-
Kokainë, fishekë e thikë, në mes të Bllokut, arrestohen 4 persona, mes tyre pronari i lokalit
Të arrestuarit do akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.
1 Shtator 2019, 10:09 -
I hapi 'shteg' biznesit të vidhte energjinë elektrike nga zyrat e shtetit, arrestohet ish-kreu i LSI Gjirokastër
Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në flagrancë ish-Drejtor i Agjencisë së Trajtimit Social pasi kishte dhënë leje që një subjekt të merrte energji elektrike ilegalisht nga godina që ai drejtonte.
1 Shtator 2019, 09:37 -
Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Del fotoja kur ai ishte polic, identifikohen dy të dyshuar për vrasjen e tij
Burimet bëjnë me dije se si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje grupi hetimor ka të paktën dy persona të cilët po verifikohen. Të njëjtat burime sqarojnë se ata janë me iniciale D.A dhe L.D, të dy këta persona të skeduar nga policia për vepra të rënda penale, edhe në fushën e narkotikëve e të trafikut të drogës.
29 Gusht 2019, 12:34 -
Ngjitur me makinën e viktimës, ky është mjeti i djegur i dyshuar si i autorëve të vrasjes së Santiago Malkos (VIDEO)
Report Tv ka siguruar foton e makinës tip 'Benz' që u gjet e djegur në Ferras pak kilometra larg vendit ku u ekzekutua Santiago Malko. Pranë makinës së djegur brenda të cilës u gjet edhe kallashi që dyshohet se i ka marrë jetën Malkos është edhe makina e viktimës tip 'BMW'.
28 Gusht 2019, 12:58 -
Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbuluar një rrjet falsifikatorësh të biletave të transportit publik në Tiranë, ku në pranga kanë rënë emra të njohur. 4 bashkëpronarë të kompanive dhe 4 punonjës, përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore. Sekuestrohen 150 mijë bileta urbani në tentativë për tu asgjësuar. Nëse do të përdoreshin, biletat kapin vlerën 6 000 000 lekë të reja. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës "Ferlut", administrator i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake. Në brendësi të lajmit, EMRAT e të gjithë të arrestuarve.
28 Gusht 2019, 11:42 -
Skema e vrasjes së Santiago Malkos, autorët ishin të maskuar me kapuç të zi (VIDEO)
Grupi Hetimor dhe policia kanë bërë të mundur ngritjen e një skeme paraprake se si është zhvilluar i gjithë ekzekutimi që tronditi mbrëmë kryeqytetin. Viktima, Santiago Malko, është mbajtur nën vëzhgim nga autorët. Ai spao kishte dalë me makinën e tij tip BMW nga një lavazh në krahun tjetër të
28 Gusht 2019, 10:25 -
Detajet/ Santiago Malko u mbajt në vëzhgim, u ekzekutua sapo doli me makinë nga lavazhi
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me kallashnikov tek rruga 'Xhanfize Keko' të 26-vjeçarit Santiago Malko. Report Tv mëson se autorët e kanë mbajtur nënë vëzhgim viktimën dhe i kanë zënë pritë sapo Malko ka dalë nga një pikë lavazhi pranë zonës s&
28 Gusht 2019, 09:18 -
Ekskluzive/ Report Tv siguron foton e ish-policit që u ekzekutua mbrëmë me kallashnikov
Report Tv ka siguaruar ekskluzivisht foton e viktimës, Santiago Malko i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e 'Xhamllikut'. Ai u qëllua për rreth 50 metra me breshëri kallashnikovi ndërsa më pas makina u gjet e dje
28 Gusht 2019, 09:03 -
Tiranë/ Ish-polici u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën në ecje, si i zunë pritë autorët (VIDEO)
Sipas burimeve të Report Tv në momentin që është hapur zjarr ndaj Santiago Malkos të dy makinat (e viktimës dhe e autorëve) kanë qenë në ecje e sipër. Autorët kanë qëlluar në xhamin anash shoferit çka i ka kushtuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e kapjes nga plumbat, Santiago Malkos.
28 Gusht 2019, 08:58 -
Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe dhunon bashkëshorten, arrestohet 41-vjeçari në Librazhd
A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, wshtw arrestuar pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.
27 Gusht 2019, 08:45 -
Tre të rinjtë u kapën me 3 kg drogë, celulari zbulon pritësin grek, arrestohet në kufi
Arrestohen tre shtetas shqiptarë nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek. Arrestohet nga Policia greke, pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.
27 Gusht 2019, 08:22 -
Aplikimet në Policinë e Shtetit/ Ja kriteret që të pranoheni në strukturat më të rëndësishme
Sipas ministrit Lleshaj, juristët, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishme.
26 Gusht 2019, 16:03 -
Morën peng bashkëkombasin dhe i kërkuan të vëllait 10 mijë €, arrestohen 4 shqiptarët në Greqi, koordinatori kapet në Tiranë
Ajo që ka 'tradhtuar' pengmarrësit ka qenë celulari, ku policia e ka gjurmuar dhe ka gjetur vendodhjen e tyre. Pas adresës së saktë të dhënë nga policia shqiptare për vendndodhjen e pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një femër. Ndërkohë në Tiranë është kapur koordinatori i grupit të grabitësve i cili i kishte kërkuar të vëllait të pengut shumën prej 10 mijë eurove.
