-
Lirohen 2800 m2 në Shëngjin, nën hetim 7 pronarë/ E pëson sërish ish-drejtori i Taksave
Policia njofton se përveç 7 pronarëve që janë vendosur nën hetim, janë referuar materiale hetimore shtesë për Areben Ndoj me detyrë ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.
16 Gusht 2019, 09:59 -
Anti-informaliteti/ Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë (VIDEO)
Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
15 Gusht 2019, 08:59 -
Legalizoi me letra false truallin në zonë e plazhit në Durrës! Gjykata e Durrësit liron zv. drejtorin e Kadastrës
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Arben Isakun, zv. drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës i cili akuzohet se është përfshirë në një skemë abuzive të dhënies së legalizimeve në qytetin bregdetar
14 Gusht 2019, 17:29 -
Gjykata kundër ligjit/ I heq shiritin Havanës së famshme! Braçe: Gjyqtari mori vendim tek pullë, pa lajmëruar as tatimet
Në kundërshtim me ligjin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur që t'i heqë bllokimin klub Havanës në Dhërmi Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor.
14 Gusht 2019, 13:02 -
Anti-informaliteti/ Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me dhe pa vendim gjykate, kundër ligjit (VIDEO)
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një inspektim në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje.
14 Gusht 2019, 12:51 -
Anti-informaliteti kyç hotelet/ Rama: Do jetë një betejë e gjatë, por do e arrijmë objektivin
Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama njofton se janë mbyllur disa hotele të cilët kryenin aktivitet informal. Rama thotë se aksioni është finalizuar në sajë të kontrolleve pa pushim dhe denoncimit të qytetarëve.
13 Gusht 2019, 18:35 -
'Dy kafe dy ujë', kryeministri e nis ditën me një foto nga bregdeti, kuponi nuk mungon
Rama ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku në të duket kuponi i porosisë, kapelja dhe syzet e kryeministrit. Me këtë foto Rama ka dhënë edhe një mesazh të koduar për aksionin anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin.
12 Gusht 2019, 09:27 -
Anti-informaliteti/ Shiste mallra kontrabandë e organizonte loto sportive, arrestohet 64-vjeçari në Korçë
64-vjeçarit i janë sekuestruar një sasi pijesh pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë. si dhe një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.
11 Gusht 2019, 13:20 -
Gega Oil e 'pëson' sërish nga anti-informaliteti/ Gjobë 350 mijë euro magazinës në Porto Romano, u kap me 233 ton karburant pa akcizë (VD)
Aksioni anti-informalitet ka ndëshkuar për herë të dytë subjektin e hidrokarbureve Gega Oil pasi është kapur me shkelje. Ky biznes kryente evazion fiskal duke kaluar regjimin e kasës nga automatike në manuale, duke fshehur kështu të ardhurat reale e duke deklaruar më pak fitim.
11 Gusht 2019, 11:28 -
E 'pushtuan' me shezlongë, çadra e karrige, lirohet plazhi në Qerret e Spille, tatimorët në prokurori (VIDEO)
Policia vijon aksionin anti-informalitet duke liruar 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka proceduar 2 përfaqësues subjektesh dhe ka kallëzuar zyrtarët e tatim taksave.
11 Gusht 2019, 09:52 -
Lirohet Gjiri i Krorëzës në Sarandë/ Rama: Simotra e Gjipesë kishte rënë në flamat e zaptimit zhvirgjërues (VIDEO)
Një tjetër plazh është liruar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjiri i Krorëzës mbi të cilin kishte rënë 'flama' e zaptimit i është kthyer sot në normalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se nga sot simotra e mrekullueshme e Gjipesë i kthehet pushuesve.
