-
Mallkimi i epidemiologut të Berishës: Deri më 18 prill të paktën 300 të vdekur në Shqipëri
Duke mos qenë më doktor, Berisha ka gjetur një konsulent për të shpikur skena makabre. Këtu hyn në skenë Taulant Muka i ftuar si epidemiolog ekspert nga disa ekrane studiosh televizive, nga të cilat ka terrorizuar opinionin publik me parashikimet e tij katastrofike të përdorura pastaj nga sb. Ja gafa qe ka bere deri tani.
18 Prill 2020, 16:40 -
Coronavirus, ja çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha para se të kërkojë ndihmë për gazetarët e policët
Në javën e fundit, dy herë, Lulzim Basha kërkoi që qeveria të ndihmojë mediat dhe policët. Ftesa do të vlerësohej sikur të ishte edhe e sinqertë, por si shumë deklarata të tjera të kësaj opozite të inatosur për paaftësinë e vet për të mbledhur pëlqime, zbulon një hipokrizi të thellë. Eshtë hipokrizi të kërkosh ndihmë për mediat dhe policia që opozita ka kriminalizuar prej vitesh, I ka diskriminuar, ofenduar dhe kërcënuar.
9 Prill 2020, 19:58 -
Urrejtja gropos pëlqimet në socialmedia ndaj Berishës, ngrihet Edi Rama
Plaku që prej javësh shpreson në një katastrofë humanitare në Shqipëri që të akuzojë kështu Edi Ramën për të kapitalizuar ndonjë avantazh politik, nuk di më ç’të shpikë për të shpalosur tërbimin e tij. Dhe ditë pas dite po gërryhet nga urrejtja, ashtu si uthulla gërryen enën e vet. Ndryshe nga Sali Berisha, Edi Rama ka gjetur gjuhën për të rritur mbështetjen dhe simpatitë, kështu mbështetja e tij në facebook rritet.
31 Mars 2020, 16:11 -
Distancat e sigurisë duhet të ruhen edhe në studiot televizive shqiptare
Në pritje që të veprojë Ministria e Shëndetësisë me një urdhër, botuesit dhe moderatorët e talk show-eve duhet të vetërregullohen dhe të ndalojnë menjëherë praninë e publikut në studio televizive, duke kufizuar, nëse është e nevojshme, edhe numrin e të ftuarve të pranishëm, duke garantuar në këtë mënyrë mes tyre të paktën një metër distancë.
10 Mars 2020, 10:18 -
Protestat e Ilir Metës në kohën e koronavirusit
Duke marrë në konsideratë situatën në botë dhe frikën se koronavirusi mund të dalë edhe në Shqipëri, thirrja e Ilir Metës për të mbushur sheshet me militantët e tij për të protestuar, në këtë moment të veçantë duket si një thirrje e papërgjegjshme. Opozita shqiptare madje ka akuzuar qeverinë se fsheh raste të koronavirusit dhe se nuk bën asgjë për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Por ndërkohë vetë opozita organizon grumbullime të njerëzve në sheshe, duke shkelur një nga rregullat parandaluese që zbatohen këto ditë në të gjithë botën.
4 Mars 2020, 13:55 -
Po gazetarët që mbështesin Metën ose Berishën janë “të kapur” apo jo?
Retorika e opozitës ka qejf t’i etiketojë gazetarë e analistë që nuk sulmojnë hapur Edi Ramën si “të kapur” nga qeveria. Por e çuditshme është që e njejta logjikë nuk ka vlerë në drejtim të kundërt. Nëse një gazetar mbron Bashën, lavdëron Berishën, ose edhe kur madje fton popullatën të marrë pjesë në manifestimet e Ilir Metës, ai nuk është më një gazetar “i kapur”, por një gazetar i lirë dhe i pavarur.
27 Shkurt 2020, 19:37 -
Politikanë si korba mbi Shqipërinë
Sali Berisha nuk është i vetmi politikan ndjellakeqës për Shqipërinë, por është ndër më të zellshmit. Edhe këtë herë, sa i takon koronavirusit që po trondit botën, synon vetëm për të ndjellë panik. Asnjëherë nuk është konstruktiv, të thotë që jam në krah të shqiptarëve dhe institucioneve për të bërë më të mirën.
22 Shkurt 2020, 20:54 -
Asgjë nuk merret seriozisht, as kërcënimet ndaj një gjyqtari
Të habit super-lehtësia, me të cilën i hiqet mbrojtja fizike një gjyqtari të angazhuar në luftën kundër kriminalitetit. Në rast se Shteti nuk mbron përfaqësuesit e vet, të cilët nuk pranojnë të bëjnë kompromise me bandat, me kë mendon ta fitojë luftën kundër krimit?
