-
Detyronin peshkatarët të kapnin koran dhe t'ua shisnin lokaleve në Pogradec, arrestohen 3 zyrtarë të Shoqatës së Peshkimit
3 zyrtarë të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec janë arrestuar pasi kanë detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran për përfitime personale.
4 Shkurt 2021, 09:06 -
12 mln euro mashtrim me kartat bankare, 105 të arrestuar në 4 shtete, mes tyre edhe shqiptarë
Gjatë një operacioni nga Europol, janë arrestuar 105 persona në Spanjë, Austri, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi, mes tyre dhe shqiptarë pasi përmes mashtrimit me kartat bankare kanë pastruar 12 milionë euro.
3 Shkurt 2021, 14:32 -
Ishte kthyer në makthin e qytetarëve në Elbasan duke u vjedhur portofolat dhe celularët, arrestohet 39-vjeçari
Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ishte kthyer në makthin e qytetarëve në Elbasan duke u vjedhur atyre portofola, çanta apo celularët. Gjatë operacionit të koduar 'Përsëritësi' u arrestua F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për të paktën 4 vjedhje të zbardhura nga policia.
3 Shkurt 2021, 09:26 -
U kapën me mbi 300 kg kokainë, lihen në burg 3 të arrestuarit në Selanik! Dy shqiptarët pronarë të një hoteli mohojnë përfshirjen
Tre personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe një kroat dy ditë më parë pasi u kapën me mbi 300 kg kokainë, janë lënë në burg nga ana e gjykatës së Selanikut deri në përfundimin e hetimeve
2 Shkurt 2021, 17:16 -
Përndiqte prej muajsh Luana Vjollcën, arrestohet në Tiranë i riu nga Kosova! U kap sot pranë shtëpisë së moderatores
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29 vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se bëhet fjalë është 29-vjeçarin Ajdin Morina, i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit
2 Shkurt 2021, 09:36 -
Plagosi me thikë minorenin, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë
Arrestohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim pasikishte plagosur me thikë një minoren. Në pranga ka rënë B.L për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
1 Shkurt 2021, 09:04 -
Shkodër/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së
Ish-efektivi i FNSH-së Ylli Ceka, i dënuar në 2016 me 11 vite burg për vrasjen e Edvin Voglit në zonën e Freskut në Tiranë u arrestua mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas marrjes së informacionit nga efektivët e Shqiponjave në Shkodër. Ceka ka qenë në një lokal në lagjen Serreq të Shkodrës dhe në momentin që ka dalë, ai është arrestuar nga policia.
31 Janar 2021, 21:48 -
Rrahën për spital shokun në gjendje të dehur në Mallakastër, jepet masa për 3 të arrestuarit
Këtë të dielë ka mbërritur në gjykatën Fier dosja e ngjarjes së ndodhur në Ballsh ditën e enjte, ku 57 vjeçari Pelivan Sinrrapaj u rrah nga shokët. Fitim Zekaj 44 vjeç është lënë në detyrim paraqitje, Festim Alimerkaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 42 vjeç arrest shtëpie
31 Janar 2021, 13:52 -
Aksidentoi dy këmbësoret në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar te Unaza e Re dy këmbësorë. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar në flagrancë E. H., 30 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, ditën e djeshme ka aksidentuar dy këmbësore.
31 Janar 2021, 10:54 -
E spiunuan se shet drogë, policia i gjen kanabis 34-vjeçarit në Berat dhe e arreston
Një 34-vjeçar është arrestuar në Berat, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 1.2 kg lëndë narkotike kanabis e fara. Kontrollet ndaj 34 vjeçarit janë bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike
31 Janar 2021, 09:37 -
I ikën me vrap policisë në Tiranë, por kapet me armë zjarri dhe pa patentë, 19-vjeçari kërkohej në Kosovë, tentoi të vriste doktorin
19-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua ditën e sotme pasi u kap pa leje drejtimi dhe me armë zjarri me vete, në fakt është në kërkim edhe nga autoritete e Kosovës për vrasje e mbetur në tentativë.
30 Janar 2021, 20:26 -
Grabiti telefonin nën kërcënimin e pistoletës lodër, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë
Një 21 vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi nën presionin e pistoletës lodër ka arritur të grabisë një telefon. I arrestuar është Xh. Sh., 21 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.
30 Janar 2021, 14:54 -
Furnizonte me drogë ishujt grekë, shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, kapen 300 kilogram kokainë! Arrestohen 3 ‘kokat’ e rrjetit, 2 pronarë hotelesh
Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë. Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë
30 Janar 2021, 08:58 -
Mallakastër, rrahën dhe bëjnë për spital 57-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohen 3 autorët
3 persona janë arrestuar pasi kanë rrahur dhe shkaktuar plagë të rënda një 57-vjeçar pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ku policia mbrëmjen e djeshme ka gjetur të shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrupaj.
29 Janar 2021, 21:46 -
Vlorë/ I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet një 26-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë
Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia në Vlorë. 26-vjeçari me iniciale A.Ç. do të ekstradohet drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
29 Janar 2021, 15:38 -
Operacion antidrogë në Durrës, sekuestrohen 8 kg kanabis, arrestohen 2 të rinj nga Fushë-Kruja
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit" gjastë të cilit janë sekuestruar 8 kg kanabis si dhe janë arrestuar 2 të rinj. Të arrestuarit janë R. U., 25 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe E. S., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"
28 Janar 2021, 09:41 -
Tiranë/ U kap me 67 doza kokaine dhe një shumë parash në makinë, në pranga një 30-vjeçar
Një 30-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap me disa doza kokaine në makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ymer Kurti" ku gjatë kontrollit të makinës së Endrit Murranit u gjetën 67 doza kokaine si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
27 Janar 2021, 13:58 -
Kultivoi kanabis në fshatin Tragjas, në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim
Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale T.T. ishte pjesë e një grupi të goditur 6 muaj më parë për mbjelljen e disa rrënjëve kanabisi në fshatin Tragjas.
26 Janar 2021, 14:15 -
U kap me 800 gramë kokainë, në pranga një 33-vjeçar në Tiranë! Drogën e kishte fshehur në brez (VIDEO)
Një 33-vjeçar u arrestua nga policia për trafikimin e kokainës në sasi të vogla. 33-vjeçari me iniciale A.A. u arrestua në zonën e ’21 dhjetorit’ në kryeqytet pasi gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet një sasi prej 800 gramë kokaine.
26 Janar 2021, 11:08 -
U kapën me 13 emigrantë të paligjshëm në makinë në Devoll, në pranga 2 të rinjtë nga Golemi
Arrestohen 2 të rinj në Devoll të Korçës të cilët u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. Në vijim të operacionit "Perimetri", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Golem
23 Janar 2021, 10:29 -
Tiranë/ U kap me 63 doza kokainë, në pranga një 40-vjeçar (VIDEO)
Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap me 63 doza kokainë. Rigert Sinani, banues në kryeqytet u arrestua në rrugën ‘Allman Dervishi’ pasi në kontrollin e ushtruar në makinën e tij u gjetën 63 doza kokainë.
22 Janar 2021, 09:31 -
Elbasan/ I shpallur në kërkim për vjedhje në Itali, arrestohet 54-vjeçari me qëllim ekstradimin në vendin fqinj
Një 54-vjeçar është arrestuar në Elbasan me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 54-vjeçari Ramazan Ereqi ishte shpallur në kërkim në Itali pasi ka qenë pjesë e një grupi kriminal të cilët kryenin vjedhje dhe grabitje.
22 Janar 2021, 08:48 -
Kaloi kontrabandë mallra ushqimore, arrestohet qytetari, 'fundos' edhe 2 doganierë dhe 2 policë për shpërdorim detyre
SHÇBA pas hetimeve në pikën doganore Goricë, u arrestuan 2 doganier dhe 2 policë për shpërdorim detyre që lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë edhe pse e kishin parë atë, si dhe arrestimin e qytetarit që kaloi mallrat për akuzën ë kontrabandës.
21 Janar 2021, 12:30 -
Vlorë/ Tentoi të trafikonte 55 klandestinë sirianë drejt Italisë me gomone, arrest me burg për skafistin
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, Emiljano Likën, skafistin e arrestuar për trafikimin e 55 klandestinëve drejt Italisë të kapur në 8 janar. Ky i fundit u arrestua më 20 janar si drejtuesi i gomones që po transportonte klandestinë. Skafi që drejtonte Likaj u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët.
21 Janar 2021, 11:59 -
Itali/ U kap me 22 kg kokainë në makinë, arrestohet një 48-vjeçar shqiptar
Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u kap në Itali me 22.5 kg kokainë në makinën e tij. Shqiptari Marin Dajani u ndalua nga policia për kontroll teksa udhëtonte me mjetin e tij tip SUV Discovery Land Rover në zonën e Cuneo.
21 Janar 2021, 09:52 -
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, 9 të arrestuar, mes tyre 4 doganierë
9 persona janë arrestuar nga policia për kontrabandimin e mallrave që paguajnë doganë në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe 4 doganierë. Në kuadër të një operacioni të koduar “Rinas Express”, policia sekuestroi veshje, çanta e këpucë.
21 Janar 2021, 07:56 -
Shkodër/Kapen 4000 fara kanabisi, do shiteshin për 16 000 euro, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar pasi u kapën me vete me 4000 fara kanabis dhe 140 doza lëndë narkotike. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.
20 Janar 2021, 10:03 -
55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet njëri nga 3 skafistët që tentuan t’i trafikonin drejt Italisë! Si ra policia në gjurmë të Dushës dhe Ismailajt
Arrestohet në Vlorë një nga skafistët që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 55 klandestinët sirianë. Është arrestuar 26-vjeçari Emiljano Likaj, skafisti që do dërgonte sirianët në Itali. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, për strehimin e klandestinëve para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.
20 Janar 2021, 08:36