-
Lirimi i 'Gjeneralit'/ Gjonaj pezullon drejtorin e burgut, kërkon hetim të gjyqtarit
Skandal të drejtësisë shqiptare e ka quajtur minsitrja e Drejtësisë e Etilda Gjonaj lirimin me kusht që Gjykata e Korçës i ka dhënë Gerd Gjinararit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Naim Zyberit në 1997. Gjonaj i kërkon KLGJ të nisë procedimin për gjyqtarin që e liroi si dhe ka pezulluar nga detyra drejtuesit e burgut të Drenovës që i përgatitën atij dosjen e lirimit.
20 Shkurt 2019, 13:17 -
Shkeljet në Hipotekën e Durrësit/ Ministrja Gjonaj: Shkarkohen 6 specialistë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për mediat ditën e sotme bëri me dije se janë shkarkuar 6 zyrtarë të Zyrës së Hipotekës në Durrës, për shkak se janë gjendur duke vepruar në shkelje administrative dhe ligjore.
13 Shkurt 2019, 15:28 -
Rrëzuan dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, Gjonaj kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve
Gjonaj foli për vendimin që shkurton dënimin e dhënë më herët për Dritan Dajtin duke e quajtur atë të paprecedentë. Ajo kërkoi nga Këshillit i Lartë Gjyqësor marrjen e vendimit për tre gjyqtarët që kanë vendosur uljen e dënimit të Dajtit me 25 vite.
11 Shkurt 2019, 15:54 -
Deklaratat e Lleshaj dhe Gjonajt për Dajtin, PD: Lot krokodili, e liroi drejtësia e re e Ramës
Reagimet, PD-ja i cilëson si lot krokodili, që nuk e ndryshojnë faktin se 'vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës'. Në fund të deklaratës Partia Demokratike ngre edhe disa pyetje.
10 Shkurt 2019, 15:26 -
'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun
Qeveria kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë duke e dënuar me 25 vite. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit'.
10 Shkurt 2019, 13:39 -
Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj: Sulmi i qëllimshëm, në skandalin e tenderave të përfshirë njerëz të LSI-së
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i cilëson deklaratat e Kryemadhit si të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së. Kryemadhi akuzoi dje nga foltorja e Kuvendit, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po keqpërdor institucionin duke sulmuar përfaqësuesit e LSI. Deri tani janë 12 zyrtarë që po hetohen për tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa gjithashtu po verifikohen edhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
8 Shkurt 2019, 12:34 -
Kryemadhi e sulmonte në Kuvend, Soreca vlerëson Gjonajn në mbledhjen e ambasadorëve të BE
Ndërsa Kryemadhi në parlament atakonte ministren e Drejtësisë, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vende të tjera të BE kanë diskutuar me ministren Gjonaj lidhur me zbatimin e reformës një drejtësi
7 Shkurt 2019, 21:51 -
Akuzat në Kuvend/ Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Nuk më shantazhoni dot, unë zbatoj vetëm ligjin
Pas deklaratave të Monika Kryemadhit, po nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ministrja Etilda Gjonaj. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me Ervis Martinajn dhe bizneset e tij, ndërsa sqaroi se për shkarkimin nga detyra te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ai kishte fituar gjyqin.
7 Shkurt 2019, 19:06 -
Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë mbledhjes së sotme ku është bërë prezantimi i Shkollës së Magjistraturës theksoi se ndërkombëtarët janë gati të mbështesin Shqipërinë me investime, në zbatimin e reformës në drejtësi , ndërsa u ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK.
1 Shkurt 2019, 12:11 -
Rekomandimet e Transparency International, Gjonaj: Pjesë e politikave të qeverisjes në luftën kundër korrupsionit
Rekomandimet kryesore të Transparency International për rajonin tonë, sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë vendosur tashmë si pjesë e politikave parandaluese të qeverisë. Ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në cilësinë e Koordinatores së Task Forcës Antikorrupsion, ka bërë të ditur këtë fakt.
30 Janar 2019, 18:48 -
Nesër futet në fuqi regjimi i posaçëm në burgje,Gjonaj: Do të izolohen 270 të dënuar
Nga nesër 270 të burgosur do të izolohen në biruca, të dyshuar se nga qelitë drejtojnë organizata kriminale. Prokurori Antimafias Italiane De Raho gjatë një vizite blic në Tiranë u shpreh se lufta ndaj tyre duhet duke gjurmuar paratë. “Përfitimet nga droga në Itali e BE po pastrohen në Shqipëri”- theksoi De Raho. Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze.
29 Janar 2019, 12:54 -
Rama e shkarkoi live dhe e quajti 'halabak', kreu i Hipotekës së Durrësit zëvendësohet nga Florjan Alimadhi
Ky vendim është bërë i ditur dy ditë pasi kryeministri Edi Rama komunikoi vendimin për shkarkimin e drejtorit Ardjan Iljazaj. Sot bëhet e ditur gjithashtu një vizitë e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana në Hipotekën e Durrësit, ku pritet të hetohet e gjithë Hipoteka.
25 Janar 2019, 12:38 -
Gjonaj konfirmon shkarkimin e drejtorit të Hipotekës në Durrës: Do të largohen edhe dy specialistë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj konfirmoi shkarkimin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit dhe dy specialistëve. Gjonaj u shpreh se të gjithë punonjësit që konstatohen me shkelje do të largohen.
23 Janar 2019, 13:42 -
Gjonaj këmbëngul: Rekrutimi i policive të burgjeve meritokratik dhe transparent. Vëmë në dispozicion gjithë dosjen
Ministrja u shpreh se ‘Zëri i Amerikës’ pas përgjimeve që publikoi nuk mori në konsideratë qëndrimin dhe argumentet e institucionit që drejton. Gjonaj u shpreh e bindur se procedurat e rekrutimit janë zbatuar me përpikmëri dhe se procesi ka qenë model.
16 Janar 2019, 14:39 -
Gjonaj publikon dosjen me prova: Përgënjeshtroj akuzat për punësimet në policinë e Burgjeve
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat hodhi poshtë akuzat për emërime partike në institucionin e burgjeve, lajm i publikuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës, i cili i referohet përgjimeve nga Prokuroria e Krimeve të rënda që çuan në burg ish drejtorin e burgjeve Arben Çuko.
15 Janar 2019, 15:07 -
Festat, Gjonaj me të dënuarat e IEPV 'Ali Demi': Uroj të përfitoni nga amnistia, apel opozitës ta votojë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u ka premtuar grave të dënuara në burgun 325 në Tiranë se do të angazhohet fort që një pjesë e tyre të përfitojnë nga amnistia e fundvitit dhe të fitojnë lirinë, si dhe u bëri thirrje opozitës nga ambientet e burgut që të bashkojë votat me shumicën në Kuvend dhe të votojnë amnistinë.
24 Dhjetor 2018, 17:04 -
Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur në "Facebook" votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre anëtarët e KLGJ-së dhe apeloi që të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Në fund, ajo falenderon partnerët strategjikë për ndjekjen dhe mbështetjen e tyre ndaj procesit të këshillave dhe hapave të ndërmarrë për reformën e drejtësisë.
13 Dhjetor 2018, 12:14 -
Votimi për KLGJ, Gjonaj mesazh gjyqtarëve: Votoni me përgjegjshmëri, zgjidhni më të mirët
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka bërë thirrje gjyqtarëve shqiptarë që të zgjedhin me integritet dhe maturi 6 përfaqësuesit e tyre, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
12 Dhjetor 2018, 14:15 -
Ngritja e KLP-së, Gjonaj: Përzgjedhje cilësore dhe transparente e 6 prokurorëve
Kompletimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u zgjodh ditën e djeshme ka sjellë dhe reagimin e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka shprehur vlerësim maksimal duke përcjellë mesazhe inkurajuese se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
12 Dhjetor 2018, 13:09 -
Ministrja Gjonaj: Me ngritjen e KLP-së hapet një kapitull i ri për reformimin e drejtësisë shqiptare
Gjonaj u shpreh se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.
11 Dhjetor 2018, 13:33 -
Anti-Korrupsioni/ Gjonaj bën bilancin e një viti: 445 masa ndëshkimore, ky është vetëm fillimi, në 2019 ndëshkim zyrtarëve të lartë
Ministrja e Drejtësisë prezantoi arritjet dhe rezultatet në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në vitin 2018, Gjonaj siguroi shqiptarët se viti 2019 do të jetë vendimtar dhe sinjifikativ për të shënuar më shumë rezultate në lidhje më luftën kundër korrupsionit.