10 Gusht 2019, 13:31 -
A është kërcënuar nga biznesmenët? Braçe: Nuk dëgjoj nga njëri vesh, mos t'i bien celularit (VIDEO)
Zv. kryeministri Erion Braçe la të nënkutohej se edhe ai është kërcënuar nga administratorët e bizneseve të cilët janë ndëshkuar në kuadër të aksionit anti-informalitet."Organet e policisë së shtetit kanë vijuar detyrën mënjeherë pas kësaj. Pas fat t&am
10 Gusht 2019, 13:15 -
Akuzat ndaj Dakos/ Braçe: Do hetohet, s'kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces (VIDEO)
Gjatë deklaratës për mediat, zv. kryeministri Erion Braçe foli edhe për akuzat ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Braçe tha se çdo akuzë ndaj tij dhe kujtdo tjetër në PS duhet të hetohet siç e parashikon ligji."Çdo akuzë e ngritur ndaj Dakos dhe kujtdo tjetër në PS, duhet të hetohet dh
10 Gusht 2019, 12:52 -
Braçe ironizon deklaratat e Bashës: Mund të shkosh në prokurori të bësh denoncim, s'të arrestojnë për pastrim parash (VIDEO)
Duke ironizuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, zv.kryeministri Erion Braçe tha se ai duhet t'i drejtohet se Prokurorisë për të bërë një denoncim pasi nuk do arrestohet për pastrim parash."Lulzim Bashës dhe çdo qytetari që ka dyshime mbi veprimet e çdo organi t'i drejtohen prokurorisë me një akuz&am
10 Gusht 2019, 12:43 -
'Kush kapet për herë të dytë pa kupon mbyllet për 30 ditë'/ Braçe paralajmëron gjyqtarët: Respektoni ligjin (VIDEO)
Numri 2 i qeverisë Erion Braçe i bëri apel gjyqtarëve që të respektojnë ligjin me përpikmëri për të mos favorizuar bizneset e mëdha."I bëj një apel gjyqtarëve të gjykatësve administrative të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjin. Me një vendim t&
10 Gusht 2019, 12:38 -
Legalizuan me dokumenta false truallin në zonë e plazhit/ Ndalohet ekonomisti i Kadastrës, në kërkim zv. drejtori dhe specialisti
Zbulohet skema abuzive e legalizimeve në Durrës, ku të implikuar janë disa zyrtarë. Policia bënë me dije se është ndaluar R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe janë shpallur në kërkim Zv/ Drejtori dhe Specialisti F.R., 28 vjeç,
10 Gusht 2019, 12:27 -
Policia e shpalli në kërkim/ Reagon administratori i 'Gega Oil': Jam me pushime në Greqi, lajmin e mësova nga mediat
Paulin Gega, administrator i "Gega Oil" është shprehur se nuk është larguar jashtë vendit me qëllim arratisjen, por se është me pushime."Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë
10 Gusht 2019, 12:13 -
'Po i mbyllni për një kupon'/ Braçe: Mos i bini celularit të deputetëve dhe ministrave, nuk ju ndihmon askush (VIDEO)
'Nuk do të ketë asnjë lloj favozirimi'. Ka qenë ky paralajmërimi i zv. kryemnistri Erion Braçe tha se disa prej bizneseve të mbyllur i kanë rënë celularëve të deputetëve dhe ministrave, por askush prej tyre nuk mund t'i shpëtojë."Gjatë këtyre 10 ditëve drejtoria e
10 Gusht 2019, 12:17 -
Braçe: Diferenca në litrat e hidrokarbureve do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit (VIDEO)
Zv. kryeministri Eron Braçe deklaroi se gjatë kontrolleve në bizneset e hidrokarbureve janë vënë re diferenca mes mallit të shitur dhe atij te deklaruar. Braçe tha se difernca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale."Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fisk
10 Gusht 2019, 12:12 -
U mbyllën se nuk lëshonin kupon! Braçe: Administratorët e Havanës dhe Tajvanit kërcënuan inspektorët, do përballen me ligjin (VIDEO)
Zv. kryeministri Erion Braçe paralajmëroi bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore. Ai u shpreh se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë duke i kujtuar dënimet për këto raste.
