-
Agim Ismaili për Report TV: Asnjë burg nuk është vatër e COVID, përfitimin e lejes në kohë pandemie vetëm 12 persona e kanë shkelur (VIDEO)
Drejtori i Drejtorisë së Burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për Report TV, tha se asnjë institucion burgu nuk është vatër e COVID dhe nuk ka qenë asnjëherë. 'Vatër COVID është asnjë burg, është shfaqur për herë të parë tek&nb
22 Shkurt 2021, 13:18 -
Ismaili për Report Tv: Lirimi i ‘të fortëve’ vetëm sipas ligjit, jo me rryshfet! 6 të burgosur aktualisht me COVID! Kujt i lejohet, do të votojë
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili tha se lirimi me kusht i të dënuarve bëhet vetëm sipas ligjit dhe jo përmes presioneve e rryshfeteve. Duke iu referuar rastit të gjyqtares së Krujës Hoxha, Ismaili tha se drejtoria e përgjithshmë e burgjeve është në lartësinë e detyrës për të ndaluar akte abusive.
22 Shkurt 2021, 13:08 -
Infektimi me COVID 'shpëton' nga qelia Bledar Cafin: Dua të ekstradohem e të bëj burgun në Itali
Infektimi nga virusi pandemik “COVID-19”, ka bërë që Bledar Cafi, njëri nga të “fortët” e Shkodrës, të mos qëndrojë asnjë ditë në burg, megjithëse autoritet e policisë së Shkodrës, e arrestuan në muajin janar 2021, për shkak të një dënimi me 4 vjet e 2 muaj burgim, që Cafi e kishte marë në Itali
12 Shkurt 2021, 15:14 -
Sulmoi dhe i vodhi valixhen me 55 mijë euro kryebashkiakut grek, mbi 12 vite burg për shqiptarin
Vjedhja e kryebashkiakut të Zakynthos, Nikitas Aretakis e ndodhur në 2016 duket se është mbyllur përfundimisht nga gjykata greke me dënimin me 12 vite e 6 muaj burg për një 31-vjeçar shqiptar dhe 8 vite burg për ish oficerin e policisë, i cili organizoi vjedhjen.
28 Janar 2021, 20:48 -
I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve/ Dritan Dajti shkon sërish në spital nën masa të rrepta sigurie, rezulton me COVID
I dënuari për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, Dritan Dajti ka përfunduar përsëri në spital dhe pritet t'i nënshtrohet një operacioni. Report Tv mëson se Dajti ka mbërritur pak më parë në spital nën masa të rrepta sigurie dhe aktualisht po bën ekzaminimet. Ne sektorin ku vuan dënimin Dajti mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID një i dënuar.
26 Janar 2021, 19:28 -
Gjonaj zyrtarizon nisjen e Programit të Punësimit në Sistemin e Burgjeve
Ministrja e Drejtësisë mori pjesë sot në një takimin e nisjes së Programit të Punësimit në Sistemin Penitenciar, program i cili nisi sot rrugëtimin pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shoqatës Pro-Eksport Albania, e cila përmbledh një shumicë të fasonerive të vendit.
25 Janar 2021, 16:32 -
U kap me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme 5 vite burg për Vladimir Gjutën, i arrestuar më 10 shkurt pasi u kap me armë pranë selisë së PS, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë.
25 Janar 2021, 15:50 -
Të burgosurit do të punësohen në fasoneri, rroga nis nga 30 mijë lekë
Nga kjo e hënë të burgosurit shqiptarë do të punësohen në sistemin fason sipas dëshmirës së tyre. Me anë të një marrëvshje burgjet dhe biznesi fasion do të fusin linjat e tyre të prodhimit në burgje. Të dënuarit që do punësohen me pagë që nis nga 30 mijë lekë të reja sipas kontratave individuale.
25 Janar 2021, 09:30 -
Kërcënohet avokati Shullazit, zbulohet sms-ja: Shiko familjen, lëri kusuret e Emiljanos
Në Policinë e Tiranës ka mbërritur një denoncim nga avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, i cili pretendon se është kërcënuar. Në celularin e tij ka mbërritur një sms kërcënuese: "Shiko familjen, mos u merr me hallet dhe kusuret e Shullazit". Meçe mbron Shullazin prej disa vitesh. Policia e Tiranës ka filluar verifikimet për rastin.
18 Janar 2021, 09:51 -
I dënuar me 5 vite burg në Itali për trafik droge dhe me 50.000 euro gjobë, shqiptari arrestohet duke hyrë në Greqi
Arrestohet një shqiptar në Kakavijë i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane. Burime nga Policia Kufitare Greke në Kakavijë konfirmojnë për Report Tv se shqiptari u arrestua në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi.
17 Janar 2021, 09:02 -
Balla për drejtësinë e re: Sali Berisha shkon në burg, nëse dosja e privatizimit të sport klub Partizanit ndiqe deri në fund
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla vlerëson si premtuese punën e deritanishme të SPAK, duke thënë se numri i gjyqtarëve është i mjaftueshëm për të çuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit.
29 Dhjetor 2020, 22:51 -
Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë, Gjykata dënon me dy vite burg 36-vjeçarin
Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor te vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Molle të Mirditës
29 Dhjetor 2020, 21:49 -
Itali/Shoku i doli garant që do e merrte në shtëpi, por u 'zhduk'...43-vjeçari shqiptar kthehet me dëshirë në burg
Një rast i pazakontë është regjistruar me një shqiptar në Itali. Ermal Cenaj la burgun në datën 23 dhjetor, por u rikthye sërish aty? Arsyeja? Sepse shoku që i kishte dalë garant që do e priste, por nuk rezultoi kështu.