17 Shkurt 2020, 12:43 -
Opozita katastrofiste/ Pas tërmetit apokaliptik, LSI parashikon 300 milionë të vdekur nga koronavirusi
Pas Ilir Meta, Edmond Panariti në një postim shpreh frikën se koronavirusi mund të shkaktojë vdekjen e 300 milionë njerëzve. Është e qartë se qëndrimi në opozitë nxit katastrofizmin.
31 Janar 2020, 11:34 -
Mësuesi i dëbuar në Turqi, një mesazh i Ramës për ''gylenistët'' VIP në Tiranë?
Harun Celik është “gylenisti” i parë që Tirana i dorëzon Ankarasë, por mund të mos jetë i fundit. Sipas disa burimeve diplomatike, është një mesazh që kryeministri Edi Rama po iu nis disa “gylenistëve” VIP, të cilët deri tani kanë patur një mbrojtje dhe një imunitet të plotë në Shqipëri.
3 Janar 2020, 18:51 -
Rindërtimi pas tërmetit, Shteti t’u thotë “jo” fondacioneve fetare
Fondacioni fetar i drejtuar nga imami Elvis Naçi, pak ditë pasi ka blerë një spital privat, njoftoi se do të rindërtojë edhe pallatet e shembura në Thumanë. Por Qeveria ka detyrën të ndërhyjë për të sqaruar se pallatet e Thumanës i rindërton shteti dhe se fondacionet fetare duhet të qendrojnë larg nga këto projekte.
27 Nëntor 2019, 18:15 -
Po vëllai i “Rrumit” pse është drejtor i Postës së Durrësit?
Në rast se nuk është e përshtatshme nga pikëpamja etike marrëdhënia miqësore e “Rrumit” me prokurorin Arjan Ndoja, nuk është i tillë as edhe emërimi i vëllait të “Rrumit” në krye të një institucioni publik. Si është emeruar atje? Për merita personale dhe profesionale, apo nën ndikimin e të vëllait?
4 Nëntor 2019, 17:50 -
Lulzim Basha dhe dashuria e papritur me tre “oligarkët” e Edi Ramës
Pas gjashtë vjet opozite, gjatë të cilëve Basha ka lëshuar flakë e zjarr kundër “oligarkëve të Edi Ramës”, duke kërcënuar t’i godasë investimet e tyre sapo të vijë në pushtet, tani zbulohet se në të vërtetë që sot Lulzim Basha me ata oligarkë po flirton, duke përfituar prej tyre.
29 Tetor 2019, 18:13 -
Kush u jep mësim gazetarëve në Shqipëri?
Problemi i informacionit është serioz, pasi është katastrofik niveli i formimit. Deri kur mësimdhënia e gazetarisë do të lihet në dorë të “opinionistëve” si Mark Marku apo Artan Fuga, të rinjtë tanë do të bënin më mirë të studionin për mjekësi.
25 Tetor 2019, 13:06 -
''Astiri'', ose policët janë abuzues, ose gjyqtarët janë të shitur
Para tri ditësh, Policia ka ndaluar 10 manifestues, të cilët, sipas Akuzës, kishin bllokuar rrugën gjatë protestave të “Astirit”. Ligji parashikon se bllokimi i rrugëve është një vepër penale dhe, duke qenë i tillë, parashikon një dënim deri në 3 vjet burg. Pak orë më pas, një pjesë e atyre demonstruesve ishin sërish në shesh, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pse?
17 Tetor 2019, 16:35 -
Sikur Facebook të mbyllte faqen e Sali Berishës?
Sot Facebook lajmëroi se ka ndërprerë disa funksione chat në faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur në postimet e tij. Kushedi nëse “inspektorët etikë” të Facebook që kontrollojnë miliona faqe, pasi treguan se e kuptojnë gjuhën italiane dhe atë izraeliane, do të tregojnë se e njohin edhe atë shqiptare.
12 Shtator 2019, 18:24 -
Tani Meta mendon si Rama: Në zgjedhje merr pjesë vetëm ai që dëshiron
Për të qenë ''zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, sipas presidentit tonë të Republikës, kushti i vetëm që kërkohet sot është që Ilir Meta të jetë dakord dhe të marrë pjesë LSI. Një formë e re kjo e demokracisë familjare.
30 Korrik 2019, 17:04 -
Gjithë shqiptarët mund të jetojnë në kamje.... premtimet bosh të Lulzim Bashës
Po përse, meqë tani duket kaq e thjeshtë, PD dhe LSI nuk siguruan kamjen, lirinë dhe konkurencën e ndershme kur ishin ato në pushtet? Dhe përse, në qoftë se nuk e kanë bërë më parë, populli duhet t’u besojë sot?
10 Korrik 2019, 12:41 -
Me fjalën “monizëm” nuk duhet bërë shaka
Nuk është surprizë që Berisha gjithnjë ka ëndërruar një “monizëm demokratik”, me atë vetë në komandë. Por të flasësh sot për monizëm, sidoqoftë, do të thotë mungesë respekti për viktimat e diktaturës së vërtetë dhe ta krahasosh Shqipërinë pluraliste të vitit 2019 me terrorin e Shqipërisë enveriste, do të thotë të bëhesh qesharak.
