullën
Në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.
31 Tetor 2018, 18:08 -
‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë, Tirana: Greqia të distancohet
Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.
31 Tetor 2018, 17:11 -
Greqi/ Organizatat greke njoftojnë vendosjen e autobusëve të posaçëm për varrimin e Kacifas, çmimi 20 euro
Megjithëse nuk ka ende një datë për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Greqi nisin përgatitjet për pjesëmarrje. Grupimi shoqatave të shenjta greke përmes një postimi në Facebook bën thirrje për pjesëmarrje masive në varrim si xhestin e fundit për të respektuar kujtimin e tij. Çmimi biletës vajtje-ardhje për në këtë varrim 20 euro.
31 Tetor 2018, 14:21 -
Ekskluzive/ Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë
Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë mësuar se familja e ushtarit ekstremist grek që u vra në Bularat të Gjirokastrës, heq dorë nga ribërja e autopsisë. Babai i Konstantinos Kaçifas, Janis Kaçifa iu ka dorëzuar një kërkesë autoriteteve shqiptare ku kërkon që trupi i të birit të kthehet në shtëpi. Pas 3 ditësh flet edhe kunati, i cili thotë se Kaçifa u vra në momentin kur kishte ngritur duart lart.
31 Tetor 2018, 12:41 -
Kërcënimi i Artan Hoxhës nga ekstremistët grekë, si po heshtin gazetarët përfitues të fondeve sekrete të Kotzias
Prej tre ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha është kërcënuar me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke. Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qënë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas.
31 Tetor 2018, 10:24 -
Vrasja e grekut, avokati i familjes: Pamë trupin, nuk është vrarë nga afër/ Motra: U zhdukën provat
Avokati Jovanopulos dhe mjeku ligjor Vujuklaqis kanë deklaruar se atyre u është lejuar nga autoritet shqiptare që të shikojnë trupin e Kaçifas para se ai të transportohej në Tiranë, ndërsa kanë shtuar se është vrarë me dy plumba nga larg. Deklarata e avokatit rrëzon akuzat e të afërmve të viktimës së Konstandinos Kaçifas është plagosur dhe më pas është vrarë nga afër nga RENEA gjatë aksionit pasditen e së dielës në Bularat të Gjirokastrës.
30 Tetor 2018, 22:49 -
‘Kacifas i pavdekshëm’/ Grekët protestë në Athinë, thirrje antishqiptare, djegin flamurin kuqezi
Tubimi është zhvilluar para parlamentit, ndërsa protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’ më pas kanë djegur flamurin kuqezi dhe kanë lëshuar thirrje anti shqiptare.
30 Tetor 2018, 20:26 -
Vrasja, Ministria e Jashtme shqiptare thërret ambasadoren greke: Rasti po hetohet, jo ngjyrime politike
Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ministria e Jashtme deklaron se ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.
30 Tetor 2018, 19:55 -
Vrasja e grekut, historiani Xhufi: Problemi fillon që te varrezat, Athina po kërkon kaparin për detin
Xhufi e shikon gabimin që në pranimin nga pala shqiptare të ngritjes së varrezave greke, që sipas tij janë vendtakime konfliktesh. Kërkesën e Athinës për të qenë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Tiranë ai e cilësoi si të kuptueshme.
30 Tetor 2018, 17:54 -
Vrasja e grekut, ambasadori i BE: Të mbrohen pakicat, dy vendet të gjejnë zgjidhje për çështjet e vjetra
Duke u ndalur te ngjarja në Bularat, ai kërkoi mbrojtjen e pakicave minoritare, ndërsa theksoi se dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë në BE, referuar negociatave për dosjet e vjetra, mes tyre kufiri detar.
30 Tetor 2018, 16:27 -
Faturimi i bizneseve, Basha: Tender korruptiv për Olsi Ramën, u ndihmua nga një zyrtare e huaj që shërbeu në Shqipëri
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vazhduar me akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka folur për Tahirin, Dakon, Xhafajn si edhe ka komentuar ngjarjen e Bularatit. Basha ka akuzuar kryeministrin se ka i ka dhënë tenderin për faturimin e bizneseve, vëllait të tij, Olsi Rama.
30 Tetor 2018, 13:09 -
Vrasja e ekstremistit grek, Krimet e Rënda lënë jashtë hetimeve Greqinë: Janë të mirëpritur si vëzhgues
Shqiptarja.com mëson nga burime pranë Krimeve të Rënda, se prokuroria shqiptare nuk lejon palën greke që të marrë pjesë në hetimet për çështjen e vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa. Burimet kanë sqaruar se ndërhyrja në hetime nga një vend fqinj është e ndaluar me ligj.
30 Tetor 2018, 12:40 -
Trupi i minoritarit sillet në Tiranë për autopsi, Greqia nis hetimin për vrasjen (Zhvillimet)
Trupi i Kostandinos Kacifas është transportuar në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.Ndërkohë që autoritetet greke kanë nisur një hetim për vrasjen e minoritarit. Motra e Kacifas dorëzoi në Prokurorinë greke kartën e identitetit greke të viktimës si shtetas grek, ndërsa hetimet janë transferuar nga Janina në Athinë për të hetuar rastin.
30 Tetor 2018, 08:46 -
Vrasja e ushtarit minoritar, videoja e REPORT TV bën xhiron e mediave greke
Kathimerini.gr, news247. gr, zougla.gr, por edhe shumë media të tjera në vendin fqinj i janë referuar Report Tv dhe Shqiptarja.com për videon ekskluzive, por edhe lajmet e tjera në lidhje me minoritarin që u vra në Bularat të Gjirokastrës dhe që u bë çështje mes dy vendeve, pasi solli tension.
29 Tetor 2018, 20:22 -
Videoja e ushtarit që qëllon policinë, Artan Hoxha: Prova rrëzon pretendimin e grekëve
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguroi videon e momentit kur greku që u vra dje në Gjirokastër qëllonte mbi policinë dhe nuk kishte asnjë flamur në dorë, sikur pretendojnë fqinjët, por një kallashnikov të modifikuar.
29 Tetor 2018, 19:41