-
2.3 tonë kokainë e sekuestruar në Peru! Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës! Ja kush janë 28-vjeçari shqiptar dhe biznesmeni italian që drejtonin bandën (EMRI)
Është goditur një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës në Peru, i cili dretohej nga italiani Pasquale Bifulco dhe shqiptari Kadri Cjoci, të arrestuar bashkë dhe me dy peruan të tjerë, ndërsa jë ngarkesë droge u kap në Gjermani.
5 Shtator 2022, 13:41 -
Ekskluzive/ Shqiptari i kapur me drogën me vlerë 10 mln euro në Itali është 32-vjeçari Migert Harizi! Iu gjetën në shtëpi 36 kg heroinë dhe 6.5 kg kokainë
Shqiptari i arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me vlerë tregu 10 mil euro është Migert Harizi. Report Tv mëson ekskluzivisht se policia italiane i ka sekuestruar 32 vjecarit: 36 kg heroinë dhe 6.5 kg kokainë. Gjatë kontrollit i është gjetur edhe një pistoletë crevna-zaztava.
4 Shtator 2022, 12:55 -
Plantacion kanabisi në pyjet afër Athinës, në pranga 5 shqiptarë në Greqi! Kishin ngritur një ‘bazë’ ku u gjet armatim i rëndë
2000 rrënjë kanabis, armë, kamera nate, bllokues valësh etj kanë qenë disa prej materiale të bllokuara nga policia greke në një super plantacion droge në fshatin Vila afër Athinës.
1 Shtator 2022, 17:56 -
Ekzekutimi i shqiptarit 2 vite më parë në Brazil, kush ishte Dritani, trafikanti misterioz që viktima duhet të lironte nga burgu! Detajet nga hetimet
Më 1 dhjetor të 2020, në Brazil u ekzekutua shqiptari Ilir Zelka, 47-vjeç në atë kohë. Së fundmi ka qenë media braziliane R7, e cila ka bërë një investigim të plotë për ngjarjet por edhe hetimet për këtë vrasje të mistershme, që edhe pas 2 vitesh nuk ka asnjë person të dyshuar si autor.
1 Shtator 2022, 11:09 -
‘Mbushnin’ Zvicrën me drogë, goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Zvicër, mes të arrestuarve edhe një grua
Grupi kriminal shqiptar, importonte në Zvicër sasi të mëdha të lëndëve narkotike dhe i më pas i shisnin ato. Grupi vepronte në një komunitet të Luzernit dhe ishte aktiv në të gjithë Zvicrën
29 Gusht 2022, 18:10 -
Bota
'Trafiku i drogës, pandemi globale', mediat spanjolle: Në Europë janë kapur 240 ton kokainë në 2021! Krimi i organizuar shqiptar ka aftësi për të korruptuar punonjësit
‘Trafiku i drogës është kthyer në pandemi globale’, kështu deklaroi një ekspert i trafikut ndërkombëtar të drogës për ‘El Confiencial’ duke shtuar se nuk duhet hequr asnjë presje nga raportet që e paralajmërojnë se si është situata me tregun. Në artikull përmendet edhe krimi i organizuar shqiptar për aftësi në korruptimin e punonjësve.
29 Gusht 2022, 13:19 -
Greqi/ Zbulohet arsenal armësh dhe plantacion kanabis në Janinë, arrestohen dy grekë dhe një shqiptar
Një plantacion me fidanë kanabis është gjendur në një zonë malore dhe të pyllëzuar në fshatin Krapsi në Janinë, ku gjatë kontrollit më pas u gjet një arsenal armësh dhe si rezultat rënë në pranga dy grekë dhe një shqiptar.
18 Gusht 2022, 16:07 -
'Vendimtar' për trafikun e drogës drejt Italisë, cili ishte roli i ish shefit të policisë që u arrestua sot në grupin e Habilajve
Ish zyrtari i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode që u arrestua sot pasi akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal t&am
11 Gusht 2022, 21:48 -
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
Ish shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat. Po bëhet transferimi në Tiranë, ku do të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt.
