-
Kronikë
Rrugët e ish-parkut në Tiranë bazë droge, 12 në pranga! Banorët e zonës denoncuan shpërndarësit e drogës!1 vit hetime, ish-kryepolicit të Beratit i dogjën makinat
Pas më shumë se një viti hetime 12 të rinj u arrestuan dhe 6 të tjerë janë në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut tek 21 Dhjetori në Tiranë. Denoncimi në polici ishte bërë nga banorët e zones të cilët përballeshin me shpërndarës në cdo orë, ditën dhe natën. Një denoncim në këtë zonë u bë edhe nga ish kryepolici i Beratit të cilit i dogjën dy makinat e parkuara pranë shtëpisë
17 Qershor 2021, 09:17 -
Kronikë
Fshehu dy emigrantë në kamionçinë dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri, arrestohet 53-vjeçari turk në Korçë
Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme në Qafë-Thanë, Korçë, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, duke tentuar t’i fuste në vendin tonë. Policia sqaron se 53-vjeçari turk me inicialet R.O., është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipëris&
15 Qershor 2021, 15:26 -
Kronikë
Momenti i arrestimit të Edison Begajt në Vlorë nga RENEA! Iu bë atentat pak kohë më parë, u kap në lokal më pistolete dhe krehër me fishekë
Policia e Vlorës ka publikuar videon e momentit të arrestimit në lokal të Edison Begaj, të cilit iu bë atentat pak kohë më parë në pragun e shtëpisë. Gjatë kontrollit Begajt iu gjet në çantën e tij një pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë pa leje.
15 Qershor 2021, 09:33 -
Kronikë
I dehur në timon, shoferi 46-vjeçar në Durrës përplas dy automjet e parkuara dhe përfundon përmbys në rrugë
Një 46-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, shkaktoi një aksident. Automjeti i 46-vjeçarit është përmbysur në rrugë pas përplasjes, ndërsa vetë ai, fatmirësisht, ka shpëtuar me vetëm disa dëmtime të lehta.
14 Qershor 2021, 23:10 -
Kronikë
Drogë, dhunë në familje dhe vjedhje, policia me 'dorë të hekurt' në 24 orët e fundit, 14 të arrestuar
14 persona janë arrestuar në Tiranë, në operacione të ndryshme për vepra të ndryshme penale. 4 prej personave janë arrestuar pasi u kapën me kanabis, 2 të tjerë për dhunë në familje, 6 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa është vjedhur edhe një furrë buke.
14 Qershor 2021, 09:34 -
Kronikë
Po zgjeronin pa leje lokalin e tyre, goditen dy raste të ndryshme, arrestohen dy pronarët në Tiranë
Aksioni për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje është shtrirë edhe në Tiranë, ku janë zbuluar dhe parandaluar 2 raste të ndryshme , duke çuar në 2 të arrestuar.
13 Qershor 2021, 10:53 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Plagosi me armë zjarri një person në shtator të vitit të kaluar, arrestohet 47-vjeçari në Lushnjë! Iu gjetën 9 celularë dhe 2 mijë euro
Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi në shtator të vitit të kaluar. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Adriano Shabanaj, banues në Roskovec, i njohur edhe me ermin Ilir Shabanaj.
12 Qershor 2021, 09:56 -
Kronikë
Tentoi të kalonte kufirin me çantë të mbushur me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë
Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Idajet Hasani, banues në Cerrik, të cilit iu gjetën në makinë një çantë me 49 fishekë brenda.
12 Qershor 2021, 09:35 -
Kronikë
Ndërtuan lokal pa leje dhe zaptuan bregdetin me shezlong në Porto Romano dhe plazhin Rinia, dy të arrestuar në Durrës
Dy pasona janë arrestuar pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje dhe ndërtimin pa leje në bregdetin e Durrësit. Personat akuzohen se kanë zënë hapësirat publike të plazhit me shezlongët dhe kanë ndërtuar lokal pranë tyre pa marrë leje.
12 Qershor 2021, 09:24 - Kronikë
-
Kronikë
Kishin kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen dy vëllezër në Manzë të Durrësit
Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë sot në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Ata u kapën pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, policia gjeti të kultivuar disa fidanë kanabis.
