Opinion
  • Koha për katarsis

    Skandali më i fundit politik lidhur me akuzat dhe kundër-akuzat mbi atentate politike dhe përfshirje të zyrtarëve më të lartë, dha provën e radhës se institucionet shqiptare të së drejtës janë ende larg pritshmërinë, nevojave dhe standardeve të shtetit të së drejtës.
  • Përse opozita, po heq dorë
    nga “dekriminalizimi”?

    Nëse disa muaj më parë askush nuk e mori seriozisht nga shumica, nismën e opozitës për t’u kthyer në Kuvend në emër të një fushate për dekriminalizimin e Kuvendit, tani është opozita ajo që duket se është penduar për këtë gjë. 
  • Rasti ‘Doshi’, vetëm fillimi

    Gjithmonë apo herë - herë është bërë e qartë se, vlera e njeriut shihet në atë që jep dhe jo në atë që është në gjendje të marrë nga të tjerët dhe në dëm të të tjerëve.
  • “T’i japim Tomës mundësinë
    të lirohet nga kontrata me PS”

    Do të kisha dashur të mos vinte nevoja për t’i thënë këtij grupi fjalët që sot është e domosdoshme të thuhen. Sa më qartë. Unë jam krenar për gjithë çfarë kemi bërë në këtë një vit e gjysëm të qeverisjes sonë.
  • Një guvernator për qytetarët

    Njeriu më gjithëpëlqyes dhe më i votuar nga politika e sotme, Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, u prezantua para pak kohësh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Parlamentit.
  • Gjumë të ëmbël !

    Hë mor Nisha, mirë gjumi ? Vazhdoni, vazhdoni. Na falni se ju prishëm gjumin. Keni të drejtë, gjumi është i shëndetshëm, është i rehatshëm, është i ëmbël. Ohoho.... Ka lezet !
  • Siklete po, por jo më “Hotel Dajt”…!

    Qeveria ka vendosur që të propozojë ndryshime në ligjin për Bankën e Shqipërisë, duke përjashtuar mundësinë që ky institucion të mund të kreditojë Ekzekutivin, gjë që është e parashikuar në kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  • Kryeministri, kryebashkiaku, kuvendi
    dhe korrupsioni i Liqenit Artificial

    Korruptimi. Heshtja qeveritare - elitare është korrupsion. Kanë reaguar përmes INUK-ut? Po, por nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar më tej. Ata shkatërrojnë për delir të qejfit. U ka ngelur hatri të fitojnë edhe atë pak Liqen të hedhur, ose  mos kenë mëshirën që ta shohim të paktën ashtu siç është sot.
  • Disa shpjegime për detyrimet e
    prapambetura...

    Pas publikimit të një njoftimi të hollësishëm të Ministrisë së Financave lidhur me dinamikën e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, sipas parametrave të përcaktuar në strategjinë përkatëse, ka pasur një sërë komentesh ose paqartësish në media dhe opinionin publik.
  • Shqipëria në vigjilje të nisjes së
    negociatave me BE-në

    Kur shqyrtojmë situatën në Ballkanin Perëndimor, ne priremi të flasim për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, për çështjet e hapura në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe për Kosovën dhe problemet serioze që ka ajo, qoftë ekonomike, qoftë edhe etnike. Shqipëria, për shkak edhe të pozicionit gjeografik,
  • Shumë zhurmë për asgjë

    Mbrëmjen e djeshme, në hapësirat e Muzeut Kombëtar, mori vëmendje të veçantë mediatike ekspozita e piktorëve Avni Delvina dhe Niko Dhales, nën titullin “25 vjet më pas”.
  • Kërcënim edhe për
    deformimin e një realiteti

    Gjatë javës së kaluar, vëmendja e pothuajse gjithë opinionit publik nëpër botë u përqendrua te zhvillimi i punimeve të Samitit të thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për rrezikun e përhapjes së ekstremizmit islamik që kërcënon paqen në nivel ndërkombëtar.
  • Kërcënimet e Tom Doshit 
    bllokojnë ndryshimin e Qeverisë

    Shpërthimi i konfliktit mes Tom Doshit dhe Edi Ramës dje, në derën e Kuvendit, me akuza tepër të rënda publike, të lëshuara nga deputeti i Shkodrës kundër kryeministrit të tij, përbën krizën e parë të rëndë brenda partisë së shumicës, që pas fitores së 23 qershorit.
  • Dixhitalizimit i TVSH. Dy-tre 
    shënime për ministre Harito

    E nderuar znj. Milena Harito, jam një teknik me shumë eksperiencë në fushën televizive dhe më lejoni të them dy-tre fjalë mbi historinë, tashmë qesharake, të dixhitalizimit të TVSH.  AMA: Procesi i dixhitalizimit të TV shfaqet tejet i zvarritur  Harito: S’ka shtyrje të dixhitalizimit AMA merr vendimet për TV private  Specialisti: I pamundur dixhitalizimi i RTSH në 4 muaj  Procesi i dixhitalizimit të RTSH televizioni s'ka para për të paguar
  • Taksë e re mbi varfërinë dhe Kosovën?

    Midis disa prioriteteve kombëtare të programit aktual qeverisës, por edhe të qeverive të dekadës së fundit dy kanë mbetur të përhershme: nxitja e zhvillimi i turizmit “patriotik” me burim qytetarët e Kosovës, si dhe përgjegjësia e shtetit për tu ardhur në ndihmë me projekte e investime zonave më të varfëra të vendit.
  • Adresa? Liqeni i Tiranës…
    Më saktë ish liqeni i Tiranës

    Me monstruozitetin e fundit parkut të vogël, të vetmes pikë të gjelbër në sipërfaqen e Tiranës po i degradon jo vetëm edhe ajo pak hijeshi natyrore që i kish mbetur, por në mënyrë të pashmangshme  edhe i vetmi dimension njerëzor. Po rrethohet, asfiksohet, zhduket e përfshihet nga burgjet shumëkatëshe që mbartin brenda vetes përçudnimin që vetëm makutëria çnjerëzore mund t’i bëjë natyrës nën pretekstin se “po ndërtojnë modernitetin”!
  • Edipët e SHIK-ut të Berishës

    Nga ILIR BABARAMO
    Në dimrin e frikshëm të vitit 1996 Edi Rama më dukej një nga ata parazitët e kohës që vegjetonin me paratë e fondacionit Soros. Veshja prej arlekini ishte i vetmi ndryshim që kishte nga të tjerët. 
  • Mos e varrosni digën e Liqenit Artificial

    Historia është si rrota, rrotullohet pafund, por askujt nuk i bën më përshtypje. Në Tiranën e sotme nuk ka më ligje, as rregulla. Ka vetëm lekë, etje për lekë. Egoizmi po fiton mbi ndershmërinë dhe, për fat të keq, njerëzit janë mësuar me këtë dukuri. 
  • Bollino: Doktor më vjen keq,
    por më ngatërroni me Sandrin

    Nga CARLO BOLLINO
    Pasi dëgjova Sali Berishën të kritikonte në Kuvend Edi Ramën se flet tepër gjatë, shpresoja, se më në fund, Doktori ishte konvertuar te sinteza. Por duke hapur dje faqen e tij në Facebook gjej një “mendimth” prej 3650 fjalësh: një orë fjalim. Në Web! E megjithatë, nuk dua të flas për këtë, por për interesin e tij të rizbuluar për emrin tim dhe për mua si individ.
  • Kundër kujt po luftojmë?

    Kur dikush vret trurin natë ditë se si të të imponohet me çdo mënyrë,  përdor dhe tritolin sapo kupton se ka ezauruar rrugët e tjera. Dhe nuk është fort i rrallë tritoli sot, me gjithë atë sasi që u vodh nga ushtria pak kohë më parë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv