-
Pse Rama, nuk është si Berisha në Parlament
E një gjë të tillë, madje më të ekzaltuar e bënin edhe kur Doktori (kryeministët) shante me libër shtëpie, ndonjë deputet të ish-opozitës që kishte kurajën të denonconte me fakte shkelje ligjore, abuzime, korrupsionin, apo dhe afera të tjera. Padyshim që sot gjërat janë krejt ndryshe, padyshim që Rama kryeministër, nuk është si paraardhësi tij, pasi në krye të Kuvendit është dikush që i thotë kujtdo në foltore, madje edhe shefit të qeverisë “koha mbaroi”.
28 Maj 2020 -
Teatri ose 'pikëllimi' postmodern albanez
Edhe në një shkrim të mëparshëm, por edhe tani vijoj të kem bindjen se për argumentin apo për topikën «Teatër» u shkrua aq shumë dhe me aq pasion nga profesionistët më të mirë që ka Shqipëria në lëmë të shkrimit publicistik, trillues, antropologjik, historik e kështu me radhë, sa nuk është shkruar për asnjë argument tjetër.
27 Maj 2020 -
Djallëzitë e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore!
Mbledhja e fundit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përfundimisht demostroi se zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedhjet në përgjithësi do vazhdojnë të funksionojnë me Lista të mbyllura, ata indirekt dhe qartazi e konfirmuan këtë fakt, e konfirmuan kur sanksionuan sa kandidatë për deputetë do të kish Lista e Deputetëve të çdo Qarku, ku sipas tyre do të kish fiks sa deputete ka ai qark sipas Kodit te vjeter Zgjedhor, si dhe poziconimin dhe renditjen e femrave ne keto lista të mbyllura.
27 Maj 2020 -
Përse Sali Berisha po 'sodit' betejën e Metës kundër Bashës?
Ilir Meta është i zemëruar me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Me të parin pak më shumë. Me Edi Ramën është mësuar të ndjehet i tradhtuar.
27 Maj 2020 -
Askush nuk duhet të mërzitet me Aleksandër Gjokën
Me Aleksandër Gjokën kjo nuk mund të ndodhë. Ai le të thotë ç’të dojë për këdo. Janë më të sinqerta e të pastra fjalët “e pista” të një artisti si ai, nga shumë fjalime e analiza që dëgjojmë. Thënë kjo, le të merremi me veten.
27 Maj 2020 -
Të gjithë kundër Metës
Është fakt se sebebi i çdo krize politike që nga 22 Korriku i 2016-ës (kur u votuan më 140 vota ndryshimet kushtetuese), ka qenë reforma në drejtësi dhe tentativat për të ndërhyrë në të. PD dhe LSI të cilat në 21 korrik 2016 e votuan reformën nën presionin e madh amerikan e europian, nuk kanë ndaluar në asnjë moment sulmin ndaj reformës, duke përdorur lloj e soj stërkëmbëshash. Por, sot që flasim, njeriu që i është ‘qepur’ më së keqi reformës në drejtësi, është Ilir Meta
26 Maj 2020 -
Dy Anna
Ti Anna Shkrepi, Ti që nuk je një kreaturë dosido por Bijë Pasioni ngjizur me Frymë Arkitekti dhe Shpirt gjuhëtareje, Ti pra që je një çelik që nuk ndryshkesh, mur që nuk shembesh, lumë që nuk ndalesh, nuk mund t'ja lejoje vetes lojën e dyfishtë. Ti nuk mund të kesh Destin të turbullt. Ti nuk mund të jesh edhe me Lirinë edhe me Diktaturën, edhe me Spaçin edhe me Sigurimin, edhe me Qiellin edhe me qenefin.
26 Maj 2020 -
4 arsye, pse Presidenti Meta, do e shpall Non-Grata ambasadoren amerikane
Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e parë drejt shpalljes Non Grata të ambasadores amerikane Yuri Kim. Ilir Meta i cili del foto me çdo qen dhe mace në Gjirin e Lalzit, ka deklaruar që s’ka kohë të pres në zyrë ambasadoren fuqi plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
26 Maj 2020 -
Lufta nuk është lojë, o komandant!
Të më ndjejë komandanti i luftës, që vetëm tani e pashë paralajmërimin e tij se ne shqiptarët do t’i paskemi fundjavat pa makina deri në mars. Pastaj shohim e bëjmë, ndoshta e shtyjmë edhe gjithë pesëvjeçarin ashtu, po nuk u ankua njeri. Kështu i bie apo jo?
25 Maj 2020 -
Një teatër pa godinë
Kërkesa tejkalon dhe guximin e partive të vogla aleate me PD, të cilat nuk janë kaq të qarta në kërkesat e tyre politike për ndryshim sistemi ndaj Lulzim Bashës. Ato shkojnë deri tek presioni, ose na fut në listat e PD, ose ndrysho sistemin.
