-
Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!
Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Ilir Metës dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të tij.
10 Tetor 2020 -
Rama shpalli betejën fatale me Ilir Metën: Historiku dhe shanset e një lufte për 'jetë a vdekje'
Asambleja e djeshme e Partisë Socialiste, si rëndom në fakt, thelbin e saj, më shumë sesa një mbledhje pune, e kishte tek fjalimi i Edi Ramës. Sipas asaj që tha Edi Rama, e sipas gjasave që panorama e tij mund të sjellë në bazë, nuk do të jetë PD-ja e Lulzim Basha, tabela ku mazhoranca do të shkrepë bataretë politike; por vetëm Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
10 Tetor 2020 -
Populli i dy marsit dhe votuesit e 25 prillit
Konflikti artificial që presidenti i republikës po ushqen përditë ndaj qeverisë dhe kryeministrit, ka kohë që ka nisur të tingëllojë i stisur, i sforcuar dhe i thatë në përmbajtjen e tij. Sa më shumë shtohen epitetet e sharjet ndaj Edi Ramës, në mesazhet publike të Ilir Metës, aq më tepër e gjitha kjo stuhi në gotë të ujit, ka formën e një lëvizjeje të qartë taktike nga ana e kreut të shtetit. Asgjë më tepër se kaq.
10 Tetor 2020 -
Përse shqiptarëve u ka bërë përshtypje, Ilir Meta i dehur?
Të pish është një ves njerëzor dhe nuk është arsye për denigrim publik, pëveç rasteve kur bëhesh i bezdisshëm. Kjo, dhe kur je politikan. Ka plot të tillë dhe tek ne, që e tepërojnë me pijen, por e kanë si identitet simpatik.
9 Tetor 2020 -
Është e vetmja gjë që ata nuk duan
Nëse thua çdo ditë se kjo është një qeveri e korruptuar, arrogante, e kriminalizuar dhe e stërkonsumuar, nuk bën ndonjë përshtypje të madhe, por kam frikë se edhe ndonjë efekt të rëndëisshëm nuk ka.
9 Tetor 2020 -
Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të Djathtë!
E djathta është gjeneratore e të bukurës, pasurisë dhe mirëqënies. Kujtoni familjen italiane fiorentine: I Medici. Të pasur sa më s’ka dhe mbështetës të së bukurës që sot është pasuri e Italisë dhe e mbarë botës: Pa i Medici nuk do të ishte Leonardo, Michelangelo dhe kryeveprat e tyre.
9 Tetor 2020 -
Poshtërimi i 'Klevisëve' nga Lulzim Basha
Klevis Balliu nuk ka marrë thjesht vota kundër. Nëse shikon rezultatin e votimit dhe pjesëmarrjen, duket se demokratët në Pogradec, kanë dalë nga shtëpitë vetëm për të poshtëruar atë, me votë përjashtuese. Në një proces i cili është tërësisht i komanduar, ku Lulzim Basha ul dhe ngre kufirin e votuesve për të mos përjashtuar njerëzit e vet, në Pogradec procesi u la i lirë, dhe rezultati ishte shokues.
8 Tetor 2020 -
Rrotacioni: Nga pjesëmarrja ose nga përçarja
Duke u kthyer në Shqipërinë e sotme, gjasat e një përçarje të PS-së janë aktualisht zero. Pra, gjasat për rrotacion pas 8 vjetëve të Ramës në pushtet varen thjesht nga një rritje e pjesëmarrjes në zgjedhje e elektoratit opozitar. Kjo gjë bëhet më akute, sidomos pas ndryshimit të sistemit elektoral.
8 Tetor 2020 -
Thellohet skandali i dhënies së nënshtetësive: Presidenca zhduk arkivën e dy viteve të fundit, artistë, biznesmenë dhe futbollistë (38 pasaporta në një ditë)
Teksa për shumë qytetarë shqiptarë është e lakmueshme nënshtetësia angleze, gjermane, austriake, greke apo italiane, ka edhe shumë të tjerë që preferojnë marrjen e pasaportës shqiptare për një të ardhme më të mirë për vete, familjet dhe fëmijët e tyre.
8 Tetor 2020
-
'Ata erdhën për Berishën', rrëfimi i ish-mikut të ngushtë të Hajdarit: Nuk fola për 22 vjet, takimi një natë para vrasjes
Kam dëgjuar shumë fjalë për Azemin por askush nuk dinte idetë e tij, të vërtetën e lëvizjeve të tij luftarake.
8 Tetor 2020 -
Përse Basha, nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet
Lulzim Basha nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet e 25 Prillit 2021, dhe zero shanse të bëhet kryeministër i vendit, për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të Partisë Socialiste. Kjo e ka shpjegimin me dy fjalë, nuk drejton dot, dhe nuk fiton dot.
7 Tetor 2020 -
Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta
Presidenti ka shkelur nen për nen dhe gërmë për gërmë ligjin e shtetësisë. Rasti në fjalë është kur shtetësia fitohet përmes natyralizimit. Lexo nenin 8 tek ligji në fjalë. Qytetari që e përfiton duhet të jetojë së paku 7 vite në Shqipëri, dhe procedura nuk kalon nga Presidenca, por Ministria e Brendshme, e cila harton dosjen e tij dhe pasi e verifikon figurën dhe integritetin personal, plus kushtet e tjera, ja rekomandon presidentit për dekretim.
7 Tetor 2020 -
Veprimi i Komisionerit Varhelyi që ‘tërboi’ Ilir Metën
Ilir Meta qëkur ka nisur puna për reformën në drejtësi, një reformë e cila është sot e gjithë ditën kryefjalë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, është shfaqur i shpërfytyruar politikisht.
7 Tetor 2020 -
Përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit?
Lulzim Basha ngjan i penduar për garën skualifikuese për kandidatët për deputetë dhe po zhvlerëson atë, duke urdhëruar gjithë degët, të mos eleminojnë më asnjë kandidatë nga gara.
7 Tetor 2020 -
Jam me kë nuk urren. Ka të tillë?
Shtypja e kohës ndjehet ende në shpërthimet e forta dhe të pakontrollueshme të sotmet. Urrejtja dhe ligësitë janë papastërtitë që dalin e ndotin akoma shumë mjedisin. E largët duket zgjidhja, e vështirë qetësia, por deri atëherë duhet të bëjmë zgjidhjen më të mirë.
7 Tetor 2020 -
Mandatet e PS-së me sistemin e ri elektoral
Edi Rama nuk këmbënguli kot që koalicionet shumë-listore (të tipit lokomotivë me shumë vagona të vegjel pas) të hiqeshin nga Kodi zgjedhor. Një sistem elektoral që lejon vetëm koalicione një-listore (jo shumë-listore) i vjen për shtat Ramës, sepse edhe me 45% të votës popullore (nga 48.2% që mori PS-ja më 2017), PS-ja mund të sigurojë 71 mandate.
6 Tetor 2020 -
Kompromiset në heshtje të Edi Ramës, me Kodin zgjedhor
E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton është LSI dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës. Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 Qershori. Kërkesa e 5 Qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën sic kërkonte ai.
5 Tetor 2020 -
Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?
Sot kemi një realitet krejt tjetër dhe heronjtë e demokracisë apo ata që u vunë në ballë të lëvizjeve apo të forcave politike që shenjuan gjithë këta vite tranzicion, në të shumtën e herës janë bërë problemi i demokracisë.
5 Tetor 2020 -
Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?
Secili është i lirë të ndryshojë bindjet dhe opinionin e tij. Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. Por nuk mund të kuptoj ato organizata që ndërtohen si bashkim individësh me opinione të lira dhe të paanshme, siç ishte rasti i deklaratave dhe prononcimeve shpesh të egra për atë që u quajt ligji « antishpifje », të cilat në rastin e sulmit kriminal që Presidenti i Republikës i bën një mediaje heshtën.
5 Tetor 2020 -
4 pikënisjet e gabuara në debatin për listat
"Armiqt" e partisë nuk shkojnë tek pjesa e dytë e listës por mbeten krejtësisht jashtë listës sido që të bëhet votimi apo ri-rënditja, me prag apo pa prag.
5 Tetor 2020