27 Dhjetor 2020, 15:53 -
VIDEOLAJM/ 'Opaa, ec aty re babuç', si e festuan të burgosurit shqiptarë Krishtlindjen në Greqi
Krishtlindja u festua dje nga besimtarët e Krishterë në të gjithë botën. Edhe në burgun e famshëm të Koridhalos në Greqi, ku janë shumë shqiptarë që e vuajnë dënimin, e djeshmja ka qenë ditë feste.
26 Dhjetor 2020, 13:07 -
679 shqiptarë festat e fundvitit do i kalojnë në burgjet italiane, mes tyre 10 gra! Mbi 1300 të tjerë nën hetim
Më shumë se 1300 shqiptarë janë vënë në hetim nga Italia për krime të ndryshme, por 679 prej tyre do t'i kalojnë festat e fundvitit në qelitë atij shteti. Shqiptarët rezultojnë të dytët për përfshirje në aktivitete kriminale në Itali pas marokenëve, ndërsa mes të burgosurve 10 prej tyre janë gra.
26 Dhjetor 2020, 11:44 -
Trafik droge nga Shqipëria në Itali/ Gjykata e Katanias rikthen pas hekurave Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite burg! Ulet dënimi për Sulajn dhe Seitin
Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Catanias tashmë kanë zgjedhur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019. Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi.
17 Dhjetor 2020, 22:14 -
COVID në spitalin psikiatrik në Elbasan, infektohen 5 pacientë dhe 3 infermierë
COVID është “futur” sërish në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, duke rënduar situatën.Kanë rezultuar pozitiv me COVID 5 pacientë dhe 3 infermierë.Nje pjesë e stafit të spitalit janë vetëraktintinuar.Ndërkaq kujtojmë se dit&
16 Nëntor 2020, 22:17 -
Rekord të shëruarish nga COVID në 24 orët e fundit/ Fitojnë betejën 564 qytetarë, shënohen 602 raste të reja dhe 8 humbje jete! Infektohet Marjana Kondi e 4 punonjëse në burgun e Peqinit
Shifra të larta të infektimeve ditore dhe të humbjeve të jetës nga COVID janë shënuar në 24 orët e fundit.
16 Nëntor 2020, 16:46 -
Gjysma e stafit me COVID, mbyllen 2 kopshte në Gjirokastër
Mbyllet kopshti "Sorros 1" në qytetin e Gjirokastër, kjo për shkak të situatës së koronavirusit si dhe punonjësve të prekur. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Arsimit në bashkinë Gjirokastër, Albana Hasani e cila tha se nuk dihet për sa kohë këto kopshte do të qëndrojnë të mbyllura
16 Nëntor 2020, 12:23 -
Gjonaj inspektim blic në burgun e Reçit, kontroll për masat e sigurisë dhe ato anti-COVID! Pas grevës kërkon dyfishim të komunikimit online mes të dënuarve dhe familjarëve
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një inspektim blic në burgun e Reçit për kontroll personal për masat e sigurisë dhe parandalimin e pandemisë.
13 Nëntor 2020, 12:42 -
Qeveria shqiptare nis ndërtimin e burgut të të moshuarve në Pogradec! Do akomodohen 110 të dënuar mbi 60 vjeç, do hapet në 2021
Në fshatin Pojskë të Pogradecit qeveria shqiptare është duke përfunduar burgun e parë për të moshuarit në vend. Ai pritet të hapë dyert vitin e ardhshëm, ndërsa do të akomodojë 110 të dënuar mbi 60 vjeç.
5 Nëntor 2020, 11:19 -
Ekskluzive/ Numëruesit e votave në Kavajë, 3 vite burg për Mediola Veliun se i shtoi 20 vota PDIU-së
Zbardhet vendimi i gjyqit të numëruesve të votave në Kavajës. Prokuroria tërhoqi akuzën dhe nxori pa faj tre numëruesit e PS, PD dhe LSI-së. E vetmja që u dënua për 20 vota numëruesja e PDIU-së.
27 Tetor 2020, 15:18 -
Dje u shkarkua drejtori, sot grevës së 150 të burgosurve në Peqin u bashkohen edhe familjarët! Ngulin 'këmbë' para dyerve të hekurta
Rreth 150 të dënuarve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin që prej 10 ditësh vijojnë të qëndrojnë në grevë urie, sot u janë bashkuar edhe familjarët e tyre.
7 Tetor 2020, 12:29 -
Pa televizor, monitorim 24 orë me kamera dhe 150 litra ujë në ditë! Kushtet e regjimit 41 bis që po vuan Shullazi dhe të dënuar të tjerë
Uniformë burgu, ushqim të kontrolluar nga institucioni, një kafe në ditë, 150 litra ujë dhe monitorim 24 orë me kamera në një qeli jo më pak se 6 m2, këto janë kushtet e regjimit 41 bis.
16 Gusht 2020, 11:08 -
'Lumenj' kokaine nga Belgjika në Itali, cilët janë shqiptarët pjesë e bandës kriminale (EMRAT)
4 shqiptarët e përfshirë në tregun e kokainës nga Belgjika të fshehura brenda kanaçeve të groposura plot me drogë dhe oriz kanë dalë para gjykatës. Shqiptarët e arrestuar janë Armand Cuni 45 vjeç, banues në Viterbo, Fatjon Sopi, 29 vjeç, me banim në Canepina; bashkatdhetari i tij Mario Kelmendi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Canepina si dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç, banues në Terni.
9 Qershor 2020, 22:45 -
Nënë e bijë vodhën 84 mijë euro duke përdorur hotelin si karrem, gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin
Përdorën hotel “Lucas” për të vjedhur me karta të klonuara 84 mijë euro.Blerina Gega dhe Mariglen Balliu mbyllen në burg. Silvana Gega lirohet me detyrim paraqitje.
31 Maj 2020, 12:46