10 Dhjetor 2018, 15:30 -
Protesta e studentëve, ambasadori i BE-së: Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm
Shefi i Zyrës së Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca komenton protestën e të rinjve përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe akuzat e tyre për ndëshkimin e pedagogëve të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, inkurajon prokurorët dhe gjyqtarët për t’u bërë pjesë e KLP dhe KLGJ
10 Dhjetor 2018, 11:21 -
Shërbimi i ri në ZRPP, Gjonaj: “Fast Track” modeli si do t’u shërbejmë qytetarëve
“Fast Track”, është shërbimi i ri dhe i shpejtë që do t'u ofrohet qytetarëve dhe bisneseve në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Paluajtshme në Tiranë, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë 9 shërbime të reja dhe brenda një afati të shkurtër kohor. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj , ishte në ceremonine e inagurimit, ku tha se ky shërbim do të shtrihet shumë shpejt edhe në rrethet e tjera.
8 Dhjetor 2018, 18:00 -
‘Më dëgjo dhe mua’/ Ministria e Drejtësisë ndriçohet portokalli në mbrojtje të grave të dhunuara
Ndriçimi me këto ngjyra është bërë në kuadër të fushatës kombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”.
8 Dhjetor 2018, 09:17 -
Dhuna ndaj grave, Gjonaj: Ndihmë juridike falas, hapen 8 qendra në 2019
Te paktën 8 qëndra pritet të ngrihen brenda vitit të ardhshëm në gjykata dhe bashki për të ofruar ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje. Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e bëri këtë premtim ditën e sotme, e cila mori pjesë në konferencën Kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”.
6 Dhjetor 2018, 16:45 -
Moskoordim dhe dosje të prapambetura/ Gjonaj paralajmëron regjistruesin dhe 5 specialistë të Hipotekës në Lushnje
Pezullimi i tyre vjen pasi pas një kontrolli të zhvilluar nga Task Forca anti-korrupsion janë konstatuar një sërë shkeljesh: praktika dhe dosje të prapambetura, shkelje urdhrash, moskoordim i brendshëm duke arritur në total 15 të tilla.
5 Dhjetor 2018, 12:42 -
Gjonaj në Samitin europian të Ballkanit Perëndimor: Të vendosur për të thelluar reformat me mbështetjen e BE
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson u shpreh se ka shumë sfida në Ballkan por ka edhe ndryshime dhe transformime. Sipas tij një shembull i mirë për tu përmendur është Shqipëria me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.
4 Dhjetor 2018, 17:55 -
Izolimi i kokave të krimit në burg, Gjonaj te ‘Ligjet’: Regjimi, jo më i gjatë se 1 vit (Detajet)
Në ligj specifikohet se me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.
27 Nëntor 2018, 12:12 -
Vetingu/ Zbardhet takimi i Gjonajt me ekspertët e Venecias: Pastrimin e politikës do e bëjë drejtësia e re
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pritur në një takim të dërguarit e Komisionit të Venecias. Gjatë takimit, ministrja ka vlerësuar rolin e Komisionit të Venecias si një partner shumë i rëndësishëm që ka kontribuar dhe bashkëpunuar efektivisht në shumë procese të rëndësishme për Shqipërinë dhe sidomos për reformën në drejtësi.
20 Nëntor 2018, 14:47 -
Mbetjet spitalore dhe furnizimi me barna, Task Forca Antikorrupsion ‘furtunë’ në spitalin e Vlorës
Sipas ministres Gjonaj, Task Forca Antikorrupsion ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës.
14 Nëntor 2018, 15:46 -
Knut Fleckenstein: Zbatoni reformën në drejtësi/ Gjonaj: Së shpejti ngrihet KLP dhe KLGJ
Raportuesi i PE, Knut Fleckenstein vlerësoi përpjekjet që janë bërë jo vetëm në Reformën në Drejtësi por edhe në proceset e tjera si lufta kundër korrupsionit, reforma e tokës dhe sistemin penitenciar.
8 Nëntor 2018, 13:45 -
‘Furtunë’ në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër, Gjonaj: Të shkarkohet drejtori dhe 21 inspektorë
Gjonaj u shpreh se pas denoncimit në platformën e bashkëqeverisjes, u evidentuan një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.
7 Nëntor 2018, 12:37