1 Korrik 2019, 13:34 -
LSI tërhiqet nga dorëheqja e Ramës si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Po jo PD.
Në përfundim të takimit me ish-shokun e partisë Ilir Meta, Petrit Vasili konfirmoi me kënaqësi se zgjedhjet administrative do të zhvillohen me 13 tetor, duke harruar të thotë se LSI pretendonte dorëheqjen e kryeministrit si kusht për të marrë pjesë.
27 Qershor 2019, 16:56 -
Rasti i Voltana Ademit në Shkodër, për të kujtuar se si vepron PD kundër opozitës
T’i ndalosh opozitës socialiste të drejtën e zhvillimit të një mitingu në një shesh të Shkodrës (ku një parti është e lirë të mblidhet edhe sikur të mos ketë fushatë elektorale) të kujton në mënyrë dramatike arrogancën që ka përdorur gjithmone PD-ja ndaj kundërshtarëve të saj politikë në vitet kur ishte në pushtet.
20 Qershor 2019, 12:19 -
Tani është e qartë se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet
Indicjet janë të qarta, fajtori është tani lehtësisht i identifikueshëm. Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve ''339'' dhe ''184'' i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ja ka dorëzuar ato Partisë Demokratike.
17 Qershor 2019, 23:05 -
'Investigimi' i sinkronizuar i gazetarit gjerman, botimi i ri një ditë para vendimit për negociatat
Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
16 Qershor 2019, 20:02 -
Lirimi i Balliut, ose Policia është e paaftë, ose Drejtësia është ende e korruptuar
Nga njera anë, kemi opozitën, me Klevis Balliun në krye, që në çdo protestë bllokon rrugët dhe kërcënon Policinë e institucionet me gjeste dhune dhe ''mosbindjeje civile'' dhe, nga ana tjetër, kemi gjyqtarë e prokurorë, që nxjerrin nga burgu njerëz, të cilët Policia i padit si përgjegjës të kësaj dhune.
9 Maj 2019, 19:24 -
Berisha lavdëron Salvinin, por në Itali Klevis Balliu do të rrezikonte 12 vjet burg
Për shkak të nje ligji, që e kërkoi miku italian i Berishës, sot në Itali ish-deputeti Klevis Balliu do të rrezikonte një dënim deri në 12 vjet burgim për bllokimet e rrugëve. Kushedi se çfarë mendon për këtë Berisha.
7 Maj 2019, 19:30 -
Berisha i njeh grabitësit e Rinasit?
Një ish-kryeministër që nuk mban asnjëherë anën e shtetit dhe të instituconeve, por vetëm anën e interesave të tij personale e politike, meriton të mbetet ashtu siç është bërë: një urrejtës serial (hater) që përmbyt mediat sociale me shpifjet e tij dhe asgjë më tepër.
24 Prill 2019, 12:53 -
Edhe Nishani humb logjikën: 'Ja pse grabitësi nuk u vra nga Policia'
Sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.
10 Prill 2019, 19:46 -
Ditmir Bushati, ish-ministri arrogant që akuzon për arrogancë të tjerët
Dikush e ka interpretuar agresivitetin e tij verbal si një hap të parë për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të hyrë në një forcë tjetër politike, ndoshta tek “Vetvendosja” e porsalindur, e cila, nga Kosova, projekton të transferohet edhe në Shqipëri. Në qoftë se konfirmohet zgjedhja e tij, përveçse arrogant, ai do të dilte edhe si tradhëtar.
9 Prill 2019, 17:56 -
Lulzim Basha nuk i mban fjalën as vetes së tij
Pak ditë më parë, Lulzim Basha kishte sfiduar Prokurorinë, duke refuzuar të paraqitej, pasi ishte thirrur për t’u informuar lidhur me dokumentat e mbërritura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe nga Prokuroria e Skocisë, që janë duke hetuar mbi financimin e 600.000 USD.Por, pas vetëm katër ditësh, Lulzim Basha ndryshoi mendje dhe, bashkë me Gazmend Bardhin, sot u paraqit në Prokurori.
25 Mars 2019, 11:19 -
Kur Çlirim Gjata ndjehet si Mato Gruda... eh Mato Mato
Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus.
22 Mars 2019, 19:08 -
Si president apo si bashkëshort flet Meta?
Mbetet dyshimi se ftesa për të injoruar faktorin ndërkombëtar është vetëm një reagim ndaj kritikave që pikërisht faktori ndërkombëtar ka bërë në adresë të gruas së tij. Problemi i cili minon funksionin e tij kushtetues, është që nuk kuptohet se, kur flet Ilir Meta, këtë e bën si President i Republikës, apo si burri i Monikës.
18 Mars 2019, 14:15