Opinion
-
Bëhen 10 vite që nga botimi i “Kohë e pamjaftueshme”, siç me 28 janar 2021 Ismail Kadare mbush 85 vjeç. Do të ishte një kohë e mjaftueshme për çiftin më interesant të trojeve mbarëshqiptare për të thënë shumë gjëra, për t’u shprehur, takuar, ndikuar, orientuar, për të ofruar në të gjitha mënyrat talentin, dëshmitë dhe përvojën e tyre për shqiptarët e sotëm dhe të nesërm.
27 Janar 2021, 16:24 -
Dalim për një kafe andej nga mbledhja
27 Janar 2021, 11:14Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për mbledhje dhe kanë afruar tavolinat. As kanë hequr xhupat e rëndë, as kanë liruar trupin si në ‘ndenje’. Bulqiza është e ftohtë.
-
E pavërteta 'Ndragheta', një kurth i përsëritur mediatiko-politik
26 Janar 2021, 20:52Tashmë është një zakon i vjetër, një sëmundje profesionale e medias shqiptare, që në çdo rast mediatizimi të dosjeve gjyqësore, priret t’i publikojë, përpara se t’i lexojë. Dhe kështu, dosja kthehet në ushqimin e ditës për këdo, edhe në ushqimin e mbrëmjes për banaqet televizive.
-
Ndrangheta dhe maestrot e sistemit “gjingjon”
26 Janar 2021, 10:02Italia ka mafian, por ka dhe antimafian, ka Ndraghetën, por dhe njërëz të përbetuar, djem e vajza që e përndjekin këmba këmbës, që gjurmojnë fakte dhe pasurinë, mbushin mijëra faqe me dëshmi, prova dhe i arrestojnë. Djem e vajza që janë vrarë duke ëndërruar drejtësi. I çojnë mafiozët pas hekurave dhe në gjykatë. Italia ka gazetarë që vërtetë investigojnë e nuk bëhen vetëm si kuti postare të krimit, politikanëve të korruptuar apo ish-kryeprokurorësh që shkatërruan çdo gjë
-
Momentumi i Albin Kurtit
25 Janar 2021, 22:58U çmend dhe Liburni, mendova për një cast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë qelinë e burgjeve serbe me kryeministrin në ikje po i drejtohej deputetëve të LDK: Me mënyrën si po e rrëzoni këtë qeveri do ti detyroni votuesit të na i japin pushtetin të vetëm. Dukej vërtet një fantazi e shfrenuar ajo që sapo deklaroi një nga themeluesit e Vetëvendosjes.
-
Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'
25 Janar 2021, 21:43Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, i njohur në Shqipëri si mik dhe aleat i PD dhe mik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga presidenti Ilir Meta.
-
Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën
25 Janar 2021, 19:51Do te vije nje kohe qe do te pyesesh veten: Pse babai me keshilloi te studioja ne USA? Shpresoj qe kjo pyetje te mberrije sa me vone dhe mundesisht vetem ne formen e kureshtjes. Megjithate po t’i jap disa arsye, duke pretenduar qe na takojne vetem ne te dyve dhe asnje prindi apo femije tjeter, te lire ne vendimet e tyre. Nuk eshte drame pse Ti zgjodhe te largohesh per studime, por eshte drame pse Ju zgjidhni te largoheni, eshte drame pse Ata bejne sikur nuk kuptojne pse Ju largoheni cdo vit e me shume.
-
Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha
25 Janar 2021, 18:57Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ia ka nisur prej kohësh punës për të krijuar një imazh tjetër për veten e vet. Duke përdorur gruan e tij, e cila prej disa kohësh ka nisur të postojë foto familjare nëpër rrjetet sociale, Lulzim Basha herë na shfaqet si një qytetar model, që bën pazarin vetë, herë si bashkëshorti ideal, që shoqëron gruan nëpër ekspozita e është prezent në çdo festë e gëzim familjar, e herë tjetri si babai që çdo fëmijë do të ëndërronte të kishte.
-
Premtimet e 'arta' të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
25 Janar 2021, 18:33Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij. Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar konsensus ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.
-
Përqafimi
25 Janar 2021, 17:30S'la vënd pa e kërkuar. Kur pasi kishte humbur çdo shpresë se një ditë përqafimin do ta gjente dhe do ta përqafonte, një mbrëmje të ngrohtë gjatë një muzgu të magjishëm, përqafimi i doli para i përkulur në gjysëm errësirë. Nuk e zgjati. U mbush me frymë. Hapi krahët. Mbylli sytë. E përqafoi përqafimin me gjith shpirt. U kënaq pafund. Hapi sytë. Kishte përqafuar një shtyllë.
-
Një listë për 26 Prillin
24 Janar 2021, 21:43Ajo që ka kapur në befasi shumë mbështetës të opozitës por sidomos shtypin e angazhuar për fitoren e opozitës, është lista e drejtuesve të qarqeve prej Lulzim Bashës.
-
Carlo Bollino: “Ndrangheta”, e vërteta mbi katër mafiozët italianë mitomanë që rindezin fabrikën e baltës në Shqipëri
24 Janar 2021, 15:57Pas leximit të dy dosjeve të plota të prokurës antimafia dhe të gjykatës së Catanzaros në Itali, përmbi 2000 faqe, zbulova se gjithë kështjella e akuzave të ndërtuara nga politika shqiptare, rezulton edhe këtë herë një flluskë sapuni e ngritur në fantazitë dhe propagandën e tyre, dhe jo në faktet e dëshmuara nga përgjimet. Ja detajet
-
Konaku 300 vjeçar i Anagnostëve dhe LSI (kampingu) në Jalë! Hipokrizia e dekoratës nga një pronari Kampingu
24 Janar 2021, 14:56Ne e thërrasim, Taqo Dhimitri, por emri i tij i madh është Dhimiter Anagnosti. Nuk do të flasë për artin e tij, pasi të gjithe ne, nën 85 vjeç të këtij burri, duhet thjeshtë të heshtim, të shohim artin e tij dhe të mos flasim fare.
-
Çfarë mund të kuptojmë nga ecuria e deritanishme e procesit të vaksinimit për sëmundjen Covid-19?
24 Janar 2021, 11:31U mbush një vit e bashkëjetesës me Covid 19. Deri më tani pasojat kanë qënë shumë të rënda. Jetësore, shëndetësore, ekonomike, sociale. Prej muajsh kemi krijuar pritshmëri të larta për vaksinimin. Duhet pranuar se kësaj here industria farmaceutike botërore arriti të bëjë në pak se 1 vit atë që zakonisht ishim mësuar se duheshin vite e vite.
-
Plehrat e Sharrës dhe shëndeti i njerëzve-histori e rrugëtimit nga ferri në parajsë
24 Janar 2021, 10:03U bë ca kohe që në Tiranë nuk po ndjehej me as era e qelbur e djegies se plehrave ne Sharre dhe as nuk na vinte me mbi koke reja e tymit nga kjo djegie vrastare. U interesova dhe konstatova se ai pirgu i qelbur sa nje mal i mbetjeve qe Tirana prodhonte cdo dite dhe qe digjej ne fushe depozitimin e Sharres pa bere as ndarje ne burim, as proces riciklimi dhe as proces kompostimi sipas teknikave higjeno sanitare, nuk ekzistonte me.
-
Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës
23 Janar 2021, 21:06Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistrojë Albin Kurtin dhe disa kandidatë të “Vetëvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
-
Pse Basha fshihet çdo 21 janar?
22 Janar 2021, 22:55Është bërë traditë, sa herë flitet për krimin e vrasjeve të 21 janarit, në ekran shfaqet Sali Berisha që mburret që ka vrarë dhe shpreh pendesën që nuk ka vrarë Edi Ramën, ndërsa Lulzim Basha zhduket nga ekranet dhe gjithë lajmet që kanë të bëjnë me 21 janarin.
-
Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit
22 Janar 2021, 21:06Në politikë votuesi nuk zgjidhet asnjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shënjestër të vetën, kur futet në një garë.
-
Shqiptarët nuk e duan Bashën kryeministër
22 Janar 2021, 20:04Duke lexuar shifrat, vërehet se edhe në nivel koalicioni, sondazhi nxjerr sërish fituese PS përballë të gjithë Opozitës së Bashkuar, nga ku PS ka 44%, ndërsa të gjitha partitë aleate së bashku arrijnë vetëm në 42,7%. Pra, edhe këtu vërehet se difekti nuk qëndron vetëm tek PD, por tek e gjithë opozita në përgjithësi, çka mund të nxjerrë si konkluzion se: shqiptarët nuk shohin ende një rotacion në qeverisje dhe madje nuk e duan Bashën si kryeministër të ri.
-
21 janari dhe Berisha
22 Janar 2021, 19:58Kthehem pas në 10 vite të shkuara. Si dëshmitar okular i ngjarjes makabre të pa shoqe, në çdo përvjetor të përmortshëm, jam përpjekur të shpjegoj çfarë ishte ajo që iu ndodhi protestuesve. Si mund që ndaj një mase të madhe njerëzish të pa rrezikshëm e të pa mbrojtur të hapej zjarr e të qëllohej me breshëri plumbash që nga dendësia ishin mbase edhe me të dendura se në një front lufte.