Opinion
  • Dihatja e të Djathtës ekstreme tek ne dhe kamuflimi i Berishës me konservatorizmin

    Edhe pse politika jonë nuk e ka emancipimin e duhur, ideologjia e së Djathtës Ekstreme ka nisur të zërë pakëz vend dhe në Shqipëri. Ashtu si po ndodh edhe në vende ku kjo ideologji madje përballet me institucione të vërteta, duket se paqartësia e kohës, emigracioni, populizmi, zhvillimet në SHBA, po e ndihmojnë paq në Shqipëri një frymë ekstremizmi të Djathtë, që poshtë saj fsheh të panjohura.

  • Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

    Pas rizgjedhjes, Macron do të nisë zyrtarisht (me 14 maj) mandatin e tij të dytë. Por Presidenti i Francës do të ketë probleme serioze menjëherë në qershor.

  • Mero Baze: Përpjekja e dështuar një vjeçare e Sali Berishës, për t'u 'respektuar

    Ka një përpjekje titanike të Sali Berishës, për të krijuar një moment politik, ku atij t’i dëgjohet fjala. Nuk ka rëndësi për çfarë iniciative, propozimi apo debati në vend. Rëndësi ka që dikush, për çfarëdo gjëje, t’i japë shansin dhe ta konsiderojë atë institucion, duke marrë parasysh propozimin e tij

  • Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin Europian është çështje e kryer!

    Këshilli Europian është një institucion në vete që është themeluar më 5 maj 1949! Është një organizatë në vete që shpesh herë ngatërrohet me institucionin e Bashkimit Europian! Ka 45 anëtar nga 46 që kishte, pasi në shkurt Rusia është pezulluar për shkak se sulmoi Ukrainën!

  • Ylli Pata: Misteri politik i Ilir Metës pas lënies së Presidencës

    Pavarësisht zhurmës së krijuar për të strukturuar 22 majin si zhvillimin më të rëndësishëm politik të muajit, pra ditën që Sali Berisha do të ribëhet kryetar partie, 16 maji-raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, do të vulosë prioritetin politik në publik.

  • Frrok Çupi: Që duhet një Rezolutë për Srebrenicën

    Deri mbrëmë, një pjesë djallëzore e politikës dhe e medias, i ranë këmbës. Arsyeja e sajuar është pse u lëshua fushës, por nuk u pranua, një tentativë për poshtërim të shtetit, i thërritur ‘rezolutë’.

  • Rezoluta e Srebrenicës dhe turpi që hanë me bukë shqiptarët!

    Të propozosh një rezolutë për masakrën e Srebrenicës, mund të jetë objekt për psikiatër. Me siguri Sali Berisha dhe Tritan Shehu i cili ishte president i firmës “Shqiponja” e cila kontrabandonte karburante nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndjejnë një brengë që vetëm mjekësia mund ta shpjegojë. Ish-shefin e ndërmarrjes së PD dhe shefin real të saj, ose i ka zënë turpi ose amnezia.

  • Lorenc Vangjeli: Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

    Ka një keqkuptim të madh për raportet që drejtësia e re është duke vendosur përballë dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, mëkatarëve të shumtë të Tiranës dhe gjithë publikut shqiptar.

  • Për 'patriotin' Sali Berisha: Disa fakte nga 1990 e tutje

    Sali Berisha dje pasi paraqiti një rezolutë pa kuptim për masakrën e Srebrenicës në Kuvend, akuzoi Edi Ramën si bashkëpunëtor të Milorad Dodik.

  • Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

    Gazetarit Frrok Çupi iu desha ta shtronte dy herë këtë pyetje në shkrimet e tij. Një herë në 1991 për Bllokun e ish-udhëheqjes komuniste, e 6 vite më pas për pasardhësin e tyre, Sali Berishën. Në të dyja rastet Blloku nuk u ça pavarësisht kuriozitetit që mbizotëronte në opinionin publik se ç’jetë bënin drejtuesit e shtetit.

  • Vërtet ndjen frikë nga shantazi SPAK?

    Debati mbi deklaratat e kryeministrit se SPAK duhet të hetojë në 360 gradë të spektrit politik ka ngërthyer median ditë me rradhë. U cilësuan si shantazh, ndërhyerje e intimidim i drejtësisë dhe madje dhe shprehje e frikës nga organet e drejtësisë.

