-
Ilir Daja 'mbret' në Kosovë, Ballkani shpallet kampion i Superligës dhe ruan trofeun
Ballkani është kampioni i Superligës në futbollin e Kosovës për sezonin 2022-23. Një javë para fundit të sezonit, suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja kanë siguruar matematikisht titullin kampion për vitin e dytë radhazi.
20 Maj 2023, 17:07 -
Sonte sfida delikate për kalimin e grupit, Ballkani pret Slavia Prague-n! Trajneri Daja: S'jemi në formë, por kemi kombin me vete
Ballkani do luajë sonte një ndeshje tepër delikate në Conference League kundër çekëve të Slavia Prague-s, me trajnerin Daja që pranon se skuadra nuk është në formën më të mirë, por që kanë pas vetes të gjithë kombin.
27 Tetor 2022, 12:29 -
VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës 'magjik', e mbyll në avantazh pjesën e parë në Conference League
Ballkani po fiton 1-0 me Sivasspor në ndeshjen e katërt në grupet e Conference League. Në "Fadil Vokrrin" ku janë të pranishëm 13 mijë tifozë po vendos goli i kapitenit Armend Thaqi. Tre gola ka shënuar lojtari i suharekasve në këto ndeshje të grupeve, duke qenë hero te Ballkani. Do duhej minuta e 36 kur Thaqi me një goditje pa shum&
13 Tetor 2022, 21:50 -
Ballkani do kalimin e grupeve, sot pret me stadiumin plot turqit e Sivaspor! Trajneri Daja: Do jetë më e vështirë se fitorja e parë
Me një stadium të mbushur plot e përplot në Prishtinë Ballkani i Suharekës do të luajë sonte ndeshjen e kthimit kundër Sivaspor për grupet e Conference League. Trajneri Daja thotë se do jetë një 90 minutësh Akoma më delikat se ai në Turqi një javë më parë, ndërsa futbollisti Qëndrim Zyba thotë se forca e ekipit vjen për shkak se kundërshtarët i nënvlerësojnë.
13 Tetor 2022, 11:39 -
Ndeshja e Conference League, Ilir Daja: Mos më ngatërroni me Kombëtaren, kemi mungesa
Ballkani luan nesër në 21:00 me Sivasspor në "Fadil Vokrri", për ndeshjen e katërt në grupet e Conference League. Përpara sfidës ka folur Ilir Daja. Në konferencën për shtyp, tekniku i suharekasve ka thënë se skuadra ka nevojë për grintë, ndërsa do ketë mungesa të rëndësishme. Teknik
12 Tetor 2022, 15:34 -
‘Krenar për Ballkanin, mposhtëm një rival me 30 mln euro buxhet!’ Drejtori Nexhipi për Report TV: Trajneri Daja te Kombëtarja? E ngacmoj shpesh
Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Ballkanit, skuadrës shqiptare të Kosovës që mori rezultat historik në Kupat e Europës, për ‘Report TV’ fillimisht shprehet shumë i lumtur për fitoren me Sivasporin, ndërsa shton se tani synojnë kalimin e grupit. Ai zbehu edhe spekulimit se trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, do jetë pasuesi i Edy Rejës në kombëtaren shqiptare.
7 Tetor 2022, 14:37 -
Dalin emrat për zëvendësuesin e Dajës, Asani propozon Gegën: Ishe ti ai që i riktheve lavdinë Partizanit
Ish-futbollisti i Partizanit Jasir Asani ka propozuar rikthimin e Skënder Gegës te Partizani pas largimit të Ilir Dajës, ndërkohë që emra të tjerë janë më potencial për postin e trajnerit. Përveçse në këtë drejtim Partizani po lëviz edhe në merkato për afrimin e lojtarëve.
28 Dhjetor 2021, 12:19 -
Humbja në derbi rezulton fatale, 2022 ndan rrugët e Partizanit me trajnerin Ilir Daja
Edhe pse mungon zyrtarizimi aventura e Ilir Dajës me Partizanin mund të quhet e mbyllur pas një viti e gjysmë. Në takimin me drejtuesit është vendosur që trajneri të largohet për rezultatet negative dhe sidomos pas humbjes në derbi.
27 Dhjetor 2021, 11:50 -
'Do flas me drejtuesit, dikush të mbajë përgjegjësi!' Daja sinjale lamtumire nga Partizani, Shehi: Fitorja në fund të derbit na shijoi shumë
Goli i fitores në derbi në minutën e 10 të shtesës i ka shijuar tej mase trajnerit të Tiranës Orges Shehi. Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Partizanit Ilir Daja ka dhënë sinjale lamtumire në drejtim të klubit. Përpos spektaklit ky derbi u njollos nga tifozët që ndërprenë dy herë sfidën dhe në fund u përleshën fizikisht në fushën e blertë.
24 Dhjetor 2021, 10:27 -
Teuta e brishtë, Tirana s’e fal për kreun! Humbja me Kukësin, Daja: Na u rikthyen gabimet e së shkuarës
Tirana do vijojë të ruajë kreun e kampionatit e qetë të paktën edhe për një javë pas fitores në supersfidën me Teutën. Ndërkohë trajneri i Partizanit vë theksin te gabimet e përsëritura të futbollistëve pas humbjes me Kukësin.
20 Dhjetor 2021, 11:33 -
'Fitore bindëse për vazhdimësinë', Daja i lumtur pas fitores me Dinamon! Shkëmbi: Moment i vështirë psikologjik!
Fitore bindëse që vlen për vazhdimësinë e ka cilësuar 3 pikëshin e derbit kundër Dinamos trajneri i Partizanit. Ndërkohë presidenti Demi thotë mbi të tjera i pëlqeu loja e të kuqve, ndërsa humbja mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit të Dinamos Bledi Shkëmbi.
14 Dhjetor 2021, 11:37 -
Derbi Partizani-Dinamo, Daja: Është ndeshje e veçantë! Shkëmbi: Nuk mjafton dëshira për të fituar
Në prag të derbit me Dinamon trajneri i Partizanit Ilir Daja thotë se humbja e fundit kundër Vllaznisë nuk do të ndikojë në përgatitjen e kësaj sfide. Ndërkohë po të hënën Teuta kampione në fuqi do përballet me Kukësin.
12 Dhjetor 2021, 14:17 -
Vllaznia i tregoi se s'janë për titull, trajneri i Partizanit: Në Shkodër mungoi 'fair play'
Trajneri i Partizanit Ilir Daja ka akuzuar Vllazninë për mungesë ‘Fair Play’ pas humbjes 1-0. Ndërkohë në kampin shkodran janë tejet të lumtur për fitoren, aq sa presidenti ka deklaruar se do të ketë premio për tre pikët.
9 Dhjetor 2021, 10:33 -
Sport
Superliga në ‘lupën’ e Egbos: Tirana ka ecuri të mirë, Kukësi, ekip që duhet pasur kujdes! Kriza te Partizani? Fajtorë të gjithë, deri te punëtori i fushës! Ja kur do rikthehem
Emmanuel Egbo është një nga emrat që i ka munguar futbollit shqiptar, e megjithatë. Në gjykimin e tij nuk është ende momenti i duhur për t’u rikthyer në drejtimin e një ekipi në Superligë.
7 Nëntor 2021, 21:31 -
Sport
Daja në pikëpyetje, por nuk rrezikon vetëm trajneri i Partizanit! Sinani për Brdaric: Nuk duhet të largohet, riktheu Vllazninë e bukur
Barazimi kundër Egnatias ka lëkundur tej mase stolin e Ilir Dajës te Partizani pavarësisht se pas humbjes në derbi drejtuesit nuk e lejuan të largohej. Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe Brdaric te Vllaznia, por një legjendë e këtij klubi si Vioresin Sinani thotë për ‘Report TV’ thotë se drejtuesit duhet ti besojnë ende trajnerëve.
1 Nëntor 2021, 13:29 - Sport
-
Sport
'Po mendoj të lë punën', Olsi Rama nuk përmbahet për arbitrin! 'Shpërthen' edhe Daja: Do kërkoj nga klubi mos të pranojë Hamitin
Humbja në derbi kundër Tiranës ka irrituar shumë drejtuesit e Partizanit të cilët kanë sulmuar ashpër arbitrin. Ndërkohë te bardheblutë shprehen të lumtur për fitoren, ndërsa në ‘Air Albania’ ishin shumë më shumë tifozë se sa lejoheshin për shkak të pandemisë.
26 Tetor 2021, 10:09 -
Sport
Përgatitjet e derbit/ 'Dua dhuratë të hënën', Daja feston 55-vjetorin në stërvitjen e Partizanit! Kapiteni Hoxha: Nuk e mendoj rezultatin negativ me Tiranën
Fitorja mungon edhe pas 5 javësh, por Partizani po e përgatit derbin me Tiranën në një atmosferë tejet pozitive. Në stërvitjen e sotme trajneri Daja ka festuar 55-vjetorin dhe ka kërkuar një dhuratë të veçantë, ndërsa edhe kapiteni Hoxha është nderuar për 300 ndeshjet si futbollist i të kuqve.
20 Tetor 2021, 13:46 -
Sport
"Po bëjmë gabime 'copy paste'," Trajneri Daja i zhgënjyer me mbrojtësit e Partizanit! Shkëmbi: Dinamo e lumtur për barazimin
Trajneri i Partizanit Ilir Daja shprehet shumë i zhgënjyer që ekipi përsëriti gabimet e ndeshjeve të kaluara në derbin me Dinamon, që mungonte prej 12 vitesh në Superligë. Ndërkohë te Dinamo janë të lumtur me barazimin 1-1, duke qenë se ekipi luajti për një pjesë loje me një lojtar më pak.
2 Tetor 2021, 11:06 -
Sport
'Në fund të shtatorit përfundon stadiumi', Gjici: Kemi bërë investime, Kukësi do titullin
Përveç Partizanit dhe Teutës një pretendent i vetëdeklaruar për titull është edhe Kukësi. Safet Gjici, president i Kukësit: “E para njëherë çdo gjë lidhet me stadiumin, që besoj fort se në fund të shtatorit do jetë gati për ekipin. Kjo është shumë e r&e
9 Shtator 2021, 13:34 -
Sport
Superliga nis 'zjarr' të premten, me VAR dhe tifozë! Daja: Kaçe dhe Mala nuk janë në formë, Teuta e motivon Partizanin
Me sistem VAR dhe tifozë në stadiume do të nisë nesër sezoni i ri i Superligës, që rezervon menjëherë supersfidën Teuta-Partizani. Trajneri i kryeqytetasve Ilir Daja thotë se ekipi është i motivuar të luajë ndaj kampionëve në fuqi, ndërkohë që është Kukësi është vetëdeklaruar me objektivin titull.
9 Shtator 2021, 13:31 -
Sport
Fitorja tenistike, Daja: Partizani s'e priste këtë rezultat! Trajneri i Vllaznisë akuza për arbitrin: Ndeshja ishte e paligjshme
Trajneri i Partizanit Ilir Daja thotë se nuk e priste fitoren tenistike që skuadra bëri në kupat e Europës kundër Stujnful Xheorxhe. Ndërkohë te Vllaznia kanë qenë shumë të zhgënjyer me arbitrin pas humbjes 1-3 kundër Shiroki Brijeg duke akuzuar ‘xhakën e zezë’ për veprime tendecioze.
9 Korrik 2021, 11:29 - Sport
-
Sport
'Kë pret arbitri i Dukës te penalltia? Sistem i tërë kriminal', shfryn Erion Braçe për humbjen e Partizanit
Partizani humbi shansin sot të ketë gjithçka në dorë në ndeshjen e fundit për titullin kampion. Vllaznia i mundi falë një penalltie të dyshimtë, të shënuar nga Marku, por të shoqëruar me shumë polemika dhe kundërshti nga kampi i kuq. Erion Braçe, zëvendës kryeministër i vendi
21 Maj 2021, 21:35 -
Sport
'Arbitri na hodhi në erë sezonin', Daja pas humbjes së Partizanit: Nuk e di çfarë ka Jorgji me mua (VIDEO)
Vllaznia i ka bërë gjëmën Partizanit në Air Albania një javë para fundit të kampionatit, duke fituar 0-1 me një penallti të dyshimtë. Kjo humbje thuajse ka zeruar shanset e të kuqve për titull, ndërsa në fund të ndeshjes trajneri Daja dhe drejtori Rama nuk janë kursyer ndaj arbitrit.
21 Maj 2021, 21:21 - Sport
-
Partizanin e mërzit balta e 'Elbasan Arenas', Daja: Ishte përcaktuese! Xhaferri: Premio për pikën e fituar
Te Partizani janë të zhgënjyer pas barazimin me Vllazninë. Trajneri Daja thotë se fusha me baltë e Elbasan Arenës ndikoi në rezultat, ndërsa sponsori i shkodranëve Alban Xhaferri deklaron se do të ketë premio për pikën e fituar.
1 Shkurt 2021, 13:56