11 Gusht 2022, 21:16 -
Ngritën laborator të drogës sintetike në Tiranë dhe u arrestuan nga DEA dhe policia shqiptare, dënohen në SHBA 2 trafikantët
Dy të rinjtë amerikanë, që kishin kthyer shtëpinë e tyre në Tiranë në një laborator droge dhe u arrestuan 4 vite më parë, janë dënuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
10 Gusht 2022, 12:45 -
Tentuan të trafikonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, Gjykata e Vlorës lë në burg tre skafistët shqiptarë
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre skafistët shqiptarë që tentuan të transportonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë. Gjykata caktoi arrest në burg për Arbër Saraseli, Saverjo Imera
10 Gusht 2022, 11:18 -
U kapën duke transportuar 1 ton kanabis drejt Italisë, lihen në burg tre skafistët shqiptarë
Tre të rinjtë që u kapën duke transportuar rreth 1 ton kanabis janë lënë në burg. Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 21 vjeç, dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç, u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Syri’ që u zhvillua nga Policia e Vlorës dhe Guradia di Finanzia.
10 Gusht 2022, 09:31 -
'Do të furnizonte jetën e natës në Itali', Guardia di Finanza jep detajet për kapjen e 1 ton kanabis
992 kilogramët e kanabisit të kapur nga Guardia di Finanza në bordin e një veliere do të kishin shërbyer për të furnizuar jetën e natës puliane. Kështu kanë deklaruar sot oficerët e Guardia di Finanza, që mbajtën sot një konferencë për shtyp për sekuestrimin e drogës. Ata janë fokusuar pik&a
9 Gusht 2022, 14:35 -
VIDEO/ Dalin pamjet, ja si Guardia di Finanza pikasi dhe kapi velierën me 1 ton kanabis
Guardia di Finanza ka publikuar sot pamjet e operacionit të pasdites të së dielës, ku 13 milje nga bregdeti shqiptar u kap një velierë me 992 kg kanabis në bord dhe u arrestuan 2 drejtuesit ukrainas. Ndërkohë që në tokën shqiptare u arrestuan 3 drejtuesit e skafeve që furnizuan velierën me kanabisin.
9 Gusht 2022, 13:57 -
Bllokoi 1 ton kanabis që u nis nga Shqipëria, Guardia di Finanza nxjerr pamjet e velierës 13 milje nga bregdeti shqiptar! Vlera e drogës 10 mln euro
Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e momentit kur ka bllokuar velierën. Burime për Report Tv thonë se droga dyshohet se i përket të njëjtit grup, i cili më 20 korrik dogji gomonen me tre motorë të fuqishëm në brigjet e Lezhës.
9 Gusht 2022, 10:46 -
Kapet sërish drogë në Greqi, sekuestrohen 11 kg marjuanë në brigjet e Korfuzit, në pranga një shqiptar! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
Kapen 11 kg marijuanë në brigjet e Korfuzit. Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz në një zonë përballë Kepit te Stillos. Ndërkohë, në pranga ka rënë një shqiptar, 35 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
9 Gusht 2022, 07:27 -
Gjenden 300 kg kanabis në një furgon pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar! Policia helene në kërkim të drejtuesit
Policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg kanabis disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar. Mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.
8 Gusht 2022, 10:53 -
Shqiptari godet grekun me thikë në Sparta, i plagosuri rëndë dërgohet urgjent në spitalin e Athinës! Shkak i konfliktit dyshohet trafiku i drogës
Një grek, i cili pas një debati me një shqiptar në sheshin qendror të Spartës , pasditen e së shtunës, për shkak të plagëve të rënda që ka pësuar nga goditja me thikë, është dashur të dërgohet në një spital në Athinë.
8 Gusht 2022, 09:12 -
'Shqiptarët po mbushin malet greke me kanabis', zbulohet parcela 10 milionë euroshe! Mediat: E transferuan këtu kultivimin! Ja si e organizojnë jetën
Pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e hashashit në malet greke. Kështu shkruajnë mediat greke, duke iu referuar burimeve nga hetimet e deritanishme të autoriteteve.
7 Gusht 2022, 20:55 -
Itali/ Shkoi në Shqipëri për ‘t’i ikur arrestit të shtëpisë’, kapet 25-vjeçarja shqiptare sapo zbret në portin e Ankonës, akuzohej për trafik droge
Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua sapo zbriti në Portin e Ankonës, pasi ndaj saj ishe vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 25-vjeçarja, bashkëshorti i saj së bashku me 4 persona ka qenë nën hetim në shtetin italian për trafik droge.
5 Gusht 2022, 13:08 -
Bashkëpunoi me dy punonjësit e kompanisë private në Korçë për trafikimin e 101 kg kanabis drejt Turqisë, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Ka rënë në prangat e policisë 33-vjeçari me Edison Koçi, i cili ishte i shpallur në kërkim, si personi i përfshirë në tentativën për trafikimin 101 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me dy persona e tjerë të arrestuar, Mico Rexhepisin dhe Arben Markun, të cilët tentuan të trafikonin me kamion drejt Turqisë sasinë e kanabisit.
5 Gusht 2022, 12:21 - Bota
-
Lejoi kultivimin e parcelave me kanabis në Himarë në 2020, si arriti të dalë brenda një muaji i pastër nga drejtësia Arjan Tase
Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçare Jonada Avdia teksa po lahej në plazhin e Potamit në Himarë, arriti të mundë sistemin e drejtësisë, prokurorinë, gjykatën dhe policinë e Vlor&
4 Gusht 2022, 14:19 -
Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen, nga 'vrasje nga pakujdesia' e çon dosjen në Gjykatë për 'vrasje me dashje”
Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen! Nga “vrasje nga pakujdesia” e çon dosjen në Gjykatë për “vrasje me dashje”! Kështu situata rëndohet për Arjan Tasen, pasi n
4 Gusht 2022, 14:16 -
Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, dyshohet se Arjan Tase përdorte gomonen edhe për trafik droge! Prokuroria ndryshon akuzën, kërkon burg për 'vrasje me dashje'
Burime pranë grupit hetimor i thanë Report Tv se ka dyshime se Arjan Tase, polici që goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, mund të ketë lidhje me trafikun e drogës. Arjan Tase po hetohet për lidhje me grupet kriminale
4 Gusht 2022, 13:09 -
Bota
VIDEO/ Trafikantët braktisën skafin e ngarkuar me drogë, pushuesit mbushin duart me qese kanabis, policia i largon me helikopter në Spanjë
Dhjetëra pushues u afruan me shpejtësi afër një skafi, i cili ishte i braktisur nga trafikantët, në përpjekjet e tyre për t'iu ikur policisë.
2 Gusht 2022, 10:04 -
Bota
‘Vriste për hobi’, arrestohet ‘Princi fisnik’ në Itali, pjesë e klanit të shqiptarit Elvis Demçe
Matteo Costacurta është vënë në pranga të policisë italiane për një tentativë vrasjeje. Emri i tij nuk është i njohur në botën e krimit në Shqipëri, mirëpo mësohet se ai ishte pjesë e grupit të shqiptarit Elvis Demçe, që e mbante veten si “Zot i drogës” në Itali. Costacurta ishte “masha” e Demçes, pra ai ishte vrasësi me pagesë që shqiptari punësoi për kryerjen e një ekzekutimi kriminal.
1 Gusht 2022, 17:20 -
7 shqiptarë kapen me 'fermë kanabisi' në Spanjë, një 25-vjeçar ndërron jetë teksa po tentonte t’i arratisej policisë
7 shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle gjatë një operacioni për trafik droge në Valencia, ku ndër të tjera raportohet se humbi jetën edhe një 25-vjeçar, i cili po tentonte të arratisej
31 Korrik 2022, 09:15 -
'Alba Exotic Fruit' mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin! I është kapur kokainë 6 herë në Portin e Durrësit! Pronari në qeli prej 6 prillit
Alba Exotic Fruit mbetet nën sekuestro. Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën në rekurs! Kujtojmë se pronari i kompanisë Eduart Dauti ndodhet në burg që prej 6 prillit të kaluar.
30 Korrik 2022, 11:33 -
Ekskluzive/ Anija me qymyr ku u gjetën 60 kg kokainë u largua dje nga Durrësi, arrestohet një nga marinarët! I gjejnë materiale pornografike me të mitur
Report Tv mëson ekskluzivisht se është arrestuar marinari rus Grigory Gorbunov. Nga kqyrja e telefonit të rusit janë konstatuar materiale pornografike me të mitur. Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrës dhe po hetohet për këtë vepër penale. Autoritetet kanë njoftuar palën ruse
30 Korrik 2022, 10:41 -
Në GJKKO depozitohet kërkesa për sekuestrimin e një tjetër pasurie të Anton Gjinajt, ka vlerë shumë të madhe
Anton Gjinajt alias Pashuk Gjini pritet t’i sekuestrohet një tjetër pasuri me një vlerë shumë të madhe. Report Tv ka mësuar se në GJKKO është depozituar tjetër kërkesë për një tjet&eum
29 Korrik 2022, 11:11 -
23 pasuri të sekuestruara biznesmenit trafikant heroine, GJKKO: Subjekt i ligjit ‘Antimafia’, mund të tjetërsoheshin! Gjinaj trafikoi drogë më vlerë 2 mln euro
Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton GJINAJ. Sipas gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt I ligjit antimafia. GJKKO thotë se ka dyshime se pronat mund të tjetërsoheshin!
29 Korrik 2022, 10:55 -
Greqi/ Shpërndanin kokainë të fshehur në kutitë e ilaçeve, iu gjetën dhe rreth 21 mijë euro, zbardhet skema që shqiptari dhe e dashura e tij greke përdorën
persona u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike në Mykononos. Mes të arrestuarve ishte një shqiptare dhe e dashura e e tij greke si dhe një izraelit, që ishte klient i tyre.
21 Korrik 2022, 16:33 -
7000 rrënjë kanabis mes misrit në Mujalli të Fierit, shpallen në kërkim 4 kultivuesit! Dje u arrestuan 2 anëtarë të tjerë të grupit
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mujalli, Fier, ku u gjetën rreth 7000 rrënjë kanabisi. Ndërkohë që dje u arrestuan Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe një tjetër u shpall në kërkim.
21 Korrik 2022, 13:37 -
Drogë në anijen e qymyrit, dalin para gjykatës 12 të bllokuarit që prej muajit maj! Me pranga në duar
12 personat e ndaluar në anijen që u bllokua që në muajin maj pasi në të është gjetur drogë në Portin e Durrësit kanë dalë sot para Gjykatës. Ata kërkojnë heqjen e sekuestros për anijes, dhe si rrjedhojë edhe mundësinë që ata të largohen.&
19 Korrik 2022, 11:32 -
60 kg kokainë, mbetet e sekuestruar anija me qymyr që u kap në portin e Durrësit! GJKKO u refuzon pasaportat marinarëve të huaj
Anija e cila mëngjesin e 16 majit solli në Durrës qymyr guri brenda të cilit ishin fshehur edhe 60 kg kokainë do të mbetet e sekuestruar për llogari të SPAK. Ndërsa gjykata e Posaçme refuzoi t’i kthejë pasaportat marinarëve që po qëndrojnë brenda anijes së bllokuar, të cilët kërkuan të rikthehen në shtëpitë e tyre.
19 Korrik 2022, 11:13 -
15 pako kg kanabis në formë çokollate në autobusin e linjës Tiranë-Tropojë, prangoset shoferi
15 pako kanabis, me peshë 3.1 kilogramë, e përpunuar në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Lezhës në autobusin e linjës Tiranë-Tropojë. Përmes operacionit ‘Linja’ uniformat blu kanë prangosur drejtuesin e automjetit Alban Ismalaj, i cili tashmë është marrë nën hetim me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.
9 Korrik 2022, 10:37