-
Bota
Arrestimi i tajlandezit në Shqipëri, i përfshirë në bandën e mashtruesve! Skema si merrnin i para qytetarëve nga Dubai në Tajalndë, Malajzi dhe Japoni
Një tajlandez i identifikuar si Tzu Yuan Kuo është ekstraduar nga Shqipëria ditën e sotme pasi rezultonte si i dyshuar për mashtrim në call center. Ai ishte arrestuar më 27 shtator të vitit të kaluar dhe autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij.
27 Korrik 2022, 18:37 -
Marrëveshja për ekstradimet në Spanjë, dy dosje në tavolinën e Manjës! Ministri vendos ku do e vuajnë dënimin ish drejtori i Ujësjellësit dhe bosi i Porcelanosës
Pas marrëveshjes për ekstradimet me Spanjën dhe mbi 14 arrestime të personave në territorin shqiptar, pritet firma e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për dy rastet e para.
23 Korrik 2022, 11:03 -
Në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje, ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë
Qani Shehu, 44 vjeç, lindur në Mallakastër dhe Albano Zepaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, janë ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje
21 Korrik 2022, 12:56 -
I dënuar si pjesë e një grupi kriminal për trafikun e drogës në Spanjë, arrestohet për qëllim ekstradimi 45-vjeçari në Fier
45-vjeçari Armand Kuçi u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës në kuadër të operacionit të koduar ‘Memeber’. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Iberikët për kultivim të bimëve narkotike
8 Korrik 2022, 15:59 -
Marrëveshja/ Ekstradohen nga Britania e Madhe 23 shqiptarë, mes tyre të dënuar për pedofili, rrëmbim dhe trafik droge
23 shqiptarë nga Britania e Madhe janë ekstraduar drejt vendit tonë, në kuadër të marrëveshjes që është nënshkruar mes dy vendeve për ekstradim. Ata kanë mbërritur në vendin tonë një ditë më parë me avion.
24 Qershor 2022, 09:41 -
Policia spanjolle me skuadër me qëndrim të përhershëm në Tiranë për ekstradimet, 7 të arrestuar në 48 orë
Policia spanjolle ka sjell skuadrën e saj të ekspertëve për lokalizimin e rreth 80 shqiptarëve që janë në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale, falsifikim të dokumenteve dhe shkelje të ligjit për drogat.
18 Maj 2022, 15:40 -
Spanja e kërkon për 40 vjedhje me dhunë, Gjykata e Kurbinit lë në burg për 40 ditë drejtorin e Ujësjellësit! Pritet ekstradimi
Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ 40 ditë për Alfred Prodanin, duke u dhënë kohë autoriteteve që brenda kësaj kohe të bëjnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
10 Maj 2022, 09:58 -
Marrëveshja e ekstradimeve me Spanjën në fuqi nga 16 marsi, burime: Pas 'Bosit' të Porcelanosës dhe drejtorit të Ujësjellësit, në kërkim dhe 80 shqiptarë
Marrëveshja e ekstradimeve Shqipëri-Spanjë në fuqi nga 16 marsi teksa burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se janë në kërkim 80 shqiptarë.
7 Maj 2022, 13:29 -
VIDEO/ Ja momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, për t'u ekstraduar në Spanjë
Policia ka publikuar video nga momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Mësohet se nuk ka bërë rezistencë në momentin që policia i ka njoftuar vendimin për arrestimin për llogari të INTERPOL për t'u ekstraduar në Spanjë.
7 Maj 2022, 11:46 -
Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit! Kërkohej në Spanjë për rreth 40 vjedhje me dhunë, mes tyre dhe shtëpinë e Benzema-s! VIDEO nga momenti kur i vihen prangat
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellëti të kurbinit Alfred Prodani. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë.
7 Maj 2022, 11:18 -
I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet për ekstradim bosi i 'Porcelanosës' Nikolin Janina! Lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroinë
Nikolin Janina, lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE, është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Disa herë i kishte shpëtuar gjykimit dhe sekuestrimit të pasurive në Shqipëri. Dyqanet e tij Porcelanoza prej shumë vitesh shisnin dhe shesin hidrosanitare luksi duke arreduar vilat e apartamentet VIP në Shqipëri.
6 Maj 2022, 10:45 -
Bota
Gjykata e Londrës vendos ekstradimin drejt SHBA të Julian Assange! Tashmë fati i themeluesit të WikiLeaks është apeli
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është vetëm një hap më afër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, ku ai pritet të gjykohet për akuzat e Spiunazhit, pasi një gjykatë në Londër i dërgoi urdhrin e dorëzimit të tij qeverisë britanike për miratim.
20 Prill 2022, 13:22 -
Mashtroi përmes kredisë qytetarë dhe biznese, ekstradohet nga Zvicra 48-vjeçari Avni Buci! I dënuar me 6 vite burg
Avni Buci, 48 vjeç, është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra në drejtim të Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 6 vite burg nga gjykatta shqiptare për krimet e “Mashtrimit”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimit me kredi”.
16 Prill 2022, 15:56 -
Qarqet me kriminalitetin më të madh në vend? Prokuroria e Përgjithshme: Vlora, ndiqet nga Lezha e Gjirokastra
Vlora është qarku me koeficientin më të madh të kriminalitetit në vend. Me koeficient 1509 për 100,000 banorë Vlora mban vendin e parë duke ia marrë kështu Girokastrës e cila vitin e kaluar ishte n&a
7 Prill 2022, 16:54 -
Raporti/ Bien kërkesat nga autoritetet për ekstradim, Greqia arrestoi më shumë kriminelë për interes të Shqipërisë! 3412 persona u përgjuan, nga të cilët u prangosën 640
Gjatë vitit 2021 autoritetet shqiptare dërguan një numër më të vogël kërkesash për ekstradim krahasuar me vitet paraardhëse. Përgjatë vitit 2021, sipas raportit vjetor janë vënë në përgjim 3412 persona në të gjithë vendin. Përgjimet kanë sjell arrestimin e 640 shtetasve në flagrancë.
7 Prill 2022, 16:19 -
Tentativë vrasje në 2021 dhe trafik droge, ekstradohen nga Franca dhe Kosova dy të shumëkërkuarit
E.Sh është ekstraduar nga Franca pasi kërkohej prej 2021 për një tentativë vrasje në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në janar 2021, në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë, ku 34-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. P.
4 Prill 2022, 14:29 -
Beteja 5-vjeçare dhe 6 vendimet për ekstradimin e Alket Hatisë, Kushtetuesja shuan shpresat e ‘Perëndisë së Drogës’, vulos vendimet për dërgimin e tij në Itali
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alket Hatisë për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali ku është dënuar me 20 vite burg për trafik droge. Hatija pretendon se e ka vuajtur një herë dënimin në Shqipëri për të njëjtën vepër penale
24 Shkurt 2022, 16:07 -
U ndalua në Shkodër, lirohet i shumëkërkuari nga Europol, Edinjo Pulti! Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun
Një person me precedentë të rrezikshëm kriminal është shoqëruar nga efektivët e policisë së Shkodrës mbrëmjen e së shtunës në një lokal nate. Burime për Report Tv thanë se pas verifikimeve, Pulti është lënë i lirë, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, shtetin që e kërkon 36-vjeçarin për disa vepra penale.
21 Shkurt 2022, 08:55 -
Komisioni i Sigurisë miratoi marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-Spanjë, Alibeaj kritika qeverisë: Të negociohej njohja e Kosovës
Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi marrëveshjen e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës, ndërsa nënkryetari i PD, Alibeaj kritikoi qeverinë se duhej të kishte negociuar njohjen e Kosovës nga Spanja.
9 Shkurt 2022, 21:23 -
I dënuar në Itali me 10 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari
Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë Klodjan Troci, të cilin Gjykata e Firences në Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian.
22 Janar 2022, 11:01 -
Komisioni i Jashtëm miraton marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-Spanjë! S'aplikohet për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të marrëveshjes
Marrëveshja e firmosur në 4 tetor të vitit të kaluar në Madrid mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij spanjoll për ekstradimin e ndërsjellë të të arrestuarve është miratuar edhe në komisionin parlamentar të politikes së Jashtme. Miratimi i saj i hap rrugën ekstradimit reciprok mes dy shteteve.
19 Janar 2022, 21:55 -
I shpallur në kërkim ndërkombëtar se trafikoi një vajzë për prostitucion, ekstradohet shqiptari nga Italia, i dënuar me 18 vite burg
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar ditën e sotme nga Italia drejt vendin tonë. Policia bën me dije se është ekstraduar 51-vjeçari Ilir Bashaliu.
2 Janar 2022, 11:00 -
Në kërkim ndërkombëtar për grabitje dhe kanosje, 48-vjeçari prangoset në Morinë! Do të ekstradohet në Gjermani
Një 48-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës pasi është në kërkim ndërkombëtar për "Grabitje me dhunë" dhe "Kanosje". Arsim Delijaj ishte shpallur në kërkim nga Gjermania dhe pritet që të ekstradohet drejt këtij vendi.
2 Janar 2022, 10:31 -
Publikoi mijëra dokumente sekrete, krijuesi i 'Wikileaks' Julian Assange do ekstradohet në SHBA, kërkohet për spiunazh
Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange, për t’u përballur me akuza kriminale, përfshirë shkeljen e një ligji të spiunazhit dhe komplotimin e hakimit të kompjuterëve qeveritarë.
10 Dhjetor 2021, 12:55 -
Kronikë
Akuzohet për mashtrim në SHBA, ekstradohet amerikano-kanadezja! Vrau në 1997, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë 47-vjeçari
Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së shtetasen amerikano-kanadeze, Lyda Yolanda Harris e cila akuzohet se ka mashtruar qytetarët në Amerikë.Po ashtu është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, 47-vjeçar Defrim Iseberi i shpallur në kërkim për vrasje të kryer në 1997.
14 Nëntor 2021, 14:08 -
Kronikë
Shqipëria ekstradon në Itali 'mbretin e trafikut evropian të drogës'! 'Mbyti' Romën me kokainë, marijuanë dhe armë
Pas dy vitesh, Dorian Petoku iu dorëzua autoriteteve italiane nga pala shqiptare. Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant droge, por mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka "mbytur" Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.
20 Tetor 2021, 20:34 -
Kronikë
Akuzohet për mashtrim në SHBA, Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, u arrestua në gusht
Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti. Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtëpërdrejt. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.
15 Tetor 2021, 14:04 -
Kronikë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, në pranga 40-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
15 Tetor 2021, 09:58 - Kronikë
-
Kronikë
Firmoset marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës! Do të aplikohet ekstradimi i ndërsjellë në fazën e hetimit dhe gjykimit
Report Tv mëson ekskluzivisht se mes dy vendeve do të aplikohet ekstradimi i ndërsjellë në fazën e hetimit dhe gjykimit, përfshirë edhe krimet qe lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.
6 Tetor 2021, 09:06