-
Kronikë
U kap me doza kanabis gati për shitje dhe armë në Durrës, arrestohet i riu me precedent penal
Një 30-vjeçar është arrestuar pasi u kap me doza kanabis gati për t’i shitur dhe me armë me vete në Durrës. Ermir Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë dënuar më parë po për trafik të lëndëve narkotike.
12 Tetor 2021, 10:06 -
Kronikë
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, në pranga edhe administratori i Farma Net Albania
Në kuadër të vijimit të operacionit “Përfitimi”, ku shiteshin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, është arrestuar edhe një administrator farmacie në Tiranë. Më herët gjatë të njëjtit operacion u arrestuan 6 të tjerë, mes të cilëve 4 pronarë farmacish.
11 Tetor 2021, 15:22 -
Kronikë
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari, në makinë iu gjet edhe kokainë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar, një tjetër në kërkim
Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë në fushën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm, në të cilën ishin të përfshirë një 17 dhe një 19 –vjeçar të cilët edhe u arrestuan.
11 Tetor 2021, 13:17 -
Kronikë
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, lihen me 'arrest shtëpie' 6 të arrestuarit! Prangoset edhe administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu, në kërkim 5 të tjerë
Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku 3 ditë më parë u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.
11 Tetor 2021, 12:06 -
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
Bënin kërdinë me vjedhjet në Durrës, goditet grupi i të rinjve! 3 në pranga 2 në kërkim, mes tyre një vajzë
Policia e Durrësit ka goditur një grup hajdutësh në zonën e Durrësit të moshave nga 20-27 vjeç, mes të cilëve edhe një vajzë. Në pranga përfunduan 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë gjatë kohës që po tentonin të vidhni me armë zjarri një banesë.
9 Tetor 2021, 12:50 -
Kronikë
Tiranë/ Shisni kokainë e kanabis duke u kamufluar si shpërndarës picash, në pranga dy të rinjtë
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge, ndërsa kanë nisur hetimet edhe ndaj një gruaje. Droga fshihej në piceri dhe më pas shpërndahej e kamufluar në kartona picash.
9 Tetor 2021, 12:40 -
Kronikë
U kap në kamionin e tij me gurë dekorativ të nxjerrë nga mali i Tomorrit, pranga 52-vjeçarit në Berat! Një tjetër nën hetim për prerje të paligjshme të pyjeve
Një 52-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke nxjerrë në mënyre të paligjshme gurë dekorativ nga Mali i Tomorrit. Gjithashtu edhe një 55-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohet për "Prerja e paligjshme e pyjeve".
9 Tetor 2021, 09:24 -
Kronikë
I zhvaste para një gruaje duke e kërcënuar se do i publikonte fotot intime në rrjetet sociale, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi shantazhonte dhe kanoste një grua, duke i marrë para. I riu me inicialet M. K., banues në Durrës, ka shantazhuar dhe kanosur disa herë një grua, duke i kërkuar para ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.
9 Tetor 2021, 09:13 -
Kronikë
Prezencë reshjesh në vend, policia në terren! Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 24 shoferë dhe pezullohen 109 patenta në 72 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e automjeteve në të gjithë vendin, edhe për shkak të shirave dhe lagështisë në rrugë.
8 Tetor 2021, 14:02 -
Kosova & Rajoni
Shqiptari 'bën rrëmujë' Athinën, tenton të shtypë policët, efektivët e qëllojnë dhe e plagosin
Një shqiptar ka qëlluar ndaj policisë greke pasi nuk pranoi t'i ndalonte kontrollit të tyre në qendër të Athinës. Kjo ka bërë që policia të qëllojë në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.
8 Tetor 2021, 11:15 -
Kronikë
Shkatërrohet grupi shqiptaro-spanjoll, 5 të arrestuar! Mbollën plantacion me marijuanë në magazinë, me vlerë 480 mijë euro! I tradhtoi vjedhja e energjisë elektrike rreth 70 mijë euro
5 persona mes tyre shqiptarë dhe spanjollë janë arrestuar në Barcelonë pasi akuzohen për trafik dhe kultivim të marijuanës. Trafikantët kishin kultivuar 84.14 kilogramë rrënjë marijuane që kapnin vlerën e 480,000 euro.
7 Tetor 2021, 18:22 -
Kronikë
Vlorë/ Kultivuan kanabis, arrestohet 31-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një person është arrestuar sot në Vlorë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Në pranga ra 31-vjeçari me inicialet -E. I në fshatin Mërtiraj dhe u shpall në kërkim L. I., 30 vjeç, banues po në fshatin Mërtiraj, Selenicë.
7 Tetor 2021, 09:41 -
Bota
Shpërndanin sasi të mëdha kokaine e hashashi në Romë, shkatërrohet banda në Itali! Trafikantët merrnin me vete edhe fëmijët për të blerë drogën
Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të shpërndarjes së drogës. Operacioni i quajtur "Revege", u zhvillua mëngjesin e sotëm, pas 6 muaj hetimesh, ndërsa u përfshinë 120 policë. Në pranga kanë rënë 12 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar.
7 Tetor 2021, 08:23 -
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
Kërkohej në Angli për vrasje, arrestohet në Lushnje 20-vjeçari shqiptar me qëllim ekstradimin! Autoritetet britanike kishin vendosur shpërblim 5 mijë paund për të
Një 20-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe.
3 Tetor 2021, 13:06 -
Kronikë
Vlorë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës drejt Italisë me gomone, 5 të arrestuar, mes tyre një egjiptian! Një ditë më parë u kapën në Karaburun 15 klandestinët që po trafikonin
5 persona janë arrestuar, mes tyre një egjiptian, pasi akuzohen se transportonin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta drejt Italisë me gomone. Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar “Bristani”, ku të arrestuarit kundrejt pagesës i transportonin emigrantët drejt Italisë. Një tjetër person është shpallur në kërkim.
3 Tetor 2021, 10:05 -
Kronikë
Tentoi të kalonte në Greqi 20 kg kanabis të fshehur në sediljen e makinës, arrestohet 25-vjeçari në Kakavijë! Nën hetime edhe 5 të huaj, gjatë kontrollit të makinave u kapën me 63 doza kanabis
Një 25-vjeçar është arrestuar në Kakavijë pasi kishte fshehur në makinën e tij 20 kg kanabis.Po ashtu gjatë kontrollit të mjeteve të tjera në Kakavijë që po linin vendin tonë për të shkuar në Greqi është nisur hetimi edhe ndaj 5 shtetasve të huaj, 3 gjerman dhe 2 francez.
3 Tetor 2021, 09:50 -
Kronikë
Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë, njiheshin si 'Illyricum'! Zbërthehen rolet e tyre, si një sasi e vogël droge 'çmontoi' të gjithë rrjetin (VIDEO)
5 persona, mes tyre 4 shqiptarë dhe një italian, janë arrestuar pasi akuzohen për trafik të kokainës në zonën e Aostës në Itali. Gjithashtu policia është në kërkim të një tjetër shqiptari, të përfshirë në rrjetin e kokainës në luginën e Aostës.Sipas hetuesve ky operacion zbuloi "një zinxhir furnizimi me kokainë në duart e shqiptarëve."
3 Tetor 2021, 09:09 -
Kronikë
Të dehur në timon e me shpejtësi përtej normave, 45 shoferë të arrestuar gjatë kësaj jave në vend! Pezullohen 228 patenta, gjobiten mbi 5 mijë drejtues mjetesh
45 shoferë janë arrestuar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore bën me dije se 23 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
1 Tetor 2021, 14:30 -
Kronikë
Dibër/ 'Mbushën' me kanabis malet në Lurë, arrestohen dy vëllezërit, në pranga edhe një 18-vjeçar
Tre persona, dy prej tyre vëllezër, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Dibër, të akuzuar për kultivim kanabisi. Policia bën me dije se janë arrestuar K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë. Ata dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të thyer malore të Lurës.
1 Tetor 2021, 11:27 -
Kronikë
Iu gjetën 4 kilogramë kanabis në shtëpi, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kubin, pasi iu gjet një sasi kanabisi në shtëpi. 34-vjeçarit me inicialet E. C., banues në Mamurras, iu gjetën 4.255 kg në shtëpi pas kontrollit të policisë.
1 Tetor 2021, 08:50 -
Kronikë
Tiranë/ Vidhnin kartat ID të pacientëve dhe merrnin kredi në emër të tyre, lihet në burg infermierja, arrest shtëpie për shoqen e saj
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokuroririsë duke lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit nr.5 në Tiranë, Elisabeta Bardhollari dhe arrest shtepie për Orjada Hoxhën, pasi ka tre fëmijë të mitur. Këto dy shtetase u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake
30 Shtator 2021, 16:39 -
Kronikë
Durrës, gjendet 21 kg kanabis në garazh, do shitej për rreth 40 mijë euro, në pranga 4 persona, mes tyre një që ishte në kërkim
4 persona janë arrestuar në Durrës, pasi po përgatiteshin për të shtuar 21 kg kanabis me një prej 38.800 euro. Pas vëzhgimeve të 4 personave dhe sigurimit të provave, u zhvillua operacioni i koduar "Porositësit", ku zbuloi dhe sasia prej 21 kg kanabis gati për shitje.