25 Maj 2020 -
Teatri u prish për të shkuar tek pazari…
Ka një seri faktesh që të çojnë drejt idesë se mes palëve, Ramës nga njëra anë dhe opozitës dhe Presidentit nga ana tjetër, ka pasur një marrëveshje të heshtur për të shkuar tek prekja e reformës në drejtësi duke përdorur prishjen e Teatrit.
25 Maj 2020 -
Fronti i të keqes dhe Meta për karshi
Kryetari i shtetit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, nuk po rresht së bëri thirrje për krijimin e “një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Ilir Meta duke gërmuar në rrjetet sociale edhe përtej kufijve të Shqipërisë, na paskësh gjetur një këngë të artistëve zviceranë, kushtuar “shembjes së teatrit”.
25 Maj 2020 -
Blendi Fevziu (Pupa) dhe dhuna ndaj Karlo Bolinos
Në rastin e kërcënimit dhe shpifjeve ndaj Bolinos është shkelur edhe kodi i nderit i shqiptarit. Berisha do të duhej të ishte bartës i kësaj vlere, por ai, përkundrazi, bën të kundërtën. Karlo Bolino ka zgjedhur të jetë shqiptar, pra të jetojë me ne dhe të marrë shtetësinë tonë. Në vendin e tij në Itali janë me mijëra shqiptarë që jetojnë dhe vlerësohen. Karlo Bolino, ashtu si shumë gazetarë të tjerë në këtë vend, ka treguar dhe ka informuar publikun si një gazetar perëndimor.
24 Maj 2020 -
Pse u përçanë artistët dhe a do mundet Lëvizja e Teatrit t’i mobilizojë njerëzit?!
Njerëzit që u gdhinë më 17 maj me shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar nuk kishin kohë të bënin përsiatje për atë që ndodhi me komunitetin e njerëzve që mëtonin se e mbronin teatrin. Dhe, protagonistët e tjerë. Para syve u shemb një pjesë e historisë së qytetit, u prish një simbolikë me të cilin lidheshin kujtime të pashlyeshme, por nga ana tjetër mori fund edhe makthi i gjatë i apatisë së një institucioni, që duket se e përçau keqazi jetën social-kulturore të vendit.
24 Maj 2020 -
Eid Mubarak
Mezi e prisja të vinte Bajrami. Studentëve dhe ushtarëve u jepnin të holla. Unë nuk hyja në kategorinë e dytë. Kur e mësova që studentët hynin në kategorinë e fakirëve në një kuptim më të gjerë nga fukarrallëku që jemi mësuar ta lidhim me filmat e Kinostudios që nuk duam t’i shohim më ndoshta nga një frikë e pakuptueshme se mos personazhet e tyre na kapin për “leckash” u gëzova.
24 Maj 2020 -
Në kërkim të një 'vrasësi' për Ilir Metën
Asnjë politikan shqiptar, ndoshta në të gjitha kohërat, nuk ka vizatuar dhe skicuar disa herë momentin kur do të vdesë dhe si duhet të vdesë, siç e ka bërë këtë gjë Ilir Meta. Sa herë që ai ka ngërç politik në vend, sa herë që përballet me beteja absurde të prodhuara nga paranojat, apo sa herë ndjehet i dështuar në lëvizjet e tij, ai përfytyron një vrasje.
23 Maj 2020 -
'Teatri, teatri'… por si e shiti Berisha 'Hotel Dajtin', që është i shpallur Monument Kulture (FOTO)
Tashmë nuk ka asnjë dyshim se çështja rindërtimit të Teatrit Kombëtar me dimensione të tjera është kthyer në një çështje politike.
23 Maj 2020 -
Pse Monika dhe Iliri po krijojnë një parti të re politike?
Lista me arsyet pse çifti presidencial do bēj parti të re është shumë e gjatë, por duhet të presim edhe ca muaj.
23 Maj 2020 -
Bollino: Militanti i Berishës më kërcënon me vdekje 3 minuta pas shpifjeve të ish-kreut të PD-së në Tv Klan
Një simpatizant dixhital i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës më nisi mbrëmë një mesazh vdekjeje. ''Plumi ke ne horre shume shpejt. Mafioz di merda'' më shkruajti në messenger-in personal një farë Arjan Fatime Pupa, lindur në Sukth dhe banues në Itali, në provincën e Novarës. Mesazhi “elegant” më erdhi në 21:41, tamam tre minuta pasi Sali Berisha më sulmonte me shpifjet e tij të zakonshme gjatë emisionit “Opinion” ne Tv Klan të drejtuar nga Blendi Fevziu, kur me ka etiketuar si ''Karlo Malavita''.
22 Maj 2020 -
Fidel Kastro i Shqipërisë
Për gjëra dhe deklarata të tilla, nuk flasin kurrë presidentë të vendeve të lira dhe demokratike, aq më tepër i një vendi mes Europës, anëtar i NATO-s, dhe partner i sigurtë i SHBA-së zoti Meta.
22 Maj 2020