10 Qershor 2021, 10:53 -
Kronikë
U shpall në kërkim pas operacionit anti-kanabis në Nikël të Krujës, arrestohet 47-vjeçari në Kakavijë
Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim pas operacionit anti-kanabis në Nikël të Krujës, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë Edmond Kaçeli banues në Nikël i cili dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në këtë fshat.
10 Qershor 2021, 08:45 -
Kronikë
I vodhi sendet personale dhe një shumë parash stafit pedagogjik të një shkolle në Himare, arrestohet 47-vjeçari
Policia bën me dije se 47-vjeçari me inicialet D.Ç., banues në Vlorë, dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.
9 Qershor 2021, 10:06 -
Kronikë
Autorë të 5 vjedhjeve në Kavajë, arrestohen dy persona
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kavajë, të akuzuar për vjedhje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë arrestuar një 24-vjeçar me inicialet E. C(B). dhe një 41-vjeçar me inicialet A. K..
9 Qershor 2021, 09:13 -
Kronikë
Dhunoi ish-të dashurën dhe i kërkoi para në mënyrë që të vazhdonin lidhjen, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj i-sh të dashurës. Po ashtu, sipas policisë, dyshohet se ai i ka kërkuar një shumë parash ish-të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen.
8 Qershor 2021, 12:17 -
Kronikë
Kultivonin kanabis në një fshat, arrestohen tre persona në Tiranë, njëri prej tyre polic! Procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 4
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, njëri prej të cilëve polic, të akuzuar për kultivim kanabisi në fshatin Dritas, në Zall Herr.
7 Qershor 2021, 09:52 - Kronikë
-
Kronikë
Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona në Elbasan! Shpallen në kërkim dy të tjerë, mes tyre një 83-vjeçar
Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të akuzuar për kultivim kanabisi. Në pranga kanë rënë Mevlan Balla 32 vjeç, Dashamir Balla 39 vjeç dhe Frederik Gaçi 47 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Madhe, ndërsa në kërkim janë shpallur L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.
6 Qershor 2021, 09:26 -
Bota
Gjermani, arrestohen 13 gazetarë gjatë protestës kundër ndërtimit të autostradës së re
13 gazetarë gjermanë kanë përfunduar në pranga ditën e sotme në Berlin, teksa raportonin për një proteste të aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilët po e kundërshtonin ndërtimin e një autostrade në kryeqytetin gjerman. Gazetarët ishin duke raportuar për një protestë herët në mëngjes, pasi protestuesit e bllokuan vendin e punimeve për autostradën A100.
5 Qershor 2021, 16:33 -
Kronikë
I merrte lekë bizneseve që mos ti gjobiste, SHÇBA dhe SPAK arrestojnë inspektorin e Zjarrfikëses në Fier! Me vete mbante thikë e shkop bejsbolli
Inspektori i Zjarrfikëses në Fier është arrestuar sot nga SHÇBA dhe SPAK, i akuzuar për korrupsion, pasi dyshohet se i merrte para bizneseve në mënyrë që të mos i gjobiste.
4 Qershor 2021, 15:29 - Kronikë
-
Kronikë
Vodhën 75 mijë euro në banesën e 63-vjeçarit në Përmet, arrestohet një grua, në kërkim bashkëpunëtori i saj
Një 36-vjeçare është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë prej 75 mijë eurosh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.
3 Qershor 2021, 09:48 -
Bota
Pas Bjellorusisë edhe Rusia, nxjerr nga aeroplani dhe arreston një kritik të Kremlinit
Në një skenar jo shumë të ndryshëm me atë të gazetarit disident bjellorus Roman Protasevich, ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, u nxor nga një aeroplan në Shën Petersburg dhe u arrestua.
1 Qershor 2021, 13:27 -
Kronikë
Po transportonin 22 emigrantë kundrejt shumës 1200 euro për person, arrestohen 3 trafikantët, një në kërkim
Policia ka goditur dy raste të transportit të paligjshëm të emigrantëve ku u arrestuan 3 persona, dhe një tjetër u shpalla në kërkim pasi mundi t'i shpëtonte policisë. Nga operacionet e zhvilluara në Korçë, u ndaluan 22 emigrantë të paligjshëm, të cilët përmes shumës 1200 euro secili që kishin paguar shpresonin se mund të kalonin në vend e BE-së.
