-
SHBA, Nancy Pelosi zgjidhet në krye të Kongresit, demokratja rikthehet në postin që ka mbajtur deri në 2011
Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Bëhet personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post.
3 Janar 2019, 20:51 -
60 vjet komunizëm, Raul Castro paralajmëron kubanët: Bëhuni gati, SHBA po rikthen luftën
Ish- presidenti kuban Raul Castro, vëllai i ish- liderit komunist Fidel Castro gjatë ceremonisë së 60 vjetorit të Partisë Komuniste kubane ka akuzuar SHBA-të se janë duke rikthyer politikën e vjetër të konfrontimit, duke paralajmëruar kubanët të mos përjashtojnë as skenarin e një lufte në të ardhmen mes dy vendeve.
2 Janar 2019, 22:06 -
Trump përshëndet prezantimin e nacionalistit Bolsonaro, si presidenti i ri i Brazilit
President i SHBA Donald Trump ka përshëndetur presidentin e ri të Brazilit, Bolsonaro, përfaqësues i ekstremit të djathtë. Trump i ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve ndërsa Bolsonaro e quan Trumpin 'shok i madh'.
1 Janar 2019, 22:41 -
-
-
-
-
Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump përmes një letre drejtuar Hashim Thaçit vlerëson progresin e Kosovës dhe thekson se SHBA kërkon vijimin e suksesit të shtetit të ri në Europë. Ai insiston për arritjen e një marrëveshje Prishtinë-Beograd, e cila siç shton Trump do duhej festuar në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe Vuçiç.
18 Dhjetor 2018, 16:14 -
Nikolla Pano: Drejtuesit e tranzicionit jo gjithmonë vepruan në interesin më të mirë të Shqipërisë
Historiani i njohur komenton problemet e mëdha të Shqipërisë, rolin e lobit shqiptar në SHBA, sfidat e sotme të Tiranës, rolin e politikanëve shqiptarë në 28 vitet e fundit dhe çfarë duhet të ndryshojë në politikat për zhvillimin e vendit
5 Dhjetor 2018, 14:03 -
Trump dhe Zonja e Parë homazhet e fundit para arkivolit të ish-presidentit amerikan Bush (FOTO +VIDEO)
Çifti presidencial i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe zonja e parë Melania kanë vizitur ndërtesën ku po mbahet ceremonia e organizuar në nderim të presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George. HW. Bush duke bërë një përshëndetje të veçantë e solemne.
4 Dhjetor 2018, 16:25 -
-
Historia e pabesueshme, ambasadori shqiptar refuzoi disa herë t’i jepte dorën George H. W. Bush
Ish-presidenti që ndërroi sot jetë, kur ishte ambasador amerikan në Pekin vraponte pas diplomatit Behar Shtylla që të mësonte për vëllazërinë shqiptaro-kineze. Në vitin 1996 Bush vizitoi Shqipërinë dhe deshi ta takonte, por Shtylla kishte vdekur më 1994
1 Dhjetor 2018, 12:48 -
Tërmeti 7 ballë godet Alaskën, shkatërrohen rrugët, banorët braktisin shtëpitë (VIDEO+FOTO)
Tërmeti goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage. Kështu njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan dhe thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km.
1 Dhjetor 2018, 10:52 -
Situata Rusi-Ukrainë, flet Putin: Përgjegjës për konfrontimin në det, Poroshenko
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Petro Poroshenko, se Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë ushtarake në kufirin ukrainas. Putin i cilësoi akuzat e Poroshenkos si të qëllimshme, në funksion të rritjes së popullaritetit të tij përpara zgjedhjeve presidenciale. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe SHBA. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se takimi që pritet të zhvillohet në Buenos Aires këtë javë, mund të anulohet kurdoherë.
28 Nëntor 2018, 16:56 -
Shpërthim i fuqishëm në një lagje të Minesotas, 1 i lënduar dhe 11 shtëpi të shkatërruara (Video)
Shpërthimi i papritur i zjarrit në një shtëpi në Minesota, SHBA ka shkaktuar shumë dëme materiale si dhe plagosjen e një 80-vjeçari, i cili raportohet se ka qenë brenda saj kur ka ndodhur.
24 Nëntor 2018, 11:00 -
Qyteza e zhdukur nga zjarret në Kaliforni, pamje tronditëse (VIDEO)
Zjarret tragjike në Kaliforni kanë zhdukur një qytezë të tërë. Në Paradise, janë shkrumbuar plot 8 900 shtëpi, ndërkohë në të gjithë zonën pritet të lëshohet alarmi i evakuimit për të paktën 50 mijë persona, pasi flakët gjigande vijojnë të përhapen frikshëm.
18 Nëntor 2018, 21:50 -
-
-
Krijimi i Ushtrisë europiane, Trump kundër Macron: Ide e gabuar
Një ditë para ceremonisë së 100 vjetorit te Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron janë takuar të shtunën në Paris, ku mësohet se pjesë e diskutimit të dy lidërve ka qenë dhe tema e sigurisë europiane. Mësohet se gjatë takimit presidenti amerikan e ka konsideruar një ide te gabuar idenë e hedhur nga presidentit francez Emanuel Macron për formimin e një “Ushtrie Europiane”.
10 Nëntor 2018, 20:46 -
Trump propozon rregull të ri për kufizimin e së drejtës për azil në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar së fundi një urdhër për emigrantët, i cili u kufizon të drejta për azil migrantëve që kalojnë kufirin amerikan jugor në mënyrë të paligjshme, për në SHBA. Rregulli i ri, që pritet te hyjë në fuqi ditët në vijim parashikon që emigrantët që hyjnë në kufirin jugor të kenë të drejtën e azilit vetëm nëse do të vijnë në portet zyrtare të kontrolllit të hyrjes.
9 Nëntor 2018, 18:50 -
U rrëzua në zyrën e saj, përfundon në spital Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA
Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfunduar këtë herë në spital pas një incidenti që ndodhi në zyrën e saj të punës ku u rrëzua dhe theu tre brinjë. Mësohet se ajo u shtrua në spital për trajtim dhe vëzhgim pasi testet e grafive treguan se ajo kishte pësuar tre fraktura brinjësh.
8 Nëntor 2018, 16:49 -
SHBA,Trump shkarkon prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions është shkarkuar këtë të mërkurë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Sipas mediave amerikane mësohet se ish-prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions ka paraqitur dorëheqjen e tij, para shefit të Shtëpisë së Bardhë, Johm Kelly.
7 Nëntor 2018, 21:52 -
U sfidua nga gazetari i CNN, Trump sherr me korrespendentin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe korrespendenti i CNN, Jim Acosta janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. Gazetari e sfidoi presidentin amerikan Donald Trump me një pyetje gjatë mbajtjes së konferencës, ku e pyeti atë nëse republikanët mbështesinin vetëm nacionalistët e bardhë.
7 Nëntor 2018, 20:58 -
-
-
Skema e mashtrimit në SHBA, çifti i moshuar shqiptar shpallet në kërkim (Emrat+Detaje)
Një çift i moshuar shqiptarësh është shpallur në kërkim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohen për përfitime të mëdha parash në rrugë ilegale. Të gjendur midis një liste prej 25 personash, ata kanë arritur të përftojnë nga shteti Orange County një shumë prej 32 mijë dollarësh.
6 Nëntor 2018, 20:59 -
-
-
Votimi për në Kongresin amerikan, sondazhi i CNN: 55% demokratët, 42% republikanët
Në ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për në kongresin Amerikan. Rezultatet e një sondazhi të përgjithshëm të realizuar nga CNN, kanë treguar se fitorja do të shkojë për demokratët me 55% të votave, ndërsa 42% do të shkojnë për republikanët.
6 Nëntor 2018, 05:05 -
-
“Kanoni i ri”, cili është libri më me ndikim në dy dekadat e fundit?
Nuk duhet të merret seriozisht si "libri më me ndikim" në botë i shkruar nga një akademik, apo si punë e përkushtuar e bërë ndër vite e një shkrimtari të shquar. Duke ditur se në botë ka lexues me shije të ndryshme, është mjaft vështirë të bësh qoftë edhe një seleksion apo strukturim për të rekomanduar librat, që i duhen audiencës së lexuesve të orientuar në kulturën e të lexuarit.
4 Nëntor 2018, 13:47 -
Abdyl Banushi/ Antikomunistët në Nju Jork: Nuk e duam komunizmin, por e dua Shqipërinë
JANË AMERIKANËT PAS AKTEVE TË TERRORIT?/ SHBA kanë kurs tjetër nga ai me bomba nëpër ambasada dhe vrasje fizike të udhëheqësve shqiptarë. Pjesa e fundit e ciklit të shkrimeve mbi ngjarjet e pazakonta të viteve’70, me personazh bosht Abdyl Banushin dhe aksionet e tij të asaj kohe kundër regjimit të Enver Hoxhës, madje duke tentuar të vrasë vetë liderin komunist. Cikli i shtrimeve vijon sot me shkrimin e pestë me ngjarje të tjera dhe fakte të panjohura.
4 Nëntor 2018, 08:33 -
-
-
Tre ditë para zgjedhjeve për në Kongresin amerikan, Trump del hapur kundër Obamës
Kur kanë mbetur 72 orë nga dita e zgjedhjeve për Kongresin amerikan Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bëri të premten deklaratat e fundit në West Virgjinia për republikanët që garojnë në zgjedhjet e mesmandatit. Duke dalë hapur kundër kundërshtarit Obama, ai ka folur kundër ideve të paraardhesit për çështjen e emigracionit.
3 Nëntor 2018, 20:53 -
-
-
-
-
Shqipëria kundër SHBA në OKB, Tritan Shehu: Ka mënyra të tjera votimi, po dëmtohen interesat kombëtare
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka cilësuar votimin kundër të Shqipërisë për Amerikën, në Asamblenë e OKB-së, si një tendencë përsëritëse e kundërvënëse që nuk shërben për asgjë tjetër përvec se dëmton interesat kombëtare.
2 Nëntor 2018, 10:02