26 Gusht 2019, 09:38 -
Terrorizoi Thethin duke qëlluar me kallashnikov, kapet 24-vjeçari, me pranga në duar tregon armën e zjarrit
Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit. Kështu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar.
25 Gusht 2019, 12:23 -
U rrëzua teksa udhëtonte me motor në Librazhd/ Turisti çek nxirret me helikopter nga përroi
Një turist çek është rrëzuar rreth orës 19:00 të pasdites së sotme teksa po udhëtonte me motor bashkë me disa turistë të tjerë në zonën malore të Rinasit në Librazhd. R.K. 53 vjeç ka humbur kontrollin e motorit duke rënë në përroin e Cirovës.
24 Gusht 2019, 20:18 -
Plumb në kokë punëtorit teksa rregullonte kondicionerin në vilën tek 'Myslym Shyri', identifikohet autori
Qëllohet me plumb pistolete në kokë një 26-vjeçar me origjinë nga Mallakastra teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile tre katëshe në rikonstruksion në zonën e "Myslym Shyrit". I plagosuri në gjendje kome tek Trauma, Indrit Çelaj. Autori me inicialet L.V. Kolegu me të cilin po rregullonte kondicionerin e transportoi të plagosurin në Spitalin e Traumës. Policia në ndjekje të autorit.
22 Gusht 2019, 14:22 -
Tjetër aksident në punë, shpallen në kërkim administratori dhe zbatuesi i projektit të firmës
Në lidhje me këtë ngjarje policia e shtetit ka shpallur në kërkim administratorin e firmës E.B 49-vjeç si dhe 43-vjeçarin P.N zbatues të projekti. Të dy akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", dhe po punohet për kapjen e tyre.
22 Gusht 2019, 09:26 -
I afërmi i Kokëdhimës: Atë që ta bën qeveria s'ta bën perëndia, Mihali në depresion
Një i afërm i Mihal Kokëdhimës, Dhimitraq kokëdhima, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se pas prishjes e këtij resorti, Mihal Kokëdhima mund të ketë kaluar në depresion.I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërgu
21 Gusht 2019, 12:59 -
Rrafshohet resorti PA LEJE i Mihal Kokëdhimës (FOTO+VIDEO)
Dy Fadromat e IKMT kanë rrafshuar plotësisht resortin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Familjarët e Kokëdhimës janë lajmëruar që mbrëmë nga IKMT dhe kanë mundur të nxjerrin materialet jashtë pa bërë rezistencë. Ndërkohë IKMT do të vijoi punimet për të larguar inertet e r
21 Gusht 2019, 11:34 -
Pamjet me dron nga shembja e restorant PANORMA të Mihal Kokëdhimës nga IKMT (VIDEO)
21 Gusht 2019, 10:19 -
Përfituan 3.7 milion euro nga mashtrimi me kreditë, arrestohen 7 punonjësit e fondacionit, 1 në kërkim
Sipas hetimeve të detitanishme, skema drejtohej nga Drejtresha në një nga filialet e Fondacionit BESA, përmes kredive fiktive në vlera më të mëdha se sa qytetarët kishin marrë.
21 Gusht 2019, 09:57 -
IKMT shton forcat, dy fadroma shembin restorant 'Panorma'
IKMT ka shtuar forcat për prishjen e restorant 'Panorma' në Porto Palermo. Mjetet e rënda vijojnë punën për shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës ku deri më tani kanë shembur më shumë se gjysmën.Ky aksion i IKMT-së vjen pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj ushtroi dhunë fizike
21 Gusht 2019, 08:48 -
Shembet më shumë se gjysma e restorantit pa leje të Mihal Kokëdhimës (VIDEO)
IKMT ka shembur më shumë se gjysmën e restoranit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Fadroma po punon m intensitet të lartë dhe për rreth 1 orë ka shembur taracën sipër restorantit, shkallët, dhe gjysmën e ndërtesës. Deri më tani nuk janë shënuar incidente, pasi i gjithë territori
21 Gusht 2019, 08:25 -
Shembja e 'Panorma-s', reagon IKMT: Shfrytëzonte plazhin pa leje, do të vazhdojmë aksionin në të gjithë vijën bregdetare
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar për prishjen e bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimë. Ky aksion i IKMT udhëhiqet nga kryeinspektorja, Dallëndyshe Bici dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit. IKMT bën me dije se nuk ka hasur në kundërshtime nga qytetar&a
21 Gusht 2019, 08:03 -
Fadroma nis shkatërrimin e restorantit 'Panorma' të kushëririt të Koço Kokëdhimës
Fadroma e IKMT ka nisur shembjen e restorant Panorma në Porto Palermo. E gjithë zona është rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe punëtorët e IKMT dhe nga aty janë larguar edhe turistët e fundit që po pushonin në këtë zonë. Në mënyrë mekanike fadroma ka shembur fillimisht tabelën e k&
21 Gusht 2019, 07:44 -
IKMT shemb resortin PA LEJE të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo (VIDEO)
Forca të shumta Policie dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), kanë zbarkuar në Porto Palermo dhe kanë shembur restortin pa leje të Mihal Kokëdhima, 'Panorma'. Ndërkohë pronari, Mihal Kokëdhima, kushëriri i Koço Kokëdhimës është nën masën arrest me burg për shkak se terrorizoi një familje turistësh spanjoll. IKMT ka njoftuar se aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje do të vazhdojë përgjatë të gjithë vijës bregdetare.
21 Gusht 2019, 07:23