30 Maj 2021, 12:09 -
Kronikë
Me kanabis në xhep, tentoi të kalonte kufirin! Arrestohet 21-vjeçari në Kapshticë
Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë nga Policia Kufitare, i akuzuar për trafik droe. Në pranga ka rënë Andrea Xhemollari, ndërsa Policia bën me dije se ai u kap në dalje të Shqipërisë.
29 Maj 2021, 14:39 -
Kronikë
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranë, arrestohen dy të rinjtë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 29-vjeçar me inicialet R.D. dhe një 30-vjeçar me inicialet Rr.M..
29 Maj 2021, 10:51 - Kronikë
-
Kronikë
U kap në makinë me 71 doza kanabis, arrestohet i riu në Lezhë
Një 23-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke lëvizur me mjetin e tij me 71 doza kanabis dhe një sasi lekësh që i kishte përfituar nga shitja e tyre. Kejvin Gjetja u arrestua në vendin e quajtur si "Rrethrrotullimi i M+" në Lezhë, ku policia pas kontrollit të mjetit ka gjetur edhe dozat e kanabisit.
28 Maj 2021, 09:30 -
Kronikë
Tjetërsoi disa toka bujqësore, arrestohet zyrtari në Tiranë! Në pranga edhe dy 'mashtruese'
Është arrestuar një 59-vjeçar, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa toka bujqësore në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar. Janë arrestuar edhe një 32-vjeçare dhe një 33-vjeçare të akuzuara për mashtrim.
27 Maj 2021, 15:31 -
Kronikë
'Kanabizuan' pyjet e Greqisë, arrestohen 2 shqiptarë, 2 të tjerë nën hetim (VIDEO)
2 shqiptarë janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë në hetime në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kultivuar parcela me kanabis në zonën e Kiklis në Thesaloniki të Greqisë. Gjatë 2 operacioneve nga policia greke të zhvilluar brenda 7 ditëve janë sekuestruar 2606 fidanë kanabisi, 1 automatik dhe 2 pistoleta.
27 Maj 2021, 14:49 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
U konfliktuan me pronarin dhe qëllojnë me armë në drejtim të lokalit të tij, arrestohen dy të rinj në Korçë
Dy të rinj janë arrestuar pasi janë konfliktuar me pronarin e një lokali dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të barit të tij, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
24 Maj 2021, 15:25 -
Kronikë
Zbardhet pengmarrja dhe shantazhimi i dy personave në Elbasan, Seit Manahasa u kërkoi 20 mijë euro arrestohet, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e marrjes peng të dy personave në aksion Elbasan-Peqin në ambinetet e biznesit të tyre nga Seit Manahasa, i cili u arrestua. Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M pasi ka dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë G. M. dhe gruan F. D u ka marrë atyre 12 mijë lekë dhe u ka kaërkuar që t’i jepnin edhe 20 mij&
22 Maj 2021, 21:35 -
Kronikë
Morën peng dhe keqtrajtuan dy persona brenda biznesit të tyre në Elbasan, arrestohet Seit Manahasa, në kërkim bashkëpunëtori i tij! I shantazhuan për t’u dhënë 20 mijë euro
Seit Manahasa është arrestuar sot nga forcat RENEA në afërsi të Peqinit, pasi akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar dy persona nga Tirana, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij K.M. Ata i morën 12 mijë lekë dhe i kërkuan edhe 20 mijë euro. Seit Manahasa është një emër i njohur për policinë në zonën e Elbasanit është arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, por që më pas u la i lirë.
22 Maj 2021, 19:24 - Kronikë
-
Kronikë
Lejuan ndërtime pa leje, në pranga Kryeinspektori dhe inspektori i IMT-së Himarë, në kërkim 2 inspektorë të tjerë
Policia bën me dije se dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.
22 Maj 2021, 12:25 -
Kronikë
Arrestohet në Rinas ushtaraku nga Egjipti i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, po hynte në Shqipëri
Policia bllokon ushtarakun egjiptian në Rinas teksa po hynte në Shqipëri. Mohamed Rageh ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë nga autoritetet egjiptiane.
22 Maj 2021, 11:10