10 Gusht 2019, 12:00 -
Lirohen 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë! Rama: 2 xhunglat e krijuara nga paaftësia kronike e bashkive të djathta (VD)
Aksioni anti-informalitet është shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës Sokol Tema dhe Arben Ndoj. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga paaftësia kronike bashkive të djathta.
10 Gusht 2019, 09:54 -
Evazion fiskal dhe pastrim parash/ Policia e shpalli në kërkim, reagon 'bosi' i 'Gega Oil': Jam me pushime, s'kam kryer shkelje
Administratori i 'Gega Oil' , Paulin Gega është shpallur në kërkim pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në shuma të konsiderueshme. Në një reagim për mediat, Gega ka mohuar që të ketë shkelur ligjin, teksa tha se nuk i është shmangur drejtësisë, por ka ikur me pushime të cilat i kishte planifikuar kohë më parë, teksa theksoi se "Gega Oil" vijon aktivitetin pa ndërprerje në të gjithë vendin.
10 Gusht 2019, 09:00 -
Jo një 'Taivan' i dytë/ Denaj: Bizneset s'do i shpëtojnë dënimeve me vendime gjykate! Gati ligji i ri
Në fund të gushtit do të jetë gati paketa e plotë ligjore që do të godasë paligshmërinë e bizneseve, për të shmangur një rast të dytë si 'Taivani' , i cili pas tre ditë mbylljeje për mos-lëshim të kuponit tatimor, u hap me një vendim gjykate.
9 Gusht 2019, 18:05 -
Rama: S'ka më 'skllevër'! Ndëshkim bizneseve që s'regjistrojnë punonjësit apo deklarojnë paga të rreme
Aksioni kundër informalitetit është shtrirë në një tjetër aspekt të saj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndëshkohen të gjitha bizneset që punësojnë punonjës që trajtohen si "skllevër". Rama deklaroi se nga sot e tutje nuk do të ketë më punonjës të pa siguruar apo me deklarime të rrema të pagave.
9 Gusht 2019, 13:50 -
Mbyllet 'Havana' e famshme në Dhërmi! Rama: Si ka mundësi të bësh një investim të tillë e të mos lëshosh kupon (FOTO)
Mbyllet klubi Havana e famshme në Dhërmi në kuadër të aksionit anti-informalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shpjegon se diskoja nuk lëshonte kupon tatimor. Kreu i qeverisë deklraron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
9 Gusht 2019, 10:38 -
Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat
Gega Oil është bllokuar për shkak se është gjetur me probleme tek pompat. Ky bllokim vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku janë mbyllur dhe janë ndëshkuar qindra biznese ku nuk bëjnë përjashtim edhe ato nga më të famshmit në vendin tonë, si Taivani, Rogneri, Markata e Peshkut apo lokale 'VIP' në bregdetin e jugut, etj.
8 Gusht 2019, 19:22 -
Gjobitet biznesi në Golem, pasqyronte në kupon çmime të tjera nga ato reale (VIDEO)
Një biznes në Golem është gjobitur për shkak se aplikonte çmime të ndryshme në faturën tatimore, nga ato që i ofroheshin klientëve. Ministrja Anila Denaj gjatë inspektimit ka paralajmëruar bizneset se një gjë e tillë është e kundërligjshme, pasi është e detyrueshme që çmimet që janë të afishuara në ambiente lehtësisht të dallueshme duhet të jenë të njëjta edhe në kupon tatimor.
8 Gusht 2019, 13:55 -
Anti-informaliteti/ Lirohen 3500m2 plazh në Golem dhe Spille, nën hetim 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë (VIDEO)
Kreu i ri i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla ka nisur nga puna bërë të mundur lirimin e plazhit të Spillesë. Gjatë aksionit anti-informalitet janë liruar 2000 m2 plazh në Spille. Ndërsa në plazhin e Golemit ku janë liruar 1500m2 plazh, janë vënë në hetim 3 zyrtarë të bashkisë së Kavajës
8 Gusht 2019, 09:34