-
Rama në Kuvend: Zaptuesit profesionistë të ikin vetë, Bashkim, Ramazan, Agron shkoni e gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar!
Fjala e kryreministrit nw parlament. Rama i cilësoi si zaptues profesionistë, disa nga banorët e Unazës së Re, që kanë godinat pa leje, pasi, sipas tij, kanë disa objekte edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
22 Nëntor 2018, 10:20 -
Ligji që përjashton banorët e Unazës së Re nga shpronësimet u miratua nga Berisha dhe Basha që në 2006
Kjo periudhë, sipas bashkisë së Tiranës përkon pikërisht me kohën kur kreu aktual i PD, Lulzim Basha ishte pikërisht ministër i Transportit në qeverinë “Berisha” (shtator 2005 – Maj 2007), duke qenë edhe një nga firmëtarët e këtij vendimi në mbledhjen e qeverisë duke qenë një organ që merr vendime kolegjiale.
22 Nëntor 2018, 10:07 -
Shpronësimet te 'Unaza e Re', ARRSH ngre tre grupe pune: Dorëzimi i kërkesave, brenda dhjetorit (Dokumenti)
Ngrihen tre grupe pune nga ARRSH për shpronësimet që parashikohen të bëhen te "Unaza e Re" në kuadër të projektit për zgjerimin e "Unazës së Madhe". Zbatimi i projektit prek rreth 300 banesa, një pjesë e mirë e të cilave të ndërtuara pa leje gjatë viteve të tranzicionit. Banorët pretendojnë se vlerësimi nuk është bërë sipas çmimit të tregut, ndërsa dëmshpërblime kërkojnë edhe ata që i kanë të palegalizuara.
21 Nëntor 2018, 18:58 -
Protesta te Unaza e Re, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën, nesër në orën 10:00 para parlamentit
Protesta e banorëve ka hyrë në ditën e 18-të. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ditën e sotme, protesta ka qenë e qetë dhe pa përplasje. Banorët kanë njoftuar se protesta ditën e nesërme do të zhvendoset para parlamentit.
21 Nëntor 2018, 17:25 -
Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për ndërtimin e Unazës së Re
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen zhvillimore për Bashkinë e Tiranës për projektin e Unazës së Re, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, me subjekt zhvillues që është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
21 Nëntor 2018, 13:50 -
Protestat tek 'Astiri', Rama: Nuk do të shpërblejmë zaptuesit! Të hapin rrugën dhe të mos bëhen gazi i botës
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit javor të bashkëqeverisjes ka risjellë në vëmendje edhe protestat e banorëve të Unazës së Re. Sipas kryeministrit, ata që protestojnë në zonën e 'Astirit' janë zaptues të pronës publike dhe jo vetëm që kanë ndërtime pa leje në kryeqytet, por kanë edhe ndërtime të tjera pa leje në bregdet duke iu bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën.
21 Nëntor 2018, 10:40 -
Veliaj publikon ‘simbolin e zhvillimit’ të qeverisjes së PD: Nuk do ndodhë kurrë më
Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.
21 Nëntor 2018, 10:13 -
Si nisi përplasja e banorëve te Unaza e Re
TIRANE - Për të 17-ën ditë me radhë, banorët e "Unazës së Re" kanë nisur protestën për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e "Unazës së Madhe", i cili prek edhe banesat e tyre, një pjesë e mirë e të cilave janë pa leje. Por protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre, duke u paraqitur në ARRSH për ndjekjen e procedurave të kompensimit për objektet që preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe".
20 Nëntor 2018, 21:15 -
Me 8 shtëpi dhe me vila pa leje në bregdet, njihuni me 'varfanjakët" që protestojnë te Unaza (EMRAT+FOTO)
Shumica e protestuesve që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe rezultojnë të mos jenë edhe aq “hallexhinj” sa paraqiten. Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha pa leje.
20 Nëntor 2018, 20:12 -
Protesta te 'Unaza e Re'/ Rama: Ndërtimet në shtratin e rrugës, shtjellim të plotë para Kuvendit
Kreu i qeverisë thekson se kur kanë kaluar 15 vite nga shembjet te Parku Rinia në kryeqytet, po protestohet për dëmshpërblimin e ndërtesave pa leje, të ndritura në shtratin e rrugës.
20 Nëntor 2018, 19:20 -
Banorët e 'Unazës së Re', në zyrat e ARRSH për të marrë shpronësimet (LISTA+FOTO)
Banorët të cilët preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe janë pritur në takim nga kreu i ARRSH, Afrim Qendro. Ata kërkojnë shpronësimet për shtëpitë dhe bizneset e tyre të cilët preken nga zgjerimi i 'Unazës së Madhe'.
20 Nëntor 2018, 18:19 -
'Spiunë dhe tradhtarë'/ Banorët e 'Astirit' përplasen me njëri-tjetrin gjatë protestës (VIDEO)
Protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre pasi u paraqitën në ARRSH për shpronësimet.
20 Nëntor 2018, 17:38 -
Kryemadhi i bashkohet protestës tek 'Astiri': Të dëmshpërblehen banorët, kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.
20 Nëntor 2018, 10:22 -
Zbulohet lista/ Ja banorët që janë pritur e sqaruar nga ARRSH-ja, PD e Kombinatit insiston të bllokojë rrugën
Por, ndonëse shumica e banorëve i janë përgjigjur ftesës së ARRSH-së për të biseduar dhe kanë qenë bashkëpunues, një pjesë shumë e vogël e banorëve, të nxitur nga Partia Demokratike kanë bllokuar sërish rrugën, duke shkaktuar një trafik të madh për pjesën tjetër të qytetit, çka acaruar jo pak qytetarët e Tiranës.
