-
KQZ rezultati brenda 5 ditëve
Brenda 5 ditëve pritet që të certifikohen edhe zgjedhjet e 23 qershorit. PPKDSH kërkon rinumërim të 417 kutive në Qarkun Shkodër. Partitë e mëdha asnjë kërkesë për rinumërim të votave Edi Rama dhe 54 deputetët e rinjSi shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeveProjeksionet në 12 qarqet e venditE majta 84 mandate, e djathta 56
partitë e mëdha asnjë ankesë
29 Qershor 2013, 07:44 -
Meta: Edi Rama kryeministër
Kryetari i Lëvzijes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo" në TV A1 Report shprehet se nuk ka sens që kryeministri të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit ashtu si ministrat. Meta: Respekt maksimal për opozitën në qeverinë e reVIDEO/ A1 Report lajmëron i pari marrëveshjenPS-LSI: Rama kryeministër, Meta kryetar ParlamentiMbledh kryesinë e LSI-së: Vota ndëshkim arrogancës
dhe deputet, ministrat jo
28 Qershor 2013, 21:01 -
PR e Shkodrës: PD vodhi
Partia Republikane e Shkodrës paralajmëron kalimin në opozitë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, nëse vota e republikaneve për 23 qershorin nuk do të lexohet drejt. PR do të kërkojë rinumërim të të paktën 10 kutive të votimit. (Foto: Gasper Koka, kandidat i PR)
mandatin tonë manipuloi votën
28 Qershor 2013, 17:36 -
Ndjekje penale numëruesve të
Numëruesit e Ksamilit do shkojnë për ndjekje penale. Edhe pse u njoftua zyrtarisht mbrëmjen e së mërkurës, përfundimi i numërimit të votave në të gjithë vendin, në KZAZ-në 89 në Ksamil të qarkut të Vlorës, u shpall rezultati pa numëruar 2 kutitë e fundit.
votave në Ksamil, pritet certifikimi
28 Qershor 2013, 08:44 -
KQZ shpall rezultatin përfundimtar
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare të Shqipërisë të 23 qershorit do të jepen pasi KQZ të përfundojë shqyrtimin e 3 ankimimeve. Edi Rama dhe 54 deputetët e rinjSi shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve Qarku i Lezhës, çertifikohet sot fitorja e PSProjeksionet në 12 qarqet e venditE majta 84 mandate, e djathta 56
pas shqyrtimit të 3 ankimeve
27 Qershor 2013, 13:34 -
Arvizu takon Ramën dhe Metën:
Ambasadori i SHBA-së Alexander Arvizu u takua paraditen e sotme me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë e PS-së dhe më pas, edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në të dyja selitë, Arvizu ka shkuar me të njejtin mision: Të sugjerojë një tranzicion të qetë e të butë të pushtetit dhe të afirmojë mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë dhe qeverinë e saj të re.Ambasadori Arvizu u takua dje dhe me Nishanin
Bëni tranzicion të qetë e të butë
27 Qershor 2013, 12:40 -
Fitimtarë pa fitore
Zgjedhjet parlamentare mbaruan me rotacion politik. E majta e bashkuar mori rreth 1 milion vota, e djathta e përçarë mori rreth 700 mijë vota. Një diferencë që thellohet në mandate parlamentare: tre të pestat e parlamentit do të jenë mbështetëse direkte të qeverisë së re të së majtës.
27 Qershor 2013, 09:37 -
Përfundon numërimi i votave
Tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, mbrëmjen e 26 qershorit KQZ njoftoi përfundimin e numërimit të votave në 89 KZAZ në rang vendi. Nga projeksionet paraprake të siguruara nga vëzhguesit e A1 Report rezulton se koalicioni i majtë ka 84 mandate, i djathti 56 mandate.Shkodër, E majta 6 mandate, 5 e djathtaElbasan: E majta merr 8 mandate, e djathta 6 Durrës, pritet rezultati, PS-PR i marrin mandat PD-sëSi shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
E majta 84 mandate, 56 e djathta
26 Qershor 2013, 18:55 -
Numërimi, deri në 23:40 ka
Numërimi i fletëve të votimit deri në orën 23:40 ka përfunduar në masën 94.5% në rang vendi. Procesi ka përfunduar plotësisht në qarkun e Dibrës, Korçës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Numërimi në përgjithësi ka ecur i qetë dhe pa incidente, ndërkohë që komisionerët kanë bërë pushime për shkak të lodhjes.
përfunduar 94.5% në mbarë vendin
25 Qershor 2013, 23:03 -
Prefekti Kruja i pari që deklaron:
Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili renditet i 10 në listën e kandidatëve për deputetë të PD për Tiranën, është i pari që ka deklaruar se do “bëjë opozitarin” në qeverinë e re nëse numërimi total i votave shpall fituese të majtën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërsa tha se PD do të pranojë rezultatin zyrtar që do certifikojë KQZ.
"Do bëj opozitarin në Parlament"
25 Qershor 2013, 16:20 -
Ja si shpallet rezultati
Do të mjaftojnë vetëm 5 ditë, sipas Kodit Zgjedhor që KQZ të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për shpëndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Por që të arrihet deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili sipas Kodit duhet të shpallet nga KQZ, duhet një rrugë e gjatë duke filluar që nga procesi i numërimti të votave dhe certifikimi i tyre nga KZAZ dhe KQZ.
përfundimtar i zgjedhjeve
25 Qershor 2013, 09:07 -
Numërimi i votave ndryshon
Procesi i numërimit të votave në të gjitha Vendet e numërimit të Votave në mbarë vendin ka filluar të ecë më shpejt. Mbasditën e së hënës numërimi i votave ndryshoi hap, duke e çuar në 2582 numrin e kutive të numëruara deri në orën 21.00 të mbrëmjes.
ritëm, përshpejtohet procesi
24 Qershor 2013, 21:19 -
Kukan: Lleshi më konfirmoi se në
Intervistë për DW e Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit ad hoc të PE për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kukan: "Kryetarja e KQZ, Lleshi na siguroi që sonte do të ketë përfunduar procesi i numërimit, në orën 22.00. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, aty nga shtatori do të jetë formuar parlamenti dhe qeveria e re".
orën 22:00 përfundon numërimi
24 Qershor 2013, 19:46 -
Tiranë, incident në KZAZ 33, PS:
Një rast i paprecedent ka ndodhur në një qendër numërimi në Tiranë që ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, KZAZ-në nr.33. Gjashtë punonjës të ÇEZ-it me makinë kanë hyrë fshehurazi brenda në oborrin e KZAZ-së nr.33 dhe komisionerët e PS-së i kanë kyçuar ata brenda dhe kanë njoftuar policinë
Punonjës të ÇEZ tentuan kutitë
24 Qershor 2013, 18:01 -
OSBE/ODIHR: Numërimi duhet
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë theksuar sot se procesi i numërimit në Shqipëri duhej të kishte përfunduar; se votimi ishte i qetë, pavarësisht njollosjes që iu bë atij në fazën fillestare dhe rasti i Laçit shihet si një incident i izoluar që nuk do të ndikojë në hapat që po bën Shqipëria drejt integrimit Europian.
të kish mbaruar, shumë i ngadaltë
24 Qershor 2013, 17:13 -
KVV: Qytetarët votuan qetë, politika
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë konstatoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë tepër të polarizuar politike e megjithë tensionin e fshehur në dukje, dita e votimit eci normalisht e me qetësi, përjashtuar rastin tragjik të Laçit dhe incidente sporadike.
pandjeshmëri për ligjet
24 Qershor 2013, 11:48 -
Mbyllen zgjedhjet në Shqipëri
Shtetasit shqiptarë me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre më 23 qershor për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Pas mbërritjes së kutive të votimit në Vendet e Numërimit të Votave, në disa prej tyre ka nisur procesi i numërimit, ndërsa në disa të tjera është shtyrë për të nisur mëngjesin e së hënës.
nis procesi i numërimit të votave
24 Qershor 2013, 04:30 -
Berisha: PD do të respektojë
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat në fund të votimit deklaroi se PD do të respektojë verdiktin e sovranit. Edi Rama nga selia e PS bëri apel për ruajtjen e votës dhe numërim të saktë dhe deklaroi se në bazë të të dh%nave të PS, Rilindja ka fituar mbi rrënimin.
verdiktin, Rama: Rilindja fitoi
23 Qershor 2013, 18:45 -
KQZ: Pjesëmarrja në votim 42.71%
KQZ-ja ka publikuar të dhënat e pjesshme të procesit të votimit deri në orën 16:00. Sipas saj, pjesëmarrja në votime në ato qëndra që kanë dërguar të dhënat ka arritur në 42,71%. Bie në sy se nuk ka të dhëna nga qarqet e Lezhës dhe Shkodrës.
nga të dhënat e pjesshme
23 Qershor 2013, 18:05