  • Shqipërinë që se kemi më me të njëjtët shqiptarë

    Nuk kishim shumë, por kishim zemër të madhe! Bukën e ndanim së bashku, festat i bënim se bashku! Nëse dikujt i kishte mbaruar kripa në shpi e kishte deri e hapur tek fqinji për të marr ndoshta sasinë e fundit të kripës që i kishte mbetur

  • Për 1 vit, Edi Rama po e bën Albin Kurtin të duket plak

    Me 14 shkurt të vitit të kaluar Albin Kurti dukej si një uragan që nuk do të ketë të ndalur, kurse Edi Rama një politikan që i takonte të kaluarës. Tavolina është rrotulluar.

  • Nuk ka liri atje ku s’ka drejtësi!

    Qëllimi i qytetarëve, kur rrëzuan monarkitë dhe shpallën republikat demokratike, nuk ka qenë të bëjnë të lumtur vetëm një klasë, por ta bënte të mundshme atë për të gjithë. Kurdoherë shumica njerëzore kanë dashur jo mirëqenien e njërit po mirëqenien e të gjithëve, ndaj qytetarët kanë besuar se në një shtet të tillë zbulohet e zbatohet më mirë drejtësia.

  • Mero Baze: Beteja e dëshpëruar e Berishës me izolimin dhe mospërfilljen

    Dy javë më parë Sali Berisha akuzoi Enkelejd Alibeajn se po negocion me Edi Ramën të bëjë Lulzim Bashën president. Pastaj i vazhdoi akuzat për bashkëpunim me Edi Ramën, duke e quajtur detyrimin kushtetues për konsultime rreth zgjedhjes së presidentit si “thikë pas shpine” për opozitën. Si për t'ia shtuar inatin, Edi Rama përsëriste refrenin e tij se “me të vdekurit nuk negociojmë”, duke ju referuar Sali Berishës.

  • Ylli Pata: Pse Shqipëria nuk ka një Di Pietro apo Laura Kovesi?!

    Me shtyrjen e reformës në drejtësi përpara se ajo të hartohet e miratohet në Parlament në vitin 2016, ishte krijuar një perceptim shumë i madh popullor, që Shqipëria duhet të nisë një hap të madh  kundër pandëshkueshmërisë që ka gëluar në vend prej 30 vitesh.

  • SPAK, frikë nga Berisha-Meta. U kujtojnë Ina Ramën, Xhevat Hanën e Dvoranin

    Dhe që SPAK e Gjykata e Posaçme të quhen funksionale dhe të kenë “hallall” investimin e madh amerikan dhe europian, mbështetjen politike e financiare të mazhorancës aktuale apo dhe mbështetjen mbarëpopullore në këtë vend, të gjithë shqiptarët kanë në mendje se ky institucion duhet të merret me dy emra, të cilët duhej të kishin dalë me kohë dhe vakt para drejtësisë: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  • Artur Ajazi: 'Revolucioni' Rama…

    Shqipëria po përjeton prej 9 vitesh (dhe do të vazhdojë) “revolucionin” Rama.  Ai u shtri në tokë, det, ajër, mjedis, shkolla, shëndetësi, ekonomi, kulturë, bujqësi, duke rritur cilësisht jetën e qytetarëve, dhe vazhdon të lehtësojë hallet e tyre. Revolucioni Rama, nuk ndalet. Ai mbetet i pari kryeministër në Shqipëri (dhe pse jo edhe në Ballkan) që shkon, takohet dhe ndahet nga homologët e tij europianë, si i barabarti mes të barabartëve, duke arritur ti ketë “peshë” fjala, kërkesa, sygjerimi, ankesa.

  • Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe realiteti evropian

    Të gjithë duhet të dimë dhe të kuptojmë se si funksionon BE-ja. Ajo nuk u realizua kurrë ashtu siç ishte menduar, sepse nuk u bë kurrë një federatë, ashtu si SHBA-të.

  • Nuk është gjithë faji i Ronelës!

    Kënga e Ronela Hajatit nuk është rrufe në qiell të pastër. Madje Ronela nuk është përfaqësuese e fundit që kemi kapur pasi nuk ka zë të keq dhe nuk është faji i saj pse do t’i përshtatet për të mbijetuar një tregu që nuk e ka deformuar ajo.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv