Opinion
  • Frrok Çupi: ‘Je suis Duçe!’ Fashizmi zgjon shpresa në Tiranë

    Nga të rrallët politikanë ‘i djathtë’, që nuk ka brohoritur, madje as është ndjerë ende, për fitoren e fashizmit në Itali, është një deputet i PD. Tomor Alizotit, me siguri,  i ka ardhur në majë të hundës ‘Fashizmi’ që para se të lindte; dhe tani relaks i qetë në atë drejtim. 

  • Rama në OKB, Kosova dhe 'xhagajdurët' politikë të aksit Tiranë-Prishtinë

    Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ka peshë politike në ranglistën e vendeve të tjera perëndimore, por dhe në shumë raste dhe në raport me vendet e tjera të rajonit.

  • Mero Baze: Gjunjëzimi i parë i Berishës para Meta/Metaj

    Ashtu siç pritej, Ilir Meta/Metaj ishte në pritje të një sinjali të Sali Berishës rreth ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit. Distanca e krijuar mes Meta/Metaj me Berishën, ishte një shantazh i pastër që ai të jepte prova se e meritonte alencën me të lidhur me ligjin e dosjeve. Dhe Sali Berisha sot e dha provën e parë.

  • Bekimi dhe mallkimi i demokracisë së sotme në Shqipëri

    Shqipëria përjeton dekadën e tretë të shekullit të parë në mijëvjeçarin e ri me një sistem demokratik, për të cilin sot debatohet jo pak. A ka mundur të vendosë në trase përfytyrimin demokratik që kishte publiku, ardhur nga regjimi socialist?

  • Rreziku nuk vjen nga Italia, Meloni do të jetë një lider që mund të bëj shumë gjëra të mira!

    Italia është një ndër vendet më demokratike në botë me kulturën më të lashtë politike që ka mësuar edhe Botën me shembujt e saj që nga Roma e lashtë e deri në ditët e sotme!

  • E keni kot! Askush nga ju nuk është si Giorgia Meloni!

    Në Tiranë disave u shkëlqejnë sytë e shohin njëri-tjetrin në figurën e Giorgia Melonit. Askush, as nuk i afrohet jetës dhe karrierës së saj, e sidomos modestisë dhe të qënit "njeri normal" edhe pse ministre, dhe një jetë në politikë.

  • Në vend të përrallës ‘Ali Baba me 40 hajdutë’

    Dhe u nisëm prapë për udhë. Sakrifikuam prapë disa vite dhe disa kompeticione. Në po plakemi po fëmijët tanë do të gëzojnë një ekip kombëtar fantastik. Sepse kësaj radhe nuk ka shans që trajneri të ketë harruar si bëhet një Napoli tip Reya. Jo për gjë, po sepse e kemi zgjedhur që ai të jetë vetë i madhi Reya.

  • Ditmir Bushati: Pesë mësime nga Italia

    Edhe pse shpesh na pëlqen ta krahasojmë veten me italianët për stilin e jetës, veshjeve dhe ushqimit dhe përpiqemi të nxjerrim në pah përkatësinë tonë mesdhetare, për nga mënyra sesi e lexojmë dhe ushtrojmë politikën jemi të prapambetur

  • 'Princi i Gjullurdisë', një histori që përsëritet

    Udhëheqës intrasigjent në një vend pa rrugë, peng i fatit të tij të shënuar nga lart, ky është Haxhi Qamili, më i famshmi, më i shquari dhe, pa dyshim, më i madhi analfabet i Shqipërisë në vitet 1914-1915...

  • Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

    Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transparencë, konkurrencë e lirë, rezultate, kontrata, media e lirë dhe profesionale- këto fjalë janë të lidhura me demokracinë, por sot i shkojnë më shumë futbollit. Meritokraci. Çdo njeri në vendin e vet me meritë dhe jo për shkak të njohjes apo se babai është milioner apo me ndikim

  • Fatos Çoçoli: Shqetësimet e ligjshme për energjinë

    Po afron data 1 tetor dhe me të, edhe shqetësimet e qytetarëve, sidomos të familjeve të varfëra dhe me të ardhura modeste. Shqetësimi është i ligjshëm dhe i natyrshëm, sepse bëhet fjalë për një mall dhe shpenzim jetik të familjeve tona

  • Mero Baze: Edi Rama e meriton urrejtjen e Vjosa Osmanit 

    Ajo që e ka përjetuar më keq fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë në sallën e OKB, nuk ishte Serbia, por Vjosa Osmani. E ka përjetuar personalisht, si një urrejtëse e Edi Ramës dhe Shqipërisë, e ka përjetuar si një e ftuar e papërfillur e Asamblesë dhe mbi të gjitha si një fjalim që ajo nuk di as ta lexoj dhe jo më ta shkruaj.  

  • Ylli Pata: Gjyq partie, pse gërricet Berisha me Lul Bashën?

    Lulzim Basha ka rrafsh gjashtë muaj që është zhdukur fare nga qarkullimi. Është larguar nga kreu i PD-së, ka hequr bravat, larguar dyert e dritaret e hekurit, selia ka strehuar të gjithë klanin e Sali Berishës, ndërsa vetë shkon herë pas here në Kuvend.

  • Zaloshnja: Inflacioni është dramë për shumicën, papunësia tragjedi për një pakicë

    Inflacioni, ose rritja e çmimit mesatar të shportës së produkteve dhe shërbimeve që konsumon popullsia, ndodh kur kërkesa për to është më e madhe se sa oferta.

  • Të iki Rama dhe të vijë Berisha me Metën, kjo nuk është alternativë

    Çdokush që nxjerr në pah degradimin e sistemit tonë politik, si majtas edhe djathtas, përballet me akuzën se nuk ofron alternativë. Mbështetësit e PS-së e refuzojnë barazimin e saj me PD-në dhe LSI-në duke theksuar se PS-ja dhe qeveria e Ramës është shumë më e mirë se ajo e Berishës apo Metës.

  • PD, si partia e Leninit

    Ndoshta edhe vetë V.I.Lenini, do ta kishte zili formën dhe mënyrën se si Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike, kërkojnë sot pushtetin dhe rrëzimin e “regjimit Rama”. Dhuna, greva, demonstrada, protestat, hunjtë, sfurqet, mosbindja civile apo dhe sabotimet, janë forma leniniste të cilat u përdorën nga bolshevikët 110 vjet më parë për të rrëzuar regjimin e atjeshëm perandorak.

  • Serbia s’është ‘rehat’ me deklaratat e Ramës në OKB

    Një fjalim i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të ngjallte në terma konkretë – sërish – debatin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

  • Nëse ka dikush që po ia shpëton fytyrën Serbisë, ajo është Vjosa Osmani

    Ajo, bashkë me Donika Gërvallën, janë shndërruar në sponsorizuese të Gjykatës Speciale, e cila sot mbështetet vetëm nga Serbia dhe Rusia. Por, më së shumti Osmani është duke ia shpëtuar fytyrën Serbisë me mospunën e saj, me pasivitetin e saj, me prezantimin skandaloz të saj nëpër takime me përfaqësues ndërkombëtarë.

  • Ose Berisha është komunist, ose sindikatat janë të djathta

    Të enjten e kaluar, Sali Berisha u është drejtuar sindikatave nga foltorja e Kuvendit për t’u rreshtuar krah tij, Në thelb, ai kërkon shtimin e radhëve për të përmbysur mazhorancën e Prillit 2021 dhe kthimin e tij në pushtet për të vendosur, sipas tij, parajsën e munguar që ne e kemi vërdallë, por s’po na e japin këta serbët që na qeverisin.

  • Skënder Minxhozi: Mesazhi ‘shqiptar’ i Xhorxhia Melonit

    Amatorët e teorive të konspiracionit janë duke jetuar kohë të arta. Pas ngjitjes së fortë të Le Pen në zgjedhjet parlamentare franceze në qershor dhe pas rënies së Boris Xhonsonit në Britani, ata janë gati të fusin të dyja duart në zjarr se edhe pas fitores së orëve të fundit të të djathtës italiane qëndron Vladimir Putin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv