-
Mbyllet komisioni 'Tahiri'. Balla: I ka skaduar mandati që në 6 dhjetor. Paloka: Do kërkojmë ringritjen
Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se opozita do bëjë një tjetër kërkesë për ringritjen e komisionit që do të hetojë veprimtarinë e ish-ministrit të Brendshëm i vënë nën akuzë për trafik droge me Habilajt. Taulant Balla deklaroi se mandati i komisionit kishte përfunduar që në datnë 6 dhjetor 2018 kur PD dhe LSI ishin në bojkot të Kuvendit.
30 Janar 2019, 13:20 -
Ndryshime në Rregulloren e Kuvendit/ PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria! PD: Keni frikë nga ligji
Propozimet e reja në Rregulloren e Kuvendit detyrojnë Prokurorinë që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.
30 Janar 2019, 11:20 -
Komisioni i Integrimit, opozita kërkon të dijë qëndrimin e Ramës për kufirin Kosovë-Serbi, Balla: Mbështesim dialogun, nuk ndërhyjmë në sovranitet
Përveç kërkesës për informacion lidhur me qëndrimin e Ramës si ministër i Punëve të Jashtme për ndyshimin e kufijve Kosovë-Serbi, opozita ka kërkuar që edhe një raport lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve që janë vendosura nga BE. Kërkesës së opozitës i është përgjigjur pozitivisht kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
28 Janar 2019, 13:19 -
Rikonstruktohet shkolla e Zgoshtit në Librazhd, Balla: Objektiv krijimi i standardeve të reja
Rreth 200 nxënës të zonës së Zgoshtit në Librazhd do të kenë mundësi të gëzojnë ambientet e reja, të shkollës së tyre të mesme e cila shumë shpejt do t’i bashkohet rrjetit të ri të shkollave tërësisht të rikonstruktuara.
27 Janar 2019, 11:06 -
HEC-i në kanionin e Holtës/ Balluku: Punimet pezullohen përkohësisht. Nëse projekti cënon bukurinë natyrore, drejt anulimit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sëbashku me deputetin socialist Taulant Balla kanë deklaruar gjatë një dëgjese me banorët e Gramshit se punimet për të ndërtuar një hidrocentral në kanionin e Holtës janë pezulluar, por sipas tyre analiza e projektit në detaje do të vazhdojë. Ata u shprehën se gjenden në kërkim të një ekuilibri mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së pasurive natyrore.
26 Janar 2019, 10:33 -
Zgjedhjet vendore, Balla: Qazim Sejdini ka vendosur të tërhiqet, nuk do rikandidojë në Elbasan
Qazim Sejdini tërhiqet nga zjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Taulant Ballës është vullneti i Sejdinit dhe arsyet personale të tij mos rikandidimi në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 30 qershor.
25 Janar 2019, 00:12 -
PD i përgjigjet apelit të Ballës për Reformën Zgjedhore: Propozimet tuaja kaotike dhe të papërfunduara
Bashkëkryetari i demokratëve për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi iu përgjigj apelit të Taulant Ballës për të bashkëpunuar në lidhje me këtë cështje të rëndësishme. Ai tha se drafti i socialistëve është jo cilësor pasi nuk trajton rekomandimet prioritare si marrjen e masave të forta kundër shitblerjes së votës, kundër presionit mbi administratën publike për të votuar për kandidatët e qeverisë, etj.
23 Janar 2019, 21:03 -
HEC-i në kanionin e Holtës/ PS kërkesë qeverisë: Të bllokohet çdo ndërtim që dëmton asetet natyrore
Nga kryesia e Kuvendit, ku foli për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për këtë çështje, dhe tha se deputetët e PS kanë kërkuar nga qeveria anulimin e cdo ndërtimi në këto asete natyrore.
23 Janar 2019, 12:15 -
Reforma/ Balla apel opozitës: Të vijë në Kuvend, të ndryshohet Kodi Zgjedhor me vullnet politik
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, tha se opozita duhet të marrë pjesë në punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe të arrihen ndryshimet e kërkuara në këtë kod. Balla tha se zgjedhjet nuk duhet të administrohen më nga partitë por nga një trupë e pavarur
23 Janar 2019, 11:31 -
Gjyqi për 'Toyota Auris'/ Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje kundër Taulant Ballës (Vendimi i plotë)
Lulzim Basha është dënuar nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje kundër Taulant Ballës. Gjykata e gjeti fajtor Bashën pas deklaratave në foltoren e Kuvendit se kryetari i grupit socialist ishte i përfshirë në çështjen e 'Toyota Auris', ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro në dy makina në qershor të vitit të kaluar. Balla e cilësoi vendimin historik, ndërsa avokati i kryedemokratit Basha, Gazment Bardhi u shpreh se procesi ishte qesharak dhe në kushtet e presionit të Vettingut.
21 Janar 2019, 12:59 -
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
16 Janar 2019, 17:43 -
Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
16 Janar 2019, 11:19 -
Ministri i Brendshëm Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja
Lleshaj ishte i shoqëruar nga deputetit i qarkut, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llatja shihet si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Elbasan.
16 Janar 2019, 09:31 -
Komisioni Hetimor për DSIK/ Balla: Jemi dakord me kërkesat e opozitës, vendimi të jetë në koherencë me ligjin
Kreu i grupit parlamentar të Ps është shprehur se forca e tij politike bie dakord me kërkesat e opozitës në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për DSIK. Balla pohoi edhe gatishmërinë e PS për votimin e reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se thirrja e Ramës, për mbledhjen e Kuvendit nesër, është e paligjshme.
15 Janar 2019, 13:17 -
‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë
Prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes. Pas kërkesave të palëve, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
14 Janar 2019, 14:10 -
Balla me emigrantët në Athinë: Opozita bllokon votën tuaj, por do bëjmë gjithçka të votoni në 2021
Me socialistët shqiptarë që punojnë në Greqi, sekretari i PS, Taulant Balla tha se do të bëhet gjithcka e mundur që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë takim kanë qenë edhe Blerina Gjylameti, Bledi Cuci, Alket Hyseni e Stefan Cipa.
13 Janar 2019, 11:26 -
Investimi në qendrën shëndetësore Fushë Studë, Balla: Përveç kushteve të motit, gjithçka tjetër mund ta ndryshojmë (VIDEO)
Taulant Balla ka bërë me dije këtë të enjte se Qendra Shëndetësore Fushë Studë në Lezhë do t'i vijë tanimë plotësisht në ndihmë banorëve të saj, për shkak të furnizimit të plotë të barnave si dhe vendosjes së një personeli mjekësor prej 6 vetësh.
10 Janar 2019, 10:47 -
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:18 -
Nga kasolla në një shtëpi të re, ja surpriza për Vit të Ri për familjen në Librazhd
Me rastin e festave të fundvitit, familja Buzani në Çercan të Librazhdit e cila prej vitesh jetonte në kushtë të vështira jetese kishte për vizitë një mik të veçantë këtë fillim viti për urim dhe për festën e shtëpisë së re.
4 Janar 2019, 10:46 -
2019, Balla: Vit historik i fillimit të negociatave me BE, sfidat kryesore mbeten punësimi e mirëqenia
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka cilësuar vitin 2019 si një vit historik të fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE-së. Ai ka përmendur më tej sfidat kryesore që shtrihen përpara por edhe protestën e studentëve.
1 Janar 2019, 15:16 -
Balla thirrje PD e LSI: Të mbledhim që nesër Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për Kodin Zgjedhor
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se shumica është gati për mbledhjen e Kuvendit që ditën e nesërme.
27 Dhjetor 2018, 13:33 -
Festat/ Balla me fëmijët me nevoja të veçanta në Peqin: Mbetet ende shumë për t'u bërë
Që në nisje të fjalës së tij Balla tha se shumë është bërë për të mbështetur familjet që kanë një fëmijë me aftësi të veçantë, por ende shumë mbetet për t'u bërë dhe këto do të jenë angazhimet e vitit 2019/
25 Dhjetor 2018, 18:10 -
Basha e akuzoi nga protesta, Balla: Artist, as taksën s’paske paguar? Me Benzin 53 mijë eurosh ishe sot?!
Balla pyet Bashën për taksën e papaguar të ndërtimit tek apartamenti i tij tek Liqeni si edhe për Benzin e kompanisë Victoria Invest, që sipas dokumenteve ka një vlerë rreth 53 mijë euro, dhe është në përdorim nga kryetari i PD
23 Dhjetor 2018, 19:36 -
I përmendi vajzën/ Basha irritohet keq në Kuvend: Ballës do i fusja një grusht, por s'dua ta prek m*tin se të bën pis
Akuzave të Taulant Ballës për lidhjet e Lulzim Bashës me "Victoria Invest" e cila po ndërton "Unazën e Madhe", kreu i PD i është përgjigjur me fjalor banal. Balla tha se Basha shkon dhe takon banorët e "Astirit" me automjetin e kompanisë Victoria Invest që sipas tij ka për pronar kumbarin e Bashës.l
21 Dhjetor 2018, 17:51 -
Balla akuza Bashës: Shkon dhe takon banorët e 'Astirit' me makinën e 'Victoria Invest', pronari është kumbari yt
Në vijim të akuzave ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, Balla shkoi edhe më tej kur deklaroi se ai (Basha) shkon çdo pasdite dhe takon banorët e "Astirit" me automjetin e firmës "Victoria Invest" që do ndërtojë lotin e tretë të Unazës së Madhe.
21 Dhjetor 2018, 17:08 -
Pas pushimit, Balla kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi: PD të distancohet nga këto lloj thirrjesh
Pas pushimit 10 minutësh, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin për 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga salla e Kunedit pas thirrjeve: O djema rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri!“Byroja ta përjashtojë nga Kuvendi. Ta thërrasin që të japë shpjeg
21 Dhjetor 2018, 13:44 -
Thirrjet e Berishës, Balla kërkon 10 minuta pushim: Duam të diskutojmë nëse do të kërkojmë përjashtimin e tij
Pas fjalës së Berishës në të cilën i bëri thirrje qytetarëve ‘O djema rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri’, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.“Berisha bëri thirrje antikushtetuese, sipas Kushtetutës këto janë të
21 Dhjetor 2018, 13:27 -
Akuzat e Spahos dhe Bylykbashit për BSH, Balla: S’mund të thuash që Bode është i kapur nga ne, ka qënë ministër i Berishës
Menjëherë pas fjalës së Spahos dhe Bylykbashit, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur dy kandidatura nga opozita.“Jam i gatshëm që të hapet proces verbali i konferencës së krye
21 Dhjetor 2018, 10:30 -
‘Toyotta Yaris', gjyqi Balla-Basha për akuzën e shpifjes, mbyllet shqyrtimi i provave
Dosja “ Toyota Yaris” ku deputeti socialist Taulant Balla ka paditur kreun e opzotiës Lulzim Basha për shpifje pritet të pushohet në janar 2019, nëse amnistia do të marr 85 vota në parlament. Ndërsa gjyqtari Gerdi Hoxha la seancën e radhës më 14 dhjetor ku pritet që palët ndërgjyqëse të japin konluzionet mes tyre edhe prokuroria.
18 Dhjetor 2018, 13:54 -
Kuvendi debat për buxhetin dhe vettingun në politikë, Balla-opozitës: E dinim se do vinit, votoni Reformën Zgjedhore
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që dekreti i Presidentit Meta ditën e enjte për buxhetin, por edhe drafti për vettingun në politikë të premten të zhvillohen me debat. Shumica dhe opozita kanë rënë dakord që nga dy grupet të vendoset koha për debat për këto dy pika.
18 Dhjetor 2018, 13:06 -
Ja vendimet e rëndësishme që mori grupi i PS, nga rrëzimi i Metës tek vota për Boden
Të enjten, që do të jetë një seancë e gjatë dhe intensive, PS do të marrë disa vendime të rëndësishme. Më i rëndësishmi është rrëzimi dekretin e presidentit Meta për buxhetin. Ndërkohë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, është rrëzuar kandidatura e Edmond Spahos dhe në vend të tij shkon Luljeta Minxhozi.
17 Dhjetor 2018, 15:55 -
Balla: Nuk biem pre e skenareve të opozitës, studentët të pranojnë dialogun me qeverinë, bisedimet duhet të shkojnë përtej tetë pikave
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së komenton protestën e studentëve. Thotë se qeveria nuk do të heqë dorë nga kërkesa për dialog, ndërsa reagimet e opozitës janë skenare. Ai ka komentuar edhe qëndrimin e forcës së tij politike ndaj ligjit të Arsimit të Lartë si dhe për kandidaturën dhe prezencën e gjyqtares Vitore Tusha në KLSH.
17 Dhjetor 2018, 12:42