30 Shtator 2021, 11:19 -
Kronikë
Fier/ Iu kapën 125 kg kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër pasi iu gjetën 44 doza kokainë gati për t'i shitur
Dy persona janë arrestuar në Fier gjatë dy operacioneve të ndryshme për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar "Trajektorja", në pranga përfunduan Tomorr Qallia, 45 vjeç, banues në Lalar, Patos dhe Kelmend Ferko, 48 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.
30 Shtator 2021, 10:12 -
Kronikë
-
Kronikë
Tiranë/ Detajet nga mashtrimi që dy gratë u bëni qytetarëve, të paktën 10 prej tyre ranë 'pre' e vjedhjes! Ato u vëzhguan nga policia për disa kohë para arrestimit
Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, infermiere dhe shoqja e saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, shitëse, prej kohësh mashtronin dhe vidhnin qytetarët duke u marrë kartat e ID dhe më pas tërhiqnin kredi në emrin e tyre. Report Tv mëson se atyre u janë dokumentuar të paktën 10 raste të vjedhjes, ku vetëm në një rast mashtrimi shkon në
28 Shtator 2021, 13:32 -
Kronikë
Infermierja në Tiranë i vidhte kartat ID pacientëve dhe ia jepte shoqes që merrte kredi në emër të tyre për të furnizuar dyqanin e saj! Arrestohen të dyja, një tjetër në hetim
Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere. Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe.
28 Shtator 2021, 10:38 -
Kronikë
I vunë zjarrin barishteve në tokë e tyre, por flakët dolën nga kontrolli dhe dogjën ullishte e 70 koshere bletësh, 2 të arrestuar në Përmet e Berat, mes tyre një polic
Dy persona janë arrestuar për zjarrvënie në Berat dhe në Përmet, mes tyre një efektiv policie. Në pranga ra Novruz Ismaili, 68 vjeç, në Përmet dhe një efektiv policie është arrestuar në Berat pasi gjatë kohës që ka djegur barërat e këqija në tokën e tyre, zjarri u ka dalë nga kontrolli duke djegur sipërfqe të tjera toke.
28 Shtator 2021, 08:35 -
Kronikë
Kultivoi kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë, në shtëpi iu gjet një pushkë dhe municion luftarak
Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Mirditë pasi u kap duke kultivuar kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
27 Shtator 2021, 09:47 -
Kronikë
Nga Italia, Norvegjia e Arabia Saudite me drogë me vete për të marrë pjesë në festën në Shëngjin, në pranga 3 persona, nën hetim 3 të tjerë! Iu gjetën në makinë kokainë, kanabis e ekstazi
Me kokainë, kanabis e ekstazi me vete, Policia i ka 'prishur' planet 6 personave, mes tyre të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, për t'u argëtuar në një festë që po mbahet prej dy ditësh në Shëngjin.
26 Shtator 2021, 14:33 -
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
Kapet me tre emigrantë të paligjshëm në makinë e pa patentë, arrestohet në Korçë i riu nga Durrësi
Një 24-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Korçë, i cili u kap duke transportuar me makinë tre emigrantë të jashtëligjshëm. I riu me inicialet S.M., u ndalua në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa emigrantëve i kishte marrë nga 200 euro me premtim kalimin drejt vendeve të BE-së.
23 Shtator 2021, 13:24 -
Kronikë
Ishin nisur drejt Italisë me dokumente false, arrestohen 3 të rinj në Rinas
Tre të rinj kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Rinas, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente false. Pas kontrolleve, atyre iu gjetën 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane, të falsifikuara.
23 Shtator 2021, 09:02 -
Kronikë
Iu gjetën në shtëpi 4 kallashnikovë, 2 qese kanabis gati për shitje dhe disa bimë të mbjella në oborr, arrestohet 44-vjeçari në Belsh
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Belsh, pasi iu gjetën armë e kanabis në banesë. Në pranga ka rënë Agron Zdrava, banues në fshatin Deshiran të Belshit.
22 Shtator 2021, 15:01 -
Kronikë
-
Kronikë