19 Nëntor 2018, 20:49 -
Protesta tek 'Unaza e Re'/ Banorët përplasen me FNSH, sulmojnë kantierin e firmës private (VIDEO)
Kjo është dita e 16-të e protestës së banorëve të Astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre dhe ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Protesta e sotme u shoqërua me përplasje me policinë, pasi banorët nuk pranuan të lirojnë rrugën si dhe tentuan të shkatërrojnë kantierin e firmës private. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
19 Nëntor 2018, 17:05 -
Protesta te Unaza e Re/ ARRSH thirrje banorëve që preken nga projekti: Ejani të sqaroheni
ARRSH dhe bashkia e Tiranës kanë deklaruar se të gjithë banorët që kanë dokumente do të shpronësohen 100% sipas ligjit, ndërsa ato që janë pa leje jo. Por banorët të mbështetur edhe nga opozita kanë kundërshtuar duke vijuar protestat në cdo ditë në dy javët e fundit.
19 Nëntor 2018, 15:05 -
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re' sjell bllokimin e rrugës, ja si devijohet trafiku (Harta)
Për të shmangur bllokimin e trafikut, policia ka bërë orientimin e mjeteve në disa akse alternative. Për të gjitha mjetet që vinin nga Durrësi dhe Veriu, policia orientonte hyrjen në Tiranë, duke i drejtuar tek "Zogu i Zi".
18 Nëntor 2018, 16:50 -
'Unaza e Re', protesta e banorëve të 'Astirit' zhvendoset tek ish-sheshi 'Shqiponja': Shtëpia mbrohet me jetë
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin: Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë. Ata kanë marshuar për disa minuta drejt ish-sheshit Shqiponja dhe lëvizja e makinave u rëndua për shkak të protestës. Banorët mbanin në duar flamuj të SHBA-ve dhe ato kombëtarë.
18 Nëntor 2018, 11:37 -
Protesta tek Unaza e Re, banorët 'zaptojnë' rrugën: Nëse s’ka përgjigje, nesër bllokim pa afat
Banorët kërkojnë dëmshpërblim dhe kundërshtojnë opsionin e ofruar nga Bashkia Tiranë për të marrë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar. Ata paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën pa afat ditën e nesërme nëse nuk do të ketë një përgjigjie. Policia ndodhet në zonën ku po protestohet dhe po ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen, por shumë makina janë kthyer pas.
17 Nëntor 2018, 17:38 -
'Unaza e Madhe', Veliaj: Militantët e PD në protestë, të gjithë me 'Range Rover', s'janë nevojtarë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një bashkëbisedim me banorët e Vaqarrit për buxhetin 2019 bëri një pasqyrim të punëve të kryera në këtë zonë, por njëkohësisht komentoi edhe protestën e organizuar nga Partia Demokratike përkundrejt projektit të “Unazës së Madhe”.
17 Nëntor 2018, 17:16 -
Fillon lirimi vullnetar i hapësirave të zëna në Unazën e Re (FOTO)
Në një kohë që PD po organizon protesta para Bashkisë së Tiranës dhe po bllokon rrugën te Unaza e Re, një pjesë e qytetarëve që preken nga projekti kanë zgjedhur që të zbatojnë ligjin duke liruar vullnetarisht godinat
17 Nëntor 2018, 14:50 -
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re', Nishani: Dilemë hamletiane, fajtorë fashistët e rinj
Në ditën e 14-të të protestës së banorëve të "Unazës së Re", ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social "Facebook". Nishani e konsideron revoltimin e banorëve përkundrejt projektit të "Unazës së Re", si një dilemë hamletiane, ku shtrihet pyetja: Të jenë apo të mos jenë? Për këtë dilemë, Nishani akuzon "fashistët e rinj".
17 Nëntor 2018, 14:25 -
74-vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj apel qytetarëve: Mos lejoni që politika t’u përçajë, opozita po saboton negociatat
Kryebashkiaku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton parlamentin për të sabotuar hapjen e negociatave.
17 Nëntor 2018, 10:41 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët e 'Astirit' vijojnë protestën tek sheshi 'Shqiponja'
Banorët e "Astirit" vijojnë të protestojnë kundër projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe". Këtë të shtunë, ata janë konfliktuar me disa punonjës bashkiakë pasi këto të fundit kanë tentuar të heqin shtylla dhe objekte të tjera në kuadër të projektit.
17 Nëntor 2018, 10:53 -
VIDEO-FOTO/Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, mesazh për protestuesit e 'Unazës': Do shikojmë interesin e shumicës
Gjatë fjalës së tij, Veliaj kishte një mesazh edhe për protestën e banorëve të Unazës së Re. Kryebashkiaku theksoi se qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin, ndërsa shtoi se projekti nuk do të ndahet.
16 Nëntor 2018, 19:46 -
Kush është Gentian Gjonaj që u përplas me policinë? Militantët e PD marrin peng protestën e ‘Astirit’ (FOTO+Detaje)
Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe godina e Bashkisë së Tiranës u sulmuan dje me tymuese, shishe me benzinë, vezë dhe shashka, por ironia në rastin e Gentian Gjonajt është se ai nuk është fare banor i zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.
16 Nëntor 2018, 19:31 -
Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë
Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikurse thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur i vendosur për vijimin e projektit.
15 Nëntor 2018, 14:26